Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)
A eshte Jezusi Zot? Bibla thote PO.
Ju pershendes te gjitheve.
Ne kete teme po perpiqem ti pershtatem temes. Kur citoj vargje nga Bibla e bej se kjo eshte menyra per te treguar se kush eshte Jezu Krishti pra duke njohur Fjalen e Frymezuar te Perendise Biblen.
Me vjen keq per disa nga konkluzinet tuaja per perqindje te vogel te ketyre vargjeve ne ate qe thote Bibla per Krishtin. Po perpiqem te flas si nje i krishtere, por qe edhe kam studiuar teologji. Kjo me ka ndihmuar te mesoj me shume per Perendine, Biblen dhe faktin se kush eshte Krishti.
Nese ndokush do te mesoje se kush eshte Krishti realitetin mund ta mesoje VETEM ne Bibel dhe atje ne kontekst dhe jo duke shkeputur nje varg ketu e atje. Qe nga fillimi deri ne fund Fjala eshte unike dhe po keshtu ne lidhje me fkatin se kush eshte Jezusi.
Mos ndaloni se kerkuari se kush eshte Jezusi vecse ne burimin e vertete.
Dua tu kujtoj edhe nje here se kush eshte arsyeja qe keto gjera jane shkruar dhe Ungjilltari Gjon i cili ishte me Krishtin dhe pranoi ate si Zotin e jetes se tij tha:
Joh 20:31 Por kėto gjėra janė shkruar qė ju tė besoni se Jezusi ėshtė Krishti, Biri i Perėndisė dhe qė, duke besuar, ta keni jetėn nė emėr tė tij.
Bariu.
A eshte Jezusi Zot? e sigurt qe PO!
- Kush thote qe KRISHTI ishte njeri i vertete ka te drejte;
- Kush thote qe KRISHTI eshte BIRI I PERENDISE eshte e vertete;
- Kush thote qe KRISHTI eshte ZOTI ai njeri eshte i krishtere.
Por m.q.s. shume thane fjalen e tyre, dhe dikush erdhi e na tregoje barsaleta,
une do te desha te shtoja disa rrjeshta, qe per mendimin tim gje tjeter sjane
vecse argumenta te dokumentuara, e qe fare mire mund te gjinden ne
shume gjuhe te botes. Parathem qe ky shkrim imi
nuk ka asnje pretendim vec asaj per ti qene besnik se Vertetes, dhe as qe do
te jape leksion ndokujt dhe tek e fundit mendoj qe do te mjaftonte si pergjigje
atyre qe u bre dyshimi nese JEZU KRISHTI eshte ZOT.
- Koncili i Nikeas ( 325 ) qe denon Arion dhe vendos perfundimisht qe:
BIRI I PERENDISE eshte bere njeri ne menyre Konsustanciale o ndryshe
( te se njejtes substance ).
- Koncili i Kostantinopojes ( 381 ) ku u adoptua « SIMBOLI » i Beses.
- Koncili i Efesit ( 431 ) denon herezine e Nestorit, dhe vendoset qe: ZOTI
eshte nje njeri qe quhet JEZU KRISHTI, por qe ana njrezore dhe ajo HYJNORE
ishin te bashkuara ne nje person te vetem ( Ipostasi ), ajo e FJALES, BIRI I
PERENDISE. Keshtu Maria, nene e JEZU KRISHTIT eshte NENE E ZOTIT
o HYJLINDESE o ( THEOTOKOS ).
- Koncili i Kalqedonise ( 451 ) qe edhe pse aprovon egzistencen e nje personi
te vetem ne KRISHTIN, afermon egzistencen e dy natyrave ne nje person unik,
te FJALES se misheruar, te bashkuar pa u shkrire me njera tjetren apo qe
modifikohen, qe nuk largohen ose te pa-ndara.
- Koncili i Kostantinopojes ( 680 ) denon edhe nje here monofizitet o
nenforma te saja si: monotelizmin, ne kete Koncil afermohet edhe nje here
qe ne JEZU KRISHTIN nuk kishte nje umanitet abstrakt, por qe u manifesta
me nje VULLNET te TIJ te lire, dhe ne cdo moment nje VULLNET i
nenshtruar ( i perulur ) kundrejt ATIT TE TIJ HYJNOR, keshtu ne KRISHTIN
egzistojne dy VULLNETE ( Deshira o Liri veprimi).
Po e mbyll kete bisede duke Ju kujtuar Koncilin e Nikeas ( 787) ku u
Perdor definizioni Doktrina Ortodokse e Shembelltyrave o Imazheve o
( IKONI ), duke rafiguruar KRISHTIN dhe Shenjtoret; sepse ne fakt FJALA E
PERENDISE u misherua dhe u be njeri i vertete. Shtate Koncilet Ekumenik,
teologet i paragonojne si Shtate Pilastrot ( Shtyllat ) e diturise o si Shtate Dhuratat
qe SHPIRTI I SHENJTE i beri mbare njerezimit.
Falenderoj per durimin qe i kushtuat ketyre rrjeshtave, dhe shpresoj qe te kem
kontribuar sado pak per zhvillimin e kesaj teme.
Jezu krishti (Isa, paqa e Allahut qoftė mbi tė) ėshtė pyetur se cili urdhėr ėshtė mė i madhi i Ligjit, me ē'rast ėshtė pėrgjigjur:" I pari ėshtė : Dėgjo, Izrael! Zoti,Hyu ynė, ėshtė njė Zot i vetėm...Skribi pėrgjigji: Mirė fort, Mėsues! Pėrgjigje ashtu siē ėshtė e vėrteta! Ai ėshtė i vetmi, e pos tij s'ka tjetėr". (Marku 12/29-32)
Te nderuara, na thuani cili eshte ky Zoti, te cilen edhe vete Krishti po e llogarit Zot?
Trinia perbehet nga tri veta qe njekohsisht jane zot, Ati Zot, biri Zot dhe shpirti i shenje Zot, keto nuk jane tre zota por nje zot. Ndaj nese ndalemi pak te logjikojm shendosh larg emocioneve do te konstatojm se behet fjale per tre veta qe dallojn mes vete Ati (zot), biri (zot) dhe shpirti i shenje (zot), qe jane te natyrave te ndryshme, me fizionomi te ndryshme dhe me role te ndryshme ne natyre. Roli i Atit (zot) dallon nga ai i birit , dhe shpirtit te shenje. Prandaj kur themi Ati (zot) ne trurin tone krijohet koncepti mbi Zotin, i pajisur me shume atribute te shkelqyeshme sic jane i Gjithfuqishem, i Urte, Meshirues etj, nga atributet e Tij te lavdishme, nderkaq kur themi BIRI (zot) krijojm pershtyjen dhe percetojm fizionomin e tij nje djalosh me mjeker, simpatik, zeshkan etj, qe dallon nga pershkrimi i Zotit (At), kur themi shirti i shenje krijojm ne mendjen tone tjeter fotografi mbi te. Atehere si mundet qe tre veta, me natyra te ndryshme, me karakteristika te ndryshme te jene nje . Kjo eshte iracionale, e pa mundur, nga fakte te ndryshme. Pastaj perse trinine e hasim vetem ne DHJATEN E RE, perse jo edhe ne Dhjaten e vjeter. Si mund qe Ai Zot qe historikisht njerezit e adhuronin si Nje te Vetem tani te jet i perbere nga tri qenie, veta.
Kush e krijoi birin, shpirtin e shenjte, a nuk ishte Zoti. Ku ishin keta dy veta. Ku mbeti trinia kur (jezusi u ngujua ne kryq dhe u varros) Mendoj qe egsistojn shume paqartesi ne teologjine kristiane, kete nuk e bej qe tu imponoj besimin tim por per te kuptuar realitetin e vertete e ska nevoj te ndiqen te tjeret verberisht.
Jezusi ka thėnė "Sa pėr atė ditė e pėr atė orė, s'di askush, as engjėjt nė qiell, as biri por vetėm Ati"(Marku:13/32).
Me kėtė fragment biblik demantohet trinia apo jo...ngaqė kemi prononcim tė Jezusit se ndodhinė e kataklizmės (kijametit) nuk e din askush, as engjėjt, as Jezusi , por kėtė e din vetėm Ati qė ėshtė Zot i vetėm e i pashoq. Kėtė e tha Jezusi e jo dikush tjetėr.Diturinė mbi ndodhinė e kijametit e din vetėm Zoti, kurse e mohoi qė Jezusi tė dij diē nga ajo,bile as engjėjt nuk dijn kėtė ēast.Po tė ishte jezusi zot apo mishėrim i zotit kėtė do te dinte, por kjo ska tė bėj me realitetin sepse ai, Jezusi ėshtė profet si gjithė profetėt tjerė, ėshtė i ndreuar tek muslimanėt mė shumė se tek ēifutėt qė ia pregatitėn tė gjitha komplotet, por ai ka meritat e veta, por nė asnjė rast nuk ėshtė zot, e as bir zoti. Kėtė po ua thotė vetė Jezusi
Dr. Gery
Citim:
Po citoj ato qė tha Dr. Gery Miller
por nė asnjė rast nuk ėshtė zot, e as bir zoti. Kėtė po ua thotė vetė Jezusi
Dr. Gery
A ESHTE BIBLA FJALE E ZOTIT?
Dhe ky material eshte nga po i njejti autor i siperm. Lexim te kendshem me syrin vetdijesues (shpresoj), meqe ne si njerez te rendomte (thjeshte) n'a kundershtohet e verteta sado qe argumentet nuk mungojne ne perpjekjet tona, tani t'i veshtrojme argumentet ne vijim nga ky autor i shquar!...,
A ESHTE BIBLA FJALE E ZOTIT?
