Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 26 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- psikologjia ne shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5119)


Postuar nga anjeza datė 27 Maj 2004 - 08:46:

Post

ciao ana3!une studioj per "tecniche psicologiche su interventi per l'eta adulta"ose me shqip psik.klinike.me pelqeu edhe ai mesazhi fajtorit,sepse vertet zhvillimi i kesaj shkence ne shqiperi ka shume nevoje per ndihmen tone.une kam besim qe me ide paksa me pozitive mbi vendin tone ne brezi i diplomuar jashte do t'ia dalim mbane te ngreme ne piedestal figuren e psikologut shqiptar.
une personalisht jam e mendimit qe zanatin ta ushtroj ne atdhe sepse mentalitetin shqiptar askush se njeh me mire se ne....pastaj dheu i huaj mbetet gjithnje i huaj.....


Postuar nga Ana3 datė 27 Maj 2004 - 14:08:

Smile

pershendetje!

me behet sh qejfi qe kjo teme po ndiqet nga te tjeret....
por une jam shume kurioze te dije konkretisht e me ne detaje se cfare ndodh ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti Shkenca Njerezore Dega Psikologji.

nuk e di a ka te drejte Fajtori kur thote qe si dege eshte e sapolindur, sepse me sa mbaj mend une po behet pothuajse 10-vjet qe ekziston mgjth fakti qe profesorat nuk jane te diplomuar pikerisht ne kete dege (por ne dege te tjera ndoshta te peraferta) ndikon sh e shton veshtiresite.

Une fatkeqesisht kthehem ne Shqiperi vetem ne periudhen e pushimeve e mendoj se ne gusht nuk arrij te gjej ndonje profesor te gatshem per te me treguar pak mbi psikologjine ne Shqiperi...
ndaj shpresoj qe ne kete bashkebisedim te marr disa info te dobishme .Gjithashtu jam e gatshme te ofroj info mbi psikologjine ne itali...si fakti qe fakulteti me i mire eshte ai i Padova-s.


Postuar nga Fajtori datė 28 Maj 2004 - 12:43:

Sa di une:

Ne Shqiperi psikologjia mendohet si shkence llafollogjike qe me shume merret me njohjen e botes se fshehte te njeriut. Nuk studjohen shume bazat biologjike dhe deget qe rrjedhin nga ajo, psh Neuropsikologji, Psikofiziologji etj. Horizonti i te qenit psikolog ndalon tek diskutimet ndonjehere shoqerore dhe sidoqofte sociale.

10 vjet ne shkence jane si dita e pare e lindjes. Anjeza thote se zhvillimi i saj ka nevoje per ndihmen tone. Une do lija menjane modestine duke thene se zhvillimi i psikologjise mund te behet VETEM nga ne. Prandaj hodha idene e ndarjes se informacioneve sa me pare, sepse te them te drejten me shume mund te vlejne keto diskutime mes gati-psikologesh ketu ne forum sesa leksione psikologjie nga profesore te pashkolle shqiptare. Ketu arrijme tek risursat humane qe ai fakultet ka ne Shqiperi. Imagjinoni ku jemi si vend nefushen ekonomike dhe kete projektojeni te dhjetefishuar ne psikologji (kur nuk ecen ekonomia qe kane te gjithe interes si mund te eci nje shkence pa interes direkt per popullsine). Profesoret qe kam rastisur te degjoj nuk kane as reflektimin dhe introspeksionin tek vetja. Sidoqofte ka dhe profesore te tjere qe mund te ngrene pak nivelin.

Ajo qe ben pershtypje eshte se:
Nderkohe qe neper bote psikologjia ka filluar nje faze bashkepunimi me mjekesine duke dhene fryte serioze (ka paciente me epilepsi qe sherohen thjesht me terapi te tipit psikologjik) ne Shqiperi ky bashkepunim nuk ekziston. Natyrisht qe ne nje vend ku paragjykimi mbi jevgjit, maloket dhe lalucet eshte ne rend te dites, nuk mund te tejkalohet paragjykimi i mjekeve per psikologet si studjoze te nje shkence inferiore. Kjo natyrisht ushqehet dhe nga stili social i perballimit te problemeve te psikologeve.

