Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 104 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)


Postuar nga lorie datė 01 Gusht 2003 - 21:32:

Poezi te poeteve te huaj

NUSHIT nga Pol Eluar
Per te keq:

NUSH,mungesen tende e ndjej aq te etshme,
Si pema mungesen e pyllit te gjelber.
Vargje pa ty asnjehere s'kam shkruar
Jam zhytue i teri mes ujit te akullt
E zemren bryma e vetmise ma djeg
Dhe fjalet jane te renda si leckat mbi plagen e hapur,
Dhe rrine te ndrydhura vegimet e mia;
Cdo gje qe shkruaj dhe flas shpreh vetem ndarjen;
Dita per mua i ngjan nje kazme qe thesarin kerkon
Dhe kohen s'di si ta vras me gezime te tjera

Pylli i gjelber u dogj,mbeshtjelle i teri prej tymit,
As fletet ,as frika nuk duken mbi druret!
O ylli im i zi ,ti largohesh ,largohesh
Dhe disku yt po behet nje pike e vogel!
Ti endrra ime qe mbete shurdhmemece,
Fshiji nga dheu reflekset dhe zerat e genjeshtres,
Fshima vuajtjen time te shpirtit
Fshimi puthjet qe mua s'me duhen.

Per te mire:
E dashur,neteve ne shihnim endrra bashke
dhe bashke mengjeseve qeshnim,
Te dy cdo gje na shpinte ne jete.

Ne shekuj bashke
Dhe dite pas dite ne syte e mi
Ti shkriheshe me lindjen e diellit dhe veren.

Te flesh i qete dhe te enderrosh paster,
Dhe te jetosh per njeri-tjetrin e te preseshmengjesin-
Ky eshte ligji i dashurise dhe pastertise.

TE RROSH ME LART E TE RROSH ME NDERSHEM SE NE ENDERR,
Te rrosh ne barazi me njeri-tjetrin e ne barazi besimi-
Nuk ka kenaqesi me te persosur.

Mes botes se rinise se perjetshme
A mundet te mendonim per akullin e vdekjen
Dhe te besonim se pranvera do mbreteronte?

O arsye ishim krejt te lumtur dhe ty te shembellenim
sic shembellen e skuqura e purpurt ne dy faqet,
O arsye ishim krejt te lire dhe fitimtare! (konsideruar si nje nga poezite me te bukura te tij)


Postuar nga lorie datė 01 Gusht 2003 - 21:38:

eminesku

ne bote ka femra plot
qe syte i kane gaz edhe lot
te arta qofshin ato gra
si ti nuk ka , si ti nuk ka.


Postuar nga lorie datė 02 Gusht 2003 - 00:41:

poezi kushtuar ana kernes nga pushkini

Kujtoj me mall nje cast gezimi
perpara sysh mu shfaqe ti
si vezullim i nje vegimi
si engjell plot me bukuri

N'andralla jete zhurmekote
Ne dhembje brengash e merzi
Me grishte larg fytyra jote
dhe zeri yt plot embelsi

Nga shqote e koherave qe shkuan
Keshtjelle e endrrave m'u shemb
me mjegull vitet ma mbuluan
fytyren tende ,zerin tend

C'i ngrysa ditet gjithe brenge
I zymte dhe ne shkreteti
pa perendi pa shprese e kenge
pa lot , jete e dashuri

Po ja me shkrepi prape agimi
se perseri mu shfaqe ti
si vezullim i nje vegimi
si engjell plot me bukuri

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
sepse iu kthyen perseri
Dhe perendi dhe frymezime
dhe lot ,jete e dashuri

(my favourite lyric poetry)


Postuar nga lorie datė 12 Shtator 2003 - 04:35:

pafundesia

gjithnje i dashur me ish ky mal i shkrete
edhe ky gardh qe nuk me le te shoh
gjer tutje horizontin e pafund
e prane sodit hapesire pas hapesire
te mbinjerezoret qetesi ,te thellat heshtje
e ne mendime zhytem e sa s'me merr nje frike
si era qe fryn e grindet me merzi mbi drure
ky ze me duket barbar,kjo qetesi
e me ngjan pa fund e ane te vdekjes stine
e zeri i saj i gjalle sikur me prek
me te perzjehet mendimi im,humbet
dhe sa e embel mbytja me eshte ne kete det.
Xhakomo Leopardi

E dashur

e dashur e embel,kur ti do te jesh
ne varr te erret e shtritur
do zbrese une atehere poshte tek ti
ndaj teje per tu ngjitur

te te puth,te pushtoj,te te shtyp egersisht
moj e qete ,e ftohte ,e zbehte
te bertas ,te dridhem,te qaj pafundesisht
te behem kufome edhe vete.

te vdekurit ngrihen,mesnata therret
ata heqin valle ne ere
te dy ne rrime ne varr,une jam
ne krahet e tua perhere

te vdekurit ngrihen,gjyqi therret
per vaj.per t'u gezuar
po ne te dy s'na ha malli aspak
dhe rrime te perqafuar.
Enrih Hajne


Postuar nga lorie datė 12 Shtator 2003 - 05:01:

leter e Tatjanes kushtuar Oneginit

(Tatjana konsiderohet si nje nga personazhet me te arrira te letersise, ndersa letra e saj nje rrefim shume i sinqerte ndjenjash, nga Aleksander Pushkin)

Po marr guximin t'ju shkruaj...
cdo deshire me vec te shpirtit tim
e di se eshte e drejta juaj
te me denoni me percmim?
Po ju qe shihni si po vuaj
me pak meshire sadopak
nuk do me prapsni zemerak.
Me pare desha te rri qete
per turpin tim besomeni
Ju s'do te dinit kurrsesi
po te mund te shpresoja vete
qe kur e kur me plot hare
te kem tju shoh ketu tek ne
qe tju degjoj si kuvendoni
tju them nje fjale dhe pastaj
ne zemer vec nje mall te mbaj
vec gjer serish te me takoni
po thone se ju s'rrini dot
ne fsht te heshtur,ju merziti
E ne....ne rrojme me te kote
plot gas se vini e na aviti
Pse ardhte vete ashtu ne fshat
na gjette te ky vend i qete?
T'ju njoh s'do kisha kurre fat
s'do kisha turbullim te shkrete
dhe afsh i shpirtit tim ne jete
duk'u qetuar kushedi
nje mikut mund ti behesha mike
dhe shoqe e jetes dhe besnike
dhe zonje e ndershme per shtepi
Nje tjeter...jo askujt ne jete
nuk do ti falja dashuri!
E ka vendosur qielli vete
jam jotja ne perjetesi!
Gjithe jeta ime me pat qene
nje peng se ty do te takoj
se zoti jeten ma ka dhene
qe gjer ne varr te t'adhuroj
perhera te kam enderruar
te ndjenja thelle mu ne gjit
me at veshtrim qe me trondit
ne zemer shpesh ta kam degjuar
ty zerin...Jo s'ish enderrim!
dhe sapo hyre te kuptova
me preke fort ,u pervelova
thashe:"eshte ai thesari im!"
s'eshte e vertete?po te kam ndier
me flisje kur me dhembshuri
ndihmoja njerezit e mjere
e kur ne shpirtin tim te mjere
me sillte lutja qetesi
edhe tani ndaj kesaj grime
A nuk je ti o endrra ime
qe n'erresire po ndricon
e vjen me prek me nur e hije?
s'je ti qe plot prej dashurie
shprese edhe gaz me numeron?
kush je ti?engjelli me shprese?
apo nje lajkatar pa bese?
ma hiq tani kete dyshim
kjo mbase nje enderr mund te jete
per zemren time .nje genjim
e ndryshe krejt fat i vertete...
po dhe keshtu ,jet edhe Fat
vec ty qe sot ti kam besuar
me qan me lot shpirt i ngrate
e mbrojtje vij per te kerkuar
Mendo:jam vetem ,s'kam ku flas
askush nuk mund te me kuptoje
mendja fillon te me leshoje
ne heshtje duhet te humbas
te pres;ti eja sic me k'enda
dhe shpresat ngjallmi perseri
a ma prish endrren qe tani
me te qetuara te renda
Mbarova! s'mund ta rilexoj...
po vdes nga frik'e turperuar
po nderit tuaj i besoj
me plot guxim duke shpresuar.


