Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 137 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Ju ftoj te shkruani Fjale te Urta nga krahina apo treva juaj. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3430)
pak shprehje popullore?
kush di sa me shume shprehje popullore dhe proverba shqiptare qe perdoren ne jeten e perditshme?
une mbaj mend mend disa por me ndihmoni edhe ju:
Edhe dhi e zgjebosur edhe ngre bishtin perpjete.
Di delja c'eshte sardelja?/di dhia c'eshte tagjia?
s'e ndan dot shapin nga sheqeri.
s'nxjerr dot qimen nga qulli.
gjej shesh bej pershesh
shkon si cjapi te kasapi
ok some funny ones
te rente damllaja!/te shplafte mortja!
te shplafte panuklla e zeze!
U kripofsh ishalla!
ne koken tende!
jete te gjate !
pac edhe ti te njejtin fat!
Keto me vine tani ne koke... (teme e bukur Lorie)
Trim i mire me shoke shume.
Paē e dhensh.
Zoti me i dore te hedh, me nje dore te pret.
Fshati digjet... k**** krifet.
Bej mire te gjesh mire.
Zgjidhe shokun me t'mire se vetja.
I duruari i fituari.
Pyet 10 here e bej si di vete.
Qente le te lehin - karvani t'shkoj perpara.
Edhe tullac edhe fodull.
N'koke tende ishalla.
Te hengsha dasmen.
Me kembe te mbare.
Tu befte rruga vaj.
Gjak e dhjam.
Mot me mire.
Te dalshin trute vendit.
Qepe pizevenk.
Bjeri se i bje bukur.
Gri gri sallate.
Ta bej kurrizin me te bute se barku.
Pi*** pi*** se lirohesh. (hahaha gjuha shqipe eshte e madhe)
Te hengshin qent.
C'me ēave d'rrasat.
haha funny
doni me per belulin?
me thuaj me ke rri te te them cili je.
mu tha gjuha (per nje pike uje)
me griu uria
me ka zene rrota bishtin.
fshati qe duket s'do kallauz.
ma hoqe petllen.
Gocen shikoje nga shikoje nga poshte para se ta puthesh.
Gocesh shikoj te ecmen dhe jo te qeshmen.
Disa qe mua me shkulin gazit.
Po***et e m'dhaja grisin brek't e reja.
Bo me pje*dh - dhi*esh.
Nyni - Nyni ja se m'hyni.
I sy n'sahon e i sy n'tavon.
Ato te mistrecit mund t'i permbledh ne nje gjuhe me te pershtatshme:
Mos i shiko gunen, por shikoi punen.
Disa te tjera:
Qingj i urte pin' dy nena.
Me te pyetur shkon ne Stamboll.
Ku shkel turku nuk mbin bar.
Prit gomar te mbi bar.
Gur - gur behet mur.
Me mire nje luan ne krye te gomereve, sesa nje gomar ne krye te luaneve.
Rrushi sheh rrushin dhe piqet.
S'behen petullat me uje.
S'bie rrufeja ne h*** (govate).
Dardha e ka bishtin mbrapa.
Pune-pune nate e dite, qe te shohim pakez drite.
(Kjo vlen per emigrantet e Amerikes sidomos.)
Kaq me vine tani, po pres dhe nga ju te tjera, sepse jane aq shume dhe eshte kaq e veshtire t'i kujtosh. Jane aq domethenese.
O i_lire ajo e para ka nje shtese qe kur ka ardhur demokracia, tani eshte
Qingj i urte pin' dy nena, servili pi gjithe kopene
Tjeter
Gur gur behen dy gure, ose
Gure gure i ha mu*** kalase
Molla bie nen molle, po ndonjeher bie large saj
Genjeshtra i ka pantallonat e shkurtera
Kush i ben gropen tjetrit bie tjetri brenda
Koha eshte dhrahmi(sot ska me dhrahmi keshtu qe e leme EURO)
Polli kau? Te ruate vici
Kur zihen dy veta, fiton i treti
Dy jane shume e nje eshte pak
Ruaju nga miku, se miku ta fut armiku te vret
ja nje version tjeter bucs per kohen
koha eshte flori
ujku qimen e nderron por zakonin s'e harron
te verteten pergjysme mos e ndaj ,gjysma tjeter komploton kundra saj
njera dore lan tjetren,te dyja lajne fytyren
shoku shokun ta ndihmojme ne rrezik e ne nevoje
ka gjetur tenxherja kapakun
ma nxive jeten
mu be boze/mu be si burri i nenes
u mbush kupa
ma solle ne maje te hundes
tani per tani vetem keto se s'po me kujtohen te tjera
Ai qe di me se shumti flet me se paku.
Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre.
Dardha bie nen dardhe.
Dielli duket qe ne sabah(mengjes).
Dhelpra kur nuk e arrin rrushin, thote eshte i pa bere.
E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.
Edhe bari i njome digjet neper te thate.
Floke gjate mendje shkurter.
Fjalet jane gra, veprat burra.
Gruaja fut shejtanin ne shishe.
Gjella me kripe dhe kripa me karar.
po qe se do ket ndonje te perseritur me thoni qe ta heq se gjith keto qe po themi nuk i mbajme me mend ca kemi shkruar.
Ai qe te bertet shume te del i mire ne fund.
Ai qe martohet heret dhe ai qe ngrihet heret jane te fituar.
Ai qe eshte shok me te gjithe, nuk eshte shok me asnje.
Ai qe di te beje lajka, di dhe te shpife.
Asnjeri nuk njihet profet ne vend te tij.
Aty ku nuk mer bija, e mer vija.
Babai puntor rrit femije dembele, mesuesi llafazan nxjerr nxenes memece.
Borxhlliu i keq te kerkon parate diten e Bajramit.
Budallai koken si njeri e ka, por kur flet, e merr vesh se c'mall eshte.
Budallai gjen fjalen, por nuk di se kur e ka gjetur, ndersa i zgjuari fjalen e budallait e fut ne xhep.
Budallai ka fat vetem ne perralla!
Burri eshte cadra e gruas.
Cdo hap drejt kultures, eshte hap drejt lirise.
Dashuria per rinine, si qumesht per femine.
Dashuria e tepert del hidherim.
Dielli eshte jorgani i te varfrit.
Di te vjedhe ai qe di te fshehe.
Nuk te ben duhani burre.
Dy here njeriu eshte femije: heren e pare kur lind dhe heren e dyte kur plaket.
Dy te rrahura te bejne dem, por jo dy te ngrena.
E keqja behet shpejt, e mira vjen ngadale.
E shara eshte arma e te dobetit.
Fatkeqesia me e madhe eshte humbja e shpreses.***
Faji eshte jetim.
Fati ndihmon te guximshmit.
Femije shume - grushta shume.
Femija punetor mallin e ve vete, femija dembel humb edhe mallin e babes.
Fjala e djalit - pushka ballit.
Fjalen, sa e ke ne goje, e ke robin tend, kur te del nga goja, behesh rob i saj.
Fjala eshte si bleta qe ka edhe mjaltin edhe thumbin.
Fukarallek - maskarallek.
Fukaralleku prek ne burreri dhe ne nder.
Gazi dhe helmi jane vellezer.
Grate i ndajne vellezerit, ndersa grate motra i afrojne baxhanaket.
Hakmarrja gezon vetem shpirtkeqinjte.
Here me hiri her me pahiri, disa here gabon edhe i miri.
Heshtja eshte flori, fjala - argjend.
Heshtja eshte e hidhur, por frytin e ka te embel.
Humbe pasurine, hic asgje; humbe shendetin ke humbur dicka, humbe shpresen, ke humbur gjithcka.****
Sami Frasheri.
1. Ato c ka di nje njeri ne krahasim me ato c ka nuk di , jane kurregje.
2. Fjalet e keqedashesit jane si qymyri, qe edhe po s te dogjen , te nxijne.
3. Gabimet qe harrohen, perseriten.
4. Pema me e embel eshte ajo qe vjel me duart e tua.
5. Peri i ngaterruar nuk zgjidhet me ngut.
6. Per te qene i lumtur nuk duhet vetem te dish, por edhe te duash.
7. Njeri i zoti nuk eshte ai qe s ka te meta, po ai qe i pranon te metat e tij.
8. Njeriu qe te behet edhe me i zoti nuk duhet te harroje edhe ato qe ka mesuar.
9. Nje pune e bukur eshte me e dobishme se njemije fjale te bukura.
I dehuri gjithnje betohet se nuk eshte i pire.
I pasur behesh me dituri jo me pasuri; i mencur behesh me mend jo me moshe.
I zgjuari nuk kerkon kryevend, nuk ha me teper se duhet dhe trurit nuk i ngarkon me shume se mban.
Kanun me baben nuk ka.
Koha eshte ajo qe mbyll cdo plage.
Kur gruaja hyn ne punet e burrave, burri duhet te mesoje hilet e grave.
Kur njeriut i shtohet salltaneti, i largohet burreria.
Kur plaku dhe plaka nuk shkojne mire, ia kane pase me hile njeri tjetrit ne rini.
Kur i ben mire te varfrit, zere se i ke dhene borxh perendise.