Mojsiu nė Bibėl parashikon ndryshimin/korruptimin e Ligjit (Biblės) pas vdekjes sė tij:
' Kur Moisiu mbaroi sė shkruari nė njė libėr tėrė fjalėt e kėtij ligji, u dha kėtė urdhėr Levitėve qė mbanin arkėn e besėlidhjes tė Zotit, duke thėnė: "Merreni kėtė libėr tė ligjit dhe vendoseni nė arkėn e besėlidhjes tė Zotit, Perėndisė tuaj, me qėllim qė tė mbetet si njė dėshmi kundėr teje; sepse unė e njoh frymėn tėndė rebele dhe fortėsinė e qafės sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallė midis jush, ju u bėtė rebelė kundėr Zotit; aq mė tepėr do tė bėheni mbas vdekjes sime! Mblidhni pranė meje tė gjithė pleqtė e fiseve tuaja dhe zyrtarėt tuaj, me qėllim qė tė dėgjojnė kėto fjalė dhe unė tė thėrras tė dėshmojnė kundėr tyre qiellin dhe tokėn. Sepse unė e di qė, mbas vdekjes sime, do tė korruptoheni plotėsisht dhe do tė largoheni nga rruga qė ju kam urdhėruar, dhe ditėt e fundit do tė goditeni nga fatkeqėsia, sepse keni pėr tė bėrė atė qė ėshtė e keqe pėr sytė e Zotit, duke provokuar indinjatėn e tij me veprėn e duarve tuaja". (Ligji i Ripėrtėrirė 31:24-29)
Shumė kohė mė vonė Jeremia po nė Bibėl e vėrteton atė qė e kishte parashikuar Mojsiu :
"Si mund tė thoni: "Ne (Hebrenjtė) jemi tė urtė dhe ligji i Zotit ėshtė me ne"? Por ja, pena e rreme e shkruesve e ka bėrė njė falsitet". (Jeremia 8:8)
Shpeshherė do tė na ketė ndodhur qė te jemi afruar nga misionarė tė krishterė, nga Dėshmitarė tė Jehovait apo tė ngjashėm) tė cilėt do tė kenė tentuar qė tė na bindin se BIBLA ėshtė fjalė e padiskutueshme dhe e pandryshueshme e Perėndisė. Bile duke pėrdorur edhe ajete nga Kurani ėshtė provuar qė ne tė bindemi se edhe Kurani e dėshmon pandryshueshmėrinė e Biblės. ( Pėr tė parė nėse Kurani njėmend dėshmon se duhet besuar Biblėn pėr Fjalė tė Perėndisė apo se vėrteton se ajo ėshtė e pandryshuar kliko kėtu). Muslimanėt e kanė pranuar Testamentin Final tė Perėndisė, Fjalėn e Fundit tė tij Kuranin dhe e kanė pėr obligim qė tua pėrcjellin tė vėrtetėn e tij edhe tė tjerėve. Pėr njohurinė e muslimanėve dhe pėr tė mirėn e kėtyre vėllezėrve tė krishterė do tė vėrtetojmė mė poshtė nėse BIBLA NJEMEND ESHTE FJALE E PERENDISE dhe nese BIBLA NJEMEND KA MBETUR E PANDRYSHUAR.
Kur e pyet njė tė Krishterė cila ėshtė Fjala e Zotit pėrgjegja ėshtė e qartė: BIBLA.
Por kur pyet se Cila Bibėl ėshtė Fjalė e Zotit, ata pėrgjegjen: Perėndia ia shpalli Fjalėn e tij Mojsiut, Isaiut, Jeremisė, Gjonit, Palit e tė tjerėve dhe kėto shkrime tė tyre pėrbėjnė 66 librat e Biblės. E tėra qė ne duhet tė bėjmė ėshtė tė pėrkthejme kėto libra nė gjuhėn tonė dhe e kemi Fjalėn e Perėndisė. Origjinali i shkrimeve nuk ekziston. Ato u kopjuan kopje pas kopjeje pėr mė se 1500 vite derisa Bibla e parė u botua si libėr. Si rezultat me mijėra kopje u krijuan qė nė shekujt e parė pas Krishtit tė cilat nuk janė saktėsisht tė ngjashme asnjėra me tjetrėn. A do tė thotė kjo se nuk e kemi Fjalėn e Perėndisė, Biblėn ashtu siē ishte?
Kur fillon e u flet tė krishterėve pėr dallimet nė verzionet e Biblės ata do tė tė pėrgjegjen se dallimet e tilla janė vetėm dallime nė pėrkthim. Por a ėshtė vėrtetė kėshtu?
E vėrteta e hidhur ėshtė krejt ndryshe. Ekzistojnė manuskripte tė shumta tė Biblės dhe pothuaj as dy nga to nuk janė tė ngjashme saktėsisht me njėra tjetrėn.
King James Version nė Anglisht Ekuivalent i tė cilit nė shqip ėshtė Diodati i ri si bazė ka pėrdorur manuskriptet e quajtura Textus Receptus tė Biblės, pėrderisa shumica e pėrkthimeve tė tjera moderne pėrdorin Manuskripte tė tjera. Dallimi ėshtė marramendės. Rreth 50 vargje tė Biblės (nė tėrėsi) nuk ndodhen nė disa nga manuskriptet ose janė shtuar. Nė mbi 300 vargje tė Biblės ka dallime midis manuskripteve tė ndryshme. 50 vargje tė tėra nuk janė pak. Dhe 300 vargje me dallime tė konsiderueshme prapė nuk janė pak. Nė disa nga pėrkthimet e Biblės vargjet e diskutueshme ose nuk gjenden fare, ose gjenden nė kllapa tė mesme, ose gjenden nė fusnotė. E pra nėse ndonjėherė jeni pyetur ēka ėshtė kuptimi i futjes sė vargjeve tė Biblės nė kllapa tė mesme, ose i fjalėve tė ndryshme ose vėnia e tyre nė fusnotė, pėrgjegjja ajo qka po dėshmojmė kėtu. E kjo ėshtė ndryshimi i asaj qė quhet Fjalės sė Zotit sipas tė Krishterėve. Pėr tė mos dalur se ne po flasim kot sė koti vargjet e pėrmendura gjenden mė poshtė.
Pėr tė qenė problemi mė i madh kėto shtesa, mungesa dhe dallime nė Bibėl pėrbėjnė njė pjesė tė konsiderueshme tė Biblės duke pasur parasysh volumin e kėtyre ndėrrimeve krahasuar me volumin e Dhjatės sė Re SEPSE NE KETE RAST NE JEMI DUKE FOLUR VETEM PER DHJATEN E RE, pra ndryshimet e pėrmendura kanė tė bėjnė vetėm me pjesėn e dytė tė Biblės tė quajtur Dhjata e Re, pa pėrfshirė kėtu Dhjatėn e vjetėr.
Problemi sa vie e shtohet. Nėse para jush keni njė Bibėl Katolike dhe njė tjetėr Protestane, pyetja se CILA BIBEL ESHTE FJALE E PERENDISE bėhet pėrfundimisht dhe padurueshėm e koklavitur. Pėr qudi Fjala e Zotit ashtu si e konsiderojnė Katolikėt pėrmbanė 7 libra mė shumė se sa Fjala e Zotit e Protestanėve.
Tashmė vijmė tek thelbi i problemit dhe zgjedhja e tij. BIBLA kurrė nuk u shkrua me qėllimin qė tė jetė Fjalė e Zotit. Luka psh nė fillim tė Ungjillit tė tij na e tregon qartė se ai nuk po shkruante diēka nėn frymėzimin e Zotit por vetėm po i rrėfente Teofilit diēka sikur kishin bėrė edhe shumė tė tjerė. Nė Bibėl mund tė gjejmė gjurmė tė Fjalėve tė Zotit por Bibla mė tepėr ėshtė njė grumbull librash historikė. Ingjili i cili iu shpall Jezusit nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė Ungjijt e sotėm. Shumė vite pasi qė Jezusi veēse e kishte pėrfunduar misionin e tij tek kopeja e humbur e Izraelit, njerėz tė ndryshėm e morėn iniciativėn e tė shkruarit tė jetės dhe mėsimeve tė Jezusit nė bazė tė asaj qė kishin marrė nga tradita. Tradita e pashkruar qoftė kjo edhe me vetėm diferencė njė vjeēare gjithmonė krijon shumė ndryshime nga mėsimet origjinale. Disa dekada pasi qė Krishti veēse nuk gjendej midis Hebrenjėve u shkruan shumė Ungjij. Dhe kėta ungjij kurrė nuk u shkruan me qėllimin qė tė konsideroheshin pėr fjalė tė Perėndisė. Siē thotė psh Luka. Kisha tė ndryshme pėrdornin libra tė ndryshėm pėr tė mėsuar pėr misionin e tė Dėrguarit tė Perėndisė Jezu Krishtit. Disa nga kėta Ungjij dhe libra ishin shumė afėr me atė qė Jezusi kishtė mėsuar, pėrderisa tė tjerat ishin shumė larg tė sė vėrtetės. Nė vitin 325 pas Krishtit pėrfaqėsues tė kishave tė ndryshme u takuan nė Nike pėr tė vendosur se cilat libra tė zgjedhen nė pėrbėrje tė Dhjatės sė Re. Kjo ėshtė njė ēėshtje shumė serioze. Pėrderisa tek muslimanėt Fjala e Perėndisė vie direkt nga Zoti nėpėrmes Profetit, tė krishterėt ēuditėrisht besojnė se koncilet kanė fuqinė e tė shpallurit tė ndonjė libri pėr fjalė tė Zotit dhe tė shpalljes sė tjetrit pėr libėr fallso. Sa ėshtė e logjikshme kjo? Mendja njerėzore dhe fuqia njerėzore nuk e ka kėtė pushtet. Ėshtė Zoti ai qė dėrgon Fjalėn e Tij. Mospajtimet nė kėshillin e Nikeut ishin tė ashpra. Shumė kisha kishin shfaqur haptas mospajtimin e tyre me shumicėn e doktrinave tė paraqitura nė kėtė koncil dhe me librat tė cilat propozoheshin qė tė jenė pjesė e Biblės dhe tė thirren pėr Fjalė tė Perėndisė.
Siē do ti shkruante me zemėrim Shėn Fausti Shėn Augustinit:
Kėshtu paraardhėsit dhe bashkėmendimtarėt e tu shtuan nė shkrimet e Zotėriut tonė shumė gjėra, tė cilat edhe pse e mbajnė emrin e Tij nuk pajtohen me Mėsimet e Tij. Kjo nuk ėshtė befasuese pasi qė ne shpesh kemi vėrtetuar se kėto gjėra nuk janė shkruar nga Ai vetė e as nga apostujt e tij, pėr me tė madhe janė tė bazuara nė pėrralla sipas raporteve tė gjysėm Hebrenjėve, me mospajtime tė shumta edhe midis tyre, dhe duke i vėnė emrat e apostujve nė shkrimet e tyre ua atribounin atyre gabimet dhe gėnjeshtrat e veta.
