Forumi Horizont
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Andon Zako Cajupi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=66)
-- Andon Zako Cajupi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=88)


Postuar nga Ami- datė 01 Janar 2003 - 17:21:

Andon Zako Cajupi

Emri i tij i vėrtetė ėshtė Andon Ēako, nuk dihet pėr ē'arsye ai pėrdori edhe formėn Zako. Emri letrar Ēajupi ėshtė emri i njė mali tė vendlindjes, mallin dhe kujtimin e sė cilės e nguliti dhe e pėrjetėsoi nė pseudonimin e tij. Lindi nė Sheper tė Zagorisė mė 27 mars 1866. Mėsimet e para i mori nė vendlindje ku kreu dhe njė shkollė gjysėm tė mesme greke.
Andoni ishte vetėm 15 vjeē, kur la shoqėrinė pėr tė ndjekurnjė kolegj francez nė Aleksandri. Nė kolegj mori njė kulturė tė mirė dhe u dallua ndėr tė parėt midis shumė nxėnėsve tė kėsaj shkolle qė vinin nga vende tė ndryshme tė Mesdheut. Me kėtė kulturė ai i kishte tė hapura dyert e universitetit, tė cilin e ndoqi nė vitet 1887-1893 nė Gjenevė, ku studjoi pėr drejtėsi.
Emri i tij nisi tė njihej nė rrethet e atdhetarėve qė nė fund tė shekullit, kur botoi mė 1898 artikullin e gjatė "Duke kėrkuar njė alfabet", nė tė cilin spikat shqetėsimi i tij pėr unitetin e lėvizjes kombėtare dhe kulturore, pėr shkrimin dhe lėvrimin e gjuhės amtare pėrmes njė alfabeti tė njėsuar. Por vepra qė e bėri tė njohur nė mbarė botėn shqiptare ishte pėrmbledhja poetike "Baba Tomorri" (1902) ku pėrfshiu komedinė "katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėrr". Me kėtė vepėr ai u bė poeti mė i njohur pas Naimit, figura qė zuri vendin qė mbeti bosh pas humbjes sė poetit kombėtar mė 1900.


Postuar nga Antonjo datė 16 Janar 2003 - 17:53:

Andon Zako Ēajupi

Tani disa vjet, kemi rėnė tepėr pas politikės... Po-
litika! Fort mirė. Po na duhet dhe letratura, pėr zo-
nė! Kemi nevojė tė dėfrejmė e tė ēdėfrejmė dopak,
tė jetojmė dhe me ėndėrra. Pastė tė mirė, pra, z.
Milo Duēi, qė na mbushi dėshirėn e zemėrs, se «E
thėna» do tė na zbavitij mjaft, sa tė harrojmė, njė
orė a dy, mendimet e mundimet e jetės, ndė kėtė bo-
tė ku hollėsitė, kodhelet dhe lodrat e politikės gati
na prishin trutė nė ditė tė sotme. Do tė mė thuani
se jam nė gabim, se politika pėr shqipėtarėt ėshtė
si buka qė hanė; janė tė 'lindur pėr politikė. Pėr njė-
mėnd, ndė Shqipėri genden plot ministra, qeveritarė,
depytenj, diptlomatė tė fortė. Mbijnė sikursi kėrpu-
dhat nga dheu... Pėrkundra, shkronjėtorėt, vjershėto
rėt, janė fort tė pakėt. Nė kėta 3 a 4 vjet tė fundll
Shqipėria ka mundur me pas mė tepėr se 300 a 40i
ministra, diplomatė, deputenj tė ēkėlqyerė! Po, qysh
40 vjet e tėhu, s'ka mundur me na dhėnė veē 4 a .
shkronjėtorė e vjershėtorė qė meritojnė tė pėrmendej
nė letratyrė... Si shpjegohet kjo pasuni nė pikėpamje
tė politikės? Unė, qė jam krejt budallė nė kėtė pi
kėpamje, them se, pėr shumicėn e shqipėtarėve poli
tika ėshtė njė punė fort e letė dhe u vėrtetoj se, pė
me fitu bukėn, nė kėtė botė tė rreme, zanati m'i lehti
ėshtė tė bėnesh ministrė. S'ke nevojė tė dish asnje
punė, asnjė mjeshtėri me themel. Ministri i bujqėsisė
bie fjala, takon tė mos ēquajė qepėt nga prasėt; minis-
tri i luftės takon tė mos ketė marrė njė pushkė ne
dorė; ministri i financės takon tė mos ketė fituar as-
njė grosh, veē me tė grabitur, ministri i arsimit takor
lė mos dijė as shqip, veē tė mundij tė shkruaj nje
ė me dy pika nė krye: ministri i punėvet pėrjashtėme
takon tė jetė prift a hoxhė..., dhe puna tė vejė mba-
rė gjithmonė...1). Njė herė nė njė kohė, populli lypte
nga qeveritarėt tė jenė sidomos atdhetarė tė vėrtetė
Jo, sot s'ėshtė nevojė.

Ndė Shqipėri, njė turkoman, njė grekoman, njė
sllavoman, njė intrigant, njė tradhėtor, takon te bėhet. pa vesvese, regjent, ministre, depytet, prefekt; faqe me nder, dhe mbret...

A. Zako (Ēajupi)

Kajro. shkurt 1922


////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////
1) Ironi therėse per gjendjen politike tė viteve 1919-22 veēanėrisht pėr qeverite e Durrėsit, tė Verlacit e tė Zogul. e pėr dallaveret e tyre parlamentare.