Fjala "terapi" qe une po perdor ne kete mesazh ben te mendosh se thjesht fliten hallet dhe problemet me pacientin. Ky eshte dhe koncepti qe kane njerezit per terapine e psikologut. Ata qe studjojne jashte e dine mire se kjo nuk ekziston dhe terapite mund te lokalizohen kudo ne continuum mendje-trup. Madje mund te jene dhe terapi mikse, psicoterapi tradizionale e shoqeruar me ilace.

Ky eshte vizioni im per ate qe ekziston ne Shqiperi. Bazohet tek ato qe njoh une dhe besoj se 70% te kesaj fushe ne Shqiperi e njoh. Menyrat si mund te dilet jane shume, ndoshta nuk eshte koha ti diskutojme. Psikologjia mund mos te jape mundesi kushedi cfare per pune ne Shqiperi, por kjo nuk ndalon zhvilluesit e atij fakulteti te forcojne shkencat mjekesore dhe matematike duke bashkepunuar me profesore te mjekesise dhe matematikes. Do ishte nje fillim i mire te dilnin psikologe me horizont te gjere qe perfshin njeriun dhe nuk e ndan si qemoti ne mendje dhe trup pa lidhje.
Me shkruani nqs gaboj gjekundi ju lutem.


Postuar nga SUNBELOVED datė 29 Maj 2004 - 00:02:

Anjeza!

Kam pershtypjen se problemi nuk eshte vetem krijimi i nje brezi te shendoshe profesionalisht psikologesh, por me i thelle sesa kaq, cka dua te permend bej fjale per ate mendesi tipike shqiptare (per te ardhur keq) qe problemet qe kane nuk i diskutojne me nje te panjohur, qofte ky edhe nje person i specializuar per kete pune.


Postuar nga Ana3 datė 29 Maj 2004 - 07:53:

pershendetje,

jam dakort me faktin qe shqiptaret nuk e kane te lehte te flasin per problemet e tyre me nje te panjohur, por nuk duhet as barazuar psikologun vetem me nje profesionist te cilit i tregohen problemet personale( kjo pjese i takon ne pergjithesi psikoterapistit).
psikologu punon per krah shume profesionistave te tjere si p sh mjek, psikiater, mesues, edukator, etj.
pyetja ime mbetet : si eshte gjendja konkrete ne vendin tone? ku punojne psikologet, a ka psikoterapista?
shpresoj te marr ndonje pergjigje


Postuar nga ENISS datė 10 Qershor 2004 - 20:05:

Per ana3:
Eshte shume e thjeshte te informohesh per Departamentin e Psikologjise ne Fakultetin e Shkencave Sociale ne Universitetin e Tiranes. Boll te kerkosh ne internet dhe mund te njihesh fare kollaj me hollesi se cben ky Fakultet ne teresi dhe Departamenti i Psikologjise ne vecanti, programi arsimor, pedagoget dhe kualifikimet e tyre, projektet, bashkepunetoret, klinikat e para dhe qendrat studimore ne fakultet dhe tere punen e deritanishme.

http://pages.albaniaonline.net/ut/ects/ShSociale.pdf

Cituar nga ana3:
p.s:mu be sh qejfi qe edhe ju beni praktike sepse per mendimin eshte sh e rendesishme e eshte nje moment per te "vjedhur" profesionit nga te te "pjekurit".

Nuk e di se cbeni ju ne 'etike profesioni' aty, por mesa di une ky profesion nuk te le shume hapesira per te vjedhur, sidomos ne praktiken qe mund te behet ne klinika. Mendon se mund te vjedhesh duke asistuar ne nje rast keshillimi? apo se kishe ketu?

