Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kendi i perrallave (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=336)
-- Pėralla te zgjedhura pėr fėmijė (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1130)


Postuar nga Keni datė 09 Korrik 2003 - 23:52:

Karoja me avull

Na ishte njė herė njė plak i shkurtėr, xhuxh, por shumė i zgjuar. Shiste dhe blinte pikturra dhe sende tė vjetra tė gjetura andej ketej.
Xhuxhi plak ishte i dobėt dhe lodhej shume kur ngarkonte dhe tėrhiqte karon me sendet e vjetra. Natėn nuk flinte. Kishte kohė qė projektonte njė karo qė tė punonte me avull.
U lodh shumė por mė nė fund ariti ta krijoj karon me avull, ėndrėn e tijė tė madhe.
Dalja e karos sė tij nė qytet u kthye nė njė ditė feste. Gėzonte i gjithė qyteti. Kaq shumė u emocionua xhuxhi plak nga kjo festė, sa qė vendosi ti bėnte ēdo festuesi nga njė dhuratė tė bukur.
Karoja me avull e mrekullonte xhuxhin plak. Me tė e kishte shumė mė tė lehtė tė shkonte nėpėr qytet dhe nėpėr fshatra ku nuk kishte shkelur kurė mė parė. Shkonte larg shumė larg e kėnaqej me karocėn e tij tė mrekullueshme. Asnjėherė mė parė nuk kishte ditė tė tilla tė lumtura.
Jo shumė kohė mė vonė rastisi njė natė e tmershme, me shi dhe me dėborė si kurė ndonjėherė. Xhuxhi humbi rrugėn dhe papritur karoja ra nė njė gropė tė madhe e tė thellė.
Edhe pse e kishin pushtuar tė dridhurat xhuxhi nuk e dha vehten, por mbėshtolli rreth qafės shallin e tijė tė vjetėr dhe u mbeshtet nė karon me avull duke pritur zbardhjen e ditės.
Mėngjesi erdhi me mjergull tė dendur. Xhuxhi e kuptoi se kishte mbetur nė njė kėnetė tė madhe, nė mbretėrinė e bretkosave.
Mbreti i bretkosave erdhi rėndė rėndė i shoqėruar nga garda e tij e gjelbėr.
- Ēfarė kėrkon nė mbretėrinė time? - pyeti ai me arogancė.
- Mbeta natėn nė kėnetė madhėri, - ju pėrgjegj xhuxhi.
- Nė mbretėrinė time nuk mund tė shkel asnjė, - tha mbreti i keq.
- Humba rrugėn madhėri......
- Keq, - tha mbreti i bretkosave dhe zgjati kokėn pėr tė parė ē’kishte brėnda karoca.
- Ēfare ka kėtu brėnda?
- Sende tė vjetra, - tha xhuxhi duke hapur derėn e karocės.
Mbreti i bretkosave qė para pak kohėsh kishte ndėrtuar njė pallat nė mes tė kėnetės, mbeti i mahnitur.
- Unė do tė ndihmoj pėr tė nxier karocėn nga kėneta por do mar pėr pallatin tim gjithshka ka kėtu brenda.
Xhuxhit ju mbushėn sytė me lot. Kishte menduar qė sendet qė kishte nė karro t’ua bėnte dhuratė festuesve tė asaj dite tė pa haruar kur doli pėr herė tė parė me shpikjen e re. Ai e kuptoj se mbreti jeshil nuk bėnte shaka. Duhet tė gjente njė zgjidhje.
Njė xhuxh plak ėshtė i pa fuqishėm para njė mbreti ... Por ju jeni njė mbret zembėrgjerė madhėri. Unė kamė njė lutje tė vetme. Kamė kėtė shall tė leshtė. Mė lini tė mar bashkė me karon ato sende qė do mbėshtjelli shalli, - tha xhuxhi plak.
Mbreti pėrplasi duart.
- Pranoj. Ti do tė marėsh aq plaēka sa do tė mbėshtjellėsh me shallin tėnd. Tė jap fjalėn e mbretit.
Ushtria e bretkocave u hodhėn nė kėnet pėr tė nxier karron e rrėzuar. U munduan shumė dhe mė nė fund e nxorėn karon me avull nga kėneta.
Ndėrkoh, xhuxhi plak dhe i zgjuar, e shturi shallin dhe me fijet e tij mbėshtolli tėr karocėn.
Mbreti i bretkocave, kur mėsoj se karroca kishte dalė nga kėneta, u kėnaq pa masė, duke menduar se do merte sendet qė ishin brenda. Kur pa karron tė mbėshtjellė me fillin e shallit shtangu. E kuptoj se xhuxhi ja kishte hedhur.
Shalli im e mbuloj tė gjithė karron madhėri.- tha xhuxhi.
Mbreti nuk foli. Fjalėn nuk e hante dotė. Prandaj e la xhuxhin tė ikte me gjith ē’kishte.
Miqtė e xhuxhit po e prisnin tė shqetėsuar nga mungesa e tij e gjatė, te sheshi i qyteti. Kur panė nga largė karon ėe po afrohej, nuk u pėrmbajtėn nga gėzimi. Xhuxhi hapi dyert e karros sė mbushur me dhurata. Miqtė e tij u mrekulluan nga dhuratat qė i kishte bėrė xhuxhi.
- Ej, eeej, mos haroni tė mė thurni njė shall tė ri, - thoshte xhuxhi dhe qeshte i gėzuar. Ai e dinte se asnjė nga miqtė e tij nuk po e dėgjonte nė atė moment, kaq shumė ishin hutuar pas dhuratave....


