Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Andon Zako Cajupi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=66)
-- Andon Zako Cajupi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=88)


Postuar nga amoxil datė 25 Gusht 2005 - 01:32:

Kurbeti

Mitrua, kur u martua
ndėnji njė muaj me grua!
Erdhi dita pėr tė ndare
dhe u ndanė duke qarė!

Gruaja qėnkej me barrė
dhe kur polli, bėri djalė.
Po Mitrua ku ish vallė?
Motėmot qė qe larguar,
njė kartė s'i kish dėrguar!

Ku t'i shkruaj mėm' e mjerė
pėr djalėnė qė kish lerė?
Tri vjet, katėr, dhjetė shkuan!
Mitrua harroi gruan!

E varfėra se ē'pėsoi,
tė ritė vetėm e shkoi.
Ē'e deshi tė tillė burrė,
qė s'e pati pranė kurrė!

Gjith' bota ven' e vinė,
Mitrua harroi shtėpinė,
nuk e di qė ka dhe djalė!
Rron a ka vdekur vallė?

Kėto thosh grua e mjerė,
po burrit i mbajti nderė.
E zeza grua se ē'hoqi!
Humbi shpresėn tek i shoqi:

kur pa ngrėn' e kur pa pirė,
punoi e rriti tė birė.
Kurbeti, shokė, kurbeti,
kush vate e nukė mbeti?

Mitrua zuri Misirė,
po puna s'i vinte mirė.
Qysh tė vejė puna mbarė
pėr tė zeztė shqipėtarė?

Shkretojėnė mėmėdhenė,
tek perndon dielli venė!
Ku vini, more tė mjerė,
se sot s'ėsht' si njėherė...

Qysh vini nė vend tė huaj,
kur s'dini as gjuhnė tuaj?
Lum kush rron nė vend tė tij
me qe, me dhėn e me dhi.

Mos u ndani nga shtėpia,
tė mos mpshojė1) perėndia,
se perėndia, kur mpshon,
gjynaqarėt i mundon.

Puna nukė ka tė sharė,
po punoi vetė n'arė,
zini ēapėn e hostenė
dhe parmėndėn qė ēan dhenė.
Nga fėmia mos u ndani,
po punoni qė tė hani;

Grurėtė qė bėni vetė,
u harrin pėr kėtė jetė.
Me zakonetė qė kini,
kurbenė duhet ta lini,

tė nderēim jini, tė zotė,
po nderi sot s'ka te shkuar,
e drejta nė kėtė botė
ėshtė fare shtrėmbėruar...

Nė kurbet venė tė tjerė,
ata qė s'duanė nderė,
se zakonet u ndėrruan;
burri qė fiton, shet gruan,
burratė rrojnė nga gra...

Po pėr Mitro shqipetare
kėto zakone tė ra
nuk i dukeshin mbarė.
Ndaj hoqi e voi shumė,
kur pa buk' e kur pa gjumė,

rrahu Misirė tė tėrė,
nukė la punė pa bėrė,
gjithė jetėn nen' urdhėr,
qeseja si kokė hudhėr,

E shoqja e kish qarė,
njėzet vjet qė s'e kish parė!
Dhe nė mos e paftė kurrė,
djali u rrit, u bė burrė,

mėmėn do ta mbajė mirė
me tė ngrėn' e me tė pirė.
Pas njėzet vjet, nga kursimi,
Mitros iu shtua fitimi,

solli ndėr mėnd Shqipėrinė
gruan e tij dhe shtėpinė;
psherėtiti zėmėr' e tij
dhe qau si ēilimi;

Dhe te nesėrmet, ndaj tė gdhirė,
Mitrua e la Misirė.
Ta kish ditur, kur ish ndarė
qė la gruan me barrė,
mbase kish ikur mė parė.

Shtatė dit' e shtatė net
bėri Mitrua nė det;
mbaroi udhėn e gjatė
dhe vate nė fshat me natė.

Ne shtėpi u afėrua,
Ndėnji pak e u mendua,
dhe me vete tė tij thosh:
«Nė gjeēa shtėpinė bosh?
Nė mos e gjeēa tė gjallė
Gruanė!»

Me kėto fjalė
Shikon shtėpinė me dritė
edhe vate nė fėngjitė1)
tė shojė kush ėshtė brėnda,
t'i pėrgjojė ja ka ėnda.
Djali kuvėndon me mėmė;

«Pse qan, i thosh, kur ke mua?
Ē'kanė shkuarė t'i lėmė
dhe duajmė si tė dua.