*) U botua si parathėnie nė dramėn •«E thėna»- tė Milo Ducit (shkrimtar, gazetar patriot, bashkėkohės me Ēajupin, i cili veprimtarinė e zhvilloi gjithashtu nė Egjipt). Parathenia shpreh njė moment lodhjeje, pakėnaqėsie e brenge te poetit, i cili shihte se punėt s'po vinin mirė. Ėshtė ajo plasje nė shpirt qė e provonin mjaft intelektualė demokratė nė vitet 1920, kur panė se sakrificat e vegjėlisė dhe tė patirotėve te vėrtetė po merreshin nėpėr kėmbė. Shqetėsimet qė shpėrthejne ne kėtė parathėnie janė ato tė patriotit, demokratit, iluminislit, qė ėshtė i lidhur ngushtėsisht rne interesat e atdheut: Shkrimin e pėrshkon njė ironi e mprehtė qe thellohet (deri nė sarkazėm therėse.
///////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////


Postuar nga volter datė 30 Janar 2004 - 14:23:

A.Z Ēajupi

A.Z Ēajupi (1866-1930), ėshtė njė poet rustik, i tipit tė kėngėtarit popullor, i mbiquajtur Mistrali i Shqipėrisė; ai i solli letėrsisė shqipe komedinė e zakoneve dhe tragjedinė me temė historike. I shkolluar nė njė kolegj francez tė Aleksandrisė dhe nė Universitetin e Gjenevės, njohės i mirė i letėrsisė franceze, A. Z. Ēajupi solli ndėr tė parėt nė shqip fabulat e La Fontenit, duke hapur kėshtu udhėn e pėrkthimit e tė pėrshtatjes nė gjuhėn shqipe, tė veprave nga letėrsisa botėrore, qė ka qenė dhe vazhdon tė mbetet njė nga udhėt e mėdha tė komunikimit tė shqiptarėve me kulturėn botėrore.
Me krijimin e shtetit shqiptar (1912) shkolla romantike e lindur nė truallin e lėvizjes kombėtare, e humbi bazėn e vet historike; ideja kombėtare i lė udhėn idesė njerėzore dhe nė zhvillimin e letėrsisė shqiptare shfaqen prirje e stile tė reja.


Postuar nga amoxil datė 22 Gusht 2005 - 01:37:

ANDON ZAKO ĒAJUPI

(1866 - 1930 )



Shkurt per jeten e A.Z Ēajupit:

Shkrimtar i periudhes e Rilindjes. U lind ne 1866 ne Gjirokaster. Ne moshen 15 vjeēare shkoi ne Egjipt per te studiuar ne nje kolegj Francez. Pasi mbaroi shkollen shkoi ne Gjeneve per te studiuar per Drejtesi. Me pas u rikthye ne Egjipt ku ishte gjalleruar levizja shqiptare. Vepra e tij e mirenjohue "14 vjeē dhenderr" eshte vene ne skene shpesh neper teatret Shqiptare dhe TV. Arriti te shohe me syte e tij Lirine e Shqiperise te cilen e ksihte deshiruar shume dhe vdiq ne 1930 ne Egjipt.


Postuar nga amoxil datė 25 Gusht 2005 - 01:27:

Poezi legjendė tė poetit Andon Zako Cajupit

Koment i thjeshte

Shpesh nga nxitimi dhe gjykimi i pa menduar kane ndodhur ngjarje te dhimbshme ne jeten njerzore.
Edhe ne jeten e popullit shqipetar ka patur ngjarje tragjike te cilet jane kallxuar si legjenda ne tregimet popullore Shqipetare, ngjarje te cilat kane shuar jo vetem dashurine njerzore midis njerzve por kane shuar deri dhe jeten e nje familje te tere. Ato kane ardhur dhe vine nga keqkuptime qe lindin prej nje nxitimi dhe gjykimi te gabuar.
Nje nder ato ngjarje te dhimbshme eshte dhe historia e Mitros, ngjarje te cilen poeti i madh Andon Zako Cajupi e ka bere legjende te perjetshme ne poezine e tij Kurbeti. Kjo poezi legjende na meson qe te mos jemi kurre te nxituar dhe kurre te mos gjykojme ngutshem asgje pa u ulur nje here dhe pa menduar mire si dhe pa degjuar cdo gje me vemendje te madhe ! Cajupi me keto vargje na therret per kujdes e maturi, per qetesi dhe durim ne cdo mendim dhe veprim,,,!


Postuar nga amoxil datė 25 Gusht 2005 - 01:32:

Kurbeti

Mitrua, kur u martua
ndėnji njė muaj me grua!
Erdhi dita pėr tė ndare
dhe u ndanė duke qarė!

Gruaja qėnkej me barrė
dhe kur polli, bėri djalė.
Po Mitrua ku ish vallė?
Motėmot qė qe larguar,
njė kartė s'i kish dėrguar!

Ku t'i shkruaj mėm' e mjerė
pėr djalėnė qė kish lerė?
Tri vjet, katėr, dhjetė shkuan!
Mitrua harroi gruan!

E varfėra se ē'pėsoi,
tė ritė vetėm e shkoi.
Ē'e deshi tė tillė burrė,
qė s'e pati pranė kurrė!

Gjith' bota ven' e vinė,
Mitrua harroi shtėpinė,
nuk e di qė ka dhe djalė!
Rron a ka vdekur vallė?

Kėto thosh grua e mjerė,
po burrit i mbajti nderė.
E zeza grua se ē'hoqi!
Humbi shpresėn tek i shoqi:

kur pa ngrėn' e kur pa pirė,
punoi e rriti tė birė.
Kurbeti, shokė, kurbeti,
kush vate e nukė mbeti?