Postuar nga Keni datė 09 Korrik 2003 - 23:52:

Ditelindja e lepurushes



Na ishte nje here nje lepurushe qe e kishte emrin Miresia, sepse vetem miresi kishte ne shpirtin e saj. Ajo kishte dhe dhjete kushurinj te saj qe jetonin ne nje qyteze e lajmeruan se do te vinin per te festuar datlindjen e saj. Kur mesoj se do ti vinin kaq shume vizitor, mamaja lepurushe u shqetesua.
Tavolina e vetme qe kishin, ishte e vogel dhe rreth saj nuk mund te uleshin aq shume miq. Kishin vetem tre gota tre pjata dhe tre karige, sepse tre vete ishin ne shtejpi.
- Mos u shqeteso mama se do shkoj une ti kerkoj te komshinjte tane, - tha lepurushe Miresia.
Dhe keshtu beri. Trokiti ne shtepine e arushave qe kishte prane. Teto arushes i kerkoj dhjete karige. Zonja mace e ndihmoj me dhjete pjata. Bretkosat e ndihmuan me filxhana kurse urithet me lug e pironj. Me ne fund mamaja e lepurushes u qetesua. Me dnihmen e fqinjeve te saj gjithshka ishte ne rregull.
Po prisnin e po prisnin por kushurinjte e lepurisheve nuk po vinin.
Me ne fund erdhi postjeri. Kishte sjell nje telegram ku thuhej:
“Jemi te gjithe te shtrir ne shtrat nga nje helmim i fort dhe nuk mund te vijme dot per datlindje. Ju urojme qe tja kaloni sa me mire per datlindje.
Edhe nje qind vjet te tjera
Kushurinjte lepurusha”.
Sa shume u merzit mamaja lepurushe. Gjith ato lodhje dhe shpenzime dhe ata nuk do te vijne. E kishte mara vesh gjjith pylli.
Lepurushja Miresia kur e pa mamane te merzitur i erdhi keq per mamane dhe i tha qe mos te merzitej se do ta zgjidhte ajo kete muhabet.
Trokiti perseri ne dyert e fqinjeve dhe i ftoj te gjithe per datlindjen e saj. Erdhen kater motrat bretkocat, kotelet, arushet, urithet e iriqi. U bene dhjet vete, po aq sa do beheshim dhe kushurinjte lepurusha. Sa mire qe e kaluan te gjithe se bashku. Thon se nje datlindje te tille, me te bukur nuk kishin pare dhe degjuar asnjehere. Edhe sot e kesaj dite e kujtojne datlindjen e lepurushes Miresia qe kishte ne zemren e saj vetem miresi.


