Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)


Postuar nga ~Enigme~ datė 08 Maj 2006 - 13:03:

Si te evitoni dhimbjet e nervit shiatik?

Cod. A08052006

Rreth 90 pėr qind e rasteve tė tė sėmurėve, qė vuajnė nga dhembjet e nervit shiatik mund tė lehtėsohen me anė tė masazheve dhe mėnyrave tė tjera popullore. Vetėm 10 pėr qind e tyre kėrkojnė ndėrhyrje tė domosdoshme kirurgjikale. Kėto janė raste kur i sėmuri vuan qė prej 6 muajve nga kėto dhimbje ose mund ta ketė lėnė pas dore mjekimin.
Pėr pėrmirėsimin e dhimbjeve tė shpinės dhe nervit shiatik, ekzistojnė kura dhe ēajra tė ndryshme tė rekomanduara nga mjekė popullorė.
Masazhet me Vaj dhe me Akull.
Njė nga mėnyrat mė tė suksesshme qė ka dhėnė rezultate nė lehtėsimin e dhimbjeve ėshtė bėrja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet tė bėhen ēdo ditė pėr 30 minuta ēdo seancė. Ēdo i sėmurė qė vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t’i vazhdojė masazhet pėr 15 ditė. Pėr pėrmirėsimin e dhimbjeve tė nervit shiatik shėrben edhe kura e pėrftuar nga pėrzierja e 100 gramė jodio, 30 gramė vaj gruri, 4 lugė gjelle vaj ulliri, 30 tableta aspirinė dhe njė kuti rozmarinė tė njomė. Tė gjitha kėto pėrzihen sė bashku nė njė enė dhe lihen nė qetėsi pėr 5 orė. Pasi kjo pėrzierje ka marrė trajtėn e pomadės, bėhet masazhi i kėmbės pėr 15 deri nė 20 minuta, atje ku nervi shiatik ėshtė i ngacmuar. Kjo kurė vazhdon pėr 7 deri nė 10 ditė rresht. Mėnjehėrė pas pėrdorimit ju do tė keni mundėsi tė shihni edhe efektet pozitive tė kėsaj kure.
Ēajrat
Njė tjetėr mėnyrė ėshtė edhe ēaji i pėrgatitur nga gjethet e urthit. Gjetheve tė njoma tė urthit, u shtohen 4 gota me ujė dhe lihen pėr t’u zier pėr 20 minuta. Pasi kullohet, pihet nga 1 filxhan esėll nė mėngjes dhe njė filxhan tjetėr para gjumit. Ēaj pihet i ėmbėlsuar me mjaltė. Kjo kurė vazhdon pėr njė muaj.
Njė tjetėr mėnyrė pėr tė lehtėsuar dhimbjet e nervit shiatik pėrdoren koret e shelgut, gjethe dhe sythe mėshtekne, lulet e shtogut, lulet e blirit si dhe gjethet e hithrės dhe kėputje. Pasi imtėsohen mirė dhe pėrzihen, merret njė lugė nga kjo pėrzierje dhe zihet nė njė enė me kapak tė mbyllur pėr 5 minuta me 200 miligramė ujė. Mė pas kullohet dhe pihet sa mė i ngrohtė. Nėse dhimbjet e nervit shiatik janė tė forta, nga pėrzierja merren 4 lugė dhe vlohen pėr 5 minuta nė gjysmė litri ujė. Mė pas ėmbėlsohet me mjaltė dhe pihet ēdo 2 orė, nga 1 gotė ēaji, por qė tė jetė shumė i nxehtė. Dhe kura e fundit ėshtė ajo e pėrgatitur nga kallinjtė e bredhit tė bardhė, tė cilėt zihen nė 200 mililitėr ujė. Pasi kalon 2 orė kullohet dhe ėmbėlsohet me mjaltė. Ky ēaj pihet i ngrohtė esėll ēdo mėngjes dhe nė mbrėmje vonė nga 1 gotė ēaji.