Mitrua zuri Misirė,
po puna s'i vinte mirė.
Qysh tė vejė puna mbarė
pėr tė zeztė shqipėtarė?

Shkretojėnė mėmėdhenė,
tek perndon dielli venė!
Ku vini, more tė mjerė,
se sot s'ėsht' si njėherė...

Qysh vini nė vend tė huaj,
kur s'dini as gjuhnė tuaj?
Lum kush rron nė vend tė tij
me qe, me dhėn e me dhi.

Mos u ndani nga shtėpia,
tė mos mpshojė1) perėndia,
se perėndia, kur mpshon,
gjynaqarėt i mundon.

Puna nukė ka tė sharė,
po punoi vetė n'arė,
zini ēapėn e hostenė
dhe parmėndėn qė ēan dhenė.
Nga fėmia mos u ndani,
po punoni qė tė hani;

Grurėtė qė bėni vetė,
u harrin pėr kėtė jetė.
Me zakonetė qė kini,
kurbenė duhet ta lini,

tė nderēim jini, tė zotė,
po nderi sot s'ka te shkuar,
e drejta nė kėtė botė
ėshtė fare shtrėmbėruar...

Nė kurbet venė tė tjerė,
ata qė s'duanė nderė,
se zakonet u ndėrruan;
burri qė fiton, shet gruan,
burratė rrojnė nga gra...

Po pėr Mitro shqipetare
kėto zakone tė ra
nuk i dukeshin mbarė.
Ndaj hoqi e voi shumė,
kur pa buk' e kur pa gjumė,

rrahu Misirė tė tėrė,
nukė la punė pa bėrė,
gjithė jetėn nen' urdhėr,
qeseja si kokė hudhėr,

E shoqja e kish qarė,
njėzet vjet qė s'e kish parė!
Dhe nė mos e paftė kurrė,
djali u rrit, u bė burrė,

mėmėn do ta mbajė mirė
me tė ngrėn' e me tė pirė.
Pas njėzet vjet, nga kursimi,
Mitros iu shtua fitimi,

solli ndėr mėnd Shqipėrinė
gruan e tij dhe shtėpinė;
psherėtiti zėmėr' e tij
dhe qau si ēilimi;

Dhe te nesėrmet, ndaj tė gdhirė,
Mitrua e la Misirė.
Ta kish ditur, kur ish ndarė
qė la gruan me barrė,
mbase kish ikur mė parė.

Shtatė dit' e shtatė net
bėri Mitrua nė det;
mbaroi udhėn e gjatė
dhe vate nė fshat me natė.

Ne shtėpi u afėrua,
Ndėnji pak e u mendua,
dhe me vete tė tij thosh:
«Nė gjeēa shtėpinė bosh?
Nė mos e gjeēa tė gjallė
Gruanė!»

Me kėto fjalė
Shikon shtėpinė me dritė
edhe vate nė fėngjitė1)
tė shojė kush ėshtė brėnda,
t'i pėrgjojė ja ka ėnda.
Djali kuvėndon me mėmė;

«Pse qan, i thosh, kur ke mua?
Ē'kanė shkuarė t'i lėmė
dhe duajmė si tė dua.

— Tė dua, thosh mėm' e mjerė,
me shpresė tėnde kam rruar,
nga ti harrova qederė,
dhe gjith'ato qė kam vuar,
dhe sot rroj me shpresė tėnde"

Kur gjegji kėto kuvėnde,
Mitrua ngriu nė fėngjitė.
Fatziu, ē'vuri nėr mėnde!
Vuri syn' e pa nė dritė,

pa njė trim tė ri me gruan!
Mėndja ju turbullua!
Mitrua kujton Misirė,
sheh vetėhenė me brirė...

0 Mitro, mendoju mirė,
mėma pėrkėdhel tė birė,
nukė tė ka turpėruar,
se me nder tė madh ka rruar!

Ē'mendohesh, more fatzi!
Hyrė brėnda nė shtėpi
dhe merr djalėnė nė gji.
«0bobo! sytė ē'mė panė!
Tha Mitrua si i marrė.
Pashė gruan me jaranė,
po tani do t'ju bėj varrė!

Do t'u bie me kobure,
t'i lėshoj nė shesh shondure.1)
Mua tė mė vėnė brirė!»
Tha, dhe goditi te bire!

Meme e zeze ulėriti,
pushtoi djalėn dhe briti,
po Mitrua nuk priti,
pushka krisi dhe njė herė,
ra pėrmbys dhe mėm' e mjerė!2)

Vaje

Qė ditėn qė vdiqe, qė kur s'tė kam parė,
lotet qė kam derdhur s'mė janė dhe tharė!
Shumė vjet u bėnė, sot u mbushėn dhjetė,
qė kur mė ke lėnė dhe s'tė shoh nė jetė!

Nė ē'kopshte me lule ke qėndruar vallė?
S'tė vjen keq pėr mua? S'te vjen mall pėr djalė?
0 ėngjėll i bukur, mos mėno nė botė,
kthehu tė tė shomė, tė na mbeten lotė.

S'rrojmė dot pa tynė, ti si rron pa neve?
Motemot qė rrojtėm bashkė, s'mė urreve.
Atje. tek rri janė qipariz' e varre. ..
Kthehu tė tė shomė, mos na le pėr fare!