Postuar nga Keni datė 09 Korrik 2003 - 23:53:

Dhelpra dhe korbi

Nje here e nje kohe ne nje pyll na jetonte nje dhelper.
Nje mengjes, pasi pastroj dhe regulloj shtepine, ajo u tha dy vogelusheve te saje qe po luanin ne dysheme:
- Bijte e mi per dreke nuk kemi se cfare te hame. Do te zbres deri ne fshat qe te bleje dicka.
- Une dua te me sjellesh nje gjel te vertet dhe jo si ky pe lodre qe kame.
- Edhe une dua nje pate te vertet e te shijshme,- tha tjetri.
- Mire, mire, - i qetesoj nena dhelper, - do t’ju sjelle nga te gjitha te mirat. Sote eshte dite pazari dhe do te kem mundesine ta mbush shporten plot.
Zonja dhelper u vesh e u zbukurua, se ne pazar do takoheshi dhe me plot miq te tjere, dhe u be gati per te dale. Mori ne njeren dore canten dhe ne tjetren shporten dhe para se te largohej, porositi femijet:
- bijte e mi per sa kohe qe nuk do jeme ne shtepi, dua qe te rini urte. Mos beni zarare, sepse per ndryshe do ju ndeshkoj! Mos e hapni deren se vjen ujku dhe ju ha.
- Mire mami, ik e qete, - i thane vogelushet me nje ze. - Do te rime urte deri sa te kthehesh ti.
Por sapo iku e ema, vogelushet filluan nga lojrat dhe marezite e tyre. Njeri vuri tenxheren ne koke si kapele dhe filloj te kercente, duke goditur me garuzhde kapakn e tenxheres, kurse tjetri filloi te bente kollotumba mbi dysheme. Ata i haruan porosite qe i dha nena dhelper.
Dhelpra vazhdonte rrugen per ne fshatin ku behej pazari dhe mendonte se si do ta mbushte shporten kur ne xhep nuk kishte asnje lek. Asnje shites nuk do ti jepte gje pa paguar.
Nderkohe mbi deget e nje peme dy korba po bisedonin:
- Cfare do te hame sot? - tha njeri.
- As une nuk kame ngrene gje qysh mbreme ne darke, - ja priti tjetri.
Nuk kaluan vecse pak caste dhe aty u afrua dhe nje korb tjeter.
- Po,pooo, c’behej andej nga pazari, edhe qumesht dallendyshe kishte. Mish, djath, peshk, po une pata frike te zbres me posht, - tha korbi i porsaardhur.
Kaq deshi njeri nga dy korbat, perplasi krahet dhe u nis per nga vendi ku behej pazari. Vuri re nje shites te pavemendshem qe po bisedonte me nje grua dhe u ul fluturimthi mbi banak, mbertheu nje cope djath dhe u ngrit perseri larte.
Shitesi u kthye menjehere dhe filloj te bertiste.
- Korbi me rembeu djathin, korbi me rembeu djathin!!
Shitsi vrapoj pas korbit duke bertitur dhe theritur qe korbi te linte djathin, po ku e leshonte korbi i uritur djathin.
Korbi kur u sigurua qe shitsi nuk po e ndiqte me, vendosi te qendronte dhe te shijonte djathin e shijshem. Copa ishte goxha e madhe dhe ai ishte lodhur per ta sjelle deri aty.
Do ha e do kenaqem sot, - tha me vete gjithe qejf. - Do te ngopem dhe do te le dhe nje cope per darke. Per neser shohim e bejme. Mbase gjej dicka tjeter.
