Forumi Horizont Gjithsej 136 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)


Postuar nga ingmetalboy datė 19 Mars 2008 - 19:03:

Une quhem... Te them te drejten nuk e kam vendosur akoma si quhem sot. Kam qene shume i zene duke injoruar sinjalet e alarmit qe ndizen kudo ku po shkel, per te gjetur nje emer te pershtatshem. Po po. Une jam nje kamaleon kur vjen puna ne emrat dhe ne vartesi te nivelit te pagjumesise shnderrohem ne ate qe quaj veten. Si duket pagjumesia i tjeterson njerzit, i nxjerr jashte karakterit dhe te nesermen pyet veten " valle isha une ai dje?" Pyetje me vend. Valle jemi vertet ne ne ato momente kur pagjumesia na trullos disi me drogen e mendimeve pafre qe vijne ne pushtet brenda kokes qe zjen. Mendime nga me te cuditshmeet qe ndonjehere na bejne te qeshim si i cakerdisur naten, por qe shpesh zbehin konturet e te ashtuquajtur ndergjegjie dhe ngadale veprimet tona fillojne edhe derdhen perjashta kupes sone te se perditshmes qe hidhur na perfaqeson.
Pikerisht ne ato momente nje nate adrenaline neper kycet jetesore na ben te ndihemi ne qiellin e shtate dhe pagjumesia kthehet ne nje bekim. Je ndryshe. Plot me energji qe fokusohen natyrshem ne kanalin e gerryer nga emri qe i ke vene vetes dhe fokusi te ben te ndihesh i gjalle duke ndjere kapacitetin tend te shfrytezohet deri ne palce. Nuk ka mur qe nuk mund te rrezohet, thesar qe nuk mund te zbulohet, mal qe nuk mund te ngjitet apo enigme pa u zgjidhur. I paprekshem prej acarit apo te nxehtit ecen i sigurt ne nje bote qe nuk te frikeson.
Por gjumi vendos te shfaqet me ne fund dhe shfaqja mbaron pa zbuluar moralin. E nesermja vjen dhe duhet te ngrihesh perseri ne kembe shpesh pa pike fuqie nga nje nate me pare. Duhet te ngrihesh dhe te fillosh te ecesh me te gjitha pasigurite, dyshimet, lodhjet dhe ne nje menyre apo nje tjeter duhet te gjesh rutinen tende te skicuar nga i famshmi karakter qe te te sherben si sfond deri ne fundin e udhetimin tende.


  Gjithsej 136 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.