Autori: Mimoza Kėrmezi


Postuar nga ~Enigme~ datė 26 Maj 2006 - 20:21:

Ne parandalimin e kancerit

Cod. B26052006

Kanceri ėshtė njė nga sėmundjet mė tė rėnda, qė rrezikojnė jetėn e njeriut. Pėrveē operacioneve dhe kimioterapisė, njė ndihmesė tė dukshme nė moszhvillimin e kėsaj sėmundjeje, japin kurat e pėrgatitura me metoda popullore.
Alkoolin e bimės sė brokulės
Njė kurė, qė ka dhėnė rezultate nė ngadalėsimin e pėrhapjes sė sėmundjes, ėshtė pėrzierja me alkoolin e bimės sė brokulės.
Njė litėr alkool 60 gradė ose raki e fortė rrushi hidhet nė 100 gramė kalendule. Kjo masė hidhet nė njė shishe, e cila mbyllet mirė dhe lihet nė njė vend tė ngrohtė, por qė tė mos e zėrė dielli. Pas 10 ditėsh kjo masė kullohet. Merren 50 deri nė 60 pika nga kjo pėrzierje dhe hidhen nė 200 mililitra ujė. Ky lėng pihet nga pak gjatė gjithė ditės. Gjatė kohės qė pėrdoret kjo kurė rekomandohet dhe ngrėnia e tre karrotave ēdo ditė. Gjithashtu, mund tė pėrdoren rrėnjėt e bimės, tė cilat pasi tė thahen, duhet tė bluhen dhe pluhuri i pėrftuar hidhet nė njė gotė me lėng frutash ose ēaj. Kura me pluhurin e brokulės pėrdoret 3 herė nė ditė.
Bima e Aloe Verės
Po pėr kėtė qėllim pėrdoret edhe bima e Aloe Verės. Lėngu i nxjerrė nga kjo bimė pėrzihet me mjaltė. Ky mjekim ka dhėnė efekte tė pėrkryera nė pėrmirėsimin e tė sėmurėve.
Spinaqi
Spinaqi ėshtė njė nga ushqimet mė tė rėndėsishme nė luftėn kundėr kancerit, si dhe tė sėmundjeve tė tjera tė rėnda. Tė sėmurėt, qė vuajnė nga sėmundja e kancerit, duhet tė hanė spinaq me oriz dhe vaj ullri, duke i shtuar dhe lėng limoni. Prandaj, pėr parandalimin e kancerit ky ushqim duhet tė konsumohet sa mė shpesh.
Kokė-lakra
Edhe kokė-lakra ėshtė vėrtetuar se ka dhėnė efekte pozitive nė parandalimin e kancerit. Pėrqėndrimi i lartė i indolit te lakra bėn qė sėmundja tė mos pėrparojė mė tej. Njė studim i kryer nga shkencėtarė amerikanė ka treguar se te personat qė konsumonin mė tepėr lakėr, tė paktėn 2 deri 3 herė nė javė, zhvillimi i sėmundjes ka qenė mė i ngadaltė se te ata qė nuk e pėrdorin kėtė ushqim.
Salca e domates
Edhe salca e domates ka dhėnė rezultate mjaft tė mira nė sėmundjen e kancerit. Konsumimi i shpeshtė i salcės e frenon atė deri nė njė farė mase. Tė sėmurėve me kancer, mjeku u kėshillon tė pinė sa mė tepėr qumėsht. Qumėshti nė pėrbėrje tė tij ka vitaminėn D, armikun numėr njė ndaj kėsaj sėmundjeje. Studimet kanė treguar se njerėzit qė konsumojnė ēdo ditė qumėsht kanė mė pak mundėsi pėr t’u prekur nga kanceri. Gjithashtu, tė sėmurėve me kancer, mjeku ju kėshillon konsumimin sa mė tė shpeshtė tė frutave dhe perimeve nė veēanti tė frutave, qė mbėshtillen me lėkurė tė trashė si portokalli, limoni, shega.
Autori: Mimoza Kėrmezi


