Forumi Horizont Gjithsej 136 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)


Postuar nga BIONDIA datė 04 Prill 2008 - 21:42:

Me syte e lodhur shikoj perjasht dritares te kesaj godine ndodhem ne katin e 4 dhe kam te gjithe qytetin perpare syve te mi shikoj nga lag detin e thelle dhe anijet qe hyjne e dalin nga porti .Ndihem e lodhur ndiej hapa ne korridorin e gjate kthej koken nga ana tjeter dhe shikoj ty qe dukesh sikur flen me dukesh si nje zane e dale nga perrallat e vendit tim .
Shikoj fytyren tende njgyre gri por me nje lekure te lemuar qe cdo njeri do ta kishte zili ,shikoj vetullat e zeza te holla qerpiket e gjate si hala pisha dhe buzet bukura por te mavijosura .
Te afrohem me hapa te ngadalte s ekam frike temos te zgjos kam frike mos prish kete gjume te qete qe me ne fund po ben .
Te afrohem e te perkeshel floket ti rregull si te pelqejne ty pastaj marr canten e tualetit e filloj te lyej pak ne fillim te ve pak puder eshte ajo pudra roze te shkon shume pastaj lehte te lyej syte ,te lyej buzet dhe kur mbaroj te them
-Je shume e bukur mikja ime shume e bukur engjej t do habiten me bukurine tende -por sot ti nuk me kthen pergjigje je e lodhur dhe te kuptoj ke kaluar nje nate te tmerrshem nga dhimbjet dhe tani pushon .
Hapet dera dhe shikoj infermieret kane ardhur te marrin me shikojne sikur duan te me thone "mos u merzit kjo eshte fati i cdo njeriu qe eshte ne kete dhome" ndoshta presin qe une te qaj te bertas o te bej ndonje gje dhe e vetmja gje qe bej une eshte te shtrengoj doren fot .
Me dridhen duart por kur ndiej ftohtesine e dores tende tani ti duhet te ikesh te me lesh vetem dhe une ndiej kete mungese akoma pa dalur ti nga kjo dhome.Carcafi i bardhe ngrihet dhe ti humb ne kete bardhesi dhe une ndiej nje ftohtesi qe me pershkruan nga fijet e flokut deri tek gishtat e kembeve bashke me ty dal dhe une dhe pse ndryshimi eshte shume i madh une dal per te hyre perseri ne kete dhome ti per te mos u kthyer kurre me....


  Gjithsej 136 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.