Postuar nga lorie datė 12 Shtator 2003 - 05:21:

Spleen

Nga vellimi me poezi :lulet e se keqes-les fleur du mal

Kur qielli i rende e i ulet peshon si nje sac
mbi trurin merzimadh te mposhtur nga lengata
e kur nga kupa e tij e sheshuar e bere rrafsh
buron je dite e zeze me e zymte se nata

kur toka eshte qeli perplot me lageshtire
kur shpresa si lakuriq nate perpalitet
duke rrahur muret me krahe krejt te mpire
e per tavane tere myk koka i sfilitet

kur shiu duke hedhur litare te stergjate
hekurat e nje burgu te paane imiton
e kur nje lukuni merimangash pernate
end rrjeta te kobshme ne palce te trurit tone

kambanat delikate befas i kap tmerri
dhe leshojne ne qiell nje piskame lemeri
si shpirtera endacake arratisur nga ferri
qe ia marrin kujes me kryenecesi...

dhe korba pendesterre,pa tam-tam, as muzike
parakalojne perzishem ne shpirtin gjithe merzi
e mundur shpresa qan dhe Ankthi tiranik
mbi koken e ulur ngul flamurin e zi.
Sharl Bodeler


Postuar nga lorie datė 12 Shtator 2003 - 06:11:

endrra ime e zakonshme

nga Pol Verleni,te jep ndjesine e nje melodie trishtimi te embel, nje shije te pakapshme qe le endrra.

Shpesh here gjumin e nates nje enderr ma trazon
nje grua e panjohur qe e dua e me do
e qe s'eshte asnjehere gjithmone po ajo
po as ndonje tjeter ,e me do ,e me kupton

nga se me kupton ,ndaj shpirtin tim prej femije
vetem ajo mjerisht ! ma sheh si nje pasqyre
vetem ajo dhe brengen e rrudhat ne fytyre
vetem ajo m'i largon me ledhe dashurie

brune eshte ,bardhoshe e zeshkane?-nuk e di
emri i saj?di qe rrjedh i bute ,i ngrohte plot magji
si emrat e atyre per te cilet shpirti u tha

veshtrimi i saj i thelle i ngjan detit qe nuk fle
dhe ai ze disi i larme ,e i qete e i shtruar ka
kumbimin e zerave te shtrenjte qe s'rrojne me.


Postuar nga lorie datė 13 Shtator 2003 - 00:23:

Rinia pyet plakjen

Edhe ti e ke pare diellin ,kete zog te flakte
te kaleroje mbi re permes qiellit te arte
kam njohur ziline e njeriut dhe deshiren e tij te dobet
kam dashuruar dhe humbur
ti qe je plak ke dashuruar dhe humbur si une
cdo gje e mbrekullueshme lind qe te vdese
kam ndjekur shembellimet e tua ne ngricen therese
dhe ti ke ecur mbi koder ate nate
ndersja tundje koken poshte qiellit te gjalle
kur ishte mesdite po ecje neper drite
dhe ndjeje po aq gezin sa une
megjithese ka shume vite mes nesh ,ato s'jane asgje
rinia pyet plakjen permes viteve te zvargur
"cfare ke gjetur"-therret-"cfare kerkove?
"kam gjetur ,-pergjigjet plakja e perlotur-,ate qe kerkova!...
Dilan Thomas


Postuar nga Lakanderi datė 14 Shtator 2003 - 20:34:

Cool

Sot dua te shkruaj disa poezi te thjeshta.I kam perkthyer nga nje liber i vogel poezish dhe poetet jane vetem femra.
(Jane perkthyer shpejt prandaj te me ndjeni per cilesine e perkthimit,nese ju shqeteson.)

Anne Steinwart

Ky femije i cmendur
qe rend si i terbuar
te perqafoje jeten
qe rrezohet
dhe me gjunjet e derrmuar
ringrihet dhe kurre s“thote jo
qe vrapon e vrapon
Ky femije i cmendur
qe quhet shprese
beson tek dashuria...

----------------------------------------------------------------------

Jutta Ahlemann

"Udhe"

Mos u capit udheve
te lemuara
shkel neper rruge
te cilat ende askush s“i ka shkelur
qe prapa te lesh gjurme
dhe jo pluhur

----------------------------------------------------------------

Ilona Bodden


Diku ne yllin
te cilin po veshtroj nga dritarja
dhe per te cilin
enderroj se mbart perbrenda
nje jete me te mire
qendron dikush-keshtu si une-
ne dritare
dhe e kundron boten
si nje vend parajsor...

------------------------------------------------------------------

Sigrid Burger


A mund ta mbytesh
mallin me vere?
Ti zesh frymen me nje cope torte
deshires dritheruese?
Mungesen ta qetosh
me nje blerje te detyruar?
Dhe boshllekun ta mbushesh me pune?

E kam provuar une...

Nuk mundesh
------------------------------------------------------------------

Annette Gonserowski

"Ne rregull"

Edhe dje,
doja te vija rregull,
ne jeten time.
Po kur e pashe ate me nga afer,
gjithcka m“u duk ne rregull:
Lotet,
oreve te magjishme,
pikellimi,
per shkak te gezimit.
Veshtrova,
brenda syve te tu,
dhe u ndjeva e lumtur,
ne parregullsine time.

--------------------------------------------------------------------

Anne Steinwart

"Vizite"

Dje isha per vizite tek,
tek vetja ime,
por nuk e takova dot,
ishte bere e pakapshme,
ishte larguar aq larg,
sa nuk mund te bisedonim.

Sot,tek ti,
mund te bisedoj me vetveten,
ajo serish me eshte afruar.

-------------------------------------------------------------------------

Christine Velan


Ti me telefonon,
-pas kaq vitesh-
interesohesh per mua,
qesh si dikur,
trishtimi,merzia,
tani jane tretur,
gjithcka e humbur,
serish e rigjetur,
gjithcka e harruar,
serish e kujtuar,
gjithe dashuria,
e ridashuruar.

-------------------------------------------------------------------------

Elizabeth Alexander

"Bisede marsi"

Xhamat e dritares,
me ndajne nga ty,
i dashur,
i pastroj,
cdo dite,
por prape,
nuk mundem,
te te shquaj...

--------------------------------------------------------------------

Susanne Hennemann

"Sy per sy"

Nese do te vendoseshe,
jashte mendimeve te tua,
dhe po te rrije balle per balle,
sy per sy me veten tende,
si do te dukej ajo ?

