Forumi Horizont
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letersia Boterore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=317)
-- Vajza dhe Vdekja - nga - Maksim Gorki (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9940)


Postuar nga iliriusa datė 03 Nëntor 2005 - 07:21:

Maksim Gorki - Vajza dhe vdekja

Nga lufta kthehet mbreti, i vrazhd', i pikelluar...
Permes i bie fshatit mbi at'n e tij kaluar...
Kur pas ca kallamishtesh ve veshin e degjon:
nje vazhez sorkadhe qe qeshte me te madhe.
Rrudh vetullat e murrme, e tund shpejt yzengjine
dhe me mamuz te mprehte me fort godit dorine,
C;i vrigellijne armet, c'i ndrit ky jatagani,
mbi vashen gezimplote c'na turret si tufani.
Dhe cirret i xhindosur, me ze te egersuar:
-Perse, moj palocupe, zbardh dhembet e gezuar?
...Si ke guxim e qesh kur ter' ushtria ime
e gjitha u derrmua, u thye nder luftime?
Ne fushat e betejes me mijra djem m'u vrane,
tani n'atdhe po kthehem, te tjere djem do mbledh,
ne zjarrin e betejse dhe njehere do ti hedh.
Jam mbreti yt i fyer, ne kete vend i pare,
si mundem te duroj kur ti qesh si e marre!
Kopsiti xhamadanin serbes mbi kraharuar
dhe na i kthehet mbretit kjo vasheza syshkruar:
- Me trimi'n e zemres sime po qesh e cmallem une,
s'ta kemi ngene o xhaxho, me ne s'le ndonje pune!
Ne kohen kur njeriu gezon e dashuron
per mbreter nuk ka gajle, per ta as qe mendon!
U drodh gjith' ai mbret. Shkumon ky hijerendi,
dhe trimat urdheron, gjemon sa tundet vendi;
- Pa zermani capkenen, ne burg shpejt ma vervitni
ose ketu, ne vend, pa humur koh' e vritni!
Sejmenet si shejtane, me thik' e shpata zhveshur,
u turren porsi sorra mbi vazhezen nurqeshur;
dhe me surrat zgerdhyer, si laro lajkatare,
ia dorezuan Vdekjes ne gjin' e saj ta marre.



II


Demonet e se keqes gjithnje Vdekja degjon,
po, per cudi, ksaj here s'ka qejf: rri e ngurron.
Ne stinen e praneveres farat e dashurise
dhe te kjo plake shtrige leshuakan filize,
Se u merzit me kerma jeten e saj ta shkoje,
edhe ne to te zhduke semundje lloj-lloj.
Me oren vdekesore kohen s'ka qejf ta mase,
i vjen qe te pelcase.
Kur njerzit para saj dridhen me temerr e ngjethje,
iu shkrep qe te jetoje disi me me shkujdesje
se u merzit ngahera me varre e varreza,
me nje zanat te ndyte, ku s'bluan vec te zeza;
ndaj shpesh merzitet, nxehet, i preket zemr' e ftohte,
kur njerzit peshperitin se Vdekja eshte e kote.
Po kjo nuk i pelqen, ndaj me inat e smire
s'rremben ata qe duhet, po njerzit me te mire.
Sa mir' sikur dhe Vdekja te dashuronte Djallin,
me zjarr si te ferrit ta shfrynte tere mallin,
nga dhembja e dashurise lot syri t'i pikonte,
Satanin flokezjarrte ne gjokes ta shtrengonte.



III

Dhe vajza guximtare Vdekjes i rri perballe,
ne heshtje pret goditjen, s'leviz sy, as qepalle,
Dhe Vdekja murmurit me dhembje plot siklet:
- Perse vashez' e njome, lendove goxha mbret?
Ndaj je denuar rende, pa shprese, pa shpetim!
I kthehet Vdekjes vazha: - Perse ky zemerim?
Ish her' e par' qe ndjeva te puthur ne kraharuar,
bandilli im i dashur kur me shtrengoi ne duar.
E ku ia kisha ngene te kuvendoj me mbrene?
U ktheva e i thashe: " S'ta kemi, xhaxho ngene!"
Besoj se keq s'i fola, po shih sa keq qe dola!
Tani kjo kosa jote po me rremben dhe mua!
Moj Mortje, a s'me thua:
Pse ngutesh, pse s'me pret dhe nje cop'here akoma,
gjersa keto buze t'njoma
ta thithin gjer ne fund nektarin e rinise,
gjersa ta zbraz me fund kupen e dashurise?
Te keqen, Vdekje, xhan!.... -
Dhe Vdekja rri habitur! Mos vall' u be pishman?
Te tille lutje kurre s'i kish degjuar veshi,
dhe per nje cast u duk sikur u zbut rrebeshi.
Mendoi: " Si do jetoj, c'do bej ne kete jete,
sikur as dashuri, as puthje te mos kete?"
Ne diellin e praneveres eshtrat po thek, po ngrohet
dhe gjarprit i ben shenje me prane t'i afrohet.
Vashes qe pret i thote:
- Nejse, rro dhe nje nate, puthu ne qejf e gas,
po neser me te gdhire ta dish se do t'te vras.
Dhe mbi nje gur na ulet, aty po rri e pret,
neperka lepin kosen ta beje me te mprehte.
Derdh lot nga gazi vasha, po Vdekja e qorton:
- Po he de c' sorrollatesh? C'pret qe nuk shkon?


