Forumi Horizont Gjithsej 338 faqe: « E parė ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)


Postuar nga lost_soul datė 31 Gusht 2006 - 03:34:

m'u desh nja gjysem ore per te lexuar mbi trinitetin dhe te kuptoj qe ti s'e ke kuptuar mire ate, prandaj edhe te duket sikur ke bere ndonje zbulim te madh.

triniteti thote:
zoti eshte nje dhe ekziston njekohesisht ne tre entitete
i ati
i biri
dhe shpirti i shenjte..

i biri eshte i misheruar si njeri (jezusi) dhe eshte pra zot i vertete dhe njeri i vertete dhe si i tille shfaq veti njerezore dhe hyjnore..
nje pikture skematike qe mund te ndihmoje per te kuptohar trinitetin eshte bashkengjitur (marre nga wikipedia)
(meqe s'merrem me fe dikush tjeter mund te elaboroje me shume ketu po te doje)

kjo eshte pa u zgjatur shume.

kjo eshte baza e besimit kristian i nderuar, ky nuk eshte nje konkluzion qe duhet te vertetohet apo hidhet poshte sic po mundohesh ta paraqesesh ti. me kot lodhesh duke prure citate nga bibla dhe t'i perdoresh si argumenta per te konkluduar mbi statusin e jezusit. ato citate jane thjesht rrjedhime te faktit qe jezusi eshte zot dhe njeri njekohesisth, jo anasjelltas sic ke bere ti. te gjitha ato citate qe ke prure ne fillim jane mbeshtetur ne faktin qe jezusi eshte zot dhe njeri. ti ke bere pikerisht te kunderten, mundohesh t'i perdoresh per te hedhur poshte pikerisht faktin nga te cilat ato kane rrjedhur.. ???!!!

tani, cdo njeri ka te drejte ta besoje ose jo trinitetin, por nqs s'e pranon atehere s'ke te drejte te thuash qe bibla eshte kontradiktore. nqs kerkon te gjesh kontradikta ne bibel, duhet t'i gjesh ato duke u mbeshteturn mbi trinitetin dhe themele te tjera kristiane, pra t'i kesh pranuar me pare. nuk mund te thuash qe gjeta kontradikta ne bibel ne nje kohe qe je mbeshtetur ne qendrime te tjera, psh islamike ose budiste..

shpresoj te kem ndihmuar sadopak qe t'i riorganizosh arsyetimet ne koke..
shendet


  Gjithsej 338 faqe: « E parė ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.