Ndikimi i Perandorit tė Ri Romak ishte decidiv nė kėtė Koncil si dhe nė tė tjerė qė do tė vinin mė vonė. Besimet si triniteti, mėkati fillestar, futja nė Bibėl e librave me doktrina dhe prejardhje tė dyshimta u legalizua. Por shumė kisha me shekuj tė tėrė vazhduan qė tė mos pajtohen me kėtė. Ato dhe besimtarėt e tyre u martirizuan keq nga Perandoria e re romake.
Mė kot autori njeri i Zbulesės do tė ketė thenė:
"Unė i deklaroj kujtdo qė dėgjon fjalėt e profecisė sė kėtij libri, se nėse ndokush do t`i shtojė kėtyre gjėrave, Perėndia do tė dėrgojė mbi tė plagėt e pėrshkruara nė kėtė libėr.
19 Dhe nėse dikush heq nga fjalėt e librit tė kėsaj profecie, Perėndia do t`i heqė pjesėn e tij nga libri i jetės nga qyteti i shenjtė, dhe nga gjėrat qė janė pėrshkruar nė kėtė libėr". Zbulesa 22:18-19.
Lista mė e gjatė (e cila nuk ėshtė pėrfshirė kėsaj here nė kėtė shkrim) e cila tregon dallime nė fjalė tė ndryshme midis verzioneve tė ndryshme tė manuskripteve tė Biblės tregon dallime tė shumta edhe ne librin e Zbulesės. Muslimanėt besojnė se Zoti iu shpalli gjatė kohėve njerėzve Fjalėn e Tij. Por Zoti nuk premtoi se shkrimet e mėhershme tė cilat pėrmbanin Fjalėt e Tij nuk mund tė ndėrrohen. Ai kėtė premtim e bėri vetėm pėr Kuranin. Tė krishterėt besojnė se Fjala e Zotit e shpallur njė herė do tė ruhet pėrherė dhe nuk do tė ndėrrohet. Ndėrrimet e paraqitura mė poshtė shfaqin njė problem krucial pėr besimin dhe shpėtimin e tė krishterėve.
Tash shtrohet pyetja. Pėrse do tė lejonte Zoti qė Bibla origjinale tė ndėrrohej? Lexo pėr mė tepėr kėtu.
Mė poshtė e keni listen e vargjeve tė shtuara, larguara apo tė ndėrruara tė Biblės.
Ungjilli sipas Mateut 12:47
Ungjilli sipas Mateut 17:21
Ungjilli sipas Mateut 18:11
Ungjilli sipas Mateut 21:44
Ungjilli sipas Mateut 23:14
Ungjilli sipas Markut 7:16
Ungjilli sipas Markut 9:44
Ungjilli sipas Markut 9:46
Ungjilli sipas Markut 11:26
Ungjilli sipas Markut 15:28
Ungjilli sipas Markut 16:9-20 (12 vargje)
Ungjilli sipas Lukės 9:56
Ungjilli sipas Lukės 17:36
Ungjilli sipas Lukės 22:43
Ungjilli sipas Lukės 22:44
Ungjilli sipas Lukės 23:17
Ungjilli sipas Lukės 24:12
Ungjilli sipas Lukės 24:40
Ungjilli sipas Gjonit 5:4
Ungjilli sipas Gjonit 7:53 - 8:11 (12 vargje)
Veprat e Apostujve 8:37
Veprat e Apostujve 15:34
Veprat e Apostujve 24:7
Veprat e Apostujve 28:29
Romakėve 16:24
2 Korintasve 13:14
Jakobit 1:8
1 Gjonit 5:7
Vargu i fundit i pėrmendur nė listė ėshtė njė desert i hidhur. Pėrse themi kėshtu? Kur iu flet tė krishterėve pėr dallimet, shtimet, largimet e vargjeve tė tilla nga Bibla arsyetimi i tyre i fundit ėshtė se dallimet e tilla janė irelevante kur ėshtė nė pyetje doktrina kristiane, me fjalė tė tjera ato nuk ndėrrojnė asgjė nė doktrinėn e krishtere. 1 Gjonit 5:7 ėshtė njė kundėrargument. Nėse Bibla juaj thotė tek 1 Gjonit 5:7 Sepse tre janė ata qė dėshmojnė nė qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtė; dhe ata tė tre janė njė kjo ėshtė njė rrenė e paskrupullt shtuar Fjalės sė Perėndisė. Me shekuj tė tėrė ky varg ėshtė pėrdorur pėr tė mbrojtur doktrinėn e trinitetit. Zbulimi i manuskripteve mė tė vjetra tė Biblės dokumentoi se ky varg ėshtė njė shtesė e mėvonshme bėrė Biblės. Kėshtu argumenti biblik pėr trininė na del tė jetė futje e dorės sė njeriut nė Fjalėn e Perėndisė dhe me kėtė besimi mbi trinitetin rrėzohet si kullė prej letrave.
Kėto ishin vetėm disa nga ndryshimet e bėra Biblės. Lista do ishte mė e gjatė po tė hynim mė tepėr nė detaje. Ndryshimet tjera janė tė tipit si kėto: Disa manuskripte tek Ungjilli sipas Lukės kapitulli 10 vargu 1 dhe 17 pėrmendin se Zoti caktoi shtatėdhjetė njerėz tė tjerė (lexo vargun pėr mė tepėr) ndėrsa manuskripte tė tjera pėrmendin se Zoti caktoi jo shtatėdhjetė por shtatėdhjetė e dy. Gabim nė dy njerėz nuk ėshtė pak. Po te ishte gabim kopjimi tek vargu 1, si mundi tė ndodhte i njėjti gabim tek vargu 17 tek tė njėjtat manuskripte. Sido qė tė jetė kjo e dėshmon ndryshimin e Biblės. Disa manuskripte tek Veprat e Apostujve kapitulli 10:19 thonė se Shpirti i Shenjtė i kishte thenė Pjetrit Ja po tė kėrkojnė tre burra, pėrderisa manuskripte tė tjera e kanė Ja po tė kėrkojnė dy burra, e manuskripte tė tjera nuk kanė asnjė numėr, as dy as tre. Kur do tu flasim fėmijėve tanė pėr kėtė ngjarje do ta kemi tė vėshtirė tė gjejmė nė ishin dy apo tre burra. Shpirti i Shenjtė si duket nuk qe mėrzitur edhe aq qė tė na mundėsojė qė ne tė dimė tė vėrtetėn. Njė gabim dėshpėrues. E tash : BIBLA, FJALE E ZOTIT APO E NJERIUT? Keni parė mjaft sa pėr tė vendosur vetė.
Tani ti hedhim nje veshtrim se c'thote Kur'ani per Biblen!?
A thotė Kur'ani se Bibla ėshtė Fjalė e Zotit?
Mė herėt kemi parė se si ėshtė ndryshuar Bibla gjatė kohės nėpėrmes dallimeve nė manuskripte tė ndryshme.
Fatkeqėsisht disa tė krishterė tė pafuqishėm para fakteve tė ndėrrimit dhe mospajtimeve nė Bibėl krahas mėsimeve tė tyre, mundohen ti bindin muslimanėt se Kurani vėrtetė i urdhėron muslimanėt qė ta besojnė Biblėn pėr Fjalė tė Perėndisė. Por a ėshtė kjo e vėrtetė?
Kurani flet pėr Inxhilin Fjalėn e Perėndisė shpallur Jezusit e jo pėr Ungjillin e shkruar nga Marku, Mateu, Luka apo Gjoni. Gjatė kohės sė Jezusit kėto fjalė tė Ingjilit me gjasė nuk u shkruan kurrė. Gjurmė tė zbehta tė tyre nėpėrmes Fjalėve tė Jezusit mund tė gjenden aty kėtu nė Ungjijt e tanishėm, por kėta assesi nuk janė ekuivalent i Inxhilit tė shpallur Jezusit nga Zoti. Ungjijt qė i kemi sot janė libra qė rrėfejnė pėr jetėn e Jezusit ashtu siē e shihnin autorėt prapa traditės ku i bazuan shkrimet e tyre.
Pėr tė mos u thelluar shumė nė kėtė vetėm njė dėshmi e vockėl qė nuk lė vend pėr dyshim apo dykuptimėsi:
Luka 1:1-4 Mbasi shumė vetė ndėrmorėn tė renditin tregimin e ngjarjeve qė ndodhėn nė mesin tonė, ashtu si na i pėrcollėn ata qė ishin bėrė nga fillimi dėshmitarė okularė dhe shėrbyes tė fjalės, M`u duk e mirė edhe mua, pasi i hetova tė gjitha gjėrat me kujdes qė nga fillimi, tė t`i shkruaj sipas radhės, fort i nderuari Teofil, qė ti tė njohėsh vėrtetėsinė e gjėrave qė tė kanė mėsuar.
Kėto vargje biblike na tregojnė shumė tė vėrteta. E para kishte shumė Ungjij tė shkruar nga shumė veta pėr jetėn e Jezusit. Librat e Dhjatės sė Re janė vetėm disa midis qindra prej tyre. E dyta: ungjilli nuk u shkrua si frymėzim i Zotit pėr njerėzimin por sepse Lukės (dhe Gjonit,Markut, Palit, pėrkatėsisht pėr librat tjerė) iu duk e mirė kjo punė. Dhe e treta ky libėr nuk i drejtohet njerėzimit por njėfarė Teofilit. Dhe tash ta bazosh shpėtimin e njė njerėzimi tė tėrė nga letrat e shkruara Teofilit apo dikuj tjetėr, tė shkruara me qėllimin e njeriut, ėshtė shumė e pakapshme dhe e palogjikshme.
Kurani ėshtė mjaft i qartė:
5:46 Ne vazhduam gjurmėt e tyre (tė pejgamberėve) me Isain, birin e Merjemes, vėrtetues i Tevratit qė kishin mė parė. Atij i dhamė Inxhilin
.