Kur nxjerr sekretin e shokut je i pabese, kur nxjerr sekretin tend je budalla.
Kur nuk te do nje lagje, fajin kerkoje te vetja.
Kuri ben nder te keqit, ndez qiri ne shtepi te dreqit.
Kur varferia hyn nga dera, dashuria del nga dritarja.
Kur hyn borxh, rron me djersen e te tjereve.
Kush rron vetem me shprese, vdes i deshperuar.
Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme.
Liria as nuk falet, as nuk blihet, por fitohet.
Lufta provon trimin, zemerimi te diturin dhe fatkeqesia shokun.
Mendja e te zgjuarit budallait nuk i duhet gje.
Mendja e madhe te pret fatin.
Gjuha, vete ku dhemb dhembi.
Gjuha kocka s' ka - e kocka thyen.
Gjithe gishtat dhembin njesoj.
I zoti e nxjerr gomarin nga balta.
I talluri, te tall.
Jeto sikur do vdesesh neser dhe meso sikur do jetosh gjithmone.
Kali i botes te le ne udhe, (rruge).
Kalliri me buk' e mban koken poshte, ai bosh... perpjete.
Kur s' ke koke, ke kembe.
Koka ben koka peson.
Kush te do - te shan.
Kush mungon, bluan.
Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka.
Mat shtate here, e pri njehre.
(Disa te tjera, me shprese, se s'jane perseritur, jane kaq te bukura dhe Shqipja eshte kaq me vlera.)
Ja ca te tjera
Kur bie jevgjiti ne kos, lyes edhe by****
Ē'kanė bėrė tė parėt, i paguajnė tė pasmit
Ē'tė mbjellėsh do tė korrėsh
Ēdo e pėrpjetė ka njė tatėpjetė
Ēdo fillim ka edhe mbarim
Ēdo gjė nė vend tė vet, ēdo punė nė kohė tė vet
Ēdo mėsim e ke fitim
Ēdo pėsim ėshtė mėsim
Ēfarė gatuan atė do tė hash
Ēka ban baba, e hjek i biri
Ēka bėn i keqi, s'bėn as dreqi
Ē'ke nė shtėpi, tregon fėmija, ē'ke nė shpirt tregon rakija
Ēka mos tė duash pėr vete, mos ia qit vėllait
Ēka ndjen zemra, atje tė shkon mendja
Ēka s'ngop syrin, s'ngop as barkun
Ēka ta bėn goja s'ta bėn armiku
Ēka tė hedhėsh nė det, e gjen nė krip
Ēkull dhėmbin, tė tė shėndoshet koka
Ē'mund tė bėjė njė kalė mė njė karrocė tė shkatėrruar?
Ēon njė kashtė e tė dalin gjashtė
Ēorba e lirė t'i djeg buzėt
E bėn mizėn bullė, qimen tra
E do shiun, por nė arėn e vet
E drejta ka rrugėn e gjatė, por vjen
E dua nipin se do tė mė marrė hakun me t'im birė
E gjuan gurin dhe e fsheh dorėn
E keqja s'ka fund
E keqja vjen me kėmbėt e kalit dhe ikė me kėmbėt e breshkės
E keqja vjen shpesh nga ata qė janė shumė tė uritur ose shumė tė ngopur
Mund te kete edhe ca qe jane thene, sic tha edhe keni po pati i heqim
Spo e merr vesh i pari te dytin
E lehtė ėshtė barra nė shpinė tė huaj
E liga vjen nga s'e pandeh
E lirė ėshtė kripa nė Durrės, po ta ha qiraja udhės
E mira duhet kėrkuar, e keqja vjen pa kėrkuar
E mira e hallkut e e zeza e vetes
E mira e ka tė mirėn, e keqja e ka tė keqen
E mira tė lartėson, e keqja tė turpėron
E ngrėna e ligė tė sjell dergjen, e dergja tė sjellvdekjen
E sotmja e qesh tė djeshmen
E thėna dhe e bėra janė shumė larg
E treta e vėrteta
E vėrteta e vėrtetė, por nė kohė e vend tė vet
E vėrteta s'i pėlqen gjithkujt
Ec e bridh ngado, por shtėpinė mos e harro
J aedhe ca te tjera.