Per te tjeret:
Nuk e di se si mund tju duket me ecurine, heret a vone po zhvillohet psikologjia ne Shqiperi... por une kam pershtypjen se ekziston nje nenvleftesim apo nje gjykim i gabuar ne lidhje me zhvillimin e psikologjise ne Shqiperi, e sidomos kur behet fjale per Studimet ne Universitetin tone nga ju aty qe studjoni ne universitetet e huaja. Duhen marre parasysh shume faktore sidomos kur flisni me lart per bashkepunimin me profesioniste te profesioneve te tjera, me mjeke, etj... Shpesh me duket sikur jeni shume larg realitetit shqiptar dhe ai eshte shume kompleks qe do te thote se duhen marre ne konsiderate shume faktore. Ne rastin e diskutimit tone, mbase kontakti juaj me Shqiperine eshte shume i zbehte, se do mund te kuptonit qe shume profesione e profesioniste jane ne veshtiresi ne periudhen aktuale dhe ne tere keto vite te kalauara per tju pershtatur tregut te punes, profesionit te tyre per zhvillim ne nivelet bashkekohore, per te funksionuar ne nje sistem te atille si ne perendim. Puna ne grup, ekip i perbere nga profesioniste te shumte per nje qellim te perbashket pune, eshte nje metode pune relativisht e re per Shqiperine (varion nga specifika dhe profesioni). Praktika edhe teorika mbetet per tu diskutuar. Sistemi arsimor shqiptar ne teresi anon me shume nga teorika sesa praktika, dhe ben qe profesionistet e ndryshem ketu te zhvillohen ne punen e tyre individuale me shume sesa ne ate ''ne grup'', ndryshe nga sistemet arsimore te vendeve te tjera qe anojne me shume nga praktika. Pra puna ne grup eshte relativisht e re si metode pune sidomos ne institucionet shteterore. Eshte pikerisht nje menyre pune e Organizatave Jo qeveritare, e atyre nderkombetare dhe bashkepunetoreve te huaj gjate tere ketyre viteve ne Isntitucione te ndryshme shteterore dhe joshteterore ne Shqiperi, ajo qe beri te aplikohet nje menyre dhe organizim i tille pune ku te punohet ne ekip (deri dje nuk njiheshin shume funksione te punes ne ekip, psh koordinatori, etj)
Bashkepunimi i psikologeve me profesionste te tjere, ka te beje me vizionin e drejtuesve dhe hartuesve te politikave te cilet ndodh qe te mos e vleresojne apo konsiderojne psikologun si te domosdoshem per nga roli per arritjen e nje qellimi pune apo te suksesit, sja njohin shume rolin dhe cilat jane hapesirat e perfshirjes se tij.
Tjeter gje... te gjitha profesionet nuk jane ne nivele te kenaqshme, boll te shikosh rrezultatet e arritura ne shume fusha, ne shume institucione e administrata. Nje artikull ne nje gazete te perditshme ne nje nga keto dite, shkruante se rrezultatet e uleta te arritura ne administrata nuk kane te bejne thjeshte me korrupsionin, abuzimet, dhe seriozitetin ne pune, por edhe me nivelin e kualifikimit te punonjesve (ku futet arsimimi), struktura (organigrama) e duhur per mbarevajtjen dhe organizimin e nje pune ne grup per te patur efektivitet, pasi ende behet pune individuale. Si mund te themi qe psikologu te bashkepunoje me profesionistet e tjere kur organizimi i punes nuk perfshin reforma te tilla.