Postuar nga iliriusa datė 03 Nëntor 2005 - 07:32:

IV


Ne rrezet praneverore Vdekja me dhele ngrohet,
dhe brashnjat cope-cope i zbath, te fleje shtrohet.
Mbi gur koken mbeshteti mortja dhe ra e fjeti!...
Nje enderr te bezdisur ne gjume paska pare!
Iu be sikur Kaini, i ati plak i saj,
me Jude Iskariotin po hipin mbi nje maje.
Zvarriten si gjarprinj, te lodhur dalngadale,
te rraskapitur ngjitin lart' e perpjete male,
- O Zot! - renkon Kaini, i vrazhde, zemerthyer,
dhe syt' e zez ne qiell i mbante te mberthyer.
- O Zot! - po lutet Juda, tradhtari shpirtkatran,
dhe syt'e buhavitur, ulur mbi tok' i mban.
Mbi mal brenda nje reje qe skuq e flakeron,
i ulur c'po rri Zoti, nje liber po lexon;
nje liber yjeshkrojtur, te madh qe xixellon,
sa vetem Kasht'e Kumtrit eshte nje faqe e tij;
ne krye t'atij mali Shen Mhilli sec qendron.
Shufra rrufesh nder duar po mban e gjemon rende:
- Largohuni, se Zoti s'ju do ne kete vend!
Kaini Shen Mhillit fillon t'i pergjerohet;
- Mekati qe kam bere me goje dot s'tregohet,
se ate bushtren Vdekje qe zhduk te emblen jete,
un' e kam lindur vete!
- Shen Mhill, - i thote Juda, -
dhe nga Kaini vete, me mekatar, jame une,
per hir te shtriges Vdekje sa rende u gabova,
kur zemren drite diell te zotit tim tradhtova,
Dhe qe te dy se bashku i luten Shen Mhillit:
- Ne kemi nje deshire: qe Zoti pak meshire,
per neve te tregoje, pastaj le t'na deboje,
nga goj'e tij nje fjale e embel te dale,
s'kerkojme te na fale!
Ngadale, rende- rende, Shen Mhilli u pergjigjet:
- Tri her' i fola Zotit per juve, o qyqare,
dy her' asnje pergjigje prej tij nuk kam marre.
Te treten tundi koken dhe tha i zemeruar,
fort rend' duke gjemuar:
- Derisa Vdekja shtrige shfaros e zhduk te gjallen,
per Juden dhe Kainin do ta mbaj ngritur pallen!
Ata t'i fale ai qe me fuqin' e tij,
do zhduke pergjithmone te Vdekjes fuqi.
Tradhtari, vellavrasesi, te dy me ulerime,
u rrokullisen poshte nga ter' ajo gremine.
Ne nje batak te qelbur nga maj' e malit rane
ku po harbonin xhinder, lugeter e shejtane;
dhe Juden me Kainin kur aty brenda hyne,
me zjarr katran sketerre, filluan t'i peshtyjne.


Postuar nga iliriusa datė 03 Nëntor 2005 - 07:39:

V


Aty nga mesi i dites, Vdekja prej gjumit, zgjohet,
kur vashen s'e gjen prane, po grindet, zemerohet:
"C'u be kjo endacake?" - me vete blebezoi.
"Nje dit' e nat' e tere asaj nuk i mjaftoi?"
Dhe sapo kapton gardhe, keput nje lule dielli.
Kundron, nuhat, habitet se si kjo rrez' e diellit
me zjarr' e saj te gjalle ka veshur me flori
fletzat e plepit t'eger me aq bukuri.
Dicka ne zemer ndien.
Dhe syn' e sja te ftohte drejt diellit e mberthen.
Ngadale, zvarre-zvarre, kenges fillon t'ia marre,
me hunde, neper dhembe, nis Vdekja te kendoje:
- Ne kete bote pa meshire,
vret e pret njeriu njerine,
pastaj varros derzine;
na i psal me keng' e kor:
" Le te prehet me shenjtore"
Vec nje gje s'po marr vesh dot,
si njeriu ne kete bote
dhe kur ngordh tiran' i keq,
nga i cili vuan, heq,
i kendon me psal' e kor:
"Le te prehet me shenjtore"
Si te ndershmin, si hajdutin,
kur te dy ne varr i futin,
me ngasherim u kendon kori;
" Le te prehen me shenjtore."
Budallane dhe harbutin
me te njejten keng' i futin.
U psal kori mengadale,
perserit po ato fjale:
"Le te prehet me shenjtore."


