Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kortometrazhe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=402)
-- Guinea Pig (kavja) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17444)


Postuar nga Fajtori datė 19 Nëntor 2009 - 13:07:

Ok, dy kuriozitete me shume.

Ky film eshte krijuar nga Antonello De Leo, regjizori italian qe mori kantidaturen per Oscar per kortometrazh "Senza Parole" (Wordless) pak vite me pare. Ne historine e kinemase vetem dy regjizore italiane kane marre kete kantidature.

Ajo qe shikoni eshte historia e eksperimenteve te Stanley Milgram, ne Yale University, tre muaj pas hapjes se gjyqit te Adolf Eichman ne Izrael (nazistit qe u kap ne Argjentine nga Mossadi). Ne ate kohe doli libri i Hannah Arendt "Eichmann in Jerusalem: A Report on the Banality of Evil". Njerezit pyesin veten si ka mundesi qe i binden autoriteti kaq shume. Eksperimentet e Milgram treguan se kushdo mund te kryeje akte kriminale nese krijohet nje hierarki dhe pergjegjesia i kalon autoritetit superior.

Keto dy evente ndryshuan pergjithmone pikepamjen mbi diktaturat. Ato vune ne pikepyetje ekzistencen e njerezve te keqinj, kur secili nga ne mund te behet. Pra, Eichman ishte njeri si gjithe te tjeret, nuk ishte mostra qe donin te besonin njerezit. Per opinionin kjo ishte e pabesueshme, sepse nuk kishin kujt ti vishnin makabritetin e nazizmit. Nese Eichman ishte njeri normal, atehere endrra e tmerrit nazist mund te ndodhe prape. Per kete aresye Milgram dhe Arendt u sulmuan rende nga mediat e atehershme, sepse demaskuan iluzionin e njeriut te pafajshem diku ne mes te Amerikes.

Por ka edhe me teper:

Kthyer ne kohet e sotme, mjafton te hedhim syte nga SHBA per te kuptuar delirin diktatorial qe ēoi ne pushtimin e Irakut. Amerikanet pranuan versionin e qeverise dhe pushtuan nje vendi tjeter duke shkaktuar vdekjen e mijera njerezve. Neser do gjejne mostren tek Bushi qe te pastrojne ndergjegjen e tyre.

Po Shqiperia? Ketu vjen e bukura. Ashtu si izraelianet, shqiptaret kerkojne mostrat e komunizmit. Por harrojne se e keqja fshihet brenda secilit, ajo eshte banale, sidomos per nje popull qe shquhet historikisht per servilizem ndaj autoritetit. Ne keto kushte mostrat nuk jane Enver Hoxha apo Ramiz Alia, por shqiptaret e thjeshte, heutes, police, sekretare, komshinj, etj etj. Ne ditet e sotme mostrat mbajne gjalle sistemin klanor e politik. Dhe nese mendoni thelle, jeni vete ju qe kerkoni miqesite, nderet, korrupsionet, rekomandimet, manipulimet, etj. Mostrat qe duam te luftojme fillojne tek ne, tek njerezit tane, tek shoket tane, tek familja jone, tek kushurinjte tane.

Fajtori jemi ne.




P.s. Me shume kuriozitete? http://www.anothertv.net/index.php


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.