----------------------------------------------------------------------


Postuar nga Lakanderi datė 16 Shtator 2003 - 18:15:

Lorie

Meqe ke neper duar poete franceze shiko te gjesh dhe te postosh ndonje poezi te Rimbaud,i cili vec vleresimit si gjeni qe ne moshen 17 vjecare,ka nje jete shume interesante,nga poet i ri u plagos me cifte nga Verlen,u mor me tregti ilegale armesh,u fut keq ne skenen e droges derisa vdiq ne moshe te re.


Postuar nga lorie datė 17 Shtator 2003 - 04:26:

Thumbs up

perkthimet kishin efekt te bukur Lakander,i pelqeva shume poezite qe shkruajte. do perpiqem te gjej poezi nga Rimbaud.Duket poet shume interesant nga sa ke shkruar.


Postuar nga lorie datė 17 Shtator 2003 - 04:34:

himni i bukurise

A zbret valle nga qielli,a del nga ferr i zi
O bukuri? Syri yt demoniak e hyjnor
nxit per krim te ulet ose kall lumturi
njesoj si gota e veres kur zbret ne kraharor

ti mban ne drite te syrit zjarr edhe debore
ti perhap parfume si muzg e si agim
puthjet e tua jane filter e goja si amfore
qe heroin e ben femije dhe femijen trim

A del valle nga humnera apo zbret nga yjte?
fati pas fustanit si qen te ndjek shtigjesh
ti mbjell paqe e mjerim si asnje e dyte
se ti drejton gjithcka e per asgje s'pergjigjesh

Ardhsh nga qielli a ferri ,a ka rendesi
O bukuri ,perbindesh qe nuk ke te share
nese syri yt a kemba me ngjallin kureshti
per te persosuren qe e dua e kurre s'e kam pare

Nga Djalli a nga Zoti a ka rendesi?Engjell
a sirene ,a ka rendesi nese ti
ritem parfum, drite,O Zana ime e embel
e ben kete ferr te zi disi me pak te zi?
Sharl Bodeler


Postuar nga lorie datė 17 Shtator 2003 - 22:35:

Rodora nga Emerson

Ne maj kur vetmite tona trazohen nga puhizat e lehta
Rodoren e fresket ne drure gjeta
te rrezatonte lulezimin pa gjethe ne nje qoshe te blerte
per te perkedhelur shkretetiren dhe perroin e qete
Rodora!Nese i urti te pyet pse
kjo magjepsje
i perket vetem tokes dhe qiellit
Thuaji atyre e dashur se nese syte jane bere per te shikuar
keshtu dhe bukuria ka veten e saj per tu shfajesuar
Si erdhe atje o rival i trendafilit?
kurre s'mendova te te pyes ,kurre vesh s'e mora
por me padijen time te cilter,them se
po e njejta fuqi qe me solli mua,te solli dhe ty Rodora.


Postuar nga lorie datė 22 Shtator 2003 - 18:56:

O embelsi e jetes qe na ben
te preferojme vuajtjet e vdekjes
shpesh here lindim kur mendojme se kemi vdekur
shpesh here vdesim kur mendojme se kemi lindur
vdekja eshte e varfer por i jep fund mjerimit
Shakespeare


Postuar nga lorie datė 22 Shtator 2003 - 19:08:

Dehuni

Gjithmone duhet me qene i dehur.Ketu qendron ceshtja.Per te mos ndjere peshen e llahtarshme te Kohes qe ua thyen shpatullat e ju perkul me fytyre nga toka,dehuni pa pushim.
Po me se ?Me vere ,me poezi,me virtyt simbas deshires,vec dehuni.
E nese ndonjehere ,ne shkallet e pallatit ,mbi barin e gjelber te hendekut,ne vetmine e murretyer te dhomes ,ju zgjoheni e dehja nderkohe eshte tretur dhe avulluar,pyeteni
eren,dallgen ,yllin,zogun ,sahatin,gjithcka qe iken ,gjithcka qe gjemon,gjithcka qe rrotullohet,gjithcka qe kendon,gjithcka qe flet,pyeteni c'ore eshte,dhe era ,dallga ,ylli ,zogu,sahati do t'ju pergjigjen:"eshte ora te deheni!"
Per te mos qene sklleverit e martirizuar te kohes,dehuni pa pushim!Me poezi ,me vere ose me virtyt sipas deshires........
Sharl Bodeler


Postuar nga i_lire datė 22 Shtator 2003 - 19:12:

Ah i lumte goja ketij Sharlit.
Mire e ka dhe se luan topi.

Lorie te faleminderit!


Postuar nga lorie datė 22 Shtator 2003 - 19:30:

Smile

Asgje liri.

Dhe kam pare percjellesin e perjetshem
te me terheqe nga prapa
dhe te me zgerdhihet
dhe ti bie shkurt,u tmerrova
Lindje ose vdekje?
Ishte Lindje sigurisht
Kam pare Lindje dhe Vdekje
T.S.Eliot


Postuar nga Lakanderi datė 23 Shtator 2003 - 11:27:

Cool

Me se dehesh ti Lorie? (Eshte pyetje pa nenkuptime ose ironira)


Ron Padgett

"Peme dardhash"

Kur shoh dardha
nuk mendoj per asgje
por ne pafsha nje vashez
qe floket dhe arsyen tej i flak
mendoj dhe shoh vec dardha
Ka edhe me keq se te shohesh peme dardhash

-------------------------------------------------------------------------------

Nje nga poetet e mi me te preferuar
Jacques Prevčrt

"Kopshti"

Mijera vjet kohe
nuk e kapin dot
te shkurtren sekonde
Kur ti me puthe
kur une te putha
nje mengjes
ne driten e diellit dimeror
ne nje park ne Paris
ne Paris
ne kete bote
qe eshte vec nje yll i vogel


"Per ty e dashur"

Isha ne tregun e zogjve
dhe bleva zogj
per ty
e dashur
Isha ne tregun e luleve
dhe bleva lule
per ty
e dashur
Isha ne pazarin e hekurit
zinxhire bleva
zinxhire te rende
per ty
e dashur
Dhe ne fund shkova ne tregun e sklleverve
duke te kerkuar ty
por nuk te gjeta
e dashur

"Ora e aritmetikes"

Dy dhe dy kater
kater dhe kater tete
tete dhe tete bejne gjashtembedhjete
Perseriteni! thote mesuesi
dy dhe dy kater
kater dhe kater tete
tete dhe tete bejne gjashtembedhjete
Por ah atje fluturon zogu magjepses
ne qiell
femija e shikon
femija e degjon
femija i therret
Shpetome
luaj me mua
zog!
Dhe zogu ulet lehtas
dhe luan me djalin
dy dhe dy kater...
Perseriteni! thote mesuesi
Por femija luan
zogu luan me te
kater dhe kater tete
tete dhe tete bejne gjashtembedhjete
Po gjashtembedhjete dhe gjashtembedhjete sa bejne?
Gjashtembedhjete dhe gjashtembedhjete nuk jane asgje
dhe ca me pak tridhjet e dy
sepse s“ka kuptim
ndaj largohu
Dhe djali e fsheh zogun nen bange
dhe te gjithe femijet
degjojne kengen e tij
dhe te gjithe femijet
degjojne muziken
Dhe ne cast zhduket edhe tete dhe tete
dhe kater dhe kater dhe dy dhe dy
treten
dhe nje dhe nje nuk jane as nje as dy
Njeri pas tjetrit i kthejne kurrizin mesuesit
teksa zogu magjepses luan
dhe djali kendon
dhe mesuesi cirret:
Kur do te mbaroni me keto budallalleqe?
Por femijet i binden muzikes
dhe muret e klases
ngadale therrmohen
dhe xhamat e dritares kthehen prape ne rere
boja behet uje
bangat kthehen ne peme
shkumesi behet shkemb
dhe pena prape zog.

