Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=295)
-- "Imazhet kane ftohte" - SUZANA ZISI (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14499)
"Imazhet kane ftohte" - SUZANA ZISI
Po sjell ketu, poezi te shkeputura prej librit: "Imazhet kane ftohte" te poetes Suzana Zisi.
Eshte libri i saj i dyte.
Poezite e librit te saj te pare: "E bardha eshte pak", ju i keni lexuar ketu te sjella prej Indritit.
Ju uroj lexim te kendshem.
JAM PO AJO BEBE
U linda tė martėn.
Ora 02.
Pėrballė teje
dhe njė planeti tė panjohur.
Unė-satelit-dhimbjesh,
ndiej gėrricje dhe therje
tė ngarkuara me shekuj,
minuta,
sekonda,
gdhendur prej teje nė testamentin gri,
nė trupin e lebrosur nga vitet,
bardhė-kuq-verdhė e zi.
Ende smė ke njohur?
Kam ndėrruar pelenat, jo fytyrėn.
Prekmė pėrsėri
si dikur,
kur Muzat mi lėshove tė kafshonin tė uritura.
Skicoje pėrsėri buzėqeshjen,
tashmė mes rrudhave tė lehta,
qė pėrpijnė sa mundin
milimetrat - kilometra tė lėkurės sime.
Planetin qė fle brenda trupit tė irnosur, me kafshime.
Ti,
mos luaj nė skenėn e asgjėsė, rolin e tė habiturės.
Jam po ajo bebe
Tashmė, mė e menēur me ēmendurira,
mė e varfėr me rini.
Luaj mė mirė tragjedinė e radhės
dhe lėrmė tė vdes nė rolin tim tė martires,
zgjedhur nė akropolin e perėndive te mėshirės,
me tė vetėshpallurėn verbėri tė mosqenies,
mes ėndrrave dhe pamundėsisė
qė mi servire ti nė pjatėn e mungesės.
Po gdhin e mėrkurė.
Qeshu!!!
Jam unė ajo e pafajshmja e orės 02.
Ishte e martė si sot, tė kujtohet?
Dhe ylberi-shtrati im, ndrinte nėn kurorėn tėnde,
si tani - kjo foshnjė e fantazisė sime
qė do vdesė pas disa sekondash.
5
Mos mi ndaj sytė
4
....Mė puth pėrsėri
3
Bekoje Muzėn
2
..
Ma fal ylberin
1
.Oiiiiiiiiiiiiiiii
Dje ish e martė
Ora 02
TĖ JESH
Tė jesh,
Duhet tė tė prekin,
Qė tė vėrtetojnė hipotezėn e rėnies dhe ringritjes
Tė qeshėsh nėse do mundėsh,
Mes rrudhave tė thella tė pritjes,
Duke rrėzuar jargė tė lashta dhimbjesh,
Stuhi, pėrpėlitjesh.
Tė jesh,
Do tė thotė tė vjellėsh rininė nga goja e pleqėrisė,
Kujtimeve tė trishta tė rrėmosh.
Ti kėndosh kufomės tėnde psalme biblike.
Tė jesh,
Do tė thotė: Tė harrosh.
CRAZY
Si nepėrkė e etur pėr ujė dhe zjarr,
Tė jam lidhur e tėra pas trupit, nė njė pėrqafim vdekjeprurės
!
Duke lėpirė ethshėm tė djeshmen,
Rrėshqas ēmendurisht kilometrave epshndjellėse tė lėkurės
Shaloji kuajt e psherėtimave,
Lėshoji tė rendin mbi mua
!
Mė lėr tė tė djeg me vullkane vibrimesh
!
Ringrihu prej hirit, pėr tė rishkruar legjendėn tonė tė re,
Nė pergamenė pėrqafimesh
RITUAL...
Ku ta parkoj tė kaluarėn?
Zvarritet pas meje e epshėruar,
dhe tund kėmborė tė rėnda.
Varros legjendash, lotin.
Vizatoj errėsirash mėngjesin
Ndėrkohė qė mesdita po mbėrrin,
Mbrėmja,
e mbarsur me Djallin,
Pret tė pjellė Zotin
NDJEMĖ FALMĖ PĖRQAFOMĖ
Unė
nuk tė nderova me timin emėr.
Ėshtė mbytur nė lotin e fjalės,
poetja jote brilante, e fėmijėrisė sime tė vogėl.
Unė, thinjat ti shtova baba,
gabime bėra sa desha.
Me rrudhat e tua shtrirė dashurisė,
qava e qesha
Ndjemė baba!
