Forumi Horizont Gjithsej 39 faqe: « E parė ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 39 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqėria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Analfabetizmi ne shqiperi e te drejtat e femijeve…….. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5205)


Postuar nga Ami- datė 24 Maj 2004 - 09:12:

I_lire!
Diskutimet nuk duhen bere ne baze te simpative apo te miqesive. Pikerisht ashtu si edhe ti une mendoj se kemi aq nivel sa te mos biem ne banalitete. Nuk ka neveoje te shkruaj une per negativitetin e komunizmit sepse derisa ka deshtuar ne krejt boten ku aplikohej eshte vertetuar nga praktika dhe e kane hequr mbi kurriz me dhjetera vende si eksperience.

Nuk dua te konsiderohem i djathte pasi ketu nuk po bej diskutime te djathtesh, thjeshte po theksoj se per 50 vjet kemi ndenjur ne vend numero dhe nuk mund te quhet sukses ndaj analfabetizmit apo te paraqitet si periudhe e ndritshme koha me e erret e arsimit shqiptar qe ka krijuar kete klase burrokratesh, servilash dhe interesaxhinjsh qe perbejne sot e kesaj dite aparatin shteteror.

Mirepo per hir te fakteve nuk ka gje te keqe te krahasohen arritjet me te hershme dhe me rrenjesore me hapjen e shkollave te para shqipe me rrjedhimin e tyre llogjik. Gabimi une eshte ne konceptimin qe cdo gje perpara lufte ne Shqiperi ka qene negative. Kjo gje nuk eshte e vertete sepse edhe pse kishim nje numer te madh analfabetesh njerezit e shkolluar ishin te nje niveli boteror (te tille Shqiperise i mungojne edhe sot e kesaj dite). E njejta gje po ndodh edhe sot me brezin e ri. Vertet nje pjese e femijeve nuk kane mundesite per te ndjekur shkollen por nje pjese e mire e te rinjve vazhdojne studimet jashte shtetit dhe rinia shqiptare ne pergjithesi eshte shume me e kulturuar sesa brezi paraardhes.

Pra edhe pse shifrat flasin negativisht behet fjale vetem per statistika dhe jo per nivelin e ulet te kultures se rinise shqiptare. Mjafton te shohesh qe studentet shqiptare qe studjojne jashte shtetit nuk bien poshte bashkemoshatareve te tyre nga vendet e tjera, perkunderazi jane studente shume te mire duke konsideruar edhe problemet ekonomike qe i kufizojne ne dedikimin e tyre ndaj shkolles.

Etja e rinise per kulture frenohet nga problemet e politike. Pjesa me e madhe e te rinjve qe mbarojne shkollat e mesme nuk mund te hyjne ne Universitet sepse numri per cdo kurs eshte i kufizuar. Psh mund te konkurojne edhe 800 persona per 40-50 vende. Liberalizimi i arsimit te larte do i krijonte mundesi te gjitheve te formoheshin ne degen e deshiruar dhe do te ishte padyshim nje hap i rendesishem ne ngritjen kulturore dhe profesionale te inteligjencesh shqiptare.

Nuk besoj se fajtor per kete eshte Berisha edhe pse socialistet u bene rreth 7 vjet qe jane ne pushtet dhe nuk mund te justifikohen me mangesite e Pd-se.

Vec kesaj mos harrojme qe femijet shqiptare qe jane ne perendim humbasin cdo dite e me teper lidhjet me gjuhen e kulturen shqiptare. Ky eshte nje problem akoma me tragjik se sa ai i bashkemoshatareve te tyre ne Shqiperi.


  Gjithsej 39 faqe: « E parė ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 39 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.