Forumi Horizont Gjithsej 35 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Video shokuese kunder pirjes se duhanit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15006)


Postuar nga hyperborea datė 01 Dhjetor 2008 - 17:11:

shkaqet qe i shkaktojne dihen dhe nuk bazohen ne studime korelacionesh. Keshtu nese presim gishtin me thike e dime qe organizmi reagon ne nje menyre te tille duke prodhuar shume rruaza te bardha qe grumbullohen rreth plages dhe mundohen te mbrojne aty organizmin nga te gjitha sulmet e jashtme. Po keshtu rruazat e kuqe fillojne te veprojme me shpejtesi per koagulimin e gjakut ne menyre qe plaga te mbyllet. E njejta gje ndodh edhe me gripin dhe anginat. Sulmet e jashtme kerkojne te shkaterrojne sistemin e brendshem te njeriut dhe ketu nuk ka vend per korrelacione apo dhe studime. Keto jane zbuluar tashme dhe dihen me siguri. Studimet qe kerkojne te lidhin pirjen e duhanit me kancerin personalisht i gjej te pavend.

Mjekesia - Mendoj se mjekesia eshte nje prej shkencave me egzakte qe mund te egzistojne. ka shume semundje qe dihen em siguri se nga shkaktohen dhe tashme jane zbuluar dhe metoda jashtezakonisht te sakta per ti luftuar keto semundje. Tashme e dime qe te luftosh nje semundje nuk behet me sic behej ne mesjete ku shpesh ajo luftohej me hamendje dhe perdoreshin metoda te cilat besohej se kishin dhene efekt ne raste te meparshme. Perkudnrazi sot kemi arritur ne nje nivel per trajtimin gati individual te cfare do lloj semundjeje. Me zbulimet gjenetike po arrihet qe te ndertohen edhe trajtime per cdo njeri te vecante duke ditur tashme se cfare i nevojitet organizmin per te luftuar nje semundje te caktuar. Keshtu ndertohen ilace gjenetikisht te modifikuara qe jane specifike vetem per kodin gjenetik te nje njeriu. Keto ilace nuk jane te pershtatshme per kodin gjenetik te nje njeriu tjeter. Sigurisht per nejriun tjeter ndertohen ilace te tjera te pershtatshme per ADN-ne e tij. Ja qe mjekesia eshte jashtezakonisht egzakte.

Sa per planetin qe une, ti dhe te gjithe banoret e tjere te botes pa perjashtim po e demtojme cdo dite, kjo miku im nuk eshte ne doren tone. Edhe une si ti do te doja te mos beja gati valixhet. Ne vend te tyre do te doja te beja gati armet e te luftoja per shpetimin e planetit. por ja qe armet e mija nuk jane aq te fuqishme sa ti detyrojne te tjeret qe te heqin dore se demtuari planetin. Duhet te jesh nje supernjeri apo ZOT qe ta besh kete. Meqe nuk jemi nuk mundemi vella ta shpetojme planetin keshtu qe duhet te bejme gati valixhet (ti bejme gati per ndonje planet tjeter apo per ne boten tjeter kjo nuk i dihet hehehe).

Ne fund te gjithe kudnervendies time po te pohoj me plot gojen qe pranoj me kenaqesi nje fakt qe e permedne ne mesazhin tend. Pranoj faktin qe eshte vertetuar qe duhani eshte ne gjendje te modifikoje onkogjenet dhe kjo eshte e rendesishme. Personalisht nuk e pi duhanin. Personalisht shpesh nuk i lejoj te tjeret te pine duhan ne prezencen time se nuk e duroj dot eren dhe e di cfare reziku mbart por ne fund te fundit ne kete bote te shakterruar nga te kater anet, ne kete bote te ndotur deri ne palce, ne kete bote ku nejrezit me papergjegjshmerine e tyre kane kryer veprime si derdhja e acideve dhe lendeve kimike heluese ne lumenj e liqene, shkarkimi i monooksidit dhe dioksidit te karbonit ne natyre e kane ndotur aq shume boten sa ne fund te fundit cdo njeri i papergjegjshem i botes si une, ti dhe gjithe banoret e planetit kane te drejten e tyre te pamohhueshme te papergjegjshmerise per pirjen e duhanit. Une dhe ti nuk do te mundeshim kurre te benin te pergjegjshem te gjithe te papergjegjshmit qe me veprimet e tyre te papergjegjshme (njeri prej te cileve qe ne fakt eshte me i thjeshti e qe eshte pirja e duhanit) te shkaterrojne pa meshire token. Ka nje cope here te mire qe po kerkoj arsyuen mbi toke dhe nuk po e gjej. KJo eshte pse une hyj ne kete forum apo ne forume te tjera dhe te krijoj debate e ngaterresa per te pare se deri ku arrin arsyeja nejrezore e njerezve te paarsyeshem.


  Gjithsej 35 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.