Forumi Horizont Gjithsej 39 faqe: « E parė ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 39 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqėria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Analfabetizmi ne shqiperi e te drejtat e femijeve…….. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5205)


Postuar nga tresh datė 25 Maj 2004 - 18:12:

Kjo teme per mu s’asht aspak teme politike dhe asht nji teme sociale e e shoqnore. Kuptohet se mbas nje dabati ky problem ka vetem nje zgjidhje politike i cli duhet dhane prej qeverise ministrive perkatese si ajo e arsimit financave etj etj.
Sabina psh prononcohet per nje problem dhe me te drejte i kerkon llogari qeverise se sotme e kryeministrit perkates te Shqiperise pse perndryshe kujt do ti kerkohej llogari????
Diskutimet mbi te kaluaren jane te teperta dhe une per vete s’do ti bej edhe pse e dini mendimin tim mbi ‘’epoken e ndritur te ndertimit te komunizmit ne shqiperi sukseset ne fushat e ndryshme perfshi edhe ato te arsimit e kunder analfabetismit’’
Po keshtu nuk do te baj as replika ndaj Sali Berishes PD etj mqs edhe ai e shume te tjere jane produkt i asaj ‘’epoke te ndritun dhe i atyne sukseseve te arrituna ne komunizem ne do fushe te jetes perfshi arsimin e analbabetizmin’’.

Puna asht se qeveria e sotme dhe cdo qeveri tjeter ne te ardhmen pa dallim ngjyrash politike duhet ti kushtoje nje vemendje e rendesi shume te madhe jo vetem luftes kunder analfabetizmint po edhe cilesise e nivelit te mesimdhanjes ne shkollat tona.
Nxansit e studentat e sotem do t’jene e ardhmja jo e largt e vendit tone. Nivelin e dobet te sotem do ta pagujme shume shtrejte neser ne nje te ardhme jo shume te larget.
Shume fshatra jane boshatise nga emigracioni i brendshem dhei jashtem. Pra mungon numri minimun i nxenesve per klasa. Drejtorite arsimore jane detyru te bajne perqendrimin e klasave ne zona tjera e shume femije jane te detyrume te bajne mbi 10 Km ne kembe cdo dite si ne dimer e ne vere e shendeti e siguria e tyre eshte ne rrezik do moment.

Une si ve aspak faj ketyne 50000 familjeve te varfera shqiptare si te veriu ashtu edhe jugut te cilat detyrohen te punesojne femijet per te mbijetuar. Duhet te mbjetoje familja qeliza e shoqerise prandaj punojne femiajet tane.Edhe dicka tjeter doni s’doni librat kushtojne….

Une si ve aspak faj atyne 30% te familjeve qe pengojne vajzat te ndjekin shkollen e mesme. Frika nga grabitjet e dhuna mbi vajzat eshte e madhe kjo fale pasigurise se theksur dhe mungeses se rendit ne shume zona te vendit.
Duhet inkuraju ne do menyre familja shqipatre qe te mos laje pa shkolle femijet qe ne 8-vjeqare.
E pra si luften kunder varferise ashtu edhe sigurine e rendin e ka ne dore qeveria dhe kryeministri Nano dhe askush tjeter dhe s’mund te kerkohen fajtoret po te zgjidhen problemet.

Debati i jone i politizume ashte ma se i kote se problemet jane tjera.
Puna eshte si te sensibilizohet qeveria qe te marrin hapat e duhun ne luften kunder analfabetizmit si dhe te mbroje femijet nga cdo rrezik.
Femijet i kane te drejtat e tyne te mbrojtuna nga karta e New Yorkut dhe nenshkrimi i kartes se New Yorkut detyron cdo qeveri shqipatre te mbroje femijet.Te drejtat baze arsimimi,kurimi i shendetit,lufta kunder punesimit te femijeve etj etj duhet te jene ne mendje te kesaj qeverie e cdo qeverie.

Duhet edhe t’ju kujtoj mungesen e arsimimit ne gjuhen shqipe te qindra e mijera femijeve shqiptare ne Greqi e vende te tjera pra edhe kjo eshte nje forme analfabetizmi mqs mungon njohja e gjuhes shqipe.

PS. Me sa shoh une te gjithe diskutantet jane moderatore e ish-moderatore si dhe antare me shume postime…..pra se shoh te arsyshme qe te nderhyj duke ju ba thirrje qe ti permbaheni temes.


  Gjithsej 39 faqe: « E parė ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 39 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.