Forumi Horizont Gjithsej 147 faqe: « E parė ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Big-Bang i Dyte ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16349)


Postuar nga NS-6 datė 27 Shtator 2008 - 16:56:

e imja eshte me shume kuriozitet duke qene se nuk bej pjese ne kete fushe dhe argumentohem me ate numer te vogel shkrimesh qe kam lexuar dhe degjuar.

fakti qe te gjithe shkencetaret i jane vene pas bozonit te Higgs-it do te thote qe gjetja e tij do te shpjegonte shume gjera perfshi edhe natyren e mases, do te thote qe perkufizimi i mases si nje kombim i hapesire kohes eshte i pamjaftueshem per te shpjeguar te gjitha kuadrin ne univers.
eshte e vertete qe teoria e tajhoneve deri tani nuk ka prodhuar asnje eksperiment qe te mund ta verifikoje (dhe kjo eshte kunder natyres se shkences qe nuk mund te ngelet ne kuadrin e filozofise por kerkon prova) por duhet thene qe nese ajo nga pikpamja matematikore eshte e sakte dhe shpjegon gjera,atehere thjesht kerkohet kohe per te treguar vertetesine apo renien e saj. teoria e relativitetit mori proven e pare ne 1919 me eklipsin e Jupiterit (dhe nga ajo qe kam lexuar tek numri special i Le Scienze per vitin e fizikes, eksperimenti ishte kryer me shume gabime) ndersa gjetja e Hubble ishte parashikuar shume kohe me para nga nje matematicien (emrin sme kujtohet por di qe eshte permend edhe tek libri "nje histori i shkurter e kohes") ku kishte nxjerre 3 modele te ndryshme te menyres se si do ecte universi (ndryshe nga Ainshtajni qe per ti qendruar idese se tij qe universi eshte statik i shtoi edhe nje kostante formulave). dmth dicka qe vertetohet nga ana matematikore ,ka shume gjase qe te arrihet te vertetohet edhe nga ana eksperimentale (gjithsesi,jo gjithmone).

sa i perket teorine e unifikimit , e vetmja qe akoma i shpeton si force eshte graviteti dhe nese teoria e relativitetit do ta shpjegonte ne menyre te sakte edhe kete ceshtje atehere Ainshtajni nuk do vdiste ne shtepine e tij duke tentuar te unifikoje te gjitha forcat. po ashtu duhet thene qe nderkohe qe ai bente keto tentativa, u shfaqen 2 forcat e reja berthamore qe pa eksperimente nuk do gjeheshin.

ndoshta eksperimenti i LHC nuk do na coje ne nje unifikim te te gjitha forcave por edhe nese do te dale keq, do dime qe ne kete menyre nuk gjejme gje dhe do shohim per alternativat e tjera.

nje gje tjeter qe dua te pyes eshte "a eshte e pakapercyeshme shpejtesia e drites?" . dmth kemi ngelur brenda nje barriere te tipit E=mc2 qe na tregon qe cdo trup qe arrin shpejtesine e drites kthehet ne energji. personalisht per gravitonet e kam degjuar ndryshe sepse perllogaritjet e bera ne nje nje eksperiment te para 2-3 vjetesh (serish me nje eklips) tregonte qe gravitonet duhet te levizin me nje shpejtesi rreth 0,96c por me nje range gabimi qe nga nje ane kapercente shpejtesine e drites dhe mberrinte ne vleren 1,06c dhe nga ana tjeter deri ne 0,88c nese nuk gabohem per kete vleren e dyte. nese kjo gje vertetohet atehere i duhet dhene nje shpjegim edhe kesaj.

ne universin e sotem nuk mund te arrijme te kuptojme gjithcka sepse fundja mjafton te marrim rastin qe sot nga mberrin drita e 15 miliard viteve me pare per te kuptuar qe gjate ketyre 15 miliard viteve ato trupa qe kane leshuar driten kane levizur gati po aq per te mos me thene me shume...se cfare ndodh ne ato zona,nuk do jemi ne gjendje ta kuptojme.


  Gjithsej 147 faqe: « E parė ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.