Nuk dita tė jem pasqyra jote e madhe,
shkėputur prej qiellit sa njė gogėl.
Falje, nuk kėrkova kur gėnjeshtrat,
si qilim,
mbi besimin tėnd i shtrova.
Kur vuajtjen dhe lodhjen tėnde,
gotave tė konjakut i harrova.
Sot,
kur netėt e mia,
gdhihen mbi fytyrėn e bijės sime tė njomė,
kujtoj dridhjet e tėndes zemėr.
Unė e di mirė baba,
ti, kurrė nuk mė ke mohuar,
e asnjėherė turpėruar prej timit emėr
Edhe pse rinisė tėnde, pleqėri ēmenduria ime i dha,
Ndjemė!
Falmė!
Pėrqafomė
!
Unė tė dua baba
VJESHTĖ MĖNGJES
Vjeshtė
Mėngjes
Pi tė trishtėn mjegull, nė vend tė kafesė
Matem me pėllėmbėt e tua.
Vetja,
mė duket e vogėl.
Rrudhave tė kohės vdes.
Dhe zgjohem sėrish tė pi njė kupė shpresė.
Jo!!!
Ti mos u hidh shkėmbinjve tė qumėsht.
Foshnja ėshtė rritur,
Ti - Legjendash tretur.
Nuk ka Perėndi qė tė tė besojė.
Flake pikėllimin shekujve tė mbetur.
Ja, njė kupė vjeshte do pimė Argjiro,
dehur kalldrėmesh si dy pijanece.
Ti Zonja e rėndė me tualet myshqesh- ndrin,
unė hija jote e vockėl memece.
Mos duhet tė pi edhe njė kupė Zgjim?
Apo tė dehem me ca kupa Shpresė?
Vjeshtė
Mėngjes
Pi tė trishtėn mjegull, nė vend tė kafesė
Nuk e kam lexuar asnjehere kete shkrimtare ..Gabim!!
Lexova keto poezite qe ke sjelle ketu dhe ne shume vargje dhe rreshta e gjej veten time......
Faleminderit qe i pasuron faqet e ketij forumi me te tilla ndjenja...
TOKA IME - FEMĖR
Nė dashurinė tėnde,
pėrpėlitem endem,
si vite mė parė, nė mitrėn e ngjizjes.
Netėve tė errėta, me imazhe dehem,
pėr tė rendur ditėn me puthje ēapitjesh.
Unė i heq kėpucėt
dhe ashtu e zbathur,
puthje tė ngrohta me ty marr dhe jap,
qė, kur trupin tim nė gji ti ta tresėsh,
pluhur dashurie tė rikthehem prapė.
Sot gjurmėt e mia
te ti vizatoj.
Afshi i pjellorisė mė gėlon nė zemėr.
Tė rilindem bimė me rrėnjėt te ti,
tė ēel lule - femėr.
JAM I YTI
Jam i yti...
Pėshpėritje qė kaloi prej gojės,
mushkėrisė,
kėrthizės,
deri nė fundbarkun tim.
Ish zgjim i vdekur shekuj mė parė.
I dashurisė - rikthim.
Jam i yti,
ulėrin dėshira pėr ta shuar flakėn me zjarr.
Etjendezur, pėrpėlitesha nė tėndin pėrqafim...
Jam i yti?
Jo!
Ti, nuk je veē Dielli im...
Rrezelėshuar, harlisur mbi ankthin - mallkim.
Unė jam i yti...
Ish ėndėrr, makth, lojė e syve blu.
Zbret fundbarkut tim ėmbėl.
Dhe, si klithmė lėshohet qiejve tė tu.
MBI RENĖ E BARDHĖ
Nė ėndrrat e njėri - tjetrit,
Koha ngrin dhe hapėsira ndihet e zėnė nė faj
ēarēafėsh tė butė lėkure,
Pleksur pėrqafimesh
Shkrirė dėshirash ekstreme,
Zemrat i morėn nė duar
pėr tu qetėsuar regėtimat
Nė ėndrrat e njėri-tjetrit,
Nė shtretėr degėsh tė blerta, kapluar,
Ajo ia vodhi paqen,
Kraharorit tė tij rrėnjėzoi.
Ai, rrėmbeu ēmendurinė e saj
Dhe
e mbolli nė tokėn e premtuar zemėr
Qiellit,
Mbi renė e bardhė nė ėndėrr,
Ku dashuritė krihen nė pasqyra yjesh,
E dhimbjet skanė emėr
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.