Se dyti: Shoqeria shqiptare eshte nje rast unikal per nga terreni qe mund ti sigurohet psikologut te ushtroj profesionin e tij. Problemet e shoqerise shqiptare, fenomenet ketu, problemet social-psikologjike, ekonomike, kulturore, etj jane te nje lloji te vecante per vete jeten shoqerore dhe sistemet qe kane jetuar dhe jetojne individet.
Ndaj edhe psikologjia ketu mund te zhvillohet me specifiken e vete duke ju pershtatur shoqerise sone, stadit te zhvillimit. Lereni menjane idealizimin, teoriken (bashkepunim me mjeket per terapi, ilace, etj etj). Shoqeria jone kerkon nje pune voluminoze, propaganduese, sensibilizuese, politikash social-psikologjike per zbutjen e fenomeneve tona ne mase te gjere. Apo bashkepunimi me mjeket ne spitale dhe klinikat psikologjike me punen me individe te vecante? (Puna me individin kerkon vec te tjerash te merret ne konsiderate kultura dhe mentaliteti. Psikologu ketu perceptohet si nje doktorr per te semuret mendore). Ka shume pengesa e probleme qe duhet te merren ne konsiderate. Ketu kerkohen studime te mirefillta mbi fenomenet ne Shqiperi te vecanta per nga lloji i vet.

Persa i perket vendeve te punes ku jane duke punuar psikologet, nuk do te doja te flisja perciptas thjeshte me njohurite qe mund te kem une. Eshte nje botim i Soros, ku ne nje Projekt per '' Zhvillimin e Karrieres'' i titulluar 'Udhezimi i profesioneve', eshte bere nje studim mbi profesionet ne Shqiperi dhe tregun e punes. Do ti hedh nje sy edhe do te prononcohem perseri se ku jane punesuar psikologet e pare sipas studimit te tyre te mirefillte.

c ya


Postuar nga Fajtori datė 11 Qershor 2004 - 03:50:

Nje sqarim.

Me pare kam hedhur idene e bashkepunimit me shkenca te tjera. Me kete nuk doja te thoja bashkepunim fizik (i cili prape se prape do ishte pozitiv), por mbi daljen e psikologut nga korniza profesionale e shkencave sociale llafollogjike, ku e ka futur shoqeria shqiptare. Diagnozat si: tension i larte, agorafobi, apo Alzheimer jane akoma te lidhura ngushte me neurologet e psikiatrit te cilet i trajtojne ne menyre barbare ose nuk i diagnostikojne dot fare. Meqe ra fjala, rreth 40-50 % e pleqve ne moshen 90 vjec vuajne nga Alzheimeri sipas epidemiologjise boterore, nderkohe qe ne Shqiperi po na vdesin gjysherit nga kjo semundje dhe e vetmja gje qe thone doktoret eshte "Pleqeria!". Deri me sot nuk kam degjuar qofte dhe nje rast te vetem ne Shqiperi te kete patur Alzheimer sipas doktorit, nderkohe qe nje psikolog ka mundesite ta diagnostikoje i pari kete semundje. Por psikologu mendohet si qetesues i halleve...

Se dyti. nje shkence nuk mund te rritet artificialisht nese popullata nuk ka nevoje. Prandaj eshte e kote te tentohet ngritja e psikologjise ne Shqiperi nese nuk krijohen terapi dhe diagnoza EFICENTE mbi semundjet e ndryshme. Gjithashtu ka shume pune per te bere me hartimin e testeve dhe pyetesoreve. Mos harrojme qe kthesat me madheshtore ne psikologji jane bere kur ka patur nje nevoje konkrete (Alfred Binet qe hartoi testin e pare te inteligjences kur ja karkoni ministria arsimit; apo Sigmund Freud qe preku me dore dhe zgjidhi ne menyren e tij semundjet e borgjezise se atehershme).

Se treti, baskepunimi mes profesionistesh ne fusha te ndryshme nuk eshte e nevojshme ne nivelin normal mjekesor qe duhet psikologjia. Mjeket mund te bashkepunojne me psikologet vetem ne nivel kerkimor shkencor. Pastaj te them te drejten nuk me duket e sakte pershkrimi i stilit tone te punes si individualiste, perkundrazi, vendet perendimore kane stil pune gjithmone me individualist ndersa vendet e lindjes kane patur stil me kooperativ. Keshtu qe nuk imagjinoj dot te jete ky problemi yne. Megjithate me mire se une mund ta dine ata qe jetojne atje...

