Forumi Horizont Gjithsej 338 faqe: « E parė ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)


Postuar nga Equis datė 31 Gusht 2006 - 18:54:

JEZUSI NUK ESHTE ZOT,POR VETEM I DERGUARI I TIJ.

I nderuar Smart!

Ke bere shume mire qe e ke hapur kete teme.Se fundi me ka qelluar te bisedoj me nje grup njerezish te cilet jane futur ne nje sekt te ri ne Shqiperi,ku besoj se edhe Bariu merr pjese,qe eshte kisha e Jezusit apo ku e di une dhe qe e quajne nje fe me vete.

Jam shume dakord qe Jezusi nuk eshte zot,por ka qene nje profet i mbarsur me frymen e shenjte,qenuk e mohoj te kete lindur ne menyre hyjnore sic pershkruhet ne bibel.Une e kam lexuar disa here ate,qofte dhijaten e vjeter,qofte ate te rene dhe ne asnje vend nuk kam hasur qe Jezusi te quhet zot,apo ta permende dicka te tille.Njerezit si Bariu,marrin citate pa fund nga bibla,te mesuara permendsh qe cuditerisht vetem ata i kane lexuar sepse personalisht nuk i kam hasur asnje here kur e kam lexuar dhe rilexuar ate.Ti Smart solle shume fakte te shklruajtura ne bible qe vertetojne ate qe thua ti edhe une bashke me ty.Ndoshta nuk jam i afte t'i citoj permendsh ato shkrime por per nje gje jam i sigurt.Jezusi nuk ka thene kurre qe eshte perendi,aq me pak te kete mbushur mendjen njerezve ta besojne nje gje te tille.Eshte nje keqinterpretim i jashtezakonshem qe vazhdon prej shekujsh,dhe ndoshta qe ne momentin e pare kur kane shkruajtur dhijaten e re.Vete fakti se ajo eshte shkruajtur nga 40 dishepuj apo prifterinjteben te dyshosh ne saktesine e ketyre shkrimeve,aq me teper qe nga njeri ungjill ne tjetrin mund te gjesh shkrime kontradiktore apo qe nuk gjenden ne tjetrin.Kujt duhet t'i besojme pra?

Jezusi ka thene qe gjithska qe thoshte dhe bente,te gjitha rrethanat e jetes se tij ishin paracaktuar me pare nga Ati,Perendia.Zotit te tij qe i lutej dhe i kerkonte ndihme.Ai Zot Perendi qe i jepte fuqi te permbushte detyrat e veta,te bente mrekulli apo te shpaloste fjalen e perendise.Eshte fakt qe Jezu Krishti ishte krejt i pafuqishem pa ndihmen e Zotit,gjithshka qe thoshte apo bente thoshte qe vinte nga Ati i tij.edhe para se te vdiste e dorezoi shpirtin ne duart e Perendise.A mund te jeni kaq te verber sa te mos e kuptoni qe perendia eshte nje fuqi supreme,aq e pakufishme qe vete Jezu Krishti i perulej dhe i bindej me gjithe shpirt pa e vene ne dyshim urdhrat e tij.Si mkund te ishte pra Krishti Zot?Cfare llogjike ka qe t'i lutej vetes se tij,qe te ndihmonte veten e tij per te perballuar mizorine e kohes ku jetonte?A mundet qe Zoti i plotfuqishem krijuesi i gjithersise te linte veten e tij te rrihej perbuzej apo te vdiste ne kryq?Me e pakta do ndodhte nje shkaterrim tjeter si ai i kohes se NOhes.

Vete Kisha e krishtere eshte ne themele te gabuara,Njerezit praktikojne idhujtarine duke adhuruar kryqin statuajat e shenjtoreve dhe quajtur krishtin zot kur zoti eshte nje dhe i vetmi.

Ky eshte mendimi im pershendetje


  Gjithsej 338 faqe: « E parė ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.