(Edhe njehere sorry nese perkthimi im i shpejte dhe jo nga frengjishtja eshte shqetesues)


Postuar nga lorie datė 23 Shtator 2003 - 22:37:

jo nga ato qe jane permendur me lart , Lakander!... ndoshta me endrrat, ..nuk e di ...

Jacques Prevert e ka shkruar edhe poezine "ora e aritmatikes"?


Postuar nga Lakanderi datė 24 Shtator 2003 - 16:05:

Cool

Ai e ka shkruar!
Ka dhe poezi te tjera po une ketu nuk kam me shume se 4-5,ne nje permbledhje.


Postuar nga ADELAIDA datė 21 Tetor 2003 - 00:13:

PABLO NERUDA

Njeriu i Padukshem.....

Une s`mundem te jetoj pa jeten,
nuk mundem pa njeriun te jem njeri,
Dhe eci ,dhe shoh dhe degjoj dhe kendoj
yjet skane pune me mua,
vetmia ska as lule dhe as fruta
Per jeten time ,jepmeni gjithe jeten,
jepmeni gjithe dhimbjen e tere botes
dhe une do tua kthej ne shprese
Jepmeni mua gjithe gezimet
dhe ato me te fshehtat sepse ndryshe,
ju si do te mundeni ti dini ato?
Duhet qe une te tregoj.....
Jepmeni luften e cdo dite ,
sepse ajo eshte kenga ime
Kenga ime bashkon gjithe njerezit,
kenga e njeriut te padukshem ,qe kendon me gjithe te tjeret............


Postuar nga ADELAIDA datė 21 Tetor 2003 - 00:19:

Po deshe ti dashurohemi,
me buzet e tua pa thene gje,
Ben kaq ftohte ,le te ngrohemi,
ne nje heshtje qe nuk ben ze.....
Nga dashuria kot mbrohemi ,
kur ndoshta sshihemi me
Po deshe ti dashurohemi,
me buzet e tua pa thene gje....
Perse kaq gjate mendohemi,
ne heshtje ,ne heshtjete qarte,
e embel ,e embel si mjalte....
Po deshe ti dashurohemi.......
(Stefan Marlarme)


Postuar nga ADELAIDA datė 21 Tetor 2003 - 00:25:

ZHGENJIMI (asaj)
Kur buza e trendafilte me fali dashurine ,
dhe ajo buzeqeshje engjejsh zemren ma ndezi ne gji,
kujtova se do hapej qielli per mua me hare
dhe ne ekstaze do e ruaje besen qe me dhe...
Por zemra jote e bardhe sic doje su tregua,
e thyher rrajesh te reja nuk rreh,jo me per mua...
Po fjala e dikurshme ,mizore valle ku shkoj???
Po perqafimet,afshi qe shpirti im provoi???
Ndoshta kujtimi i embel per mua do te flase,
ndoshta ne thelb te zemres ,meshire ke per te pas,
Eshte e vertete meshira ne vyrtyte figuron,
por s`eshte dashuri o e pabese ,
Ti me s`me dashuron.......!!!


Postuar nga lorie datė 21 Tetor 2003 - 06:03:

Adela ,ke mundesi te shkruash poezine e Pablo Nerudes:Kenga e trishtueshme,se me pelqen shume.

Tregtari i Venedikut(akti III, skenaII)
(lufta e brendshme e Parcias qe nga njera ane pelqen Basanion ,nga ana tjeter i ka dhene fjalen te atit te martohet me nje tjeter dhe nenshtrimi i saj shpirteror kundrejt dashurise qe ndjen)

Ngadale,prisni nje dite a dy
Te rrezikoni,
se po gabuat
une ju humba,ndaj duroni
mua dic me thote(ndonese jo dashuria)
se t'ju humbas nuk dua
ju e keni te qarte
se urrejtja nuk te jep
te tille mendim
por po qe se nuk i keni
te gjitha te qarta
dote doja nje muaj ,a dy t'ju mbaja
pastaj rrezikoni,une do t'ju mesoj
si te zgjdhni
por atehere do te shkel betimin
Jo,kurre!pra ka rrezik te gaboni
atehere mua keq do te me vije
qe mekatin nuk e bera
Oh! mallkuar qofshin syte e botes
qe mua me kane mberthyer e me kane ndare.
Dy gjysma kam:njera
ju perket e tera juve;tjetra juve
Mua ,desha te them;pra juve
Pra cdo gje eshte juaja........
Shakespeare


Postuar nga ADELAIDA datė 22 Tetor 2003 - 22:50:

Lorie

Me shume keaqesi ,eshte edhe nje nder te preferuarat e mia...

Kujtimi yt shfaqet papritur ne naten ku jam,
Lumi lidh me detin vajtimin qe spushon,
Ibraktisur si limanet ne agim,
Erdhi koha qe te nisesh .Oh i braktisur!
Mbi zemren time rigojne pikela te ftohta,
Oh pirg germallash,varreze e frikshme anijesh!!!
Ne ty jane nisur betejat dhe fluturimet,
Nga ti ngriten flatra zogjte kengetar,
Ti cdo gje ke perpire si largesia
Si deti ,si toka!Dhe gjithcka ne ty qe permbytje,
Ishte ore e gezueshme e sulmeve & e puthjeve,
ore e habitjes qe ndrinte si nje far
Ankthi i timonierit & furia e zhytesit te verber,
dehja e turbullt e dashurise - e tera ne ty qe permbytje,
Ne femijeri mjegulle ,shpirti im me krahe te plagosur
Shpikes i humbur,gjithcka te ti ishte permbytje,
Ti ngjeshe dhimbjen dhe rroke deshiren
Te rrezoi pikellimi & cdo gje ne ty qe permbytje
Une e zmbrapsa murin e hijes,
kaperceva pertej deshires dhe veprimit
Oh mish,mishi im,grua qe te desha dhe te humba,
te kerkoj dhe per ty ne kete ore te qullte kendoj
Si nuje vazo ne veten time bujte,bujtesine e pafunde
dhe harrimi i pafunde si nje vazo te theu,
Ishte e zeze ,vetmia e zeze e ishujve
dhe atje-o grua e dashurise-me pranuan krahet e tu
Ishte etja dhe uria dhe ti ishe fruti,
Ishte dhimbja,rrenime dhe ti ishe mrekullia,
Ah grua si munde te me mbertheje
ne token e shpirtit tend,ne kryqin e kraheve te tu...
Deshira ime per ty ishte me mizore
me e stuhishme & e dehur,me e ndere & e pangopur
Varreze te puthurash,ende ka zjarre ne varrin tend
edhe digjen veshulet e rrushit qe zogjte i hane
Oh goje e kafshuar,oh gjymtyre te puthura
oh dhembe te uritur,o trupa te perqafuar
Oh ciftezim i furrishem, shprese e mundimi
ne te cilen u shkrime & u deshperuam
Dhembshuria e lehte si uji e si mielli
dhe fjala e sapo nisur ne buze
Ai ishte shorti im dhe mbi te kaloi deshira
dhe kur deshira ime u permbyt,gjithcka tek ty qe permbytj
Oh vend germadhash ,ne ty cdo gje shkembej
c`dhimbje se the ,c`dhimjbe ta mori frymen
Nga varri ne var ti degjeshe e kendoje
Ne kembe posi detari na bashin e anijes
dhe ti lulezoje ne kenge ,therrmoheshe ne rrymat e ujit
oh,grumbull germadhash ,pus i hapur pikellimi
Zhytes i zbehte i verber,kordhetar i pafat
shpikes i humbur-gjithcka tek ti qe permbytje
Eshte ora e nisjes,ore e eger e ftohte
qe nata e nguros ne ecjen e oreve
Brezi shkembor i detit e shtrengon bregun
Ndijime ,yje te reja,shtegetojne zogje te zinj
I braktisur jam si limanet ne agim
Dhe ne duart e mia perpelitet vetem hija qe dridhet
Ah sa me larg nga te gjitha
Eshte ora e nisjes...Oh ti i braktisur!!!.......