Mos na le tė gjorė, me zemėr tė ngrirė,
kthehu tė gėzohesh kur tė shoē tėt birė;
E ke lenė foshnje, tani u bė burrė,
s'arrite ta rritje, s'tė ka parė kurrė!

Pėr ty shumė herė ēoē do tė mė thotė.
po s'mund t'i pėrgjigjem, se mė mbytin lotė:
Kthej kokėn mėnjanė dhe vėshtroj pėrpjetė,
duke psherėtitur te zot' i vėrtetė.

0 zot i vėrtetė, s't'erdhi keq pėr djalė,
kur i more mėmėn dhe mė le tė gjallė?
Tė mė keshe marrė, do tė qe mė mirė
dhe tė rronte mėma, tė rriste tė birė.

Me se rrojnė foshnjat? Ē'i rrit ēilimitė?
Dashuria e mėmės dhe pėrkėdhelitė.
0 zot, tė jam falė, mos mė le tė mjerė,
dėrgom' Evgjeninė ta shoh dhe njė herė!

«Pse s'kuvėndon mirė, more punėbardhė,
cili vdiq njėherė dhe prapė ka ardhė?
Gjith' humbasėn gruan, mėmėn e babanė,
po ata qė mbetėn si ti nukė qanė!

Tė vdekurin lotėt s'e bien nė jetė,
po lutu dhe falu tė rriē djalėn vetė.
Doje drit, o qiell, more dritėn time
dhe mė mbushe jetėn plot me hidhėrime!
Tani rroj pa shpresė, ndaj s'dua tė rroj,
se dhe perendine tani s'e besoj!

II

Diten e vitit tė parė
U be qiameti i math:
nga dėbora qė ka rarė
faqez e dheut u zbarth.

Cingėrim' errėsirė,
jashtė veriu pėllet,
bie bor' e breshėrirė
dheu duketė, si. det!

Ėshtė natė, nat' e zisė,
Vetėtit edhe gjėmon,
njė ėngjėll i perėndisė
dergjet sėmur' e rėnkon!

Ka tri dit' qė po mundohet
dhe me vdekjpn qėrton,
po vdekja s'do tė mėrgonet
se shpirtin e saj kėrkon!

Perėndi, lėmė tė gjallė,
po lutetė mėm' e mjerė,
tė mund tė rrit kėtė djalė,
s'ka njė javė qė ka lerė.

Kush do ta marrė ta rrisė?
Jetim qysh do tė rrojė?
Kush do t'i japė tė pijė,
si unė kush do ta dojė?

Kush do ta dojė Stefanė?
Mė ndje, o zot i vėrtetė.
se Stefani ka babanė
dhe do ta rritijė vetė.


ĒAJUPI


Postuar nga shelgu datė 27 Nëntor 2007 - 14:52:

Shkrimtari Andon Zako Ēajupi, mė 1887 erdhi nė Zvicėr, pikėrisht nė Gjenevė, ku studioi Drejtėsinė. Pėrfundoi nė Gjenevė studimet, mė 24 tetor 1892 dhe mbeti aty edhe mė vonė, ku edhe ishte martuar me vajzėn e quajtur Evgjenia, me tė cilėn pati njė djalė, Stefanin. Evgjenia vdiq aty nga viti 1892.

 

 

Punėrat e Perėndisė

Zot i math e i vėrtete,
ēdo pun' e ke bėrė vetė;
bėre qiejtė dhe denė,
bėre yjtė dhe dhenė,
bėre diellin' me dritė,
bėre nat, e bėre ditė,
bėre erėnė dhe retė,
bėre pemėtė me fletė,
bėre hėnėzėn me yje,
bėre fusha, male, pyje,
bėre zogjtė, qė kėndojnė
dhe lulet qė lulezojnė,

bėre dimėr' e beharė,
bėre kuaj e gomarė,
bėre misėr edhe grurė,
po mė shumė bėre gurė.
Si bėre kaqė tė mira,
bėre dhe shumė egėrsira:

bėre arinė dhe derrė,
bėre... po ē'nukė ke bėrė?
Bėre botėnė tė tėrė,
bėre dhe djallė me brirė!
Ēdo pun' e ke bėrė mirė,
po njė gjė bėre pa mėnde
dhe prishe punėn tėnde:

Kur bėre derr' dhe arinė,
Ē'deshe qė bėre Turqinė?
Se tė mos qenkej kjo farė,
bota do tė vinte mbarė,
dhe do tė lulėzonte,
Shqipėria do t'gėzonte.


Postuar nga shelgu datė 27 Nëntor 2007 - 14:52:

Shkrimtari Andon Zako Ēajupi, mė 1887 erdhi nė Zvicėr, pikėrisht nė Gjenevė, ku studioi Drejtėsinė. Pėrfundoi nė Gjenevė studimet, mė 24 tetor 1892 dhe mbeti aty edhe mė vonė, ku edhe ishte martuar me vajzėn e quajtur Evgjenia, me tė cilėn pati njė djalė, Stefanin. Evgjenia vdiq aty nga viti 1892.

