Forumi Horizont Gjithsej 104 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)


Postuar nga lorie datė 01 Gusht 2003 - 21:32:

Poezi te poeteve te huaj

NUSHIT nga Pol Eluar
Per te keq:

NUSH,mungesen tende e ndjej aq te etshme,
Si pema mungesen e pyllit te gjelber.
Vargje pa ty asnjehere s'kam shkruar
Jam zhytue i teri mes ujit te akullt
E zemren bryma e vetmise ma djeg
Dhe fjalet jane te renda si leckat mbi plagen e hapur,
Dhe rrine te ndrydhura vegimet e mia;
Cdo gje qe shkruaj dhe flas shpreh vetem ndarjen;
Dita per mua i ngjan nje kazme qe thesarin kerkon
Dhe kohen s'di si ta vras me gezime te tjera

Pylli i gjelber u dogj,mbeshtjelle i teri prej tymit,
As fletet ,as frika nuk duken mbi druret!
O ylli im i zi ,ti largohesh ,largohesh
Dhe disku yt po behet nje pike e vogel!
Ti endrra ime qe mbete shurdhmemece,
Fshiji nga dheu reflekset dhe zerat e genjeshtres,
Fshima vuajtjen time te shpirtit
Fshimi puthjet qe mua s'me duhen.

Per te mire:
E dashur,neteve ne shihnim endrra bashke
dhe bashke mengjeseve qeshnim,
Te dy cdo gje na shpinte ne jete.

Ne shekuj bashke
Dhe dite pas dite ne syte e mi
Ti shkriheshe me lindjen e diellit dhe veren.

Te flesh i qete dhe te enderrosh paster,
Dhe te jetosh per njeri-tjetrin e te preseshmengjesin-
Ky eshte ligji i dashurise dhe pastertise.

TE RROSH ME LART E TE RROSH ME NDERSHEM SE NE ENDERR,
Te rrosh ne barazi me njeri-tjetrin e ne barazi besimi-
Nuk ka kenaqesi me te persosur.

Mes botes se rinise se perjetshme
A mundet te mendonim per akullin e vdekjen
Dhe te besonim se pranvera do mbreteronte?

O arsye ishim krejt te lumtur dhe ty te shembellenim
sic shembellen e skuqura e purpurt ne dy faqet,
O arsye ishim krejt te lire dhe fitimtare! (konsideruar si nje nga poezite me te bukura te tij)


  Gjithsej 104 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.