Ndersa po behej gati qe te hante copen e djathit, degjoj nje zhurem nga mbrapa. Ktheu koken dhe pa nje qen duke vrapuar.
- Hamm, hamm! - bente qeni per ta trembur, qe ai te leshonte copen e djathit.
Por korbi mori copen e djathit dhe u ngrit ne qiell duke e lene qenin me gojen me leng nga oreksi.
“Duhet te gjeje nje peme me te larte, te qendroj mbi nje dege e te ha copen e djathit i qete dhe pa me trazuar askush”, mendonte korbi me vete.
Dhelpra kishte ecur goxha dhe ishte lodhur shume, keshtu qe ishte ulur e po pushonte nen hijen e nje peme.
Ishte duke u ngritur per te vazhduar rrugen, kur degjon nje “ferrr, ferrr” mbi koke. U kthye dhe c’te shihte? Nje korb me nje cope djathi ne goje ishte ulur ne njeren nga deget e pemes. Dhelpra lepiu buzet nga zilia.
“Ku e gjeti ter ate cope djathi?a” pyeti veten. “Po ta kisha une, do t’ua coja femijeve te mi dhe do ti ngopja.... Ah sikur te mund t’ja merja...”.
T’ja merte? Po si ? Korbi ishte larte ne peme dhe ajo nuk mund te hipte atje.
Dhe dhelpra nuk vonoj ta gjente zgjidhjen. Vetem me dinakeri mund t’ja merte djathin korbit.
U cua, mori canten dhe u be gati te ikte. Bedi sikur sapo e vuri re korbin qe po i qendronte mbi koke.
- Ooo ...mirdita zoti korb! - i tha. - Ketu qenke dhe nuk me flet?
Po si mund te fliste korbi me copen e djathit ne goje?
- Oh mik i dashur! Dikur jemi pare edhe tjeter here.... Po po nuk gabohem. Ke qene nje dite prane shtepise time, ne majen e nje qiparisi te larte. Dhe sa bukur kendoje! Me bukur edhe se bilbili. Te degjoja dhe nuk u besoja vesheve. Ze aq te embel nuk ka asnje zog i botes
Korbi e degjoj me vemendje dhe i pelqyen levdatat e dhelpres dinake.
- Ja, do te tregoj si kendoje? - vazhdonte zonja dhelper.
- Ja keshtu.
Qendroj mbi dy kembet e mbrapme dhe filloj te kendoj.
- Dhe c’nuk do te jepja per ta degjuar edhe nje here zerin tend te mrekullueshem. Zerin me te embel te botes.
Dhe korbi mendje lehte i mori per te verteta fjalet e dhelpres dinake.
- Po ta plotesoj deshiren! - tha tere qef dhe ja nisi kenges: - krraa...krraa...krraa.
Po, ndersa hapi gojen, djathi i shpetoj dhe i ra ne toke.
Dhelpra kete priste. Rembeu djathin dhe duke kercyer nga gezimi e futi ne shporte.
- Tungjatjeta, o korb me zerin me te shemtuar ne bote! - i tha duke qeshur. - Vertet e besove se mund te kendoje me bukur se bilbili? Te lavderova kaq shume qe ti te hapje gojen dhe te binte djathi. Here tjeter ki mendjen dhe mos u beso levdatave.
- Kra-kra! - bente korbi i gjore gjithe merzi. - Ah zonja dhelper nuk te vjen pakez keq per mua? Vajti dhe djathi im...
Po dhelpra nuk po e degjonte me. Vogelushet e saj do te kenaqeshin me djathin qe po u conte mamaja e tyre.
Korbi i gjore zbriti nga pema dhe filloj te qaje, ndersa kafshete e tjera qe ndodhen aty rrotull me mendjelehtesine e korbit.