KENGA E KANDARIT


Grua po prishet kandari
S'eshte me ai i pari
Qe qendronte dite e nate
Gati si barut i thate
Qe punonte dimer e vere
Pa u lodhur asnjehere
Qe ishte i lehte si flete
Qe mbante kryet perpjete
Qe turrej si trim ne balle
Qe kapte zocken te gjalle
Qe rropatej neper shpella
Ku ishin me te thella
Tani s'e di se cka pesuar
Here here rri menduar
Kur ben ftohte e acar shume
Struket e bie ne gjume
Ndonese eshte i permalluar
Gjuetine e ka rralluar
Kerkon belushka te ngrohta
Shijon shalushka te plota
Dhe me to sa guduliset
Fillon celet kapardiset
Buckoset e i qesh nuri
Edhe merr pamje prej burri
Pastaj fillon nga zanati
Si e ka bere dhe i jati
Dhe rreshqet vrull si ngjale
Drejte vendlindjes nga ka dale


Postuar nga shelgu datė 01 Shkurt 2009 - 19:27:

 
Pamje e parė: Burrė e grua*)


(Ėshtė natė. Brėnda nė njė odė pėr tė fjetur, zoti Vangjel e zonja Tanė bėhen hazėr pėr tė rėnur. Nė fund tė odės ndrit njė llambė afėr shtratit.)


