Forumi Horizont Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)


Postuar nga ~Enigme~ datė 01 Maj 2006 - 13:23:

Si te qetesojme Apandecitin?

Cod. A01052006

Apandeciti nuk kurohet, por mund tė hiqet. Gjithsesi, mjekėsia alternative vjen nė ndihmė me njė mėnyrė pėr parandalimin e dhimbjeve tė shkaktuara prej tij. Mjekėt specialistė rekomandojnė njė kurė krejtėsisht tė veēantė me bimė.

Hudhra

Katėr kokrra hudhra, pasi shtypen mire, u shtohet 2 lugė miell dhe uthull. Kjo masė pėrzihet mirė deri sa bėhet nė formė brumi. Gjatė kohės sė dhimbjeve tė apandecitit, brumi vendoset nė anėn e djathtė nė vendin ku ndodhet apandeciti. Kjo mė pas do tė evitonte nė mėnyrė tė shpejtė dhimbjet, por gjithsesi kjo ėshtė e pėrkohshme, pasi pėr kurimin e tij duhet ndihma e mjekut.

Shkaqet e Shfaqjes

Disa nga shkaqet e shfaqjes sė apendecitit janė bllokimi i hapėsirės brenda apendiksit dhe rritja e presionit nė tė nga felikatet, zmadhimi i gjendrave limfatike nė tė, farėrat e ndryshme bimore si dhe krimbat qė gjenden nė zorrė.

Zhvillimi

Sipas mjekut specialist Agron Demi, mekanizmi i zhvillimit tė kėsaj sėmundjeje kalon nė disa faza, duke filluar nga bllokimi i hapėsirės brenda apendiksit, qė ēon nė shumėzim tė shpejtė tė mikrobeve tė tij. Pas kėsaj faze, tendosja e apendeksit ēon nė rritje tė presionit venoz nė tė dhe komprementimi i furnizimit me gjak ēon nė edemė (fryrje) tė mukozės. Nga prishja e mukozės bėhet vėrshimi i bakterieve dhe trashjes sė pareteve tė apendiksit. Faza pėrfundimtare e zhvillimit tė apendeksit ėshtė kur ai shfaqet tejet i fryrė e i zmadhuar, ēahet dhe pėrmbajtja e tij me qelb derdhet e lirė nė hapėsirėn e barkut.
Si dallohet?
Njė ndėr shenjat qė sinjalizon shfaqjen e apendiksit ėshtė dhimbja, e cila pėr 4 deri nė 6 orė lėviz nga zona rreth kėrthizės drejt zonės sė djathtė, duke u ulur poshtė. Kjo dhembje nė kuadratin e poshtėm tė djathtė shtohet, nga kolla lėvizjet dhe goditja nė anėn e kundėrt. Njė shenjė tjetėr, qė vihet re nė rastet kur i sėmuri ėshtė i prekur nga apandeciti janė edhe tė vjellat ose tė pėrzierat. Shpesh kėta njerėz kanė mungesė tė oreksit si dhe temperaturė deri nė 37,4 gradė. Megjithatė zona mė e dhimbshme varion shumė nga vetė vendosja e apendeksit. P.sh pacienti paraqitet vetėm me probleme tė dizurisė, nė qoftė se apendeksi ėshtė i vendosur poshtė duke ngacmuar fshikėzėn e urinės. Tė prekurit nga apendeciti kanė rritje tė rruazave tė bardha tė gjakut nga 10 mijė nė 20 mijė.
Shpesh njerėzit qė vuajnė nga apandeciti kanė ndėrlikime tė ndryshme. Ndėr mė tė rrezikshmet ėshtė ēarja e apendiksit, i cili ēon nė infektim masiv tė organeve tė barkut, pėr shkak tė qelbit qė ai pėrmban. Njė rrezik ėshtė edhe infektimi i cipės sė barkut, pėr shkak tė qelbit si dhe absesi rreth tij.

Autori: Mimoza Kėrmezi


  Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.