Postuar nga Lakanderi datė 24 Tetor 2003 - 15:25:

Cool

Umberto Saba

"Oret"

Koha eshte e rrumbullaket;ajo kthehet prape aty ku ishte.Dhe oret,te cilat sherbejne per ta treguar ate,duhet te ishin po ashtu rrumbullake.Dhe ishin vertet rrumbullake,qe kur u shpiken dhe deri dje.
Zakoni i ketyre koheve te fundit per tu dhene orave forme katrore,trekendore a tetecepeshe eshte nje nga shenjat e vogla e te shumta,qe tregon lajthitjen e kohes sone.Nje prej mijera shenjave.


"Pune"

Dikur
Jeta ime rridhte fjolle.Toka
me falte pafundesisht lule e fruta.

Sot thyej shkembinj dhe dhera te thara troke.
Kazma
ngecet ne strall,ne gurishte.Thelle
duhet te gerrmoj,
sikur te kerkoja ndonje thesar.



Marin Sorescu

"Kalim"

Ngadale ecen
dicka prane meje.
Biografia ime.


Postuar nga amor alucius datė 30 Tetor 2003 - 13:43:

Ti mč ke lene vetem(R.Henry)

Ti mč ke lene vetem
por tashmč ta kam falur

sepse e di qe je diku
madje dhe mbreme,kur humba neper
qytet,pashe silhoutten tende ne xhamin
e nje dhome

edhe dje te degjova duke qeshur ne pyll
e shikon?!,une e di qe je diku

se fundmi me kalove perpara
me kater njerez te tjere ne nje makine te vjeter
edhe perse ishe e vetmja qe nuk ktheu koken ,une e dija
qe ti ishe e vetmja qe me njohu dhe e vetmja
qe nuk mund te jetoje pa mua
dhe une buzeqesha

dhe isha i sigurte qe s'do me lije
neser ndoshta do rikthehesh
ose ndryshe pasneser ose... kush e di?ndoshta asnjehere

por ti smund te me lesh vetem


p.s eshte e vetmja poezi qe njoh nga ky shkrimtar,nuk eshte i njohur por kur e lexova kete poezi me prekur pasi shprehej ne nje menyre te vecante.Jam e sigurte qe disa ndoshta do e shikojne me nje sy tjeter nga une,por bukuria e poezive eshte pikerisht kjo...


Postuar nga lorie datė 02 Nëntor 2003 - 22:15:

Faleminderit Adela.

Poezi nga Rimbaudi ,meqe ju kisha premtuar.(por te me falni per perkthimin nqs nuk ju duket i mire,eshte i veshtire se stili qe perdor eshte shume simbolik)

Largim

Gjithcka shihet...
edhe vizioni qe shndrit ne ajer.

Gjithcka ka...
tingullin e larget te qyteteve ne mbremje.
gjithmone ne driten e diellit.

O vizione!Keto jane ndalesat e jetes
Largim nga afeksioni dhe nga tingujt ndricues.


Postuar nga lorie datė 03 Nëntor 2003 - 00:15:

Poezia e ngjyrave dhe zanoreve ku autori ka bere nje lidhje shume interesante me simbole,ndaj eshte edhe e njohur.


Zanoret

A ,e zeze;E ,e bardhe,I ,e kuqe;U,e gjelber;O ,blu:zanore
do t'jua marr vesh origjinen tuaj te mistershme
A, e zeze, xhakete e purpurte mizash ndricuese
qe gumezhijne nen eren e pameshirshme.
Gjire hijesh,E-ja,deshmitare avujsh dhe tendash
frere te akujve krenare,mbreterve te bardhe,dridhje ererash
I-ja e gjakut te derdhur te purpurte,buzeqeshje buzesh te bukura
ne inat dhe ne shperthime pendesash
U-ja e valeve,e dridhjeve hyjnore te deteve
paqja e livadheve me kafshet e shperndara, paqja e rrudhave
me shenjat shformuese ballesh te gjera.
O-ja sublime, Trumpete mbushur me tinguj te mprehte ,te cuditshem
heshtje te pershkruara nga[ BOte dhe Engjej]
-O, Omega! Rrezja e purpurte e syve te [Tij],te shndritshem.


Postuar nga i_lire datė 02 Dhjetor 2003 - 19:33:

Nga Bodleri:


E embla ime qe shtrirė krejt nudo, ashtu siē m’a donte shpirti

e, nė trup s’kish lenė gjė tjetėr veē stolive tė saj tingėlluese

e fort tė ēmuara qė i jepnin njė pamje e ajėr tepėr triumfues,

tė tillė si ai i skllevėrve tė Morėve, nė ditėt e tyre mė tė lumtura....



E, kur keto stoli tunden e hidhen me njė zhurmė tallėse,

nė njė botė vezulluese plot dritė metali e zafiresh,

ndjej tė hyj nė ekstazė e tė humbas nė tėrrbim

mes gjėrash ku tingujt pėrzihen nė dritė e harrim...



E, ajo e shtirė mbi divan, e dorėzuar nė ledhka dashurie

qeshte krejt e lėshuar, e hareshėm nga lumturia,

qeshte me dashurinė time, tė thelle e tė embėl si deti,

qė ngjitej drejt saj si dallga mbi shkembinj...



Me sytė e saj ēpues, tė ngulur mbi mua si njė tiger i zbutur,

me pamje tė pėrhumbur e endėrrimtarė, merrte poza lozonjare

e mė hidhte shigjeta shikimesh plot ledhka dashurie

e pamja e saj naive e sensuale, shkrihej plot nur e magji...



E barku i saj, e gjinjtė si dy fryte tė virgjėr eremirė,

dhe llėrėt, dhe kembėt, dhe kofshėt e baseni,

tė lėmuar si fildish, tė valėzuar si qafė mjelme

shfaqeshin para meje, mermer i paster e plot dritė



Afroheshin e mė pėrkedhelnin si Engjejt e sė Keqes,

pėr tė mė prishur qetesinė e prėhjen e shpirtit tim,

pėr tė mė ēoroditur e rrėzuar nga ai Shkėmb Kristal

ku isha ulur e prėhesha i qete e vetmitar...


Postuar nga lorie datė 22 Dhjetor 2003 - 02:42:

Dashuri?

Dashuri? C'me ben per te qeshur.

Ti me flet, akull-une ,akull-ti

Ndjenja ime eshte plakur ,eshte rreshkur

Ndjenja jote ,te cele ,nuk di...