2:53 Dhe (pėrkujtoni) kur ia dhamė Musait librin,
4:163 e Davudit i patėm dhėnė Zeburin
Kurani flet pėr Tevratin e shpallur Mojsiut e jo pėr Pesėlibėrshin i cili gabimisht i atribuohet Mojsiut. Edhe Bibla e dėshmon se Mojsiu nuk ėshtė autor i Pesėlibėrshit:
Kur Moisiu mbaroi sė shkruari nė njė libėr tėrė fjalėt e kėtij ligji, u dha kėtė urdhėr Levitėve qė mbanin arkėn e besėlidhjes tė Zotit, duke thėnė: "Merreni kėtė libėr tė ligjit dhe vendoseni nė arkėn e besėlidhjes tė Zotit, Perėndisė tuaj, me qėllim qė tė mbetet si njė dėshmi kundėr teje; sepse unė e njoh frymėn tėndė rebele dhe fortėsinė e qafės sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallė midis jush, ju u bėtė rebelė kundėr Zotit; aq mė tepėr do tė bėheni mbas vdekjes sime! Mblidhni pranė meje tė gjithė pleqtė e fiseve tuaja dhe zyrtarėt tuaj, me qėllim qė tė dėgjojnė kėto fjalė dhe unė tė thėrras tė dėshmojnė kundėr tyre qiellin dhe tokėn. Sepse unė e di qė, mbas vdekjes sime, do tė korruptoheni plotėsisht dhe do tė largoheni nga rruga qė ju kam urdhėruar, dhe ditėt e fundit do tė goditeni nga fatkeqėsia, sepse keni pėr tė bėrė atė qė ėshtė e keqe pėr sytė e Zotit, duke provokuar indinjatėn e tij me veprėn e duarve tuaja". (Ligji i Ripėrtėrirė 31:24-29)
Moisiu pra kishte shkruar librin i cili kishte humbur mė vonė bashkė me arkėn e Besėlidhjes. Ėshtė e qartė se kur thuhet Moisiu mbaroi sė shkruari nė njė libėr tėrė fjalėt nuk mendohet nė Biblėn pėrkatėsisht Dhjatėn e Vjetėr Pesėlibėrshin. .
Gjithandej Pesėlibėrshit nė Dhjatėn e vjetėr lidhur me Mojsiun lexojme:
Dalja 2:11 Nė ato ditė, kur Moisiu ishte rritur
Dalja 7:10 Moisiu dhe Aaroni vajtėn pra te Faraoni dhe vepruan ashtu,
Dalja 16:20 Por ata nuk iu bindėn Moisiut
Ligji i pėrtėrirė 9:21 sipas mėnyrės qė kishte urdhėruar Moisiu.
Numrat 4:34 Moisiu, Aaroni dhe prijėsit e asamblesė kryen
Deut 34:7 Moisiu ishte njėqind e njėzet vjeē kur vdiq; shikimi i tij nuk ishte dobėsuar
Ėshtė e qartė se fjalėt Mojsiu ishte rritur , ata nuk iu bindėn Moisiut, Moisiu ishte njėqind e njėzet vjeē kur vdiq, nuk janė tė shkruara nga Mojsiu. Sigurisht se Mojsiu nuk u ngrit nga varri qė ta shkruante vdekjen dhe varrosjen e tij.
Prandaj kur Kurani flet pėr Tevratin kjo ka tė bėjė me ligjin-Fjalėn e Zotit qė iu shpall Moisiut e jo pėr librat historikė tė Biblės ku pėrshkruhet jeta e Moisiut dhe e popullit tė tij. Dhe kur flet Kurani pėr Inxhilin kjo ka tė bėjė me shpalljen qė iu dha Jezusit dhe jo me biografinė e tij tė ardhur tek ne nėpėrmes Gjonit, Lukės apo Palit.
Shumica e tyre nuk pėrkojnė tjetėr pos supozim, e supozimi nuk ėshtė asgjė ndaj tė vėrtetės. All-llahu di shumė mirė pėr atė qė punojnė Nuk ėshtė e logjikshme tė mendohe se ky Kuran ėshtė i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por ėshtė vėrtetues i asaj (shpalljes) qė ishte mė parė, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farė dyshimi se ėshtė (i zbritur) nga Zoti i botėve. Kurani 10:36-37
Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument qė tė ėshtė vėrtetues i librave tė mėparshme. Ai e zbriti mė parė Tevratin dhe Inxhilin. Udhėrrėfim pėr njerėz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e sė vertetės nga gėnjeshtra). S`ka dyshim pėr se ata qė mohojnė argumentet e All-llahut i pret ndėshkimi i rreptė. All-llahu ėshtė ngadhėnjyes, shpagimtar. 3:3-4
A thua nuk e dinė ata (jehuditė) se All-llahu e di atė ēka e fshehin dhe atė ēka e publikojnė? E ka disa prej tyre qė janė analfabetė, nuk e kuptojnė librin, por jetojnė vetėm nė shpresa, duke mos qenė tė sigurt. Ėshtė shkatėrrim pėr ata qė me duart e veta e shkruajnė librin, e pastaj thonė: Ky ėshtė nga All-llahu!, e pėr tė arritur me te njė fitim tė paktė, pra ėshtė shkatėrrim i madh pėr ta ēka shkruan duart e tyre dhe ėshtė shkatėrrim i madh pėr ta ajo ēka fitojnė. 2:77-79
O ti i dėrguar! Tė mos brengos vrapimi nė mosbesim i tyre qė me gojėt e tyre thanė: Ne kemi besuar, e zemrat e tyre nuk kanė besuar (munafikėt), e as i tyre qė janė jehudi, tė cilėt shumė i pėrgjigjen gėnjeshrės dhe shumė e dėgjojnė (fjalėn) njė populli qė nuk vjen te ti, ata janė qė i menjanjojnė fjalėt pas vėnies sė tyre nė vendin e vet ( nga ana e All-llahut) e thonė: Nėse u jepet kjo, pranoni, e nėse nuk u jepet,atėherė refuzoni. Po atė qė All-llahu do, tė humbė, ti nuk mund tė bėsh asgjė pėr te (nuk mund ta shpėtosh). Janė ata tė cilėve All-llahu nuk deshi tiu pastrojė zemrat (prej kufrit). janė ata qė nė kėtė jetė kanė poshtėrim, (vazhdon ajeti kur'anon) ( 5:41)
Pėrse do tė lejonte Zoti qė tė ndėrrohej Bibla?
Pėrpara se ti pėrgjigjemi kėsaj pyetjeje lexoni faktet nga vetė Bibla qė dokumentojnė pėr ndėrrimin e saj.
Le tė shohim tash se ēfarė ka thėnė Profeti Muhamed rreth validitetit dhe besueshmėrisė sė Biblės.
Transmetuar nga Abu Namlah al-Ansari : Derisa ai po qėndronte me tė Dėrguarin e Allahut, e edhe njė Hebre ishte me tė, njė funeral kaloi andej. Ai (hebreu) e pyeti atė: Muhamed, a flet ky funeral? Profeti tha: Allahu e di mė sė miri. Heberu tha: Ai (funerali) flet.
I dėrguari i Allahut tha: ēfarėdo qė tė ju thojnė njerėzit e librit ( hebrenjtė dhe tė krishterėt) mos i verifikoni ata dhe as mos i pėrgėnjeshtroni por thuani: Ne besojmė nė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij. Nėse ėshtė gėnjeshtėr, mos e konfirmoni, dhe nėse ėshtė e drejtė mos e pėrgėnjeshtroni (Pėrkthim i Sunan Abu Dawudit (Kital Al-Ilm, libri 25 nr 3637)
Transmeton Ubaidullahu fjalėt e Profetit Muhamed: Pėrse i pyetni njerėzit e shkrimeve rreth ēfarėdo gjėje kur Libri (Kurani) i cili i ėshtė shpallur Profetit tė Zotit ėshtė mė i riu dhe i fundit. Ju e lexoni atė tė pastėr, tė pashtrembėruar dhe tė pa ndryshuar, dhe Allahu u tha se njerėzit e shkrimeve (Hebrenjtė dhe tė Krishterėt) i ndėrruan shkrimet dhe i shtrembėruan; shkruan shkrime me duart e tyre dhe thane: ėshtė nga Allahu, pėr ta shitur atė pėr njė fitim tė vogėl.
.(Sahih Buhari Volumi 9 libri 92, nr 461)
Transmeton Ebu Hurejra Njerėzit e Librit e lexonin Torėn nė hebraisht dhe pastaj ua sqaronin atė Muslimanėve nė Arabisht. Profeti i Allahut u tha (Muslimanėve) Mos ju besoni njerėzve tė Librit dhe as mos tregoni mosbesim ndaj tyre por thuani Ne besojmė nė atė qė na ėshtė shpallur neve dhe nė atė qė ju ėshtė shpallur juve (Buhariu Volumi 9, Libri 92, numėr 460)
Kur i bashkojmė tė gjitha kėto thėnie ėshtė e qartė se burimet qė i pėrdorin tė Krishterėt dhe Hebrenjtė (Bibla apo ēfarėdo burimi tjetėr fetar) duhet tė injorohen si tė tilla sepse nuk janė tė besueshme. Siē kemi parė tek Jeremia skribėt i korruptuan ligjet dhe i kthyen ato nė rrenė (Jeremia 8:8)
Sipas Islamit Perėndia nė librat e shenjta u ka premtuar atyre qė do tė ndėrrojnė fjalėt e tij se do tė ballafaqohen me zjarrin e dėnimit, sepse Ai e dinte se kjo do tė ndodhte. Ai i vuri njerėzit e librit (Hebrenjtė dhe tė Krishterėt) nė sprovė dhe ata dėshtuan thellė nė kėtė test. Sot edhe ashtu nuk e kemi njė Bibėl. Bibla katolike ndėrron nga Bibla Protestane apo nga Biblat e disa kishave tė lindjes. Zoti thotė nė Kuran 5:13 Pėr shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bėmė tė forta (tė shtangura). Ata i ndryshojnė fjalėt nga domethėnia e tyre dhe braktisėn njė pjesė me tė cilėn ishin urdhėruar. Ti vazhdimisht do tė vėrejsh tradhtinė e njė pjese tė tyre, pėrpos njė pakice nga ata. Pra falju dhe hiqu tyre. All-llahu ido ata qė bėjnė mirė.