— Tė dua, thosh mėm' e mjerė,
me shpresė tėnde kam rruar,
nga ti harrova qederė,
dhe gjith'ato qė kam vuar,
dhe sot rroj me shpresė tėnde"

Kur gjegji kėto kuvėnde,
Mitrua ngriu nė fėngjitė.
Fatziu, ē'vuri nėr mėnde!
Vuri syn' e pa nė dritė,

pa njė trim tė ri me gruan!
Mėndja ju turbullua!
Mitrua kujton Misirė,
sheh vetėhenė me brirė...

0 Mitro, mendoju mirė,
mėma pėrkėdhel tė birė,
nukė tė ka turpėruar,
se me nder tė madh ka rruar!

Ē'mendohesh, more fatzi!
Hyrė brėnda nė shtėpi
dhe merr djalėnė nė gji.
«0bobo! sytė ē'mė panė!
Tha Mitrua si i marrė.
Pashė gruan me jaranė,
po tani do t'ju bėj varrė!

Do t'u bie me kobure,
t'i lėshoj nė shesh shondure.1)
Mua tė mė vėnė brirė!»
Tha, dhe goditi te bire!

Meme e zeze ulėriti,
pushtoi djalėn dhe briti,
po Mitrua nuk priti,
pushka krisi dhe njė herė,
ra pėrmbys dhe mėm' e mjerė!2)

Vaje

Qė ditėn qė vdiqe, qė kur s'tė kam parė,
lotet qė kam derdhur s'mė janė dhe tharė!
Shumė vjet u bėnė, sot u mbushėn dhjetė,
qė kur mė ke lėnė dhe s'tė shoh nė jetė!

Nė ē'kopshte me lule ke qėndruar vallė?
S'tė vjen keq pėr mua? S'te vjen mall pėr djalė?
0 ėngjėll i bukur, mos mėno nė botė,
kthehu tė tė shomė, tė na mbeten lotė.

S'rrojmė dot pa tynė, ti si rron pa neve?
Motemot qė rrojtėm bashkė, s'mė urreve.
Atje. tek rri janė qipariz' e varre. ..
Kthehu tė tė shomė, mos na le pėr fare!

Mos na le tė gjorė, me zemėr tė ngrirė,
kthehu tė gėzohesh kur tė shoē tėt birė;
E ke lenė foshnje, tani u bė burrė,
s'arrite ta rritje, s'tė ka parė kurrė!

Pėr ty shumė herė ēoē do tė mė thotė.
po s'mund t'i pėrgjigjem, se mė mbytin lotė:
Kthej kokėn mėnjanė dhe vėshtroj pėrpjetė,
duke psherėtitur te zot' i vėrtetė.

0 zot i vėrtetė, s't'erdhi keq pėr djalė,
kur i more mėmėn dhe mė le tė gjallė?
Tė mė keshe marrė, do tė qe mė mirė
dhe tė rronte mėma, tė rriste tė birė.

Me se rrojnė foshnjat? Ē'i rrit ēilimitė?
Dashuria e mėmės dhe pėrkėdhelitė.
0 zot, tė jam falė, mos mė le tė mjerė,
dėrgom' Evgjeninė ta shoh dhe njė herė!

«Pse s'kuvėndon mirė, more punėbardhė,
cili vdiq njėherė dhe prapė ka ardhė?
Gjith' humbasėn gruan, mėmėn e babanė,
po ata qė mbetėn si ti nukė qanė!

Tė vdekurin lotėt s'e bien nė jetė,
po lutu dhe falu tė rriē djalėn vetė.
Doje drit, o qiell, more dritėn time
dhe mė mbushe jetėn plot me hidhėrime!
Tani rroj pa shpresė, ndaj s'dua tė rroj,
se dhe perendine tani s'e besoj!

II

Diten e vitit tė parė
U be qiameti i math:
nga dėbora qė ka rarė
faqez e dheut u zbarth.

Cingėrim' errėsirė,
jashtė veriu pėllet,
bie bor' e breshėrirė
dheu duketė, si. det!

Ėshtė natė, nat' e zisė,
Vetėtit edhe gjėmon,
njė ėngjėll i perėndisė
dergjet sėmur' e rėnkon!

Ka tri dit' qė po mundohet
dhe me vdekjpn qėrton,
po vdekja s'do tė mėrgonet
se shpirtin e saj kėrkon!

Perėndi, lėmė tė gjallė,
po lutetė mėm' e mjerė,
tė mund tė rrit kėtė djalė,
s'ka njė javė qė ka lerė.

Kush do ta marrė ta rrisė?
Jetim qysh do tė rrojė?
Kush do t'i japė tė pijė,
si unė kush do ta dojė?

Kush do ta dojė Stefanė?
Mė ndje, o zot i vėrtetė.
se Stefani ka babanė
dhe do ta rritijė vetė.


ĒAJUPI


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.