Sergej Esenin(poet rus)


Postuar nga lorie datė 22 Dhjetor 2003 - 02:53:

Sergej Esenin

Brengosem kur te shohe ne sy
Nga dhimbja zemra s'di te heshte
S'ka mbetur me per ne te dy
Vec bakri i shelgjeve ne vjeshte

Te tjera buze , une e di
Ta thithen afshin e perveluar
Tani rigon pakez shi
Nga shpirti yt gjysem shuar

Po pune e madhe!
frike s'ndjej
Diku mendimet duke tretur
Nje lloj gezimi prape e gjej
Packa ne mes batakut mbetur

Per buzeqeshje dhe qetesi
As e kam ndrydhur jeten time
Pak rruge shkelem kushedi..
Por kemi bere kaq gabime

O c'jete qesharake kjo
Plot paradokse dhe genjeshtra
Verreze kopshti ,pa shiko,
meshteknave u zbardhin eshtrat

Ashtu do mbesim edhe ne ,
As do lulojme as do zhurmojme
Kur dimri lule s'ka
Perse per to do rrime vajtojme?


Postuar nga lorie datė 22 Dhjetor 2003 - 03:25:

Une ju kam dashur!
Ndoshta dashuria
Ne shpirtin tim akoma nuk u shua,
Por s'dua qe t'ju kape merzia,
T'ju pikelloj tani jo kurre s'dua.

Ju desha heshtur fare dhe pa shprese,
I munduar nga zilia s'jua thashe,
Ju desha aq sinqerisht dhe me bese,
SA DHENTE ZOTI NJE TJETER KAQ JU DASHTE!

A.Pushkin


Postuar nga SUNBELOVED datė 22 Dhjetor 2003 - 20:17:

NJE KURE

e hene 22 dhjetor 2003


Perpara DELE te rri ne kembe
por prapa ujk qe te shqyen me dhembe.

Ai trim qe i shkove ne dere
dhe ste la gje pa te thene per te tjere.

Dije mire se me vone se po ky
do te shaje nder te tjere edhe ty.

SAADIU


Postuar nga Albanian man datė 23 Dhjetor 2003 - 07:26:

SERGEJ ESENIN

Mos me braktis

Me jep doren te shkruaj
Te marre krahe mendimi.
Me jep pulsin e zemres
Mos te ngrij trishtimi
Me jep buzet e tua
Puthjen ta jap une
Eja, nxito hapat
Mos ke humnur udhe?


Shkretetire e bore, hena farfurin
Vendi anembane, dergjur ne qefin
Dhe meshtenkat qajne, pyjeve pa jete
Kush keshtu ka vdekur?
Mos valle une vete?



C'ke qe me ngerdheshesh?
Doren pse ma tund?
Ty as neper mendje
Nuk te shkoj gjekund
Kam nje mike tjeter
Kaq, besoj e di
As ti hodha syte
As erdha tek ti
Dola ketej pari
Jo se s'rrija dot
Desha vec dritaren
Te shikoja kot..........


Postuar nga unforgiven datė 23 Dhjetor 2003 - 18:47:

Dicka nga Rubairat e Omar Khajamit, perkthyer nga Noli:

Sa kohe mund e dashur ngushellome,
nga barre e vrerit zemren lehtesome,
se bukuria jote s'rron per jete,
shpejt neser zbresim qe te dy nen llome.

Me buzet gjak, e dashur dehme e mpihme,
me dhembe e thonje cirrme e grime,
me krah e me floke mbulome e shtrime,
me syte e tu te zjarrte tretme e shkrime.

Me gryke e zemer o Zot kur me krijove,
dhe vrere e vajza ballazi m'i shtrove,
e dije padyshim qe do t'i sulem,
s'kam faj, kam bere ashtu sic e caktove.

Fytyren vajzes ja stolis me gaz,
me lulen, henen, e diellin me perqas,
pastaj me porosit te mos i ngas.
Taman, mbush dolline e mos e zbras.


Postuar nga blu datė 24 Dhjetor 2003 - 17:26:

Dashuria e pare -TJUTCEV


Nga dashuri e pare gjithcka qe shuar krejt,
prej kohesh qene dashur e qene ndare shpejt.
Ai, i vetem mbante plot ndjenja ne kraheror,
ajo,me tjetrin ndante gezimin e vet rinor.

Dhe ja ,se ku papritur,kjo vjeshte i bashkoi,
tek digjej perendimi si jeta qe u shkoi.
Ne pyll,mes gjethe pishash,hyn dielli qe u perflak,
ai mendon-c'u vyshk,ajo mendon-c'u mplak!

Ai s'i thosh dot "Juve",ajo s'i thosh dot "Ti",
te fundmet gjethe vjeshte keputnin tok tani.
Do donin qe te thonin plot gjera perseri,
dhe perseri te qeshnin ,por s'mundnin kurrsesi.

Atij i therte zemra,ajo vec derdhte lot,
te heshtur krejt u ndane,kurrgje s'kujtuan dot!


Postuar nga jimmy84 datė 27 Dhjetor 2003 - 23:38:

Meqe e shoh se ketej nga fundi ka shume poezi te letersise ruse po vazhdoj edhe une

Karroca e jetes ecen shpejt
Sido qe eshte e ngarkuar
Dhe karrocieri,KOHA vete
S`ndalon gjekund per te pushuar

N`agim me gaz ne udhetojme
S`pyesim se koken leme
Pertesen,dhelet i percmojme
Bertasim:Jepi c`i *i t`eme

Po ne mesdite te kapitur
E mbledhim veten kemi frike
Per c`do proshke a grope te papritur
Therrasim:Me ngadale or mik!

Karroca rend ne mbremje vone
Mbi te dremisim ne te heshtur
Gjersa arrijme ne strehen tone
DHE KOHA KUAJT NGET PARESHTUR

A.S.PUSHKIN

KARROCA E JETES eshte poezia qe me ka pelqyer me shume nga A.S.PUSHKINI perlat e letersise ruse


Postuar nga Albanian man datė 30 Dhjetor 2003 - 01:48:

Esenin

Leter nenes


Gjalle je nenoke?Edhe une
Gjalle jam.Shendet me pac , shendet!
Drite e befte kjo mbremje e lume
Izben tende qe me mall po pret

Thone se je ligur e je plakur
Nga meraku im , po nuk ankon
Se peshtjelle me nje shall te vjeter
Fillikate rruges shpesh kalon

Dhe kur mugetire e kalter bie
Nje vegim i zi te kall ty frike
Sikur ne nje sherr diku ne pije
Vjen dikush e ma keput me thike

Kot e dashur vuan kaq, besome
Brenga ti fanit keto nder sy
S'jam aq pijanec i keq sa c'thone
Si do vdes pa te te pare ty?