Edhe ai qė u martua edhe ai qė s'u martua, tė dy pishman u bėnė
Edhe atij qė ka dije mbi tė gjithė, i duhet tė mėsojė
Edhe durimi ka njė kufi
Edhe kau ka gjuhė tė madhe, por s'flet dot
Edhe macen kur ta ngacmosh, tė gricė
Edhe pula qorre, gjen ndonjė kokėrr
Edhe shakaja e ka kohėn dhe vendin e vet
Edhe sytė tė t'i nxjerr evladi, prap e don
Edhe tė jesh i bardhė si bora, nuk i shpėton gojės sė keqe
Eja, baba, tė tė tregoj arat
Emri i mire fitohet me shumė punė tė mira dhe humbet me njė tė ligė
Ca te forta te tjera te se folures se perditeshme.
Mi bone trute kos.
Katunar surrat pa rru
qytetar nuk behesh kurre
dhe ne nd'rrofsh 7 lekure.
Mu be zemra helm.
U pjekshim sa me shpejt. (u takofshim sa me pare)
Tu befte dita njemije.
I shkofte shpirti n'xhenet(parajse).
U be deti kos.
Te hengshin qent.
(kaq me vine tani, i harrova, se kisha me shume, por mendja shkret)
More
Punen e sotme mos e ler per neser
Besa e Shqiptarit si purteke e arit (Not any more)
Me mire i varfer ne vendin tend se sa i pasur ne nje tjeter vend.
Kujto qenin bej hazer shkopin
Meqe shprehje jane thene shume po them disa fjale tipike korcare:
Kush ua di kuptimin te terave ka nje dreke:
farashke-
musender-
alisive-
merudhi-
bollka-
ksister-
niktiko-
corge-
perone-
karanxha-
myke-
ipso-
fufu-
zamzane-
ziqke-
kapan-
grencke-
cipje-
parfille-
perusti-
ligavec gollash-
maraqke-
shoshone-
galloshe-
Ju uroj suksese! (Dreka jepet me vertet nese i gjen te tera fjalet!!!)
Budalla nuk esht ai qe mendon budalliqe po ai qe ben budalliqe.
Mendo ate qe duhet.
Me let esht te gjukosh per dike tjeter sesa per veten.
Eshtrat e nje njeriu pushojn te qeta ne Vendlindje.
Guri peshon ne vend te vet.
Hodha lumin te dhjefsha kalin.
Kur mendon se ua hodhe jane ata qe ta kane hedhur.(napoletane)
Shoshone - i thone gjysmeēizmeve te grave prej llastiku.
gollash - me qene lakuriq...
Perusti - eshte nje mbajtese hekuri, ku vihet gjella pasi e heq nga zjarri
Musander - eshte dollapi i futur ne mur
Bollka - i thone brekusheve
Kapan- dhe i thone drurit me gunga, qe perdorej si stap per karnavale
zamzane - eshte damixhan qelqi ku futet rakija ose vera.
karanxha - i thone milingones
grencke - i thone grenxes
alisive zinxhir
ipso I larte, lartesi (nga greqishtja)
ksister kruajtese (nga greqishtja)
Kaq munda me gjet, e mora si loje qe ju futa ti kerkoja, jo per dreken
Tek e fundit dreka i mbetet atij qe ploteson te pagjeturat dhe gabimet e mija. Thjeshte po kontribuoj.
Qao
Aty ku pėshtyhet nuk lėpihet.
Hekuri rrihet sa eshte i nxehte se kur ftohet eshte vone.
Liria eshte mbretereshe e zemres, ndersa dituria eshte drite e jetespershendetje te gjitheve
Bravo Ennis!
shumicat i ke gjetur shume mire.
kujdes:
kapan-peshore e vjeter me nje tas ku vihen mallrat qe te peshohen dhe me nje gur mase qe leviz pergjate nje boshti
grencke-nese nje siperfaqe e lemuar ka diku nje grope a nje te ngritur qe e prish lemimin
alisive-finje,uje me hi qe perdorej per te lare qemoti
ipso-i thone allcise
Te uroj gjithe te mirat.
Disa fjal te urta nga Kurveleshi
Per menjen qe keshe te bi bota pershqeshe.
Urdhero e lodhu, beje vet e prohu.
Oficeri me kultur
pse s'qendrove ne ushtri;
Bratit i bere munn'
erdhe e hengre perseri.
Qefi ma ka
po magja s'ma mba.
E lir eshte kripa ne Durres
po te ha qeraja rruges.
O mars o im vella
me jep dy dit hua
ta thaj plake me gjith ē'ka.
Ne hall e mira behet gjysmare,
e liga humbet fare.
Kush be pordhen
e kush muarr groshen.
Mbas kokes ta ben festen.
Shikon si macja ne sofer.
Bjeri deres te degjoje dericka.
Peralla me mbret.
Molle ha dhe numero, dardha ha dhe qerro.
Qofshim ata qe na dine dhe mos qofshim kta qe jemi.