Postuar nga naimi datė 29 Maj 2006 - 23:55:

Fara e zeze (Nigella Sativa ), ilaqi i cdo semundjeje

Cod. A30052006

Profeti Muhamed (a.s.) gjithmon i ka keshilluar njerzit te kujdesen per shendetin e tyre dhe si nje doktor i vertet i ka dhen zgjidhje semundjeve te ndryshme .
Ne kete faren e zeze gjendet sherimi i cdo shqetesimit ,pervec vdekjes .

shkurte ky thesar ka mbetur jashte vemendjes se shkencetarve derisa i ra ne dore doktorit gjerman , Maren Franz.
gjerman kreu nje sere studime dhe rezultatet e arritura i permblodhi ne librin me tituj sherimi qe vjen nga natyra ,Fara e Zeze .
fara e zeze permban vaj acidik te pangopur ,vaj me eter ,vitamina dhe sere substancash te tjera te domosdoshme per organizmin. tashme eshte vertetuar se vaji acidik i pangopur qe permban Fara e zeze ndikon pozitivishte mbi metabolizmin e trupit ,rrit imunitetin dhe ndalon alergjine
Fara permban perafersishte 38% karbbbohidrate ,35% vajra te ndryshme ,21% albumine dhe pjesa tjeter perbehet prej me shume se njeqind substancash te ndryshme .Per tu permendur jan vajrat acidike te pangopur ,acidi linoleni,acidi alfa -linolein,vajrat me eter (nigellon,alfa pinen etj)Vitaminat (B1,B2,B6,acidi folik,Niacina ),minerallet (hekur ,kalcium,magnez,zink etj.
Vecorite e vajrave acidike te pangopura:
Ndimojne metabolozmin e trupit Nevoiten ne rritjen zhvillimin dhe rinoverimin e qelizave .
Ndimojne ne zhvillimin e harmoneve dhe ne formin e nje sistemi nervor dhe harmonal-mbrojtese te shendetshem .
e shume tje
Trupi i njeriut nuk i prodhon keta vajra dhe eshte ,hte i detyruar ti marre nga jashte 1gr.vaj i fares se zeze eshte i mjaftueshem per nje nevojat ditore edhe diqka Ne farmacite gjermane fara e zeze tashme eshte e pranishme ne formen e saj origjinale si fare vaj ose tablete.


Postuar nga ~Enigme~ datė 31 Maj 2006 - 02:57:

Te shtoni qumeshtin e gjirit!

Cod. C31052006

Bima e koprės, pėrveē shijes mjaft tė mirė qė jep nė gatime, ndikon dukshėm edhe nė pėrmirėsimin e shėndetit. Nė mjekėsinė popullore bima e koprės njihet qindra vjet mė parė. Ēaji i pėrftuar ka dhėnė rezultate tė shkėlqyera nė shkrirjen e gurėve nė veshka.