Izraeli kur e humbi mėshirėn e Allahut filloi tė mėkatojė kundėr tė sė vėrtetės dhe besimit nė tri rrugė: 1) ata filluan tė keqpėrdorin shkrimet, duke ose i larguar fjalėt nga kuptimi i vėrtetė, ose duke i aplikuar ato aty ku ato kurrė se kishin pasur kuptimin. 2) duke e bėrė kėtė ata e harruan njė pjesė tė Porosisė sė Allahut dhe qėllimit tė Tij 3) Ata zbuluan gėnjeshtra tė reja pėr tė mbėshtetur ato tė vjetrat.
Kurani thotė tek 5:41 O ti i dėrguar! Tė mos brengos vrapimi nė mosbesim i tyre qė me gojėt e tyre thanė: Ne kemi besuar, e zemrat e tyre nuk kanė besuar (munafikėt), e as i tyre qė janė jehudi, tė cilėt shumė i pėrgjigjen gėnjeshrės dhe shumė e dėgjojnė (fjalėn) njė populli qė nuk vjen te ti, ata janė qė i menjanjojnė fjalėt pas vėnies sė tyre nė vendin e vet ( nga ana e All-llahut) e thonė: Nėse u jepet kjo, pranoni, e nėse nuk u jepet,atėherė refuzoni. Po atė qė All-llahu do, tė humbė, ti nuk mund tė bėsh asgjė pėr te (nuk mund ta shpėtosh). Janė ata tė cilėve All-llahu nuk deshi tiu pstrojė zemrat (prej kufrit). janė ata qė nė kėtė jetė kanė poshtėrim, kurse nė botėn tjetėr
Pėrse atėherė Zoti lejoi korruptimin e Fjalės sė Tij. Kjo nė fakt edhe nuk ėshtė njė pyetje pėr tu shtruar. Zoti i dha njerėzimit lirinė e mendjes dhe tė vendosjes. Kjo ėshtė ajo qė na dallon nga tė gjitha krijesat tjera. Dhe pėr kėtė nuk duhet ta akuzojmė Zotin pėr bėmat e kėqia tė njerėzve. Ky arsyetim i cili zakonisht dėgjohet nga tė krishterėt bie pasi qė nė kėtė rast UNIK Zoti e bėri tė njohur ndryshimin e bėrė Fjalės sė tij mė herėt dhe nė Fjalėn e tij Finale tė Fundit, nė Kuran e tregoi tė vėrtetėn hyjnore dhe duke qenė se Kurani u shpall qė tė jetė Fjala e fundit e pėrhershme e tij deri nė fundin e botės ai edhe premtoi se do ta ruajė Kuranin por njė premtim tė tillė nuk e bėri pėr librat e shpallur mė herėt.
A ESHTE KRYQEZUAR KRISHTI (dilema qe qendron ne zemer te krishterimit)
Njė nga besimet thelemore tė Krishtėrimit ėshtė se Jezusi i quajtur Krisht ka vdekur dhe ka lejuar derdhjen e gjakut tė tij pėr hir tė faljes sė mėkateve tė njerėzimit. Me fjalė tė tjera Jezusi ka vdekur nė kryq si sakrificė pėr mėkatet tona. Le ta sqarojmė kėtė temė nga Bibla dhe le tė shohim se a ėshtė dėrguar Jezusi njėmend pėr tė vdekur nė kryq si shpėtim pėr mėkatet tona:
Vullneti i Jezu Krishtit pėr tė vdekur pėr mėkatet tona
Pjetri dhe tė dy bijtė e Zebedeut ishin me Jezusin para prijėsve kur erdhėn ta marrin Jezusin pėr ta kryqėzuar. Me kėtė rast Jezusi i foli Pjetrit dhe dy bijve tė Zebedeut sikur thotė Mateu 26:38 Atėherė ai u tha atyre: ''Shpirti im ėshtė thellėsisht i trishtuar, deri nė vdekje; qėndroni kėtu dhe rrini zgjuar bashkė me mua'' . Pastaj Jezusi u largua pak nga ta dhe iu lut Perėndisė siē thotė Ungjili sipas Mateut 26:39 Dhe, si shkoi pak pėrpara, ra me fytyrė pėr tokė dhe lutej duke thėnė: ''Ati im, nė qoftė se ėshtė e mundur, largoje prej meje kėtė kupė; megjithatė, jo si dua unė, por si do ti'' .
Ėshtė shumė e qartė nga vargu i Ungjillit sipas Maetut 26:39 se Jezusi nuk kishte ndonjė qėllim pėr tė vdekur. Nė kėtė varg ėshtė treguar se Jezusi u lut fuqishėm pėr tia larguar vdekjen (Mateu pėrmendė se Jezusi i pėrsėriti tri herė kėto lutje).
Nėse Jezu Krishti do tė ishte dėrguar pėr tu kryqėzuar ai nuk do tė hezitonte aspak qė tė vdiste. Kur ua theksoj kėtė vėllezėrve tė mi tė krishterė ata mė thonė se ky hezitim vinte nga ana trupore e tij (me fjalė tė tjera ai u tundua), dhe se shpirti i tij i cili ėshtė hyjnor nuk kishte kaluar aspak nėpėr kėtė hezitim. Kur shikojmė tek Ungjilli sipas Mateut 26:38 ne shohim se Jezusi i kundėrvihet kėsaj ideje duke thenė ''Shpirti im ėshtė thellėsisht i trishtuar, deri nė vdekje (Mateu 26:38). Ai vetė po thotė se ėshtė nė tė vėrtetė shpirti i tij ai qė po heziton dhe jo trupi i tij. Kėto janė fjalėt e vetė Jezusit.
Zoti iu pėrgjegj lutjeve tė Jezu Krishtit
Dhe pasi qė Jezusi e bėri lutjen e mėsipėrme atij iu pėrgjegj Perėndia sipas Hebrenjėve 5:7 I cili (Jezusi), nė ditėt e mishit tė tij, me klithma tė larta dhe me lot, i ofroi lutje dhe urata atij qė mund ta shpėtonte nga vdekja, dhe u dėgjua pėr shkak tė frikės sė tij nga Perėndia. Kėto fjalė qartė tregojnė se kur Jezusi i lutej fuqishėm Zotit, Zoti do tė pranonte lutjen e tij. Fjalėt u dėgjua pėr shkak tė frikės (Hebrenjėve 5:7) tregojnė se Zoti e pranoi atė qė Jezusi kėrkoi. Pra vargjet e mėsipėrme tregojnė se kur Jezusi i kėrkoi Zotit largoje prej meje kėtė kupė (Ungjilli sipas Mateut 26:39), Zoti iu pėrgjegj lutjes sė tij dhe e shpėtoi atė nga vdekja apo nga kryqėzimi.
Ngjarjet e profetizuara tė pas kryqėzimit kurrė nuk ndodhėn
Kur njerėzit e pyetėn Jezu Krishtin nėse ai do tu tregonte atyre ndonjė shenjė, ai u pėrgjegj duke thėnė se shenja e vetme qė ata mund tė presin ėshtė shenja e Jonait. Jezusi gjithashtu u sigurua qė tė specifikojė qartė se ēfarė ishte saktėsisht kjo shenjė. Detajet janė treguar nė vargjet e mėposhtme:
Mateu 12:38 Atėherė disa skribė dhe farisenj e pyetėn duke thėnė: ``Mėsues, ne duam tė shohim ndonjė shenjė prej teje
Mateu 12:39 Por ai duke iu pėrgjigjur u tha atyre: ``Ky brez i mbrapshtė dhe kurorėshkelės kėrkon njė shenjė, por asnjė shenjė nuk do t`i jepet, pėrveē shenjės sė profetit Jona.
Mateu 12:40 Nė fakt ashtu si Jona qėndroi tri ditė e tri net nė barkun e peshkut tė madh, kėshtu Biri i njeriut do tė qėndrojė tri ditė e tri net nė zemėr tė tokės.
Jezusi kėtu e thekson se ēka do ti ndodhė atij duke thėnė nė mėnyrė specifike se ai do tė jetė si Jonai nė kuptimin e numrit tė ditėve dhe netėve qė ai do tė jetė nė zemrėn e tokės, Nė fakt ashtu si Jona qėndroi tri ditė e tri net nė barkun e peshkut tė madh, kėshtu Biri i njeriut do tė qėndrojė tri ditė e tri net nė zemėr tė tokės (Mateu 12:40). Tash le tė shohim nėse kjo profeci ėshtė pėrmbushur.
Jezusi u kryqėzua nė ditėn e Premte. Kjo ėshtė diēka e njohur pa dyshim midis tė gjithė kristianėve dhe kjo ėshtė arsyeja pse kjo e Premte quhet e Premtja e Madhe ose e Premtja e bekuar. Jezusi u varros tė Premtėn mbrėma. Le tė njehėsojmė tani:
1. Jezusi u varros nė natėn e tė sė Premtes. Kjo ėshtė nata 1
2. Ditėn e tė sė Shtunės Jezusi ishte akoma nė varr. Kjo ėshtė dita numėr 1.
3. Natėn e tė sė Shtunės Jezusi ishte akoma nė varr. Kjo ėshtė nata numėr 2.
Maria Magdalena, nė mėngjezin e hershėm para ngritjes sė diellit dhe pas Sabatit (tė sė Shtunės) shkoi ta shihte Jezusin, por ai nuk ishte atje. Vargjet vijuese e tregojnė kėtė ngjarje.
16:1 Si kaloi e shtuna, Maria Magdalena dhe Maria, nėna e Jakobit, dhe Salomeja blenė aroma pėr tė shkuar tė vajosin Jezusin.
16:2 Nė mėngjesin e ditės sė parė tė javės, shumė herėt, ato erdhėn te varri, kur po lindte dielli.
16:3 Dhe thonin nė mes tyre: ''Kush do tė na rrokullisė gurin nga hyrja e varrit?''.
16:4 Por, kur ngritėn sytė, panė se guri ishte rrokullisur, megjithėse ishte shumė i madh.
16:5 Hynė, pra, nė varr dhe panė njė djalosh qė ishte ulur nė tė djathtė, tė veshur me tė bardha, dhe mbetėn tė trembura.