Postuar nga Keni datė 09 Gusht 2003 - 21:14:

Luani dhe lepuri

Nje here e nje kohe ne nje mal te larte me pyje dhe shkure, na jetonin shume kafshe te egra. Mes tyre ishin dhe disa lepurushe kembeshpejte. Njeri nga lepurushet, me i shpejti nga te gjithe ishte bere postjer. Ai vraponte cdo dite neper pyll per te cuar letrat e shumta qe miqte i dergonin njerei-tjetrit.
Nje dite qelloi te kishte shume pune dhe lepurushi u lodh se tepermi. Keshtu, kur erdhi koha e drekes, ai vendosi te pushoje. “Nuk do te ishte keq, - mendoj me vete - sikur te mblidhja ca lastare dhe gjethe te njoma dhe pastaj te ulesha.” Dhe keshtu beri. Zgjodhi hijen e nje peme dhe u ule poshte saj.
“Jeta nuk eshte vetem per te punuar, - keshillonte veten lepurushi, - vertet duhet te punoj, por jo ama edhe keshtu, te vdes nga lodhja! Ose te caktojne dhe nje postjer tjeter, ose..... fundja c’faj kame une? Le te mos shkruajne kaq shume letra.”
Pasi u ngop se ngreni, u shtri per te pushuar. Syte po i mbylleshin dhe nuk do te ishte keq sekur te flinte nje cike. “Vetem pese minuta,- i tha vetes - nuk duhet te fle me shume.”
Ndersa mendonte keshtu, e zuri nje gjume i thelle dhe i embel.
Ne ate kohe qelloi te kaloj aty nje luan. Gjithe naten i kishte rene pyllit kryq e terthor dhe nuk kishte gjetur gje per te ngrene. Fati nuk kishte qene me te kesaj here. Po kalonte dhe gjysma e dites dhe ai akoma nuk kishte vene gje ne goje. Te gjitha kafshet u fshehen sapo moren vesh se luani kishte dale per gjueti.
Keshtu egersira e uritur po sorollatej neper pyll e merzitur. Nga uria mezi mbahej ne kembe. “Nuk eshte e drejte kjo - mendonte luani - une mbreti i kafsheve te mbetem dy dite pa ngrene!?
Koha kalonte dhe shpresat se mund te binte ne gjah, sa venin e beheshin me te pakta.
Kembet e cuan ne nje lendine. Pak me tej dukeshin ca shkembinje dhe tek tuk ndonje peme. Luani ndaloj capat. Dicka ndiente. Pastaj syte i vajten nen hijen e pemes.
-C’te qe ajo qe dukej atje? Oh sikur! - Peshperiti me vete
As nuhatja dhe as syte nuk e kishin genjyer. Ishte lepurushi yne, te cilit akoma nuk i kishte dale gjumi. Lodhja dhe vapa e madhe kishin bere te veten. Ai po flinte dhe po gerhiste ne qef te vet. Madje po shikonte dhe nje ender te bukur, sikur ishte ne nje kopesht me karota dhe po hante karot gjith kenaqsi.
Luani ju afrua dhe filloj ta veshtronte lepurin qe flinte.
- Sa pa gje, i mir eshte dhe ky, - foli me vete dhe shtoi: - Sa per te thyer urin, deri sa te gjej ndonjekafsh me te madhe.
U be gati ti hidhej lepurushit dhe ta mberthente me kthetra, kur prapa kraheve degjoj nje zhurem. Po dridheshin gjethet e shkureve aty prane. Luani u kthye te shikonte dhe nuk deshi ti besoj fatit. Perballe, ne mes te gjelberimit, ishte nje dre i madh. Briret e tij te medhenje dhe te perdredhur e benin pamjen e drerit edhe me te bukur.
- Ky eshte per mua - mendoj luani. - Duket se dita e sotme te mirat i paska ruajtur per ne fund. Megjithate i hodhi dhe nje sy lepurit.
-Po me ty c’te bej more palo lepur, - mermeriti me vete, - apo nuke sheh se c’me doli perpara?
-Mir qe nuk te hengra, do te isha turperuar fare, - vazhdoj te mermerisi luani neper dhembe.
Dhe keshtu luani e la lepurin dhe ju vu prapa drerit. Dreri e ndjeu rezikun dhe ja dha vrapit neper shkure per te shpetuar. Ndjekja vazhdoj per nje koh te gjate. Luani perpiqej ti afrohej, por dreri ishte me i shpejte. Ai pak e nga pake po i humbiste nga syte luanit i cili ishte i pa ngrene dhe nuk kishte fuqi. Luanit po i priteshin gjunjte dhe e kuptoj se nuk do ta arinte dot gjahun qe po i largohej si era. Mgjithate e vazhdoj edhe ca ndjekjen, se nuk i besohej se kishte humbur ate gjah aq te mire. Po lodhja doli me e forte se deshira dhe ai vendosi te ndaloj. Tani ishte edhe me i raskapitur se me pare. Ndjeu stomakun e boshatisur ti dhembe si asnjehere me pare. Vetem ne ato caste ju kujtua lepuri qe kishte lene per te ndjekur drerin. Vendosi te kthehet mbrapa.
- Eh, ta kisha ngrene se paku ate, pa le te jete turp e shkuar turpit, - mendoj me vehte.
I hodhi dhe nje sy drerit qe po i largohej gjithnje e me shume, pastaj u kthye dhe filloj te capitej per te vendi ku po flinte lepurishi.
Eci sa eci neper pyll dhe me ne fund e gjeti lendinen. U afrua lehte-lehte dhe me kujdes, qe te mos e zgjonte lepurushin. Por ai nuk dukej gjekundi. Ndersa luani ndiqte drerin kembeshpejti ishte zgjuar nga gjumi, kishte ngrene dhe disa gjethe te njoma dhe me canten ne kuriz ishte nisur te shperndante letrat qe i kishin mbetur. Pa dashje kishte shpetuar nga dhembet e luanit. Keshtu, kafsha e egersuar u kthye mbrapsht pa ngrene gje.
- Me sa duket, edhe sot do te mbetem pa ngrene esell, - tha luani.
- Mire te me behet, - tha luani me vete, - lashe lepurin qe e kisha ne dore dhe ju vura pas drerit, qe te ngopesha me shume. Pastaj filloj te sorollatet perseri neper pyll, me i urutur, me i lodhur dhe me i merzitur, po duke mare nje mesim te mire per tere jeten.
Kishte lakmuar me te madhin dhe me te shijshmin, drerin, por mbeti pa gje, i humbi te dy.


