Forumi Horizont Gjithsej 198 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 198 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Pyetje rreth Doktrines Kristiane. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9844)


Postuar nga arbereshi datė 14 Tetor 2006 - 19:03:

Pyetje rreth Doktrines Kristiane

Pyetja, c’thote Doktrina Kristiane ne lidhje me ringjalljen e njerezve?
 
Besorja thote: …, Dhe do te Vije Perseri me Lavdi te Gjykoje te
Gjallet dhe te Vdekurit, ... .
Citoj, - Se Zoti vete, me urdher, me ze krye engjelli dhe me
trumbete Perendie do te zbrese prej qiellit, dhe te vdekurit
me  Krishtin, do te ngjallen te paret; pastaj dhe ne te gjallet
qe kemi mbetur, do te rrembehemi bashke me ta ner rete,
qe te takojme Zotin ne ajer ; dhe keshtu do te jemi bashke
me Zotin ngahera ( I Thesalonikasit 4 : 16- 17. Apostulli i
Sherbeses se Varrimit te Kishes Ortodokse).
Ardhja e Zotit ne fund, ne mbarim te jeteve do te jete
Dita e Gjykimit, Dita e Zotit   e parathene ne Dhjaten e
Vjeter dhe e paratreguar nga Jesui vete ( p.sh. Daniel 7;-
Matheu 24).Koha e sakte se kur, nuk eshte parathene, as
nga vete Jesui, keshtu qe njerezit duhet te jene gjithmone
te pergatitur me ane te veprave te mira dhe vigjelimit
Shpirteror.
Marre nga « Besimi Othodhoks »,- Thomas Hopko
 
Pyetja, ndalimi i marteses se prifterinjve ... ?
 
Qe ne kohet apostolike, Kisha ka thirre ne sherbim te saje
pervec te pamartuarve, edhe njerez te martuar.Kur kjo
Disipline ( ajo e marteses ) u fiksua ne Concilet e
Ankires (314), Nikeas (325),Gangres ( 350) dhe ne ate
te Trullanes (692), u respektua kjo tradite, me rezerva
qe peshkopet te zgjidheshin midis atyre qe i shin nder
murgjerine, dhe nuk behej fjale pas  „veshjes si prift“
Kisha ortodokse vazhdon edhe sot po kete tradite, pa
asnje modifikim te saje.
Ndryshe ne perendim, ku Koncili i Elvires ( Spanje),
ndoloi prifterise dhe dhjakoneve te jetonin me grate
atyre qe u veshen pas martese, por m.gj.s. kjo gjendje
nuk ishte bere ligj ne te gjithe Kishen Latine, vetem
ne Koncilet Lateranes ( 1123 dhe 1139) u vendos me
validitet universal ( tekstualisht ). Papa Aleksader III
ne vitin 1180, urdheroi celibatin edhe dhiakonise, qe
ketyre te fundit iu eshte ridhene kjo liri te martohen.
Per Kishat me rit bizantin por qe u jane ngjitur asaj
te Romes, ne pergjithesi vazhdojne tu mbesin
besnike tradites nga e kane preardhjen « uniatet ».
Pra jo e gjithe Kisha o me mire prifteria jane te pa martuar, vetem qe ekzistojne disa rregulla..., .


  Gjithsej 198 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 198 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.