   Tana
Dėgjo, burrė...
  Vangjeli
C'ke, moj grua?
T. (Rėnkon.)
Jam sėmurė.
        V.
Qė kur! Ē'thua?
         T.
Ē'them? Ja them qė jam sėmurė,
koka mė digjet si furrė,
s'e keshė pėsuar kurrė.
          V.
Po tani, vallė, ē'pėsove?
Mė duket se u ftove;
gjithė natėn u zbulove
dhe s'mė lė fare tė flėrė!
           T.
Gjithė ditėn ē'keshe bėrė?
Ti pėr bar e pėr dru s'vete
dhe qahesh se nukė flete?
Tėrė ditėn ngas qetė
dhe drek' e darkė bėj vetė,
gjithė puna pėrmi mua!
           V.
Pėrse tė kam marrė grua?
Gratė pėr punė po janė.
            T. (Qesėndis.)
Edhe burratė tė hanė
dhe tė rrinė nat' e ditė!
            V. (Me inat.)
Mos mė bėn tė tė godit.
se zakonė s'e harrova,
sonte shumė tė durova.
Nga hunda s'mė heq dot kurrė,
se nuk' jam si ēdo burrė!
Jam shqipėtar i vėrtetė,
do tė bėj si dua vetė!
Ē'ke qė s'pushon duke qarė?
Nga une ē'tė ligė ke parė?
S'tė kam lėnė si tė tjerė,
Vetėm, tė shkret' e tė mjerė.
Nukė ika kurrė nga fshati,
eja, s'tė shkoi inati?
Ngreu tė biem tė flėmė
dhe kėto fjalė t'i lėmė.
             T.
Bjer e fli, mua s'mė flihet.
             V.
Nesėr, porsa qė tė gdhihet,
do t'dėrgoj djalėn me vrapė
tė bjerė jatronė1) prapė.
               T.
Cinė jatro?
               V.
Adhamutnė.2)
               T.
S'e shoh dot me sy ēifutnė,
as pėr mace s'i vė besė!
               V.
Le. moj grua, ta thėrresė,
kokėn mund tė ta shėrojė.
                T.
Nuk' e dua tė mė shojė!
Tė bukur jatro qė gjete!
Mė p'hair tė ruaj qetė.
                 V
Mos kuvėndo kėshtu, moj grua.
             T. (Me inat.)
Nuk' e dua, nuk' e dua!
Pse s'shėron gruan e tij?
Se nga ajo ha e pi. ..
Ndaj e mori me njė sy,
i dalēinė qė tė dy.
              V
Ē'jatro tė tė bie unė?
Mitrua s'ėshtė kėtunė,
dhe Naum kokėshiniku
kėtejė natėn iku. . .
Nė vende tė tjerė vanė,
kėtu vetėmė na lanė,
ikn' e muarė Misirė,
u hante koka pėr brirė
             T.
Prapa diellit tė venė,
se ēnderuan mėmėdhenė,
s'jam sėmurė pėr jatrua,
se s'mė ka gjė koka mua,
Po tė mė ndėgjosh njė fjalė.
             V.
Folė, ē'do tė thuash vallė!
Do t'mė lėsh dhe sot pa gjumė?
             T.
Kemi ara, vreshta shumė. . .
             V.
Tė gjitha ē'duhen i kemi,
si do zot vetė jemi;
si ne s'ka shumė tė tjerė.
              T.
Sa qe e ndyera vjehrrė,
pas takatit pleqėrisė,
bėnte punėt e shtėpisė,
dhe kur ktheneshė nga ara,
gjejė darkėnė pėrpara.
Po tani, ē'tė bėj mė parė,
nė vrėshtė tė jem a nd'arė?
Tė tė bėj dhe drek' e darkė?
Tani s'mund, se jam mė plakė.
               V.
Plakė? S'je plakė, moj grua,
po je ashtu si tė dua.
               T. (Me tė lutur.)
Tė tė vijė keq pėr mua:
punėtė janė tė rėnda,
S'punoj dot jashtė dhe brėnda.
Puno sa tė duash vetė
arat jepi me tė tretė
Kjo punė s'bėnetė kurrė,
po djali na u bė burrė.
Ndaj tė lutem ta martojmė,
erdhi dita tė gėzojmė.
Ne pa nuse pse tė rrimė?
Kur tė kem nusenė ndihmė,
punėtė bėnenė vetė,
nukė rrojmė me jetė!
Pse s'mė flet?
         V
Ē'tė them, moj grua?
Ēuditem me ē'fjalė thua!
Katėrmėdhjetė vjeē djalė
do ta martosh?
           T.
Sa jam gjallė,
dua tė gėzoj si mėmė!
           V.
Eja tė biem tė flėmė.
           T.
T'i ē'mė thua, u ē'tė them!
Sikur kemi shumė djem!
Me Gjinė mbeti kjo derė.
            V.
Qasu tė tė bėj tė tjerė,
tė pjellē, pa mbushurė moti...
            T. (Duke qarė.)
Me fjalė je shum' i zoti.
            V.
Ē'ke qė qa prapė taninė?
            T. (Me lot.)
Ku tė mos qaj un' e mjera?
Une tė flas me perėndinė,
ti mė flet fjalė tė tjera!
            V.
Eja moj grua nėr mėnde.
            T.
Ēuditem me kokėn tėnde.
            V.
Sado qave, ngreu bjerė.
            T.
S'je baba si tė tjerė!
Thuajmė, pėr perėndinė,
pse s'do ta martojmė Gjinė?
             V.
Ėsht' i vogėlė, moj Tanė!
             T.
C'thua! Pa shikoi shtanė
bota nukė shonė vjetė.
Shihe sa mori pėrpjetė:
duketė njėzet vjeē djalė,
kur hipėn e bredh me kalė.