16 Dhe ai u tha atyre: ''Mos u trembni! Ju kėrkoni Jezusin Nazareas qė ka qenė kryqėzuar; ai u ringjall, nuk ėshtė kėtu; ja vendi ku e kishin vėnė.
Numri i ditėve dhe netėve tė cilat Jezui i kaloi nė zemrėn e tokės ėshtė 1 ditė dhe 2 netė. Kjo qartė e sfidon atė qė Jezusi e kishte profetizuar. Kur ua them kėtė vėllezėrve tė mi kristianė, disa nga ta pėrgjigjen duke thenė se ajo ēka Jezusi ka dashur tė thotė ėshtė se ai do tė shkojė pėr njė kohė, dhe jo se ai do tė jetė nė zemrėn e tokės pėr tri ditė dhe tri netė. Kjo absolutisht nuk ėshtė kėshtu. Po qe se Jezusi do ta mendonte kėtė kėshtu, ai do ta thoshte ashtu, por ėshtė e qartė se ai dėshėronte qė njerėzit tė dijnė se kjo ishte shenja (mrekullia) dhe se kjo do tė ishte sikur shenja e Jonait, dhe se ai do tė qėndronte nė zemrėn e tokės pėr tri ditė dhe tri netė. Kėto ishin fjalėt e tij sipas Biblės.
Pėrse do tė duhej Jezusi tė vdiste nė Kryq?
Sipas doktrinės kristiane Jezui vdiq nė kryq si sakrificė pėr mėkatet tona. Sipas kėsaj ideje ēdo njeri ėshtė i lindur me mėkate apo secili njeri do tė mėkatojė dhe prandaj ishte e nevojshme qė dikush i pastėr si Jezusi tė kryqėzohej pėr ti asgjėsuar kėto mėkate. Shtrohet pyetja: pėrse duhet dikush tė vdesė pėr mėkatet tona kur Perėndia, i Gjithėmėshirshmi mundet shumė lehtė tė na japė falje nėse ne e kėrkojmė kėtė? A nuk ėshtė Zoti ai qė i bėn rregullat? Pėrse do ta bėnte Ai dikė qė tė vuajė pėr mėkatet tona apo pėr mėkatet e dikuj tjetėr? A nuk do tė ishte kjo padrejtėsi nga ana e Tij. Sipas Biblės rruga deri nė falje-shėlbim mund tė arrihet pa nevojėn e ndonjė sacrifice. Bibla thotė:
Ezekieli 18:20 Shpirti qė mėkaton do tė vdesė, i biri nuk do tė mbartė paudhėsinė e atit dhe ati nuk do tė mbartė paudhėsinė e birit; drejtėsia e tė drejtit do tė jetė mbi tė, pabesia e tė pabesit do tė bien mbi tė.
Ezekiel 18:21 Nė rast se i pabesi largohet nga tė gjitha mėkatet qė kryente, nė rast se respekton tė gjitha statutet e mija dhe zbaton barazinė dhe drejtėsinė, ai me siguri ka pėr tė jetuar; nuk ka pėr tė vdekur.
Qartė, shpirti qė mėkaton do tė vdesė. Ėshtė e qartė se askush nuk do ti bartė ligėsitė (mėkatet) e tjetrit. Kėshtuqė as Jezusi nuk mund ti bartė mėkatet e tė tjerėve. Nėse dikush ėshtė i drejtė atėherė kjo drejtėsi do tė jetė e tij, dhe nėse dikush bėn mėkat atėherė ky mėkat do tė jetė mbi tė, dhe jo mbi Jezusin. Pėrfundimisht, rruga e pendimit dhe faljes ėshtė largimi nga mėkatet, kryerja e drejtėsisė dhe mbajtja e urdhėresave.
Tė njėjtėn gjė e shohim nė mesazhin e dhėnė nga Solomoni. Ai thotė nė librin e Predikuesit 12:13 Tė dėgjojmė, pra, pėrfundimin e gjithė ligjėratės: "Ki frikė nga Perėndia dhe respekto urdhėrimet e tij, sepse kjo ėshtė tėrėsia e njeriut". Ky ėshtė mesazhi i tėrėsishėm dhe ky ėshtė pėrfundimi i mesazhit. Ky ėshtė se njeriu duhet tė ketė frikė Perėndinė, dhe duhet tė mbajė urdhėresat, dhe asgjė tjetėr.
Sėrish tek libri 2 i Kronikave 7:14 nė qoftė se populli im, i cili thirret me emrin tim, pėrulet, lutet, kėrkon fytyrėn time dhe kthehet prapa nga rrugėt e kėqija, unė do ta dėgjoj nga qielli, do t`i fal mėkatin e tij dhe do ta shėroj vendin e tij. Kjo qartė e tregon se pėr tė kėrkuar faljen nga Zoti ne duhet tė jemi tė pėrulur, tė lutemi dhe ta kėrkojmė Perėndinė, dhe tė largohemi nga tė kėqijat.
Pėrfundimisht Bibla thotė tek libri 1 i Samuelit 15:22 Samueli i tha: "Ndoshta i pėlqejnė Zotit olokaustet dhe flijimet si bindje ndaj zėrit tė Zotit? Ja, bindja ėshtė mė e mirė se flijimi; dhe tė dėgjosh me kujdes ėshtė mė mirė se dhjami i deshve. Shumė bindshėm kėtu shihet se bindja ndaj Zotit ėshtė mė e mirė se sakrifica, qoftė kjo sakrificė objekt, kafshė apo njeri, apo diēka tjetėr. Ajo ēka Zoti do ėshtė qė tė jemi tė vėmendshėm dhe ti bindemi Atij., dhe nėse kjo ėshtė ajo qė Zoti dėshėron atėherė nuk ėshtė e logjikshme pėr Tė tė vijė mė vonė dhe ta ndėrrojė mendjen e Tij, dhe ti ndėrrojė rrugėt e Tij. Zoti thotė nė Kuranin e shenjtė Njėmend Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, i Urtė (9:28).
Tani pasi qė e kemi parė kėtė, tė krishterėt thonė se Jezusi i ka ndėrruar disa nga kėto ligje. Le tė shohim se ēka thotė Jezusi. Tek Ungjilli sipas Mateut 5:17 `Mos mendoni se unė erdha pėr tė shfuqizuar ligjin ose profetėt; unė nuk erdha pėr t`i shfuqizuar, po pėr t`i plotėsuar . Jezusi qartė e thotė se ai nuk ėshtė dėrguar pėr ta shfuqizuar ligjin, atė ligj qė veēse ekzistonte. Kėshtuqė ajo qė ėshtė pėrmendur mė lartė nuk mund tė pėrulet apo anashkalohet. Pastaj Jezui vazhdon dhe thotė, tek Mateu 5:18-19 Sepse nė tė vėrtetė ju them: Deri sa qielli dhe toka, tė kalojnė asnjė jotė a asnjė pikė e ligjit nuk do tė kalojnė, para se tė plotėsohet gjithēka. Ai, pra, qė do tė shkelė njė nga kėto urdhėrime mė tė vogla, dhe do t`u ketė mėsuar kėshtu njerėzve, do tė quhet mė i vogli nė mbretėrinė e qiejve; kurse ai qė do t`i vėrė nė praktikė dhe do t`ua mėsojė tė tjerėve, do tė quhet i madh nė mbretėrinė e qiejve. Kėtu Jezusi thotė se as edhe njė pikė e vetme nuk do ti shmanget ligjit. Ēdo gjė do tė mbahet ashtu si ka qenė. Pėr kėtė arsye ligjet e mėhershme nuk mund tė largohen apo tė shpallen tė pavlevshme, dhe ai i cili me vetėdije i ndėrron kėto ligje do tė quhet mė i vogli nė mbretėrinė e qiejve. (vijon).....,
Pavlefshmėria e kryqėzimit tė Jezusit si shlyerje pėr mėkatet
Njė studim i Dhiatės sė Vjetėr Hebraike
Shkruar nga JosephG
Kėtu ėshtė njė listė e pjesshme e arsyeve se pse vdekja e Jezusit nė kryq nuk do tė mund tė shėrbente si sakrificė e vlefshme dhe secila nga kėto arsye do ta nxjerrė njė sakrificė tė tillė si tė papranueshme pėr qėllimin e shėlbimit nga mėkati.
Duke pasur parasysh se nė kohėn e vdekjes (sė supozuar sh.p.) tė Krishtit, Tempulli i Dytė ishte si i tillė akoma nė Jeruzalem dhe duke e ditur se Bibla Hebraike ishte akoma nė fuqi si shkrim i shenjtė, kėtu janė arsyet e jovaliditetit tė sakrificės sė ofruar:
1. Bibla hebraike kėrkon qė rituali i sakrificės tė jetė i udhėhequr nga Prifti (Levitiku Kapitujt 1-7), ndėrsa sipas Dhiatės sė Re Jezusi ishte kryqėzuar nga ushtarėt Romakė (Mateu 27:35; Marku 15:24; Luka 23:33; Gjoni 19:18, 23).
2. Bibla hebraike kėrkon qė gjaku i sakrificės sė mėkatit tė spėrkatet nga Prifti nė vellin e shenjtėrores dhe nė altarin e Tempullit (psh Levitiku 4:5-6) dhe nuk ka ndonjė dėshmi nė Dhiatėn e Re se kjo ėshtė bėrė kėshtu.
3. Bibla hebraike kėrkon qė sakrifica pėr mėkat tė jetė pa ndonjė defekt apo cen fizik (psh Levitiku 4:3), ndėrsa sipas tė dhėnave tė Dhiatės sė Re Jezusi ishte rrahur, fshikulluar dhe tėrhequr zvarrė nė tokė para se tė kryqėzohej (Mateu 267, 27:26, 30-31; Marku 145, 15:15-20; Luka 223; Gjoni 18:22, 19:1, 3). Pėr mė tepėr si njė Hebre nga lindja, Jezusi ishte rrethprerė tetė ditė pas lindjes, ritual ky qė le shenjė (vula e besėlidhjes). Sipas Dhiatės sė Re rrethprerja ėshtė e barasvlershme me gjymtimin (Filipianėve 3:2, Galatasve 5:12).