Mjekė popullorė rekomandojnė pirjen e 2 deri 3 gotave me ēaj kopre dhe shumė shpejt tė sėmurėt do tė shohin rezultatet. Bima jo vetėm qė ndikon nė veshka, por edhe nė rrugėt urinare dhe shkakton urinim tė shpeshtė, duke ndihmuar nė pastrim tė organizmit nga helmet pėrmes urinimit. Ēaji i koprės ndihmon edhe ata qė vuajnė nga anemia, apo siē i thonė ndryshe, pagjakėsia. Pėr shėrimin e sėmundjes shėrbejnė farat e koprės, 1 lugė kaēė dhe tėrfil. Dhjetė gramė nga kjo pėrzierje hidhen nė 350 miligramė ujė tė nxehtė. Mė pas kullohet dhe kėshillohet tė pihet 3 deri 4 gota nė ditė.
Rezultatet
Me sukses pėrdoret kjo bimė edhe kundėr kollės, apo edhe pėr tė larguar gripin, sidomos kur ai shoqėrohet me bllokim tė rrugėve tė frymėmarrjes. Kėshillohet qė gjatė kėsaj kohe lėngu tė pihet esėll nė mėngjes dhe i ėmbėlsuar me mjaltė. Mjaft pozitive ėshtė kjo bimė kur pėrdoret te foshnjat e sapolindura. Ajo jepet nė formė ēaji pėr pengimin e dhimbjeve dhe shtrėngimeve, tė cilat e shoqėrojnė foshnjėn nė muajt e parė tė lindjes. Pėrdorimi i ēajit tė koprės ėshtė shumė i pėrshtatshėm edhe pėr nėnat lehona, qė nuk kanė sasinė e duhur tė qumėshtit, gjithashtu ndikon pozitivisht edhe nė shėndetin e foshnjės. Me pėrdorimin e kėtij ēaji bėhet pastrimi dhe rigjenerimi i mėlēisė. Bima ndihmon mjaft nė qarkullimin sa mė tė mirė tė gjakut nė organizėm. Gjithashtu, ēaji i pėrgatitur nga bima ndihmon nė tretjen e ushqimit. Prandaj kėshillohet nė rastet kur keni probleme me tretjen apo edhe kur e keni abuzuar me sasinė e ushqimit, nevojitet njė gotė me ēaj kopre dhe do ta ndieni veten shumė mė tė lehtėsuar. Ēaji gjithashtu ndihmon nė lehtėsimin e dhimbjeve stomakut. Bima e koprės kryesisht pėrdoret si infuz, ēaj, apo si tinkturė.
Vaji
Vaji eterik i kėsaj bime ėshtė shumė i pėrshtatshėm pėr qetėsimin e dhimbjeve nė lukth, si dhe pėr mjekimin e mukozės sė traktit tė jashtėqitjes. Pėr mjekimin e kėtyre sėmundjeve kėshillohet 2 deri nė 5 pika pas ēdo vakti. Marrja e vajit nuk duhet tė zgjasė mė tepėr se 2 javė.
Bima
Nė trevat tona kjo bimė njihet edhe me emra si maraq, nedėr, marackė. Gjethet i ka fijore me degėzime, tė gjata dhe me aromė karakteristike pėr kėtė bimė. Lulet e koprės sė rėndomtė janė me ngjyrė tė verdhė nė tė portokalltė, tė imta, tė pėrbėra me kurorė nga 5 petale, nė kupėn e sė cilės ndodhen 5 thekė dhe 2 pistila. Fryti ėshtė nė formė vezake, i cili nė gjendje tė freskėt ndahet nė dy gjysmėfryte. Rritet nė lartėsi prej disa dhjetėra centimetrash deri nė dy metra. Zakonisht gjendet ne lėndina dhe fusha. Nė mjekėsinė popullore pėrdoret kryesisht fryti i tharė i koprės. Aroma e fortė karakteristike e bimės tregon se sa ėshtė e pasur me vajėra eterike.
Autori:Mimoza Kėrmezi


Postuar nga ~Enigme~ datė 16 Korrik 2006 - 20:03:

Per te qetesuar dhimbjet e reumatizmes

Cod. C16072006

Speci djegės.
Speci ėshtė i pasur me elementė kurativė si alkaloide, esencė, pigmente karotinoide, vitamina dhe flavone. Nė saj tė kapsaicinės, speci djegės ngacmon sipėrfaqen e lėkurės.

Pėr qetėsimin e dhimbjeve:
kėshillohet tė pėrdoret masa, qė pėrftohet nga vendosja e disa specave nė njė sasi alkooli 60 gradė. Kjo masė lihet pėr 8 ditė, mė pas kullohet dhe me tė lyhet pjesa ku ndjen dhimbje. Nė vendin ku bėhet masazhi shkaktohet skuqja e lėkurės, qė rrit qarkullimin e gjakut duke pakėsuar dhimbjet. Nga pėrgatitja e mėparshme pihen 20 pika tri herė nė ditė. Pikat mund tė hidhen nė ushqim pėr tė gjithė ata qė nuk mund t’i pijnė siē janė.