Une jam po foshnje , si njehere
Dhe nje shprese vec ushqej ne gji
T'iki nga ky tym e kjo sketerre
Tek shtepiza jone, aty te vij

Dhe do vij kur kopshti yne i bardhe
Anekend te mbushet me blerim
Vetem ti si 8 vjet me pare
Mos me zgjo aq heret ne agim

Mos e zgjo ti ate qe shkrumb ju bene
Enderrat e moshes plot hare
Me ka vrare jeta mjaft o nene
Dua vec te shlodhem e te fle

As ti lutem zotit mos me thuaj
Si dikur ne t'arten mituri
Ti ke mbetur ngushellim per mua
Drite e parrefyer, vetem ti

Ndaj merak ti mos mu bej aq teper
Tek e liga mendjen mos e co
Dhe aq shpesh me shallin tend te vjeter
Fillikate rruges mos kalo


Postuar nga Albanian man datė 30 Dhjetor 2003 - 16:27:

Tanushja

Sa e mire qe Tanushja
Me te bukur s'kish ne fshat
Sarafani me tantella
C'hijeshi i kish ne shtat

Te perroi para gardhit
Zbriti vasha plot hare
Pertej mjegulles se bardhe
Hena luante me re

Doli djali, uli koken kacurrele para saj
"Lamtumie", me nje tjeter i tha, fatin do ta ndaj
U zbeh vajza si qefini
Porsi vesa erdh'u gri
Si neperke ju ndeh gersheti
Zemra ju helmua ne gji

"Oh po ndaj dhe une erdha"
Ftohtas ju pergjigj ajo
"Te te them se do martohem
Me nje tjeter qe me do"
Ne mengjes gjemoi kisha
Cifti s'dihej cili qe

Kurse tutje s'qanin gjela
Pragu i Tanjes gjithe ne vaj
Nje sopate e zeze temthin
Plage ja kish bere asaj

Pika gjaku kish kurora
Balli i vajzes i pafat
Sa e mire qe Tanushja
Me te mire s'kish ne fshat

ESENIN


Postuar nga Albanian man datė 30 Dhjetor 2003 - 17:37:

Ti s'me do? S'te dhimbsem sado pak?
Nuk ta mbushkam syrin apo si?
Prapseprap ti ndizesh e merr flake
Tek shterngohesh supeve te mi

Mike epsh e tera, lajka s'dua
As i vrazhed nuk te sillem dot
Vec me thuaj sa keshtu si mua
Puthur e shternguar ke gjer sot?

Une e di te gjithe hije u bene
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim
Preher pa u ulur ti s'ke lene
Si po rri tani ne preherin tim

Ne keto caste ndonje tjeter
Sjell ndermend ti syckat kur pulit
Mos pandeh se po merzitem teper
Tjeterkend kam dhe une ne shpirt

S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte
Po nje flake casti, vec ta dish
Si te njoha rastesisht i qete
"Mirembetsh" do te them serish

Edhe ti do marresh udhen tende
Do besh pluhur diten plot merzi
Vecse mos lakmo ti prishesh mendjen
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri

Krah per krahe me ndonje tjeter djale
Udhes kur te shkosh ti ku ta dish?
Ndoshta dhe une do te kem dale
Per shetitje, e shihemi serish

Ti me fort pas tjetrit do te ngjeshesh
Dhe me kryet ulur ftohtesisht
"Mirembrema" do me peshperitesh
Ndersa une "Mirembrema Miss"

Dhe asgje nuk do me turbulloje
S'do me dridhet shpirti per asgje
KUSH KA DASHUR S'MUND TE DASHUROJE
KUSH ESHTE DJEGUR S'MUND TE DIGJET ME

SERGEJ ESENIN


Postuar nga jimmy84 datė 02 Janar 2004 - 00:42:

ALBANIAN MAN

E shoh qe e paske fiksim ESENIN E MADH.Po ta bej qejfin dhe po shkruaj nje poezi te tij

SKANDALISTI
Rrenes s`ia hap porten e dyqanit
Ka andrralla mjegulli i shpirtit
Pse me doli nami i sharlatanit
Pse me doli fama e skandalistit

S`jam kriminel,as pyllgrabites
Mbi fatkeqet s`kam qelluar kurre
Vetem jam nje vagabond shetites
Dhe perqesh cdo grua dhe cdo burre

Jam nje moskovit e sherret i prape
I degjuar cep me cep ne lagje
Dhe cdo qen me njeh me hunde e llape
Dhe kaloj rruges krejt ne paqe

Dhe cdo kale i rrjepur dhe gerdalle
Sa me sheh me nderon plot mall me koke
Kafshet,egersirat, gjene e gjalle
I sheroj me vjershat,i kam shoke

Republike mbaj ne koken time
Jo per gra parfumesh nder hotele
Fsheh nen strehe brenga dhe trishtime
Me ate tershere i jap nje pele

Miqesi me njerez nuk me mbeti
Kam nje tjeter mbeteri te lire
Po ketu per qafen e cdo mbreti
Jap kravaten time me te mire

Dhe tani s`helmohem shafranit
E pastrova mjegullin e shpirtit
Ja pse kam lavdine e sharlatanit
Ja pse kam lavdine e skandalistit.


Postuar nga jimmy84 datė 03 Janar 2004 - 20:53:

A.S.PUSHKIN

LOTI

Dje per nje kupe me vere
Me nje husar qendrova
I heshtur e me shpirtin vrer
Ne rruge larg veshtrova

"Perse ne rruge", ai me thote
"Shikon e nuk ben ze?
Ti s`ke percjellur gjer me sot
Ndonje njeri ne te"

E ula koken i nemitur
Me duf i peshperita
"Husar,e shtrenjta me ka ikur..."
Se thelli psheretita

Ne kupeze nje pike lot
Prej syrit sec me
"Per vajza qan ti foshnje kot?
Mblidhe veten" trimi me tha

Husar ti brenge s`pe ne jete
Nga une pra mesoje:
"Mjafton nje pike lot, medet,
Qe kupen t`a helmoje!..."


Postuar nga Albanian man datė 04 Janar 2004 - 22:42:

Nje defrim vec tani me ka mbetur
Gishtat e dores fort fershelli
Kudo thone mbi mua s'ka tjeter
Skandaloz e rrugac ne Rusi

Humbje e madhe ky nam, por s'merzitem
Jeta humbje ka plot kesisoj
Turp qe zotin besova kaq vite
Por mjerim , tani qe se besoj

Kohe, o kohez e larget e arte!
Llava e jetes gjithcka e bente shkrumb
Une per tu djegur me qarte
Mbas skandalesh renda gjithkund!

---------------------

Ere, ere e debores moj ere
Merrmi vitet ne krahet e tu
Dua djalke te jem dhe nje here
Apo lule e lugines diku.......

Nen nje fyell bariu plot dhimbje
Dua syte ti mbyll ne harrim
Zile yjesh, me boren e mbremjes
Te me bien ne vesh papushim

Oh! Sa bukur e dredh ajo kengen
Nje tufan deshperimi kur derdh
Do te desha diku me nje kembe
Ndane rruges te rrija si bredh

Hingellima ne terr kur te ndieja
Te pushtoja kacuben perbri
Zgjati putrat o henez drejt meje
Merrmi brengat ne qiell tek ti

ESENIN

Faleminderit per poezine e te madhit Esenin , Jimmy84


Postuar nga jimmy84 datė 26 Mars 2004 - 14:55:

Ku paskan humbur adhuruesit e poezise ne kete forum????
Po jap ca vargje te tjera nga te famshmet:

RUBAIRAT


O rrace njerezore e verbuar
O hic,mbi ere e pluhur e ndertuar
O hic,e korkolitur mbi Arushen
Perball e pas prej hicit rretuar
............................................

Per qenien e mosqenien jam munduar
E Qiell e Dhe kam matur e peshuar
po qe te gjitha i hodha ne ere! S`jam
i thelle vec n veren e kulluar.

Kur isha i ri kujtoja se e gjeta
Pallatin ku shkelqente e verteta,
Tani qe u mplaka e di qe s`dinja hic
E qe s`di hic nga Bota dhe nga Jeta

Kur isha i ri me zell me mall po milja
Doktore .Me Shenjtore e trobolitnja
Te thella argumenta,Po perhere
I marre hyja e me i marre dilnja

Me ta, te larten urtesi e mbolla
Me doren time e rrita e mbeshtolla
Dhe kjo ish tere pema qe m`u fal:
"Si uje zbrita dhe si ere dola"
..................................................