Me mua kur u martove,
sa vjeē jeshe, mos harrove?
Tani pėr djalėnė tonė
do tė ndėrrojmė zakonė?
              V.
Mos kėrko ē'bėnim njėherė,
Po shiko ē'bėjnė tė tjerė:
Shiko bejnė rrėnjėdalė,
nukė ka dhe ai djalė?
Kur i thashė ta martojė,
«Le tė bėjė si tė dojė,
s'mė ha malli pėr tim birė,
u pėr vete tė rroj mirė"
mė tha dhe mė ktheu kratė.
             T.
I muarė mėntė gratė!
Tė bukur njeri qė gjete!
Ai tė kish mėnt pėr vete,
nukė shkretonte shtėpinė,
s'kish marrė porropotinė!
Mėndjeprishur, zemėrligu,
la tė shoqenė dhe iku!
E zeza grua se ē'hoqi'.
Njėzet vjet e la i shoqi
dhe nė pleqėri s'e poqi,
(Tė mos arrij' tė kish ardhė!).
nukė pa ditė tė bardhė:
nat' e ditė duke qarė
nga turpetė qė kish parė.
E mba mėnt ē'grua ka qėnė?
S'kishe shoqe nė vėnd tėnė:
e nderēme, zėmėrmirė,
punoi e rriti tė birė.
Ka qenė grua pėr mbretnė.
burri s'ja diti kimenė.
Dhe tani nė pleqėri,
dashuri mė dashuri!
E gjetė nga perėndia,
se prishi shtėpin' e tia!
Gruaja vdiq nga qederi!
Kėtė kėrkonte dhe derri:
tani mban disa tė tjera,
i vaftė shpirti nė ferral
            V.
Pse kuvėndon kėshtu, moj Tanė?
Njerezit e mėdhenj kėshtu e kane:
njerezit e tyre i mundojnė
duan ata q'i lėvdojnė.
            T
Nė bėjnė kėshtu tė mėdhenjtė,
djalli t'i marrė pėr jetė!
Beu djalėn ta martojė!
Me sy nukė do ta shojė,
se nė turpe do tė rrojė,
si ka rrojturė ngaherė!
Dhe guxon e mson tė tjerė!
Ka lojturė nga fiqiri.
Njė ditė mė thosh i biri:
"Baban' e mirė nderoje,
baban' e lik duroje"
Do tė bėhet djal' i mbarė,
se me mėmėnė ka gjarė
Po nė ngjaftė me babanė. ..
            V
Minji gdhietė, moj Tanė!
Tani lė bejnė mėnjanė
dhe hajde tė flemė pranė,
eja se mė mori gjumi. (Shtrihet.)
              T.
Dhe mua mė marrtė lumi!
              V.
Pa dhe nesėr kuvėndojmė
              T.
Djalėnė do ta martojmė?
              V.
Pa tė shomė. . .
              T.
Ēo tė shoē?
Nukė do tė mė ndėgjoē!
Ndėgjo dhe mua njė herė.
             V.
Tė ndėgjoj, po hajde bjerė.
             T.
Tė vi, po tė mė apē fjalėn,
qė do tė martojmė djalėn.
             V.
Puna, s'bėnet me njė natė,
do menduar gjer' e gjatė.
              T
Ē'do menduar, pa mė thua?
              V.
Ē'vajzė do t'i apėm grua?
             T.
Mos e ki kėtė qeder:
djalėn tėnė kush s'e merr?
Kush nuk' e do Gjinon tim,
q'ėshtė nga trimat mė trim?
             V.
Trimėrinė s'ja nxė dheu!
             T.
Nukė ėshtė si djalė beu. ..
po ėsht' i mir' e i mbarė,
kush ta rrėmbejė mė parė.
S'ėshtė ndonjė djal' i mbetur
unė nusen ia kam gjetur.
             V.
Ja ke gjetur! Po ē'e thonė?
             T.
Ēupėn e gjitonit tonė.
             V.
Cinė ēupė, Marigonė?
Ēupėn e zotitė Kore?
             T.
E bukur e .punėtore.
Mos e pyet ē'grua ėshtė!
Si pėr ara dhe pėr vrėshtė,
pun' e saj s'gjėndet nė jetė,
Punon vetėmci sa dhjetė!
Nukė them mirė? Ti ē'thua?
             V.
Nė do tė mė ndėgjosh mua,
Gjini Katonė tė marrė,
tė bėhem krushk me korēarė. . .
Ara, vreshta shumė kanė.
             T.
Ti pse s'e do Marigonė?
Ajo nuse bėn pėr mua.
             V.
Po ėsht' e madhe, moj grua.
Njėzet vjeēe!...
             T.
Kaq e dua,
nukė marr nuse pėr sisė,
po pėr punėt e shtėpisė;
tė dijė tė ngasė qetė,
se nukė mund t'i ngas vetė,
tė na bėjė dru nga mali.
            V.
Mirė ti, po ē'thotė djali?
Gjini me tė do tė rrojė.
            T.
Doemos qė do tė dojė!
Pse kuvėndon kshtu, mor burrė?
Pyeten fėrnija kurrė?
Ta martojm' ashtu mė rruash.
            V.
Moj grua, bėn si tė duash
dhe mė qafė t'i kesh vetė!
            T.
Em kėtu, em n'at jetė!. . .
Nesėr do t'vete tė bluaj,
tė shėtunė tė gatuaj,
tė diel tė bėjmė dasmė,
gjithė miqtė t'i gėrshasmė (Qan).
           V.
Tani pse qa?
           T.
Qaj nga gazi,
mė shpėtove nga marazi.
Tani do tė bėnem vjerrė!
           V.
Shuaj dritėn dhe shko bjėrė.
(Tė dy bien tė flėnė nė shtrat. Perdja mbyllet.)
 
