Forumi Horizont Gjithsej 213 faqe: « E parė ... « 79 80 81 82 83 84 85 86 87 [88] 89 90 91 92 93 94 95 96 97 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)


Postuar nga NS-6 datė 19 Prill 2006 - 22:20:

PROCEDURA E NDIHMES SE SHPEJTE NE AMBIENT

Cod. A19042006

Do doja te thoja disa pika mbi menyren se si mund te ndihmohet nje person qe i bien te fiket(me pak fjale ajo qe quajne basic life support):

1.Ne fillim personi therritet me ze dhe duke e tundur pak te supet.nese ai nuk pergjigjet atehere per mua ky person nuk eshte i ndergjigjshem.
Atehre ne fillim shihet nese ne gojen e tij ka ndonje gje se ka raste mund te mbeten proteza a ndonje gje tjeter dhe mund te bllokojne frymemarrjen. Nese ka hiqet ose me dore ase me dicka praktike.
2.Pastaj shihet nese personi ka frymemarrje duke afruar veshin te goja dhe me sy shohim nese ka ndonje levizje te kraharorit. Me vesh degjojme nese ka ndonje levizje ajri.
Nese jo ky person nuk merr fryme.
3.Po ashtu kontrollohet edhe nese ka qarkullim gjaku duke e prekur ne ane te qafes ku kalon arteria karotide qe eshte me e madhja qe con gjak ne koke. Nese nuk ndihet ndonje pulsim i saj do te thote qe ska qarkullim gjaku.
4.Atehere mund te kalohet ne frymemarrje goje-goje ose nese ka eshte nje lloj bombole (emri sme kujtohet) qe te ndihmon shume.behet nje frymemarrje dhe personi i dyte vendos duart ne gjoks dhe 2 gisht me lart lartesise se procesit ksifoide(procesi ksifoide eshte fundi i kafazit te kraharorit ne qender,do te dalloni nje si dalje te vogel) shtyp me sekuenza prej 15 copesh.pastaj behet nje frymemarrje tjeter.
5.Cdo here kontrollohet edhe qarkullimi i gjakut. Do te mjaftonin 3 minuta qe te fillojne deme ne tru nga mungesa e oksigjen po kjo lloj fryme marrje te ndihmon ta ulesh kete dem. 6 minuta do te sillnin deme te pariparueshme ne tru.
6. Sot ka dale nje paisje defibrilatori qe te lehteson jetem me kete gje. Ka 2 pjastra qe i vendos ne kraharor dhe con sinjale elektrike . Po ashtu analizon vete gjendjen. Pas 1 minuti te jep mundesi ta kontrollosh edhe nje here pacientin te themi dhe te kalosh ne frymemarrje si ne fillim. Pas nje minuti fillon prape te punoje.
7. Kujdes duhet pasur nese atij qe i ka rene te fiket mund te kete ndonje traume ne nivelin e shtylles kurrizore, zona cervikale(pjesa ne lartesine e qafes). Atehere duhet te kesh kujdes te mos ta keqesosh gjendjen.
Edhe dicka. Ne fillim duhet te vendosen 2 gishta ne zonen poshte nofulles se ka raste qe nga humbja e ndergjegjes ka leshim te muskujve dhe gjuha mund te zere rrugen e frymemarrjes. Gishtat hapen sikur do thoje "liri demokraci" (analogji me te mire nuk po gjej ) dhe vendosen nga poshte nofulles...
Po ashtu kur i fryhet ne goje duhet te terhiqet pak koka pas qe te lejoje kalimin sa me te mire te ajrit po jo shume .
Kjo procedure mund te shkoje edhe per gjysem ore dhe mund te sjelle lodhje te ai qe shtyp keshtu qe me mire te nderrohen here pas here.
Nderkohe lajmerohet ndihma e shpejte ne menyre qe ti jepet nje ndihme edhe me e sakte...E gjithe kjo procedure eshte qe te ule mundesine e mungeses se gjakut ne tru per sa do pak kohe.

Fjale qe mund te mos jene kuptuar:
Arteria karotide : eshte arteria me e madhe qe con gjak ne koke. Ne fillim vazhdon si nje pastaj ndahet ne 2 dege ku njera shkon brenda kafkes tjetra ne siperfaqe. Kalon anes qafes dhe eshte nje nga deget me te medha te aortes. Per kete arsye ka edhe nje presion te larte dhe dallohet shpejt po ta vendosim doren pak anes qafes.
Procesi ksifoid : po te vazhdoni ne anen e parparme te kafazit te kraharorit ne fund do te mund te dalloni nje si maje te futur pak si brenda. Ajo quhet procesi ksifoid.
Zona cervikale : eshte pjesa e shtylles kurrizore qe fillon qe baza e kafkes deri ne piken ku lidhet brinja e pare ne kete shtylle.

Informacione te bazuara mbi shenime leksionesh.


  Gjithsej 213 faqe: « E parė ... « 79 80 81 82 83 84 85 86 87 [88] 89 90 91 92 93 94 95 96 97 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.