4. Bibla hebraike kėrkon qė sakrifica e Pashkės, e cila duhet tė jetė njė qengj mashkull, tė sakrifikohet nė baza individuale (pėr shtėpi) (Numrat 28:22), dhe jo si sakrificė pėr tėrė bashkėsinė; ndėrsa sipas Dhiatės sė Re vdekja e Jezusit (e sqaruar si sakrificė pėr mėkatet) i shleu mėkatet e tėrė njerėzimit (Romakėve 6:10; Hebrenjve 9:12, 10:10, 10:18).
5. Bibla hebraike na tregon se Qengji i Pashkės nuk ishte diēka qė ofrohej pėr largimin e mėkateve porse ishte njė ofrim komemorativ/festiv (shiko pikėn nėn 4 dhe nėn 6 gjithashtu). Njė kohė mė e pėrshtatshme pėr sakrificėn e mėkatit do tė ishte Jom Kipuri (Dita e Shėlbimit; Numrat 29:11 [sakrifica individuale pėr mėkatin qengj mashkull]; Levitiku 16:15 [sakrifica e pėrbashkėt pėr mėkatin qengj mashkull]).
6. Bibla hebraike kėrkon qė Qengji i sakrifikuar i Pashkės tė piqet dhe tė hahet, ndėrsa gjaku i tij tė pėrdoret pėr tė shenjuar shalkat dhe arkitraun e shtėpive (Eksodi 12:7-8) mirėpo nuk ka asnjė tė dhėnė nė Dhiatėn e Re se diēka e tillė ka ndodhur (qė tė mos sugjerohet se Krishterimi promovon kanibalizėm).
7. Bibla hebraike deklaron se sakrifica e ofruar pėr mėkate do tė mund tė shlyejė vetėm mėkatet e paqėllimta me disa pėrjashtime tė vogla siē thuhet tek Levitiku 5:1-6, 20-26 (Levitiku 6:1-7 nė Biblėn e Krishterė) (psh Numrat 15:27-31).
8. Bibla hebraike mėson se kurbanet mund tė shėlbojnė vetėm mėkatet e kryera para sakrifikimit tė ofruar; asnjė sakrificė nuk mund tė shlyejė mėkatet e bėra pasi qė tė jetė ofruar kurbani kėshtu qė asnjė sakrificė nuk mundet kurrė tė shėlbojė njerėzit e lindur pasi qė ajo sakrificė ėshtė ofruar (psh Levitiku 1-7). Pra, edhe po qe se do tė ishte e vėrtetė se Jezusi ishte njėfarė super-kurbani i cili shleu tė gjitha mėkatet e njerėzimit, nė atė rast ai do tė shlyente sipas Biblės hebraike vetėm mėkatet e kryera para vdekjes sė tij dhe jo mėkatet e kryera pas vdekjes sė tij apo tė njerėzve tė lindur pas kėsaj.
9. Bibla hebraike nė mėnyrė tė rreptė e ndalon shlyerjen e mėkatit tė dikujt nga dikush tjetėr (psh Dalja 32:31-35; Numrat 35:33; Ligji i Pėrtėrirė 24:16; II Mbretėrit 14; Jeremia 31:29 [30 nė Biblėn e Krishterė]; Ezekieli 18:4, 20; Psalmet 49:7).
10. Bibla hebraike rreptėsishtė e ndalon sakrifikimin e njerėzve (psh Levitiku 18:21, 24-25; Ligji i Pėrtėrirė 18:10; Jeremia 7:31; 19:5; Ezekieli 23:37, 39)
Thjeshtė ėshtė ēuditėse se si shumė njerėz e besojnė atė me ēka priftėrinjtė e tyre i ushqejnė ata, dhe se si Dhiata e Re i kundėrvihet mėsimeve tė Biblės hebraike.
A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO!
Pėrgatiti: Senad Maku
Njė ndėr problemet mė kontradiktore nė historinė njerėzore ėshtė ēėshtja e Isait (Jezusit) a.s.. A ishte ai krejtėsisht hyjnor apo krejtėsisht njeri?
Polemika rreth personalitetit tė Jezu Krishtit ėshtė ndryshimi mė i madh ndėrmjet Islamit dhe Krishterimit. Ky ndryshim i mban tė veēuar pasuesit e kėtyre dy besimeve. Muslimanėt shohin tek Jezu Krishti njė profet tė madh tė Zotit, e duan dhe e rrespektojnė aq sa duan dhe rrespektojnė Abrahamin (Ibrahimin), Moisiun (Musain) dhe Muhamedin, si dhe tė tjerėt para tyre (paqa e Zotit qoftė mbi ta).
Tė krishterėt nga ana tjetėr e quajnė Jezusin Zot ose bir i Zotit, dhe e adhurojnė si tė tillė, njė koncept ky qė muslimanėt nuk mund ta pranojnė.
Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime tė shumta e tregon qartė se Jezusi nuk ėshtė Zot por njeri dhe i dėrguar i Zotit xh.sh.
Pa humbur kohė do tė theksojmė argumentet nga vet Bibla tė cilat tregojnė dhe aludojnė qartazi qė Jezusi nuk ėshtė Zot. Nga filimi deri nė fund, Ungjijtė tregojnė qartė se Jezusi ėshtė krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit.
Le tė bėjmė njė krahasim nė mes Zotit dhe Jezusit:
1.
Zoti ėshtė i pavdekshėm.
Bibla tregon njė nga cilėsit e Zotit, e cila ėshtė pafillimėsia dhe pavdekshmėria ku thotė: ai qė i vetmi e ka pavdekėsinė dhe rri nė dritė tė paafrueshme, tė cilėn asnjė njeri nuk e ka parė kurrė dhe as mund ta shohė; atij i qoftė nderi dhe pushteti i pėrjetshėm. (1 Timoteu 6:16) Para se tė kishin lindur malet dhe para se ti tė kishe formuar tokėn dhe botėn, madje nga mot dhe pėrjetė ti je Perėndia. (Psalmi 90:2) Por ti je gjithnjė po ai dhe vitet e tua nuk do tė kenė kurrė fund. (Psalmi 102:27)
Kurse Jezusi vdiq.
Bibla thotė: Dhe Jezusi bėrtiti me zė tė lartė dhe tha: ''O Atė, nė duart e tua po e dorėzoj frymėn tim!''. Dhe, si tha kėto, dha fryma. (Luka 23:46) por, kur erdhėn te Jezusi, dhe si panė se ai tashmė kishte vdekur.... (Gjoni 19:33) Por Jezusi, si lėshoi njė britmė tė madhe, dha frymėn. (Marku 15:37)
2.
Zoti ėshtė i Gjithdijshėm.
Bibla thotė: Mos u bėni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjėrat pėr tė cilat keni nevojė, para se ju t'i kėrkoni. (Mateu 6:8) Unė jam Zoti, ky ėshtė emri im; nuk do t'i jap lavdinė time asnjė tjetri, as lavdėrimet e mia shėmbėlltyrave tė gdhendura. Ja, gjėrat e mėparshme kanė ndodhur, dhe tani po ju njoftoj gjėra tė reja; unė jua bėj tė njohura para se tė mbijnė. (Isaia 42:8-9)
Kurse Jezusi nuk ishte i Gjithdijshėm.
Jezusin kur e pyėtėn pėr ditėn e fundit ai u pėrgjigjė: ''Sa pėr atė ditė dhe atė orė, askush nuk e di, as engjėjt nė qiell, as Biri, por vetėm Ati. (Marku 13:32 poashtu shih: Mateu 24:36) Poashtu padituria e tij ceket edhe nė kėtė citat tjetėr biblik ku tregon se: Dhe, duke parė nga larg njė fik qė kishte gjethe, shkoi pėr tė parė nė se mund tė gjente diēka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgjė pėrveē gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve. (Marku 11:13)
3.
Zoti ėshtė i Plotfuqishėm.
Bibla e tregon Zotin si Zot tė Plotfuqishėm: Unė jam Perėndia i plotfuqishėm
. (Zanafilla 17:1)
Perėndi i plotfuqishėm. (Ekzodi 6:3)
Jezusi ishte i pafuqishėm.
Por Jezusi tregohet i pafuqishėm: Unė s'mund tė bėj asgjė nga vetja ime. (Gjoni 5:30) Atėherė e pėshtynė nė fytyrė, e goditėn me shuplaka; dhe disa tė tjerė i ranė me grushta, duke thėnė: O Krisht, profetizo! Kush tė ra?. (Mateu 267-68) Atėherė iu shfaq njė engjėll nga qielli pėr t'i dhėnė force. (Lluka 22:43) Pėr mė tepėr , Jezusi nuk u ringjall vetė nga tė vdekurit, por ishte Perėndia ai qė e ringjalli, citoj: Kėtė Jezus, Perėndia e ka ringjallur; dhe pėr kėtė tė gjithė ne jemi dėshmitarė! (Veprat e Apostujve 2:32). Kėtu tregohet se kush ėshtė Perėndia i vėrtetė. po tė ishte Jezusi Zot, a nuk ka mundur qė ta ringjall vehten??!! .
4.
Zoti nuk lodhet dhe nuk flen.
Bibla thotė: Nuk e di ti, vallė, nuk e ke dėgjuar? Perėndia i pėrjetėsisė, Zoti, krijuesi i kufijve tė tokės, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarėsia e tij ėshtė e panjohshme. (Isaia 40:28) Ja, ai qė mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle. (Psalmi 121:4)
Por Jezusi ishte lodhur, por edhe ka fjetur sikur edhe ne.
Bibla thotė: Dhe Jezusi, i lodhur nga udhėtimi, u ul pranė posit. (Gjoni 4) Dhe ja, qė u ngrit nė det njė stuhi aq e madhe, sa valėt po e mbulonin barkėn, por ai flinte. (Mateu 8:24) Ai ndėrkaq po flinte nė kiē mbi njė jastėk. (Marku 4:38)
5.
Zoti nuk mund tė shihet.