Postuar nga Keni datė 08 Shtator 2003 - 03:12:

Pėralla e Shqipes

Nji djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipnisė. Nji shqipe fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė nji shkrepi. Shqipja ishte jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė ēapojt nji gjarpėn. Mbas pakė shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen. Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpėnin e mbytun. Por gjarpėni nuk ishte vėrtetė i mbytun. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarpėnin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet te shqipes.
"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.
"Foshnja asht imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpėni qė ti nuk kishe mbyte" pėrgjegji djaloshi.
"Jepmė foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtun dhe do tė quhesh me emnin tim!"
I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumė bishė tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.
I ēuditun nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, qė do me thanė "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, qė do me thanė "Vendi i Shqipevet."


Postuar nga i_lire datė 06 Tetor 2003 - 21:05:

Djali Blu

Larg, shumė larg prapa yjeve, gjithēka ėshtė shumė ndryshe nga kėtu. Dhe mė larg fare atje, gjithēka ėshtė edhe mė ndryshe nga aty, ku gjithēka ėshmė mė ndryshe nga kėtu. Por po tė fluturosh shumė larg, shumė, shumė larg nė distancė, pėr te vendi ku gjithēka ėshtė krejtėsisht ndryshe nga kudo, ndoshta atje do tė jetė gati njėsoj si kėtu.

Ndoshta, nė kėtė rajon tė largėt, do tė jetė njė planet i madh sa Toka jonė, dhe ndoshta njerėz do tė jetojnė nė kėtė planet, njerėz qė duken gati njėsoj si ne, pėrveē se ata kanė ngjyrėn blu dhe mund t’i palosin veshėt e tyre kur nuk duan tė dėgjojnė.

E ndoshta njė luftė shpėrtheu nė kėtė planet tė largėt, dhe gjithata njerėz blu vdiqėn. Shumė jetimė ngelėn pas, dhe nė rrėnojat e njėrės nga shtėpitė e shkatėrruara nga bombat, ulej njė djalė i vogėl. Djali po qante se kishte humbur babanė dhe nėnėn e tij. I ulur, ai qau aty pėr njė kohė tė gjatė, por mė pas ndaloi se i ishin mbaruar gjithė lotėt qė kishte. Ngriti jakėn, vuri duart nė xhepa, e u largua. Kur shihte gurė, i shkelmonte, e kur shihte lule, i shkelte.

Njė qen i vogėl iu afrua, po e shikonte, dhe filloi tė luante bishtin. Pastaj u kthye nga ana tjetėr e filloi tė ecte me djalin, sikur tė kishte vendosur t’i bėnte shoqėri.

“Ik!” i tha djali qenit. “Duhet tė ikėsh. Po qėndrove me mua, do tė tė dua, dhe unė kurrė mė s’dua tė dua dikė nė jetėn time.”

Qeni po e shikonte dhe po luante bishtin gjithė gėzim. Mė pas djali gjeti njė armė pranė kufomės sė njė ushtari. E mori armėn dhe e drejtoi nga qeni. “Kjo armė tė vret!” i tha me inat. Dhe qeni u largua me vrap.

“Do tė tė marr me vete!” i tha djali armės. “Do tė jesh miku im mė i ngushtė.” Dhe me atė armė qėlloi njė pemė tė vdekur.

Pastaj ai gjeti njė motorr fluturues tė hedhur nė njė fushė. I hipi motorrit dhe u pėrpoq ta niste. Motorri fluturues punonte mirė.

“Tani u bėra me njė armė e motorr fluturues,” tha djali. “Kėta do tė jenė familja ime. Mund tė kisha dhe njė qen, por ai mund tė vritet, e do te vdisja nga tė qarėt.”