Ky ka tym ka pasur zjarr.
Shume e perlume.
Per inat te sime vjerre vete fle me mullixhine.
Te martohem dhe njehere pa di une si nuseroj.
Kur kerkon borxhe kerkon hidherime.
Beso tek Zoti po mbaje barutin e thate.
Kush heziton te zgjedhe midis 2 xhamive kthehet ne shpi pa u falur.
Kur digjesh nga kosi i fryn qullit.
Plakut mos i degjo p...... por fjalet.
Me mire te dish sesa te kesh.
Ne burg dhe ne spital mos pafsh as hasmin.
Pyet qorrin a do sy.
Cohu b.... mos perto, bej punet dhe shpeto.
Kur isha une sa ty ti i bie maces me luge.
Shiko e shkruaj.
Dhe e verteta kur del nga goja e genjeshtarit, tingullon si genjeshter.
Syte nga qelli duart nga mjelli.
Me mire syri sesa nami.
-Te do ai qe nuk te fal gabimet
-Vetmia eshte me e mire se shouku i keq-
-ci do gjurmet kur ke ujkun-
-shpresa eshte nje mall fare i lire per te gjithe-
-Te keqiat mos i levdo
se duket qe je mik me to
-Kurre mos duaj
gjene e huaj
-Vajza lind ne shtepi te huaj
dhe shkon ne shtepi te vet
-Kur ske koke ke kembe
-peshku ne det , tigani ne zjarr
hahahah
Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
O Isra, un gjene e huaj du mi Isra se me te miat jom merzit.
Sillu nga dardha e Ahmatit!
Mendje e madhe e zeza e t'zot
Te rrinte i marri pa fol, nuk pat me u nda prej te urtit
Elbasan!
Shoqnia shoqni qesja te veje e te vije!
Halle halle kjo dynja halli hallit nuk i ngjan!
Ja Isuf e me grric!
Nqs do me mar gocen shifja nanen!
Hu me hu do te te hy nje hu!
Fukarallek maskarallek!
Dy gjela me nji shpi nuk kendojne!
Fjale te urta popullore tironse ...
Tuj Shetit Neper Ara te gjata Midis Barit T`njom !
Ne te dy na zuni nata ram me fjet n`gjum !
Jan Dy Motra Dy Kunata !
Tuj Ba Dashni I zuni Nata !
Rrit kelyshe te te hane kembet
-------------------------------------------
Shoqeria ska brire
-------------------------------------------
Bjeri ti biem se na rane
Pula e komshiut eshte gjithmone me e mire se e jotja !
Sipas vendit dhe kuvendi !
Me mire nje fund me hidherim, se sa nje hidherim pa fund !!
Javash javash behet shelegu dash !
U ba, cu ba, lene mo e cyt ma !!
"Ca s`ta mbajn 24, s`ta mban nji per hater!"
qe do te thote,-po s`ta ruajti sekretin tend 24 dhembet e tu,
(goja jote pra)
s`ta ruan kurre 1 per shoqeri!(goje e huaj!)
"Reklama eshte shpirti biznesit"
Genjeshtra i ka kembet e shkurtra .
Genjeshtra osht nona e gjith tkqijave .
S`bie rrufeja nė hale !!
Zoti thot ruaju tė tė ruaj !!
E vėrteta vonon, por nuk haron !!
Nuk calon gamori nga vesht !!
Punėn e socme mos e lėr pėr nesėr !
Shifi punėn dhe jo gunėn !
Qeni qė lef, nuk kafshon !
Fshati qė duket sdo kallauz !
Ku rrafsha mos u vrafsha !
Hodha lumin , te dhj3fsha kalin !
Ashtu ngulet gozhda more karafil ??
Kamėt shtriji sa ke jorganin, se pėrndryshe ftofesh !
Tregoji punėn edhe jo gunėn !
Qeni qė lef edhe tė kafshon (kjo qe e imja)
Citim:
Po citoj ato qė tha amoxil
Qeni qė lef edhe tė kafshon (kjo qe e imja)
Citim:
Po citoj ato qė tha Demokrate4ever
Hedh gurin ,mshef doren.
Burri ma i mir asht si qeni ma i bardhe. (por prap se prap qen mbetet)
ps. e thot gjyshja ime kte hihihi
Me nji gur, vret 3 zogza (amoxil)
hahahaahahahah kujdes se mos te kthehet mbrapsht vret dhe ty pastaj hahahahaaha
Citim:
Po citoj ato qė tha keila
Burri ma i mir asht si qeni ma i bardhe. (por prap se prap qen mbetet)
ps. e thot gjyshja ime kte hihihi
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 137 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.