Forumi Horizont Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)


Postuar nga ~Enigme~ datė 08 Maj 2006 - 13:03:

Si te evitoni dhimbjet e nervit shiatik?

Cod. A08052006

Rreth 90 pėr qind e rasteve tė tė sėmurėve, qė vuajnė nga dhembjet e nervit shiatik mund tė lehtėsohen me anė tė masazheve dhe mėnyrave tė tjera popullore. Vetėm 10 pėr qind e tyre kėrkojnė ndėrhyrje tė domosdoshme kirurgjikale. Kėto janė raste kur i sėmuri vuan qė prej 6 muajve nga kėto dhimbje ose mund ta ketė lėnė pas dore mjekimin.
Pėr pėrmirėsimin e dhimbjeve tė shpinės dhe nervit shiatik, ekzistojnė kura dhe ēajra tė ndryshme tė rekomanduara nga mjekė popullorė.
Masazhet me Vaj dhe me Akull.
Njė nga mėnyrat mė tė suksesshme qė ka dhėnė rezultate nė lehtėsimin e dhimbjeve ėshtė bėrja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet tė bėhen ēdo ditė pėr 30 minuta ēdo seancė. Ēdo i sėmurė qė vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t’i vazhdojė masazhet pėr 15 ditė. Pėr pėrmirėsimin e dhimbjeve tė nervit shiatik shėrben edhe kura e pėrftuar nga pėrzierja e 100 gramė jodio, 30 gramė vaj gruri, 4 lugė gjelle vaj ulliri, 30 tableta aspirinė dhe njė kuti rozmarinė tė njomė. Tė gjitha kėto pėrzihen sė bashku nė njė enė dhe lihen nė qetėsi pėr 5 orė. Pasi kjo pėrzierje ka marrė trajtėn e pomadės, bėhet masazhi i kėmbės pėr 15 deri nė 20 minuta, atje ku nervi shiatik ėshtė i ngacmuar. Kjo kurė vazhdon pėr 7 deri nė 10 ditė rresht. Mėnjehėrė pas pėrdorimit ju do tė keni mundėsi tė shihni edhe efektet pozitive tė kėsaj kure.
Ēajrat
Njė tjetėr mėnyrė ėshtė edhe ēaji i pėrgatitur nga gjethet e urthit. Gjetheve tė njoma tė urthit, u shtohen 4 gota me ujė dhe lihen pėr t’u zier pėr 20 minuta. Pasi kullohet, pihet nga 1 filxhan esėll nė mėngjes dhe njė filxhan tjetėr para gjumit. Ēaj pihet i ėmbėlsuar me mjaltė. Kjo kurė vazhdon pėr njė muaj.
Njė tjetėr mėnyrė pėr tė lehtėsuar dhimbjet e nervit shiatik pėrdoren koret e shelgut, gjethe dhe sythe mėshtekne, lulet e shtogut, lulet e blirit si dhe gjethet e hithrės dhe kėputje. Pasi imtėsohen mirė dhe pėrzihen, merret njė lugė nga kjo pėrzierje dhe zihet nė njė enė me kapak tė mbyllur pėr 5 minuta me 200 miligramė ujė. Mė pas kullohet dhe pihet sa mė i ngrohtė. Nėse dhimbjet e nervit shiatik janė tė forta, nga pėrzierja merren 4 lugė dhe vlohen pėr 5 minuta nė gjysmė litri ujė. Mė pas ėmbėlsohet me mjaltė dhe pihet ēdo 2 orė, nga 1 gotė ēaji, por qė tė jetė shumė i nxehtė. Dhe kura e fundit ėshtė ajo e pėrgatitur nga kallinjtė e bredhit tė bardhė, tė cilėt zihen nė 200 mililitėr ujė. Pasi kalon 2 orė kullohet dhe ėmbėlsohet me mjaltė. Ky ēaj pihet i ngrohtė esėll ēdo mėngjes dhe nė mbrėmje vonė nga 1 gotė ēaji.

Autori: Mimoza Kėrmezi


  Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.