Fluturoi rreth e rrotull me motorr deri sa pa njė shtėpi nga e cila po dilte tym. “Dikush po jeton aty,” tha djali. I ra pėrqark shtėpisė dhe pa nga dritarja. Brenda ishte vetėm njė grua plakė qė po gatuante.

Djali e ndaloi motorrin fluturues pėrpara shtėpisė, mori armėn e u fut brenda. “Kam njė armė!” i tha gruas plakė. “Mė jep diēka pėr tė ngrėnė!”

“Eja, do tė jepja diēka edhe pa armė,” tha plaka. “Rehatohu dhe ule armėn.”

“S’dua tė jesh e mirė me mua!” hungėriti djali. “Arma ime tė vret!”

Atėherė plaka i dha diēka pėr tė ngrėnė, dhe ai fluturoi tutje.

Kėshtu po jetontė djali tani. Nė njė shtepi tė braktisur, gjeti njė vend ku tė fshihej. Kur e merrte uri, fluturonte diku ku kishte njerėz, dhe i detyronte me armė nė dorė t’i jepnin pėr tė ngrėnė.

Herė tė tjera, djali fluturonte mbi fusha betejash tė shkreta dhe mblidhtė pjesė nga armėt, tanket dhe makinat qė kishin ngelur atjė. I merrte gjithė kėto pjesė tė vendi ku fshihej.

“Do tė ndėrtoj njė robot gjigand tė koracuar!” tha me vete. “Do ta bėj tridhjetė metra tė gjatė, e do tė peshojė njėqind mijė ton, dhe lart nė kokė do ta drejtoj une nė dhomėn e kontrollit. Atėherė do tė kem aq fuqi sa askush s’mund tė mė prek.”

Njė ditė, njė vajzė erdhi te vendi ku fshihej. Djali doli jashtė me armėn dhe i tha: “Ik, largohu! Arma ime tė vret.”

“S’dua tė tė shqetėsoj,” i tha vajza. Thjesht po shoh nėse kėrpudhat po rriten pėrsėri.”

“Ik, largohu!” tha djali. “S’dua njeri afėr meje!

“Vetėm fare je ti?” pyeti vajza.

“Jo,” tha djali. “Kam njė armė dhe njė motorr fluturues. Keta janė familja ime. Dhe njė ditė do tė kem njė robot gjigand tė koracuar!”

“Po nuk ke askėnd pranė?”

“Mund tė kisha patur njė qen. Por, po ta vrisnin atė, do tė vdisja nga tė qaret.”

“As unė s’kam askėnd,” tha vajza. “Duhet tė rrimė bashkė.”

“S’dua tė rri me askėnd qė mund tė vritet nga arma!”

“Atėherė shiko e gjej dikė qė s’mund tė vritet nga arma!” tha vajza dhe u largua.

Por djali ndėrtoi njė robot gjigand tė koracuar dhe u fut brenda. Pastaj u ul nė kabinėn e kontrollit nė majė tė kokės sė robotit. Atėherė vendosi dhe e ngau robotin nėpėr gjithė vendin. Njerėzit bėrtitėn kudo qė vajti kur e panė robotin qė po vinte, dhe donin tė iknin me vrap. Por nuk mund t’i shpėtonin robotit gjigand tė koracuar.

Djali kishte njė mikrofon nė kabinė, dhe gjithēka qė thoshte te mikrofoni dilte si ulėrimė nga goja e robotit. “A ka njeri kėtu qė s’vritet dot nga arma?” bėrtiste roboti. Por kudo qė vajti, njerėzit largoheshin me vrap, kėshtu qė s’gjeti njeri qė s’vritej dot nga arma.

Njė ditė, ama, djali pa nga kabina e tij qė dikush aty poshtė nuk po largohej me vrap, por po qėndronte dhe po i bėrtiste diēka. Por djali rrinte kaq lart nga toka sa nuk e kuptoi ēfarė po thoshte.

“Ndoshta ėshtė dikush qė nuk vritet nga arma?” mendoi djali dhe zbriti poshtė. Por aty ishte plaka qė i kishte gatuar gjellėn ca kohė mė parė. “Mos doje tė mė thoje gjė?” e pyeti djali.

“Po” tha plaka. “Dėgjova pėr dikė qė s’e vret arma. Thashė se doje ta dije.”