Si flake digjemi:Ku shumemi?
Si tym vertitemi:Ku turremi?
Si fishkemi e shtrydhemi,kufoma
Ne Llome kllitemi,Ku mbruhemi?

Te kthjellet lindim dhe te mvrejtur vdesim
Me gaz ia nisim dhe me vaj ja presim:
Me lot e zjarr e vrer te perveluar
Ne tym shpirt japim,e ne varr po zbresim.

Ketu qe, nga pa dashur po kercasim,
Dhe qe ketej pa dashur ku po shkasim?
Kupe mbi Kupe Vere sillnani
Kete mallkim t`a mbytim a t`a vrasim.
...........................................................

Dhe Qiellit rrotullonjes i therrita
Dhe e pyeta:"Cila eshte Drita
per djemte e tu te humbur n`erresire?"
"Nje mendje e verber!"tha nje ze nga prita.
...................................................................

Ne hapesire Dheu:Kokerr kumi
Dija dhe Shkenca jone:Fjale lumi
Njeriu kafshet lulet:Flluska brumi
Jeta dhe lufta jone:ENDERRA GJUMI


Postuar nga unforgiven datė 26 Mars 2004 - 20:51:

Meri - Merison

O Meri , eja ne dritare
Eshte ora jone e deshiruar!
C'kushtojne mijera thesare
perpara syve te adhuruar?
Mundim te madh do te duroja
Si skllavi qe duron i strukur
kur zemren tende ta fitoja
Moj Meri Merison, e bukur..
Dje me muzike e vjoli
nder djem e vajza kercimtare
mendimi im shkoi tek Ti
une isha atje, po s'ndenja fare.
Kish plot me nur sa s'behet me
po une thashe "nuk ka Jo
si Meri Merison asnje"
O Meri do ti ta mundosh
ate qe per ty zbret ne varr?
Do shpirt e zemer ti copetosh
per fajin se te do me zjarr?
Ne s'me pranon si dashnor
trego per mua pak meshire
Ti s'mund te kesh nje shpirt mizor
moj Meri Merison e mire..

( nga Robert Berns )


Postuar nga jimmy84 datė 28 Mars 2004 - 13:48:

.....................
Nga Rrota e Fat e Zot s`kuptova hic
dhe vesh dyshimeve s`fitova hic
PerDijen shtatedhjete vjet luftova
Me kot i humba,nuk zbulova hic

Te paskan pare ca te shenjteruar
Kur une me qiri te kam kerkuar
Bej c`te mund po je dhe mbetesh i mbuluar
S`te gjej gjekund,me ndje,Zot i bekuar!

Nje qime ndan Genjeshtren nga e Verteta
Dhe Celes nje Elif te vetem gjeta:
Gjeje dhe ti,si une i verberi
dhe ndofta shkojme drejt te vete Jeta
........................................................

Parade e zbrazet,enderr eshte Bota
Dhe s`gjendet qysh i kthehet Rrota
Me dehje dhe me gaz i zbukurohen
Iluzionet,gjepurat e kota.


Postuar nga SUNBELOVED datė 23 Prill 2004 - 14:23:

Poezi

UOLT UITMAN

O Kapedan!
Imi Kapedan!

Shkruar mbas vrasjes se Presidentit te USA Lincoln ne 1865

O Kapedan! imi Kapedan! udhetimi yne i tmerrshem ka mbaruar,
Anija perballoi cdo shkaterrim, cmimi qe kerkuam eshte fituar,
Porti eshte afer, kembanat degjoj, njerezit te gjithe ngazellejne,
Ndersa syte ndjekin bashin qendrestar, anija ogurzeze dhe e marre;
Por O zemer! zemer! zemer!
O kullim pikash te kuqe pergjakur,
Atje ne kuverte ku imi Kapedan dergjet,
Rene i ftohte dhe i vdekur.

O Kapedan! imi kapedan! ngrihu dhe degjo kembanat;
Ngrihu - per ju flamuri u shpalos - per ju ushtojne burizanet,
Per ju buqetat dhe kordelet behen kurore - per supe turma njerezore
Per ju therrasin ata, masa djaloshare, fytyrat e paduruara kthejne;
Ketu Kapedan! ate i shtrenjte!
Kjo dore nen koken tuaj!
eshte ndonje enderr kjo mbi kuverte,
Ju rate i ftohte dhe i vdekur.

Imi Kapedan nuk pergjigjet, buzet e tij te zbehta dhe te palevizshme,
Ati im nuk e ndjen doren time, ai s'ka me puls por as deshire,
Anija u ankorua shendoshe e mire, lundrimi i saj ka sosur dhe mbaruar,
Nga udhetimi i tmerrshem anija fitimtare hyn me qellim te fituar;
Ngazellehuni O brigje, dhe bini O kembana!
Por une mes pikellimit capitur,
eci kuvertes ku imi Kapedan dergjet,
Rene i ftohte dhe i vdekur.


Postuar nga SUNBELOVED datė 23 Prill 2004 - 14:27:

ROBOTET E VDEKUR

HENRY W. TARGOWSKY

Robotet e vdekur

Iu ngjita kreshtave te valeve dhembsharra
Te rrihja tokat bosh,
Ku njesite digitale puqen ne ngjarje

Dhe rerat fotonike marrin forme.
Ku keshtjellat ne ajer pluskonin,
Sajuar nga rend te dhenash gjithkund,
Vizionet permbledhese aty fokusonin

Dhe ndjenin miljet pa fund.
Permbi rrezet e endrrave mekanike

Ku te vdekshmit canin rrugen e vet,
Takova copeza gjymtyresh roboti
Dhe tru ne crregullime krejt.
Cfare eshte ky vend i jetes boshe

Pa dhimbje per tu njohur,
As pasion, as zenke tokesore sndjeva
Ku frynin kiber-ererat fjolle.

Dhe ne kete hapesire te pakapshme
Pertej zbehtesise njerezore,
Atje te vdekur robotet u prefshin ne paqe
Dhe shqisat tona ngordhin prore.


Postuar nga SUNBELOVED datė 23 Prill 2004 - 14:32:

Kenge e deshperuar

Pablo NERUDA


...Oh grua, nuk di si munde te me mbash
ne truallin e shpirtit tend, ne kryqin e kraheve te tu.
Me e tmerrshmja dhe e shkurtra qe deshira ime per ty
me e shqetesuara dhe e dalldisura, me makute dhe e ndere.

Varreze puthjesh, akoma perflaken varret e tua
pervelojne akoma luzmat e cukura nga zogjte
Oh, goje e kafshuar, gjymtyre te puthura
oh, dhembje te deshiruara, oh trupa te pleksur
oh, perqafim i cmendur shprese e force,
ne te cilin u bashkuam dhe u deshperuam.

E dhembshuria e embel, si uji e mjelli
e fjala sapofilluar ne buze
Ky qe fati im e me shtegtoi deshira ime
me te u rrezua deshira ime, gjithcka ne te qe anije, mbytje

I braktisur si skelat ne agim
vetem hija fergelluese me perdridhet nder duar
Ah me tej se cdo gje, ah shume me larg
Eshte ora te nisem, Oh i braktisur.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 104 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.