Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 116 117 118 119 120 121 122 123 124 [125] 126 127 128 129 130 131 132 133 134 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 20 Mars 2008 - 19:52:

teknika e zgjerimit te kromozomeve (chromosome stretching)

Cod. A20032008

te shohesh nje kariotip si ai qe kam paraqitur me siper per rastin e sindromes se Down-it nuk kerkon ndonje procedure komplekse ne ditet e sotme dhe gjerat jane lehtesuar edhe me teper nga aparaturat e ndryshme qe bejne rregullimin automatik te kromozomeve sipas gjatesise. por,nese kerkojne te futemi me ne detaj ne nje kromozom per te pare bandat e ndryshme qe ai paraqet (shihni figuren e kromozomit X qe kam sjelle me siper) duhet te nderhyhet me ane te nje metodike qe eshte ajo qe ne anglisht merr emrin "Chromosome Stretching", nje metode qe te lejon te zgjatesh kromozomet per te pare edhe me mire bandat! manipulimi i drejtperdrejte i kromozomeve te njeriut ne metafaze duke perdorur gjilpera xhami tregoi qe perberja e kromozomeve varet shume nga perberja e lageshtires. kromozomet jane te bute dhe shume elastike kur jane ne lageshti dhe jane te forte kur jane ne gjendje thatesie. elasticiteti i tyre mund te kuptohet edhe me mire kur mendojme qe nese ato fiksohen per nje kohe te shkurter kane aftesi te zgjaten deri ne 5 here gjatesia e tyre. deri diku mund edhe ta kuptojme kete gje nese mendojme se si ishte i ndertuar nje kromozom.
kjo metode lejon te ndash kromozomin ne banda dhe nenbanda,gje qe behet mjaft e dobishme nese mendojme detajet e sekuences qe mund te perftohen nga kjo gje si dhe ne analizen ne mutacioneve qe perfshijne nje bande te caktuar. normalisht qe per bandat pastaj ekziston edhe nje ngjyrim qe i dallon njera nga tjetra,gje qe mund te behet me ndihmen e nje materiali fluoreshent [1]

sinqerisht detajet e thella te kesaj ceshtjeje jane pertej mundesive te mija keshtu qe do limitohesha ne kete pike per sa i perket kesaj teknike duke ju kerkuar te mbani mend vetem qe kur duhet te analizohet me ne detaj nje kromozom ai mund te zgjerohet me ane te kesaj teknike dhe kjo ka rendesi ne rastet e mutacioneve te ndryshme te bandave te kromozomeve. fshirjet e bandave do ti kap serish si ceshtje kur te shpjegoj mutacionet
kjo metode eshte nje prej proceseve te shumta qe mund te kryhen mbi kromozome.

ok,mund te kaloj ne nje analize te kromozomeve te seksit, X dhe Y.

[1] Chromosomes are highly elastic and can be stretched. Cytogenet Cell Genet. 1994;66(2):120-5


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 116 117 118 119 120 121 122 123 124 [125] 126 127 128 129 130 131 132 133 134 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.