Speci mund tė pėrdoret edhe nga personat, qė kanė probleme me oreksin. Pėr tė gjithė ata qė kanė probleme me ushqimin rekomandohet qė tė pihet lėngu i pėrgatitur. Nė doza tė caktuara nxit rrjedhjen e lėngjeve tė stomakut. Ėshtė provuar se pirja e njė luge me lėng speci djegės shkakton njė skuqje, qė vjen si pasojė e qarkullimit tė shpejtė tė gjakut, duke larguar nė kėtė mėnyrė lėngjet e dėmshme tė trupit.

Mjekėt kėshillojnė qė speci djiegės tė mos pėrdoret nga tė sėmurėt qė vuajnė nga koliti, pasi mund tė shkaktojė keqėsimin e tij.

Duke e marrė si kurim nga goja speci djegės mund tė pėrdoret nė forma tė ndryshme:
si pluhr,
tinkurė dhe
ashtu siē ėshtė
.

Nė formė pluhuri pėrdoret 3 herė nė ditė. Tinkura pėrgatitet duke hedhur nė njė shishe 10 gramė spec djegės tė thatė dhe i shtohet 100 gramė alkool 60 gradė. Pas disa ditėsh, duke e pėrzier herė pas here, lėngu kullohet dhe prej tij pėrdoren 20 deri nė 30 pika, tri herė nė ditė. Nga jashtė pėrdoret tretėsira alkoolike, e cila pėrgatitet duke lėnė 6 speca djegės nė 100 garamė alkool. Mė lėngun qė fitohet lyhet pjesa ku ndihet dhimbja. Kėshillohet qė speci tė ruhet me kujdes nė ambiente tė ngrohta, sepse thith me lehtėsi lagėshtirėn dhe shpesh preket nga insektet. Nė vende tė thata e ruan veprimin pėr 18 muaj.

Autori: Mimoza Kėrmezi


Postuar nga ~Enigme~ datė 27 Gusht 2006 - 18:34:

Lehtesim dhimbjesh me bimen e kufilmes

Cod. A27082006

Bima e kufilmės ose lulevathit

ėshtė njė prej bimėve mė tė njohura, qė ndihmojnė nė qarkullimin sa mė tė mirė tė gjakut, dhe ndihmon nė fuksionimin e mirė tė zemrės. Nė rrahjet e shpejta tė saj ēaji ka dhėnė rezultate shumė tė mira. Mjekėt kėshillojnė pirjen e dy gotave ēaji nė ditė. Edhe pėr qetėsimin e dhimbjeve tė kokės shumė tė shpeshta kėto ditė te kushdo, si pasojė e diellit tė fortė, kjo bimė ėshtė mjaft e mirė. Nė kėtė rast kėshillohet pirja e menjėhershme e ēajit tė ėmbėlsuar.

Perberjet e bimes:
Kufilma ose lulevathi ėshtė bimė barishtore shumėvjeēare, e zakonshme nė livadhe e vende tė freskėta. Bima arrin deri nė 1 metėr lartėsi. Gjethet i ka tė ashpra, nė formė vezake tė zgjatur. Lulet janė nė ngjyrė blu, por mund tė shfaqen edhe nė ngjyrė tė verdhė tė ēelėt, tė renditura njėra pas tjetrės gjatė degėzimeve tė bimės. Periudha e lulėzimit tė kufilmės ėshtė muaji maj deri nė korrik.
Kufilma ėshtė e pasur me lėndė vepruese, siē janė lėndėt jargėzuese, esenca dhe taninet, alkooloide tė ndryshme, si dhe alantoina dhe kalēium tė lidhur me komponentė organikė. Nė sajė tė kėtyre pėrbėrėsve ēaji i pėrftuar nga rrėnjėt e grimcuar dhe tė thara tė bimės, me mjaft sukses pėrdoret edhe nė sėmundjet kronike tė tė kyēeve dhe kockave. Pėr tė lehtėsuar dhimbjet nevojitet njė gotė ēaj dhe rezultati do tė jetė i shpejtė. Pėr qetėsimin e kollės dhe kur ajo ėshtė e shoqėruar me sekrecione kufilma ėshtė mjaft e domosdosshme. Nė sajė tė elementėve pėrbėrės, bėhet e mundur lėngėzimi i sekrecioneve dhe largimi i tyre gjatė kollitjes. Pėr tė larguar kollėn, qė shoqėron sėmundje e ndryshme, bima pėrdoret pėr tė qetėsuar dhimbjet dhe ndihmon nė ripėrtėritjen e indeve tė dėmtuara dhe shėrimin e plagėve. Larja e herpashershme e plagėve, dhe nė rastet kur ato janė tė qelbėzuara, do tė sillte shėrim tė shpejtė tė saj. Por pėrpara pėrdorimit tė kėsaj kure, kėshillohet konsulta me mjekun. Me sukses mjekė popullorė e kanė pėrdorur bimėn pėr bėrjen e masazheve nė rastet e ndrydhjeve dhe thyerjeve tė kockės.