Bibla aludon qartė se Zoti nuk mund tė shihet dhe qė kėrkush nuk e ka parė: Dhe tha akoma: "Ti nuk mund tė shikosh fytyrėn time, sepse asnjė njeri nuk mund tė mė shikojė dhe tė jetojė". (Ekzodi 33:20) Dhe Ati, qė mė dėrgoi, ai vetė ka dėshmuar pėr mua; ju nuk e keni dėgjuar kurrė zėrin e tij dhe as nuk e keni parė fytyrėn e tij
. (Gjoni 5:37) Askush s'e pa Perėndinė kurrė
. (Gjoni 1:18) Askush s'e ka parė ndonjėherė Perėndinė. (1 Gjonit 4:12)
Jezusi jetoj nė mesin e njerėzve
Kurse Jezusin e kanė parė dhe ka qendruar nė mesin e njerėzve, ka pas familje, ka qen i dėrguar i Zotit, etj., ku bibla vetė tregon pėr kėtė: A nuk ėshtė ky i biri i marangozit? Nuk quhet nėna e tij Mari, dhe vėllezėrit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?. (Mateu 13:55) Atėherė njerėzit, kur panė shenjėn qė bėri Jezusi, thanė: Me tė vėrtetė ky ėshtė profeti, qė duhet tė vijė nė botė. (Gjoni 6:14) Ata i thanė: ''Ēėshtjen e Jezusit nga Nazareti, qė ishte njė profet i fuqishėm nė vepra dhe nė fjalė pėrpara Perėndisė dhe pėrpara gjithė popullit. (Luka 24:19) Kurse te 1 Gjoni 1:1 thekson qė njerėzit e panė Jezusin dhe e prekėn atė.
6.
Zoti nuk ėshtė njeri dhe nuk jeton nė tokė.
Bibla thotė: Perėndia nuk ėshtė njė njeri, qė mund tė gėnjejė, as edhe bir njeriu qė mund tė pendohet. (Numrat 23:19) Nė tė vėrtetė ai nuk ėshtė njė njeri si unė, tė cilit mund t'i pėrgjigjemi dhe tė dalim nė gjyq bashkė. (Jobi 9:32) Po a ėshtė e vėrtetė qė Perėndia banon mbi tokė? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund tė tė nxėnė dhe aq mė pak ky tempull qė kam ndėrtuar!. (1 Mbretėrve 8:27)
Jezusi ka qenė njeri, bir i njeriut dhe ka jetuar nė Nazaret.
Bibla thotė: ''Me tė vėrtetė ky njeri ishte i drejtė!''. (Luka 23:47) Erdhi Biri i njeriut, qė ha dhe pi
. (Mateu 11:19) Por, ndėrsa ata qėndronin nė Galile, Jezusi u tha atyre: ''Biri i njeriut do t'u dorėzohet nė duart e njerėzve. (Mateu 17:22) dhe, mbasi arriti atje, zuri vend nė njė qytet qė quhej Nazaret, qė tė pėrmbushej ajo qė ishte thėnė nga profetėt: ''Ai do tė quhet Nazareas. (Mateu 2:23) Ata i thanė: ''Ēėshtjen e Jezusit nga Nazareti, qė ishte njė profet i fuqishėm nė vepra dhe nė fjalė pėrpara Perėndisė dhe pėrpara gjithė popullit. (Luka 24:19)
7.
Zotit i takon adhurimi.
Bibla thotė: Adhuro Zotin, Perėndinė tėnde, dhe shėrbeji vetėm atij. (Mateu 4:10) Por ti, kur lutesh, futu nė dhomėzėn tėnde, mbylle derėn dhe lutju Atit tėnd nė fshehtėsi; dhe Ati yt, qė shikon nė fshehtėsi, do tė ta shpėrblejė publikisht. (Mateu 6)
Jezusi nuk adhurohet.
Kurse Jezusin nuk e kanė adhuruar, Jezusi ka urdhėruar qė tė adhurohet vetėm Perėndia, sepse edhe ai e ka bėrė njė gjė tė tillė: ndėrsa po lutej, qielli u hap, Por ai tėrhiqej nė vende tė vetmuara dhe lutej, Jezusi po lutej nė vetmi, dhe ra nė gjunj dhe lutej, shkoi nė mal pėr t'u lutur, dhe e kaloi natėn duke iu lutur Perėndisė (Lluka 3:21/ 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), Dhe, si shkoi pak pėrpara, ra me fytyrė pėr tokė dhe lutej (Mateu 26:39) Nėse Jezusi ėshtė Zot. A i lutet Zoti Zotit ??!!
Poashtu dishepujt kėrkuan nga Jezusi si tė luteshin, por ai ju tregoj si tė luten jo atij, por Perėndisė, ku thotė: Adhuro Zotin, Perėndinė tėnde, dhe shėrbeji vetėm atij. (Mateu 4:10) Dhe ai u tha: ''Kur tė luteni, thoni: "Ati ynė qė je nė qiej, u shenjtėroftė emri yt, ardhtė mbretėria jote, u bėftė vullneti yt si nė qiell edhe nė tokė. Na jep ēdo ditė bukėn tonė tė nevojshme. Dhe na i fal mėkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorėt tanė; dhe mos lejo tė biem nė tundim, por na shpėto nga i ligu. (Luka 11:2,4)
8.
Zoti nuk tundohet nga e keqja.
Bibla thotė: Askush kur tundohet tė mos thotė: ''Jam tunduar nga Perėndinė'', sepse Perėndia nuk mund tė tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri. (Jakobi 1:13)
Jezusin e ka tunduar djalli.
Bibla thotė: Atėherė Fryma e ēoi Jezusin nė shkretėtirė, qė djalli ta tundonte. (Mateu 4:1) dhe qėndroi nė shkretėtirė dyzet ditė, i tunduar nga Satanai. (Marku 1:13)
Jezusi ia mohoi vetes mundėsinė dhe dėshiren, nė bibel tregohet: Atėherė nėna e bijve tė Zebedeut iu afrua bashkė me bijtė e vet, ra pėrmbys para tij dhe i kėrkoi diēka. Dhe ai i tha: ''Ēfarė do?''. Ajo u pėrgjigj: ''Urdhėro qė kėta dy bijtė e mi tė ulen njeri nė tė djathtėn dhe tjetri nė tė majtėn nė mbretėrinė tėnde''. Dhe Jezusi, duke u pėrgjigjur tha: ''Ju nuk dini ēfarė kėrkoni; a mund ta pini ju kupėn qė unė do tė pi dhe tė pagėzoheni me pagėzimin me tė cilin unė do tė pagėzohem? Ata i thanė: ''Po, mundemi''. Atėherė ai u tha atyre: ''Ju me tė vėrtetė do ta pini kupėn time dhe do tė pagėzoheni me pagėzimin me tė cilin unė do tė pagėzohem; por nuk ėshtė nė dorėn time qė tė uleni nė tė djathtėn time ose nė tė majtėn time, por u ėshtė rezervuar atyre, tė cilėve u ėshtė pėrgatitur nga Ati im''. (Mateu 20:20-23)
por kjo ndodh qė bota ta njohė se unė e dua Atin dhe se bėj ashtu siē Ati mė ka urdhėruar. (Gjoni 14:31) Pastaj u nis qė andej dhe shkoi nė krahinėn e Tiros dhe tė Sidonit; hyri nė njė shtėpi dhe donte qė askush tė mos e dinte, por nuk mundi tė qėndrojė i fshehur. (Marku 7:24) Sikur Jezusi tė ishte nga origjina e babait, pra Zot sic pretendojnė ata, atėher ai duhet tė jetė njėsoj si Ati nė dėshirė dhe mundėsi.
Kėto ishin disa krahasime nė mes Zotit dhe Jezusit. Pra, nga kėto citate qė cekėm, logjikoni vet me arsyen tuaj, a mund tė jetė Jezusi Zot?
Poashtu kemi edhe citate tjera biblike ku tregojn se Jezusi nuk ėshtė Zot, dhe qė vet Jezusi me fjalėt e tij e tregon:
a) Unė s'mund tė bėj asgjė nga vetja ime; gjykoj sipas asaj qė dėgjoj dhe gjyqi im ėshtė i drejtė, sepse nuk kėrkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit qė mė ka dėrguar. Nėse unė dėshmoj pėr veten time, dėshmia ime nuk ėshtė e vėrtetė. (Gjoni 5:30,31)
b) Ati ėshtė mė i madh se unė. (Gjoni 14:28)
c) Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Shėrbėtori nuk ėshtė mė i madh se padroni i tij, as i dėrguari mė i madh se ai qė e ka dėrguar. (Gjoni 13:16)
d) Jezusi i tha: ''Mos mė prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vėllezėrit e mi dhe u thuaj atyre se unė po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perėndia im dhe Perėndia juaj''. (Gjoni 20:17)
e) Dhe kur t'i ketė nėnshtruar tė gjitha, atėherė Biri vetė do t'i nėnshtrohet Atij qė i nėnshtroi tė gjitha, qė Perėndia tė jetė gjithēka nė tė gjithė. (1 Korintasve 15:28)
f) Burra tė Izraelit, dėgjoni kėto fjalė: Jezusi Nazareas, njeriu i dėftuar nga Perėndia ndėr ju me vepra tė fuqishme, me mrekulli dhe shenja qė Perėndia bėri ndėr ju me anė tė tij, siē edhe vet e dini. (Veprat e apostujve 2:22)
g) Edhe rashė pėrpara kėmbėve tė tij pėr ta adhuruar, por ai mė tha: ''Ruaju se e bėn, unė jam bashkėshėrbėtori yt si dhe i vėllezėrve tė tu qė kanė dėshminė e Jezusit. Perėndinė adhuroje! Sepse dėshmia e Jezusit ėshtė frymė e profecisė. (Zbulesa 19:10)
h) Dhe kjo ėshtė jeta e pėrjetshme, tė tė njohin ty, tė vetmin Perėndi tė vėrtetė, dhe Jezu Krishtin qė ti ke dėrguar. (Gjoni 17:3)
Ka edhe me djetra dhjetra citate biblike qė e hjedhin poshtė hyjninė e Jezusit. Vėrtet nuk dojnė koment kėto citate.
Nė tė vėrtetė para 2000 vjetėve Jezusi profetizoi se njerzit do ta adhuronin mė kot dhe do ta besonin nė doktrina tė krijuara nga njerėzit dhe jo nga Perėndia: Por nė padobi ata mė adhurojnė mua, duke mėsuar urdhėresa tė shpikura nga njerėzit. (Mateu 15:9) poashtu tha: Do ta njihni tė vėrtetėn dhe e vėrteta do tju bėjė njerėz tė lirė. (Gjoni 8:32)
Gjithsej 34 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.