“E kush na qėnka ky?” pyeti djali.

“Ėshtė njė plak qė jeton atje lart nė hėnė.”

“Atėherė do ta kėrkoj e ta gjej,” tha djali, “sepse nuk dua tė rri me dikė qė vritet nga arma.” Dhe ai lėvizi njė ēelės dhe roboti i tij gjigand i koracuar e shndrroi veten nė njė raketė gjigande tė koracuar dhe fluturoi pėr nė hėnė.

Atje lart nė hėnė, djali kėrkoi pėr njė kohė tė gjatė. Mė sė fundi e gjeti plakun, qė po rrinte prapa njė teleskopi e po shikonte poshtė te planeti blu.

“A je ti njeriu qė nuk e vret dot arma?” e pyeti djali plakun.

“Kėshtu them,” tha plaku.

“E ēfarė po shikon me atė teleskop?”

“Po studioj njerėzit nė planetin aty poshtė.”

“Si thua, a mund tė rri dot me ty?” e pyeti djali.

“Ndoshta,” tha plaku. “A kam unė ndonjė gjė tė veēantė?”

“Po, unė s’dua tė rri me dikė qė mund ta godasin pėr vdekje. Kur mė vdiqėn prindėrit, i qava gjithė lotėt qė kisha. Mund tė rrija me njė qen, po sikur ta kishin vrarė dhe atė, do tė vdisja nga tė qarėt. Mund tė rrija edhe me njė grua plakė, apo njė vajzė tė vogėl. Por as ata nuk ishin tė paprekshėm nga plumbat, dhe po tė ishin vrarė, do tė vdisja nga tė qarėt.”

“Mirė,” tha plaku, “rri me mua atėherė. Asnjė nuk mė vret dot kėtu sepse nuk ka armė fare nė kėtė vend.”

“Kjo ėshtė e vetmja arsye?” pyeti djali.

“Po, kjo ėshtė,” u pėrgjigj plaku.

“Po unė e solla armėn me vete.”

“Sa keq,” tha plaku, “tani s’mund tė rrish me mua. Arma jote mund tė mė vrasė.”

“Atėherė do tė kthehem,” tha djali.

“Po,” tha plaku.

“Sa keq,” tha djali.

“Tė vjen keq?” pyeti plaku.

“Po,” tha djali, “Do tė doja tė rrija kėtu.”

“Ndoshta mund ta hedhėsh tutje armėn tėnde?” tha plaku.

“Ndoshta,” tha djali.

“Atėherė mund tė rrije me mua kėtu,” tha plaku.

“Ndoshta,” tha djali. “E ēfarė do tė bėja atėherė?”

“Mund tė shihje me teleskop. Atėherė ndoshta do ta kuptoje se pse ata njerėz aty poshtė janė vazhdimisht nė luftė.”
“E pėrse janė nė luftė?”

“Epo, as unė nuk e di. Mendoj qė ka tė bėjė me faktin qė nuk dinė shumė pėr njėri-tjetrin. Ka kaq shumė njerėz, e jetėt e tyre janė kaq tė komplikuara sa ata nuk e dinė se si veprimet e tyre ndikojnė te tė tjerėt. Ma merr mendja qė nuk e dinė se nga vjen mishi qė hanė apo ku shkon buka qė pjekin. Mendoj qė nuk e dinė nėse hekuri qė nxjerrin nga toka e bėjnė buldozierė apo topa lufte. Ndoshta nuk e dinė se kur hanė atė mish, ka mish edhe pėr tė tjerė. Po ta shihnin veten nga lart, ndoshta do t’i kuptonin gjėrat mė mirė.”

“Atėherė dikush duhet t’ua thotė kėto gjėra?” tha djali.

“Ndoshta,” tha plaku, “por unė jam shumė plak e i lodhur pėr kėtė gjė.”

Vetėm atėherė djali e lėshoi armėn qė ra nėpėr hapėsirė, poshtė nė planetin Blu, dhe u bė copė-copė.

Por djali qėndroi pėr njė kohė tė gjatė, shumė tė gjatė nė hėnė dhe pa me teleskop e i studioi njerėzit aty poshtė. Ndoshta njė ditė do tė kthehet aty poshtė dhe do t’u shpjegojė njerėzve gabimet e tyre.


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.