Pėr tė pėrgatitur ēajin:
nevojiten dy lugė kafeje me kufilme tė copėtuar, qė hidhen nė njė enė ku shtohet njė gotė me ujė. Lihet tė zihet pėr 5 minuta, mė pas lėngu kullohet dhe pihet i ėmbėlsuar. Nė ēajin qė pėrdoret pėr mjekimin e plagėve kėshillohet tė hidhet mė tepėr sasi tė bimės sė grimcuar. Pjesa e bimės qė pėrdoret pėr kurim janė rrėnjėt e thara tė saj.
Autori: Mimoza Kėrmezi


Postuar nga ~Enigme~ datė 04 Tetor 2006 - 12:52:

Per kurimin e acarimit te bajameve...

Cod. B04102006

Lule pjeshke:
Pėr pėrgatitjen e mjekimit tė inflamacionit tė bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramė lule pjeshke, qė mė pas duhen zier nė 500 ml ujė. Kjo masė pihet nė formė ēaji ose pėrdoret si gargarė. Pėr kėtė qėllim pėrdoret edhe pluhuri i luleve tė thara e tė imtėsuara tė pjeshkės, i cili merret me majė tė lugės pėr ēdo pėrdorim.

Bimet e sherebeles, keputja e arrave dhe bocet e hormoqit:
Njė tjetėr mėnyrė pėr kurimin e acarimit tė bajameve ėshtė edhe pėrzierja e disa bimėve. Nė njė raport 1 me 1, pėrzihen bimėt e sherebelės, kėputja e arrave dhe boēet e hormoqit. Nga kėto pėrgatitet ēaji, i cili ėmbėlsohet me mjaltė sipas dėshirės. Me ēajin e pėrgatitur shpėlahet fyti (gargarė) pėr ēdo 15 minuta. 

Mellaga e bardhe
Njė tjetėr bimė qė shėrben pėr kurimin e bajameve ėshtė edhe mėllaga e bardhė. Pjesėt qė pėrdoren pėr kėtė qėllim janė rrėnjėt e bimės. Pasi thahen, ato copėtohen dhe me to pėrgatitet ēaji. Edhe ky ēaj pėrdoret nė formė gargare pėr shpėlarjen e fytit. Mund tė pėrdoret sa mė shpesh, nė mėnyrė qė edhe efekti tė jetė mė i shpejtė.

Angjinarja
Njė tjetėr mjekim pėr inflamacionin e bajameve ėshtė edhe pėrdorimi i bimės sė angjinares. Angjinarja zihet mirė me gjithė gjethe. Me lėngun e pėrftuar prej tyre bėhen kompresa tė ngrohta nga jashtė fytit. Kjo mėnyrė pėrdoret pėr ēdo 20 minuta. Shpesh acarimi i bajameve mund tė shoqėrohet me ngjirje tė zėrit dhe dhimbje tė fytit. Pėr tė sjellė sėrish zėrin nė gjendjen e mėparshme, mjekėsia popullore sjell njė prej mėnyrave tė saj. Pėr kėtė qėllim, merren 1 deri nė 2 pika vaj dafine. Kėto hidhen nė shurup dhe mė pas pihen. Shumė shpejt do tė vihet re njė pėrmirėsim i dukshėm.