Postuar nga iliriusa datė 03 Nëntor 2005 - 07:57:

VI


Dhe kengen si mbaroi, Mortja fillon te nxehet
qe vasheza s'po kthehet.
Kaluan disa nete, kaluan disa dite,
dhe Vdekja prit e prit...
Eger fytyra i skuqi dhe syt' i cakerriti,
opingat shpejt i mbathi, mbi sup kosen vertiti;
e vrenjtur, me kercenuese dhe nga nje re vjeshtake,
po udheton ne driten e henes endacake.
Dhe ec e ec, e ec, kur ja, ne nje korije,
nen ca lajthi me vese levizin nja dy hije!
Mbi barin ngjyr' atllasi, qe heneza praronte,
si perendeshe lulesh nje vashe nuseronte.
Dhe, mu duk si tok' e zhveshur ne pragun e pranveres,
ndrit zhveshur gjoksi - qumesht i vashes symeshqerres.
Lekuren e mendafshte te puthurat e djalit
sa bukur ia stolisin asaj thelleze malit.
ndersa dy sy te embel me droje lart soditin
rrugen e Kashte s' Kumtrit me mijra shkendije;
dhe mu ne cep te syrit mavi c'i nxin nje vije.
Porsi nje dre i lodhur, djaloshi duke fjetur,
mbi preherin e vashes koken e mban mbeshtetur.
Hesht Mortja e kundron!
Dhe flak' e zemerimit nga kafka i iken, shkon.
Ngadal pyet vashen:
- Perse tamam si Eva qe i ndenji Zotit fshehur,
me fshihesh pas kacubes prej dashurise e dehur?
Me trupin e qnedisur, si diell me yj' e hene
qe mos t'ia shohe Vdekja, mbuluar kish capkene.
Si trime e paepur, me Vdekjen vasha flet:
-Dhe pak a nuk me pret?
Mos thirr mos ma trem, mos bej shamate,
te dashurin e zemres ma ruaj sa me gjate;
me tingullin e koses ngadale, mos ma zgjo!
Me fal qe s'mbajta fjalen, po ja qe njerez jemi.
Mendova: "Kurdohere ne Vdekjen pran' e kemi."
Me lere qe bandillin ta puth edhe nje here,
me te s'po ndjej te ngopur, as dhe ai me mua.
Shikoje sa i pashem, i bukur si pallua!
Veshtrome gji e faqe, si lulekuqe zjarri,
sa shenja lulezojne! Mi la bandill-beqari!
Dhe caze as nuk me pret?
Se s'eshte e gjate kjo jet'!

U skuq nga turpi Vdekja, buzen ne gaz e vuri:
- Vertet sikur me diellin te qenka puthur nuri.
Po koha nuk me pret: U plaka, jam e zene,
S'kam vetem ty, o vashe , nen toke per te shtene,
me mijera te tjere me mbeten per t'i marre,
me kete kose te mprehte si ty kam per t'i vrare,
Se Kohes me ndergjegje un' i sherbej pa ndalje...
He, pra, pse s'behesh gati? Per asnjeri s'ka falje!
Cdo cast qe me kalon, ne pune me pengon.

Po vashez e shkujdesur, havaz' e saj vazhdon:
- Kur trimi cupen puth, me dhele e perqafon,
as qiell ka, as toke, perreth asgje s'shikon.
Shpirti me fuqi, mbushet, qe s'eshte e ketushme,
drita qe digjet n'ate shpirt: sa drit' e mrekullueshme!
S'te tremb Zoti, as fati, as qielli lart mbi re,
me t'ligjte te prrallosesh, kur dashuron, s'ke nge.
Gezimi si femije vetvetes i gezohet,
me venten Dashuria fillon e permallohet.
Dhe Vdekja s'po ben ze. Kundron kjo hijerende
dhe vashez hirplote s'ia pret dot ate kenge.
Nga dielli me te bukur, s'ka gje ne kete bote,
nga zjarri i dashurise s'ka tjeter me te ngrohte


Postuar nga iliriusa datė 03 Nëntor 2005 - 08:05:

VII

Dhe Vdekja rri, s'ben ze...
Zjarr' i zilise eshtrat fillon e ia zhurit,
nje ethe, nje dritherime skeletin ia trondit,
se zemr' e saj e ftohte c'mund t'i kendoje botes?
Nuk behet Vdekja nene, po prape femer mbetet,
ndaj zemra e saj preket....
Arsyen s'e degjon, asaj ajo s'i bindet,
po ne shpirtin' e erret dicka fillon t'i lindet.
Ne shpirt te saj te ngurte s'bulojne vetem driza
po fshihen dhe filiza
meshire, miresie dhe malli per cudi;
ndaj njerzit e helmuar ajo i do aq shume
sa naten embel-embel u murmurit ne gjume
per gaz e madh te prehjes...
Dhe vashezes i thote:
- Cudia le te behet! Jeto, vashe ne gaz!
Vec ne cdo hap te jetes me ke dhe mua pas.
Te jem pran' Dashurise, ma ka enda or'e cast.
Dhe qe nga ajo kohe dhe sot e kesaj dite,
si motra te pandara, pran' njera-tjetres rrine
Vdekja me Dashurine.
Ndaj kosemprehur Mortja pas Dashurise endet,
Gjurmon is nje rrufjane kudo q'ajo gjendet.
Magjepset pre se motres terhiqet zvarre-zvarre,
kocke e lekure thare.
Ne dasma, ne dollira ne dreka mortuare,
vrapon kjo zullumqare,
dhe vazhdimisht gatuan pa u lodhur, pa pertuar
gezimin' e Dashurise dhe lumturin' e Jetes.



Fund


Postuar nga orig datė 03 Nëntor 2005 - 12:08:

E dashur Ilirusa , Te falenderoj qe e solle( Vajza dhe Vdekja ) kte mrekulli tek ky forum.
Leximi i saj per mua ishte si nje fillim i bukur dite.


Postuar nga iliriusa datė 03 Nëntor 2005 - 21:58:

Orig, e gjithe kenaqesia eshte e imja!
Me behet qejfi qe ka te tjere anatare ne forum qe e vlersojne po aq shume sa une kete 'mrekulli' nga Maksim Gorki.
Lexim te kendshem te gjitheve!


Postuar nga Isra datė 23 Janar 2006 - 13:28:

Edhe une se kisha lexuar ndonjehere kete mrekulli te Gorkit, e kisha degjuar por s'mbaj mend ta kem lexuar ndonjehere..

Iliursa, aman ku mi gjen keto perla??

Rrofsh qe na i solle!

PS.
Po kush e ka perkthyer, se perkthimi qenka madheshtor...


Postuar nga historiani datė 23 Janar 2006 - 14:27:

ilirusa

Vetem falenderime per keto gjera te bukura .


Postuar nga freespirit datė 06 Korrik 2006 - 23:56:

E mrekullueshme. Faleminderit Ilirusa.


Postuar nga historiani datė 07 Korrik 2006 - 14:30:

thank you

Faleminderit ilirusa per kete pjese te bukur nga Gorki na ke sjelle
faleminderit


Postuar nga diellza26 datė 07 Korrik 2006 - 15:34:

shume thanks Ilirusa.

I lumte Gorkit qe e ka shkrujt dhe ty qe e na solle ketu ne forum .
( pak shaka) , por vertete me ke kenaqur me postimin e kesaj perle, sic e perkufizoi Isra

te pershendes shume shume.


Postuar nga iliriusa datė 07 Korrik 2006 - 18:53:

Me behet qejfi qe ju ka pelqyer. Kjo do te thote se mundimi i Gorkit kur e ka krijuar, edhe i imi kur e shkruajta te gjithen per ta hedhur ketu s'ka shkuar kot.

Ju falenderoj per mesazhet drejtuar mua, megjithese gjithe meriten e ka Gorki.

Diellza26, te pershendes edhe une!


Postuar nga freespirit datė 08 Korrik 2006 - 04:51:

Ilirusa mendoj se po ben nje pune te mire ketu tek letersia por doja te shtoja se ndoshta do te ishte akoma edhe me mire sikur te analizonim apo thjesht te shprehnim mendimet personale per vepra te ndryshme letrare qe mund te perzgjidhen edhe nga ju. Nuk e di por me duket pak e ngathet kjo pjesa e letersise boterore mbase e kam gabim si mendoni ju?
pershendetje freespirit


Postuar nga iliriusa datė 10 Korrik 2006 - 00:12:

Pershendetje Freespirit!

Ne fakt egziston nje teme te cilen e kam hapur kohe me pare tek Bota e librit me te tille qellim. Per te analizuar, komentuar e diskutuar vepra te ndryshme, por nuk me duket se po frekuentohet sa duhet. Megjithate me poshte keni linkun ku ndodhet ajo teme per lehtesi. Gjithesesi nqs keni sugjerime te tjera jeni te mirepritur ti jepni.

http://www.forumihorizont.com/showt...;threadid=10595


Postuar nga Zhylien Sorel datė 07 Mars 2007 - 10:54:

Uauuuuu Fantastike.

Madheshtore,Magjepsese...........

ps,mu duk sikur shihja nje film


 
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.