 
Pamje e Katėrt; Dit' e Dasmės (Ndė odė tė krushqet, sofra plot me mish tė pjekur m
hell. Burra, gra, ēupa, djem, kėndojnė a hedhin valle.
Ēoku kėrcet ndonjė pushkė. Burrat e shtrojnė me dolli,
dhėndri rri mė kėmbė, dhe dy a tri trima qerasin kru,-
shqit pas urdhėrit "dollibashit". Kėto tė gjitha bėhenė
mė darkė.)
I.
Gratė vetėm:
A tė pėlqen nusia,
more djal' o lulia?
Ėsht' e mir' e shoqe s'ka,
m'e mirė nga gjithė na.
Nusia si zogė deti,
sikur ėshtė bijė mbreti.
Gra e burra bashkė: Ē'mirė ja bėm' krushkėsė,
q'i muarm tė bijėnė,
atė mė tė mirėnė,
Maro gjeraqinėnė.
Burrat vetėm, nė valle: Moj unaza rreth me ar,
per grua do te tė marr,
gjithė tė kanė nakar.')
nakar le tė kishninė,
sa tė mos pėlcisninė.
Moj unaza rreth flori,
gjithė tė kanė zili,
se do tė tė marr ndė gji.
Zili le tė kishninė,
sa te mos pėlcisninė.
II (Burrat rrinė pėrdhe tė pinė me dolli.) Nuni:
Djalė, bjerė,
shtjerė verė
shtjerė, shtjert--
nė tė tjerė.
Pini vere,
mor tė mjerė,
se qederė
do tua nxjerrė.
Gjithė burrat: Kush e pi kėtė dolli?
Zoti nun me trimėri,
i gėzofshim mė shtėpi!
Nuni te prifti:
0 prift, tė kam gjetur!
Pa pirė ke mbetur,
tė gjej me kupė me verė
lė ėmbėl si shqerė.
Prifti
Tek unė mir' se tė vish.
N.
Kėtė ta dish e ta pish
pėr shėndet tė dhėndėrit,
qė rri mė kėmb' e dremit.
Gjithė tok
Shėndet tė mirė tė ketė,
tė trashėgohet pėr jetė! (Kėrcet
njė pushkė).
P. (Te nuni)
Zoti, nun, mir' se mė erdhe!
Po verėn pse na e derdhe?
N. (Te prifti)
Mir' se tė gjeta, uratė,
tė kesh jetėnė tė gjatė.
Kupėn e piva me fund
dhe mė tutje, mo e tund.
P.
S'e pi dot, jam prift njeri.
N
Tė di, uratė, tė di. . .
P.
Kur e bėn emėrė vete
pike nė kupė mos mbete!
Ti qė vure sot kurore,
pagezofsh edhe me dore,
Gjithė tok
Nuni qė vuri kurorė
pagezofte e me dore
urdher, o nun se jam plak
tė lutem, bėmė konak.
N
Konak? Gjej Vangjel' e shkretė.
P
Kėtė kėrkojė dhe vete'
Vangjel, e mira tė gjete.
V
Me njė kupe ē'do tė jetė?
P.
E di mirė kush martonet?
Djali tė tė trashėgonet.
Do ta pi pas urdherit,
shendet te dhėndnt!
Gjithė tok
Dhėndėri tė trashėgonet,
tė gėzonet e tė shtonet!
V
S'e pive tė tėr' uratė!
P.
Pėrmbys e ktheva, s'e patė?
V.
0 prift, mirė se urdhėrove,
rrofsh e qofsh qė mė nderove!
Dhe dollibashi na rrofte,
dhėndėri ju trashėgofte'
Gėzofsh dhe nė dere tende'.
N
Dhe zoti tė dhėntė mėnte!. ..
V.
Unė verėn s'e kam pirė
qė tė mos kuvėndoj mirė.. .
Po dilni, paskam mėnt pak,
tė lutem bėmė konak.
N.
Ē'konak kėrkon tė mė thuash?
V.
Dėrgomė ku do tė duash!
N.
Zotnė Brodanė tė gjėsh
dhe si tė duash tė bėsh!
V.
0 zoti Brodan, tė gjeta!
B.
Mir' se erdhe, t'u ngjatė jeta'
V.
Kėtė kupėzė, ta dish,
pėr dhėndėrin plot ta pish.
Gjithė tok
Dhėndėri shumė tė rrojė,
jetė tė mirė tė shkojė!
B.
Zotrote qė gjete mua,
mė shtėpi ta paēa hua!
Dhe dollibashi me nder,
u bėftė dhe vetė vjehrr
dhe rroftė sa shkėmb' i malit.
N.
Gėzofsh mė dasmė tė djalit!
B.
Ku do t'mė dėrgosh tė pshtetem,
se do tė pi e mos dejtem.
N.
Ecė pshtetu te Abazi,
s'ka pir' e ju tha gurmazi.
B.
Tė gjeta, Abaz i mjerė!
A.
Kshtu tė mė gjesh kurdoherė!
B.
Kėtė kupė do ta kthej
pėr shėndet tė kėtij bej.
(Rrėfen dhėndėrin.)
Gjithė tok
Me nuse tė trashėgonet,
nga e liga tė mergonet!
A. (Te nuni)
Dollibash, tė qofsha falė,
zoti tė faltė njė djalc'
N.
Rrofsh e qofsh!
A.
Kush mė ka gjetur?
N.
S'e ndėgjove? Keshe fletur?
Tė ka gjetur Brodan Duni.
A.
Mė ke gjetur, thotė nuni,
tė gjet' e mira pėrjetė,
tė rrosh sa tė duash vetė.
Gjithė
S'mba mėnt? U deje pa pirė?
A.
Dhe nė mos kuvėndoj mirė,
un, i mjeri jam ēoban;
sos jam, i ziu, nė stan,
dhe sos jini dhėn e dhi,
tė di pėr cinė tė pi.
N.
Ky ėshtė shėndet i parė,
pėr dhėndėrin, mor i marrė.
A.
Sa malet, o nun, tė rrosh!
Tani ku do t'mė dėrgosh';
Se dua tė pi njė verė.
N. (Numėron)
Njė, dy, tri,. . . s'ka mė tė tjcrė.
A.
Numuroi dhėntė mirė.
N.
Le tė kollet kush s'ka pirė...
Me mua, zoti Abaz.
N.
Tė gjeēa kurdo me gas.
Kėtė kup do ta pi
pėr shėndet. tė dhėndrit tė ri.
Gjithė tok.
Shėndet tė mirė tė ketė
dhe tė gėzojė pėrjetė!
I zot' i shtėpisė rroftė
dhe djali ju trashėgoftė!
(Soset dollia dhe prifti ngrihet e zė vallen me burra,
duke kėnduar).
Do tė them njė kėngė vetė,
kėngė prifti tė vėrtetė,
rroftė vėshti dhe dhėria,
rroftė vera dhe rakia,
q'i ka bėrė pėrėndia.
Se dhe zoti Krisht njė herė
mori uj' e bėri verė.
Moj verė, burim i gjakut,
gaz' i djalit e i plakut!
0 raki, moj bukuroshe,
qė na hedh qoshe mė qoshe!
Se ē'bėn vera e rakia,
pin' e dejen trimėria,
sa vjen rotullė shtėpia!
Det i madh e det i gjerė,
pse s'tė bėri zoti verė,
se do ta pinim pa blerė?
IV (Ėshtė natė: krusliqit zėn' e ikin duke uruar mėmėn
e dhėndėrit, zonjėn Tanė, qė ėshtė shumė e gėzuar.)
N.
Tė tė trashegonen!
B.
Si bletė tė shtonen!
A.
Me jetė t'u rrojnė!
P.
Dhe t'u pleqėrojnė!
T.
U paēa, tė rroni,
gjithė tė gczoni!
(Njė nga nje ikin tė tėrė dhe mbeten vetėm ndė odė
Tana me djalė e me nuse.)
T. (Tek i biri)
Rri me nusen, djalė,
dhe doli dy fjalė,
tė mos ketė frike.
Dhendėri (i thotė s'ėmės)
Ngreu mėm' e ikė.
(Tana ikėn.) V. (Dhėndri me nusen mbeten vetėm) DH.
Lozėm ndonjė lodėr?
Tė dua si motėr.
N.
Ē'motėr mė ke mua,
o lum' e pėrrua?
Ti mė more grua.
Dh.
Pse u zemėrove
dhe u hidhėrove?
Kur s'lot ndonjė lodėr,
s'tė dua si motėr,
tė dua si mėmė!
Po hajde tė flemė,
se mė mori gjumi.
N.
Fli tė marrtė lumi!
 


Postuar nga IQVLORA datė 10 Shkurt 2009 - 14:40:

Ke bere mire qe na kujtove poetin nga Zagoria.Na kish marre malli per te lexuar ne origjinal vjershat e tij.Te pershendes per publikimin e tyre ne FH!


Postuar nga shelgu datė 10 Shkurt 2009 - 17:11:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
Ke bere mire qe na kujtove poetin nga Zagoria.Na kish marre malli per te lexuar ne origjinal vjershat e tij.Te pershendes per publikimin e tyre ne FH!


Faleminderit IQ bej.

Thuhet se Cajupi eshte i pari dramarg shqiptar, eshte fjala per pjesen me siper. Dramaturgjia ka qene pak, fare pak e levruar ne shqip deri ne vitet e pasclirimit.

Se fundi eshte zbuluar nje doreshkrim i nje drame te shkruar nga Mithat Frasheri, nen pseudonimin e njohur Lumo Skendo, dhe me datim para luftes se dyte boterore. Kjo ka vlere ndoshta vetem historike dhe tregon qe shqipja ka qene e levruar mire edhe ne ate kohe te erret.


 
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.