Mjalti
Sipas mitologjisė sė vjetėr greke, thuhet, qė bleta "i ka shpėtuar" jetėn Zeusit tė Ri, pas njė sėmundjeje, qė ai pati. Zeusi ia dinte bletės, saqė pėr tė shprehur respektin qė ai kishte, e kultivoi atė edhe mė tej. Megjithėse produktet e ėmbla shpesh nuk janė tė rekomandueshme pėr shėndetin, mjalti mbetet ende ushqim i veēantė pėr shkak tė vitaminės B, qė pėrmban. Mjalti ka veti kuruese dhe dezinfektuese, jo vetėm ndaj infeksioneve tė bajameve, por edhe ndaj sėmundjeve tė tjera. Shumė mjekė popullorė e rekomandojnė mjaltin nė pėrzierje me bimė tė tjera mjekėsore siē ėshtė sherebela. Ēaji i pėrftuar nga zierja e bimės sė sherebelės ėmbėlsohet me mjaltė sipas dėshirės. Kjo kurė vazhdon deri nė pėrmirėsim tė bajameve. Mjalti kėshillohet nga mjekėt edhe nė gėrvishtje tė vogla tė lėkurės, pasi pėrmban veti dezinfektuese pėr plagėn. Mjalti pėrmban 14-20% ujė, sheqer, materie azotike, vitamina. Ndėrkohė qė 300 gramė sheqer, mund tė krahasohen me 250 gramė mjaltė.

Kamomili
Njė nga bimėt mjekėsore, qė ka gjetur edhe pėrdorim tė shpeshtė pėr shėrimin e disa sėmundjeve, ėshtė kamomili. Edhe nė rastin e bajameve tė acaruara ai mund tė pėrdoret, duke u pėrgatitur me mjajtė. Masa e pėrftuar mė pas mund tė pihet nė formė ēaji deri nė tri herė nė ditė.

Autori: Mimoza Kėrmezi


Postuar nga Cindi datė 28 Nëntor 2006 - 03:55:

Kohet e fundit , pothuajse dy vjetet e fundit me duhet te ha darken jo me vone se ora 6 e mbremjes, qe te kem kohe per tretjen e ushqimit para se te flej.

A dini ndonje caj ose bime mjekesore, qe duhet te perdor per te eliminuar urthin, qe me krijohet ne ezofag nga sasia e lengjeve acide, kur shtrihem per te fjetur ne darke.

Me shume me shkaktojne djegje (jo dhimbje) karbohidratet (buka, makaronat, orizi), mishrat dhe peshku n.q.s. i ha keto ne darke.

Kam perdorur ilace dhe antiacide te ndryshme dhe perseri nuk ndihem e qete plotesisht.

Doktori ketu si gjithmone, me rekomandoi life time medicine, por mua nuk me pelqej te kaloj ne kete lloj therapie.

faleminderit ne advance


Postuar nga kontinenti datė 28 Nëntor 2006 - 22:56:

Football, mos ma merr per keq, por per kete semundje qe ke ti, duhet te degjosh kenge kineze.
Kete material e kam lexuar nga prof; Xhonathan Hickory Lis.
Nderhyrje ne tru te muzikes orientale kineze shkatonin disa thermija te cilat bombardonin ato zona nga ku fillon dhe pershkrim qe juve po beni.


Postuar nga NS-6 datė 28 Nëntor 2006 - 22:59:

konte,mund te na sjellesh artikullin origjinal?ose te pakten linkun qe te verifikoj qe ato qe po thua perputhen me ato qe po permenden nga football?

jo per gjo por thjesht dua te verifikoj shkrimin!
duke pritur...


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.