Pershendetje.


Postuar nga Fajtori datė 11 Qershor 2004 - 04:30:

Me falni, nje precizim i fundit.

Eshte mendim i pergjithshem i profesoreve ne shume vende te botes, qe studentet e psikologjise i futen kesaj dege jo me mendimin per te sheruar te tjeret, por per te zgjidhur problemet e veta ne rradhe te pare. Nuk duhet nenvleftesuar dhe marre negativisht ky afermacion pasi eshte me se shumti realiteti. Prandaj studenti i psikologjise eshte i predispozuar te fokusohet shpesh ne teori abstrakte dhe te nenvleftesoje shkencat ekzakte. Nese fakulteti nuk jep nje shtytje te mire qe studenti te fokusohet dhe ne shkencat ekzakte atehere dalin psikologe qe injorojne aspektin fizik te njeriut, po aq sa injorojne mjeket aspektin psiklologjik.


Postuar nga agata datė 11 Qershor 2004 - 16:57:

pershendetje te gjitheve
Ne ralle te pare doja thjeshte t'ju falenderoja per hapjen e kesaj teme, qe me duket shume interesante, e shume e domosdoshme per propaganden e kesaj shkence.

Un nuk jam studente per psikologjie, e nuk kam asnje eksperjence ne kete fushe.
Por ne shoqerine tone, probleme te reja po lindin e do te lindin tek individet, e psikologjia (si shkence) nuk eshte e zhvilluar t'ju pergjigjet keture problemeve...

me vjen keq kur degjoj shqetesimet e shume studenteve per psikologji, qe me te drejte nuk din se ku jan te punesuar psikologet ne shqiperi...
ne vendet perendimore kjo shkence ka po thuaj 120vjet, (ne mos gabohem) qe po zhvillohet, e psikologet jan te punesuar kudo, neper shkolla neper universite, ne qendra socjale, ne cdo spital qe ka servise onkologjie ose hematologjie, duke mos permendur ketu klinikat psikoterapike e spitalet psikiatrike...

Me kujtohen ne kete moment nje emision i top-show ku fliste per gjendjen e spitali psikiatrik te tiranes, si diagnostikoheshin e si trajtoheshin te semuret ne kete spital. Shume prej tyre ishin te diagnostikuar si skizofren, shpesh ishin te izoluar dhe nuk kishte asgje ndjekje psikoterapike...
dhe po ne kete emisjon ishin e ftuar nje familje qe kishte humbur djalin e tyre, i cili ishte vetvrare...

Nuk e di gjendjen e terapise medikamentese ne shqiperi, por ato, qe un di eshte, se ne france, cdo i semure qe trajtohet me ilacet antidepresife, neuroleptik, antiksiolitik ose psykostimulont, jan te ndjekur serjozisht nga psikologe, te pakten ne hapat e para te trajtimit...

ju uroj juve studenteve te psikologjise te ndani informacioni qe keni e te zhvilloni kete shkence shoqerore...(sigurisht pa ndihmen e shtetit nuk behet asgje, por le te shpresojme), qe ne ardhmen shoqeria jone ti bej me mire balle depsresionit, kesaj semundjeje te vertet...

me shum respekt sabina.


Postuar nga rrushi datė 16 Qershor 2004 - 03:05:

Per te tu pergjigjur ty Aljohin, mesazhin privat nuk e kam marre, s'e di pse. Mu desh ca kohe qe te pergjigjesha ketu ne forum, me flani per vonesen. Per te tu pergjigjur ty Fajtor, une kam nje vit qe kam mbaruar masterin ketu dhe punoj ne profesionin tim, ne dy pune bile dhe tani per tani nuk kam ndermend te kthehem. Diten punoj ne nje klinike qe trajton persona me probleme me drogat ndersa pasdite punoj ne nje qender rehabilitimi per persona me HIV dhe substance abuse. Profilimi im ishte keshillim per shendet mendor, what they call LMHC kur merr licencen.

