Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikė & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Windows 8 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18566)


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 25 Shkurt 2012 - 23:00:

Windows 8

Sic mund ta keni degjuar Win8 eshte i shkarkueshem nga faqja e Microsoft ne version Developer's Preview.

Une e kam shkarkuar dje dhe jam duke e testuar ne vija te pergjithshme. Se shpejti do postoj ndryshimet qe ka nga Win7 dhe uroj qe te kete dhe te tjere qe po e bejne ne menyre qe te ndajme eksperiencat

Aktualisht po shkruaj nga Chrome i instaluar ne Win8.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 26 Shkurt 2012 - 15:28:

Ne instalim nuk ndryshon shume nga Win7 pervecse jane hequr disa hapa dhe procedura eshte thjeshtuar disi. Ndjesia e instalimit eshte thuajse e njejte. Edhe kohezgjatja po ashtu. Sidoqofte, une jam duke punuar ne nje HP Pavilion DV6000 me Turion 64 Bit x 2 CPU + 2 GB Ram.

Butorni Start me menune e tij jane zhdukur ne konceptin e tyre te perhershem dhe jane zevendesuar nga nje buton transparent qe shfaqet vetem kur coni mousin poshte majtas ne ekran. Aty dalin automatikisht 4 opsione si Search, Share, Devices dhe Settings. Kjo e fundit ka lidhje me parametrat e programit qe keni te hapur ne ate moment si dhe ka shortcuts per Wifi, Volume e nja dy gjera te tjera te vogla.

Perdoruesi kur hyn ne Windows nuk perballet me desktopin e perhershem por me nje siperfaqe te re pune e cila quhet Metro UI. Kerkoni ne Youtube pasi ka shume video qe ju japin nje ide te qarte mbi pamjen dhe funksionet e saj.

Metro UI eshte ne formen e disa pllakezave qe mund te jene programe ose shortcuts. Keto pllakeza funksionojne edhe si ekrane te vogla per info te shpejte mbi funksionet perkatese. Psh te moti te tregon temperaturen dhe kohen. Te Lajmet te nxjerr 2-3 lajmet e fundit. Te Socialite te nxjerr fotot ose statuset e fundit nga FB.

Ka dhe nje pllakez qe te con ne Desktopin tradicional ku mund te punoni njesoj si ne windows7.

Duket pak i ngaterruar ne fillim por momentin qe e konfiguron dhe pershtatesh me funksionet, e ndjen qe ke kapercyer nje shkalle per siper dhe nuk te behet dhe aq mbare qe te kthehesh pas.

Persa i perket aspektit teknik, shumica e driverave u instaluan vete, si zakonisht. Personalisht mu desh te instaloja karten grafike, duke perdorur driverat per Vista 64 Bit pasi modeli qe kam une eshte paksa i vjeter dhe nuk ka suport nga HP as per Win7 jo me Win8.

Nese keni ndonje pyetje, shtini!


Postuar nga Fajtori datė 26 Shkurt 2012 - 18:39:

Di gje, kompatibiliteti i programeve do jete i njejti me Win7? Kane bere teste per programet madhore, psh Photoshop, Vegas, Autodesk Suite, etj?


Postuar nga dylan datė 26 Shkurt 2012 - 18:41:

kur po lexoja ket tem po mendoja lum ato qe kam shume llunti per int se i imi ehste ber qe smerret vesh

internetin per ska gja qe e hap se ben nje jav te hapet faqja
punoj me safari une psh gjithe


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 26 Shkurt 2012 - 19:43:

Deri tani une kam instaluar gjera te vogla, programet e perditshme te domosdoshme. Psh Chrome, Winamp, Winrar, uTorrent, Skype, GTalk dhe VLC. Gjithcka eshte instaluar pa asnje problem dhe te gjitha programet kane performuar me se miri.

Persa i perket programeve te kalibrit te rende, deri tani kam provuar Photoshop CS6 Portable dhe duket se funksionon pa ndonje problem te dukshem. Gjithsesi nuk duhet anashkaluar fakti qe une jam ne platforme 64 Bit dhe programet e renda nxjerrin versione perkatese per secilen platforme.

Gjithsesi, do te shtoja qe ky version eshte per prove dhe nuk i adresohet publikut te gjere. Edhe une e kam karshi Win7 i cili eshte nje instalim i plote dhe i kompletuar me te gjitha programet qe me nevojiten. Nuk do te emigroja ende ne nje platforme e cila shume shpejt do te zevendesohet nga nje version me stabel apo me i kompletuar, pa llogaritur ketu qe versionet prove jane te vlefshme per nje periudhe te caktuar kohore dhe kur skadojne nuk ja vlen ti crack-osh pasi nderkohe ka dale versioni per treg.


Postuar nga Fajtori datė 27 Shkurt 2012 - 00:52:

Jo kot pyeta si koncept te dime sa probleme do hape kalimi. Sepse kalimet 98-xp-win7 kane qene me shume klecka. Akoma ka drivera dhe programe qe nuk kane gjetur zgjidhje per Win7 x64.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 27 Shkurt 2012 - 20:28:

Me sa po kuptoj une, tranzicioni nga Win7 ne Win8 do te jete shume i bute, aspak i krahasueshem me historite e meparshme.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 29 Shkurt 2012 - 15:39:

Win8 Consumers Preview doli sot. Normalisht duhet te jete version me nje perqasje me ideale ndaj konsumatoreve. Versioni qe kam testuar me siper eshte per Developers.


Postuar nga raid datė 29 Shkurt 2012 - 18:35:

Te them te drejten Developer Preview nuk me pelqeu dhe aq shume. Me beri konfuz.

Do te instaloj kete Customer Preview tani dhe te shoh ndryshimet.
Me pelqen fakti qe Win 8 do te kete shume integrim me skydrive.


Postuar nga dylan datė 29 Shkurt 2012 - 18:37:

ndersa un e kam ba new ket timin pc bahet fjal krejt se me pat tranu


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.