Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia e Qyteteve dhe Krahinave te Ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=387)
-- Qytetet Tona Ne Shekuj dhe historia e tyre. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5143)


Postuar nga tresh datė 04 Qershor 2004 - 07:30:

SARANDA

Qyteti i Sarandes ndodhet ne jugperendim te vendit,buze detit Jon dhe eshte port detar.Ekzistenca e tij permendet per here te pare nen emrin ONHEZEM ne shek I p.k,sherbente si liman per kalimin nga Epiri ne gadishullin Italik,era juglindore shume e preshtatshme per kete lundrim njihej me emrin e Onhezmit.Zhvillimin me te madh ky qytet i vogel e pati nga shek i II-III p.k.Kesaj kohe i perkasi dhe disa renoja buze detit.Ne shek e IV qyteti riperterihet rreth berthames se pare dhe rethohet me mure mbrojtese 2m te trashe,duke mbajtur perbrenda rreth 5 ha toke.Brenda keshtjelles ne trajte gjysemrrethi,te perforcuar me kulla,germimet arkeologjike kane zbuluar rrenoja banesash,sterrerash dhe nje bazilike paleokristiane te shek V-VI,dyshemeja e te ciles ishte shtruar me moxaik te bukur shumengjyresh.Ne nje sere aktesh kishtare te viteve 414-516 permendet si seli peshkopesh dhe si qytet.Ne udherrefyesin e Hieroklit te shek VI del ne skene me emrin Anhiazmi si nje nga 12 qytetet e provinces se Epirit te vjeter.Sherbente si skele e Foinikes (Finiqi).Gjate mesietes nuk permendet me ne burimet e shkruara.Muri rrethuae i epokes Bizantine ne pjesen perendimore te qytetit te sotem,rrenojat e nje manastiri paleokristian me emrin Ajiu Saranda (Dyzet Shenjtoret) qe ngrihet ne shpatin e malit mbi Sarande dhe ndertimi ne fund te shekullit XVI-fillimi shek XVII i kalase se Lekuresit ne jugelindje te qytetit,tregon se Onhezmi eshte i lashte,ndonese ne renie,ka vzhduar me emra te tjere.Emri ''Sarande'' hyri ne perdorim ne fund te vitit 20 te shek te XX.madje deri ne vitin 1930 nga banoret quhej thjesht ''Skele''.Me 1876 ketu ishte nepunes dogane Naim Frasheri.Me 1878 u dogj e u shkaterua nga banda anetaresh greke te ardhur nga korfuzi.Me 1927 kishte rreth 800 banore dhe nuk hynte ne rradhen e Qyteteve.Dicka me shume u rit ne vitet 30-40,kur u zhvillua tregetia,u ndertuan,dyqane,magazina,shtepi te tregetareve etj.Ne fillim te viteve 30 te shek te XX mer trajte dhe urbanistika e Sarandes,vendosia e rugeve dhe e ndertesave shkalle-shkalle,u hap shetitorja anes bregdetit (qe ne ditet tona eshte dyfishuar),u ndertua moli i ri,muri mbrojtes ndaj dallgeve dhe 3 ruget kryesore.Saranda eshte porti i trete ne vend nga rendesia pas Duresit dhe Vlores.Ne ditet e sotme Saranda cilesohet si nje nga qytetet Perla te Shqiperise dhe aktiviteti i saj eshte bazuar kryesisht ne turizem dhe ne perpunimin portual.Ne vitin 1990 popullsia e saj qe rreth 16.400 banore.Numri i banoreve te rrethit te Sarandes (sipas statistikave te vitit 1993) eshte 53.730 banore,ndersa siperfaqia eshte 1097km2


A e dini ini se nga viti 1940-1943 saranda qe nen pushtimin Italian dhe se Italianet e quanin "Porti Edda"


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.