Basically une bej po aq keshillim sa edhe hardcore terapi cognitive behavirale, varet nga clienti. Me ca te tjere puna ime konsiston ne thjesht case management- ate pune qe do e bente nje punonjes social. Ketu tendenca eshte te perputhet sherbimi qe ofron me nevojat qe ka klienti. Megjithate, per here te pare ketu me eshte dhene mundesia te aplikoj cfare kam mesuar ne shkolle, perfishire 4 vjet ne shqiperi. Pjese e programit ne shqiperi ishte praktikumi po ashtu i thencin se asgje s'benim. Une nuk kam shkuar ne shqiperi qe kur erdha ketu, 3 vjet me pare, po mbahem ne kontakt me shoqet qe kam aty dhe fakti eshte qe po te kthehesha nuk do kisha mundesi te beja kete pune qe bej ketu dhe ky eshte fakt, i hidhur por fakt. Dhe psikologu ketu eshte tamam ashtu sic e perfyftyrojme ne, ose te pakten ashtu sic e perfytyroja une para se te vija.

Une jam shume e sigurte qe pa punen e perbashket te studentave si puna jone shkenca e psikologjise ne shqiperi nuk do mund te zhvillohej plotesisht por what it comes down to is politikat dhe funding. Ketu ne US sistemi eshte i ngritur already, eshte biznes sepse ka kompani sigurimesh shendetsore private ose shteterore (ne ca shtete si Massachusetts ku jam une) qe paguajne per seancat dhe qe ngrejne standartet per kualifikimin e psikologeve dhe kerkesat per licensim dhe si pasoje ngrene konkurencen. Kultura ketu pergjithesisht e mirepret terapine dhe keshillimin por 90% e klientave me te cilet punoj une jane te mandatuar nga gjykatat ose te detyruar te vijne per trajtim te shtrenguar nga papunesia, homelessness ose probleme shendetsore. Aty te ne kush do paguaj per trajtimin e personave me probleme mendore? Donatoret kane tendencen te fokusohen ne probleme ne dukje me te rendesishme (qe ngandonjehere jane me te vertete me te rendesishme).

Nuk po them qe ne shqiperi psikologet nuk po bejne pune, sigurisht qe po bejne dhe nje pune te admirueshme given the circumstances. Kur une kam klienta qe kane nevoje per shtepi, per te marre ndihme nga shteti se nuk kane asnje lloj te ardhure, ose ushqim apo veshje falas nga organizata bamirese, sigurisht une vihem ne pune qe ti ndihmoj ata te plotesojne nevojat baze dhe s'mund te filloj te analizoj asgje tjeter me ta derisa te arrihet nje fare stabilizimi. Me klienta qe kane nevoja te tjera une bej psikoterapi ne kuptimin e vertete te fjales gje qe do me mungonte ne shqiperi. Te jem fare e siqerte une nuk jam gati te sakrifikoj qe te investoj ne shqiperi per te zhvilluar sistemin e sherbimeve psikologjike, te pakten not yet, por nuk e eliminoj si mundesi ne nje te ardhme.

Edhe nje gje tjeter, e di qe e zgjata, ne shqiperi mungon kordinimi midis profesioneve dhe team approach, ti s'mund te shikosh ne terapi nje klient qe ka nevoja imediate per psikofarmakoterapi nga psikiatri. Per te mos folur pastaj per ilacet qe do ishin shume te shtrenjta, plus ne jemi nja 20 vjet mbrapa te pakten ne ate fushe. E njejta gje mund te thuhet per sherbimet sociale, banimi, ndihme sociale, ndihme shendetsore, etj, etj.

P.S Me falni per perdorimin e anglishtes dhe gabimet e shkrimit qe besoj jane me bollek.....


  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 26 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.