Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 26 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- psikologjia ne shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5119)


Postuar nga rrushi datė 16 Qershor 2004 - 03:45:

Ah se harrova. Kush eshte pergjegjes ne shqiperi per te rregulluar praktikat e keshillimit dhe terapise? Ministrite nuk mund te rregullojne praktikat profesionale sepse do kishte konflikt interesash ku nuk po futem ketu. Ne US ka borde speciale qe rregullojne standartet etike dhe profesionale dhe sigurojne qe publiku nuk demtohet nga praktika jo profesionale. Ka edhe sanskione specifike per thyerjen e kodeve etike dhe profesionale deri tek heqja e licenses madje edhe ligje shume te forte dhe denim me burg ne ca raste. Kush I rregullon praktikat ne shqiperi? Kush e ruan publikun nga sharlatane qe mendojne se mund te keshillojne njerez? Une nuk them qe ne i dime te gjitha qe sa dalim nga bankat e shkolles, une jam ne hapat e para per vete. Po a supervizohen psikologet ne shqiperi dhe nese keshtu nga kush? Profesoret qe njoh une kane eksperience shume te limituar ne fushe (e shumta 6 muaj si pjese e studimit pasuniversitar). Nga ana tjeter, kush i supervizon supervizoret? ne akoma nuk kemi nje protokoll per supervizimin e praktikanteve ose keshilluesve dhe na duhet nje urgjent perpara se te fillojme te demtojme serizisht klientet tane. Shume pak veta jane te ndergjegjesuar ne demin qe ne si keshillues mund tu bejme klientave qe keshillojme. Ku i drejtojne psikologet e rinj problemet dhe konfliktet qe dalin per ta si pasoj e marredhenies terapeutike? Just smth to think about...


Postuar nga Fajtori datė 16 Qershor 2004 - 10:15:

Nje mendim mbi shqetesimin e rrushit ketu ne fund.

Nuk mund te mendohen analogjira lindje-perendim ne kete fushe. Pra eshte krejt jashte llogjike te kete borde apo organizma te nivelit amerikan ne Shqiperi. Kjo per dy aresye:

E para sepse organizma te atilla lindin ne vende shume te medha, ku ka nevoje per standarte dhe kontroll, pra per nje license psikologu, qe e jep shteti. Ne Shqiperi jemi gjithsej 3 milione vete nga te cilet 800 mije jane ne Tirane. Nuk eshte e mundur te kete nje gjykim objektiv sepse shumica e njerezve njihen ose kane miqesi qe influencojne gjykimin e bordeve. Kjo ndodh dhe ne gjykata qe jane baza e nje shteti, jo me neper borde qe duhet te "kontrollojne" shokun apo shokun e shokut.

E dyta. Neve nuk kemi ate nivel zhvillimi istitucional qe te krahasohemi me perendimin. Kjo do te thote se duhet te kalojme ne etapat qe perendimi i ka kaluar shume kohe me pare. Pra forma e kontrollit te psikologeve eshte nje feed-back i klienteles. Nje psikolog i keq do humbase kliente gjithmone e me shume, ndersa nje psikolog i mire do fitoje popullaritet. Pra kush eshte i zoti te zgjidhe pune do eci para, te tjeret do mbeten ne nivel mediokriteti. E kuptoj qe kjo nuk eshte menyra e duhur e aplikimit te nje shkence por eshte e vetmja llogjike kapitaliste qe mund te lejoje lindjen e kesaj shkence nga zero (zeroja e psikologjise eshte 100 vjet me pare jo 20 ).

Pershendetje.


Postuar nga Ana3 datė 16 Qershor 2004 - 10:28:

une i lex shpejt e shpejt bisedimet e do te shpreh mendimet kur te kem kohe te lire.
tani doja vetem te shtoja qe nuk jam dakort me terminologjine qe po perdorni dmth per mendimin tim ne nuk kemi te bejme me KLIENTE POR ME PACIENTE!
gjithe te mirat
ana


Postuar nga rrushi datė 23 Qershor 2004 - 03:21:

Fajtor, sipas teje nuk duhet te kemi institucione qe rregullojne praktikat private, bizneset? Dakort, shoqeria e sotme duket se rregullohet vete nga ligjet e konkurences po kjo nuk perjashton nevojen e institucioneve. Te te jap nje shembull. Ne vitet 50 dhe 60 ne US pati gjithmone e me shume raste te psikiatreve qe abuzonin me klientet e tyre. Kishte raste te marredhenieve sexuale madje, por edhe forma me te "buta" te thyerjes se etikes profesionale. Keto vajza ishin gje budallaqe? Jo, ishin njerez inteligjente si une dhe ti qe u ndodhen ne nje moment dobesie dhe psikologu perfitoi nga dobesia e tyre. Do thuash ti po vete zgjodhen ato te kishin marredhenie me psikologun. Dakort jam une po ty si profesionist ku te con mushka kur i thone!!! Keta psikologe nuk ishin te cmendur dhe as aq patologjike sa c'mund te mendosh. Edhe ata ishin njerez qe mund te kishin ndjenja te verteta me klientet e tyre. Fakti mbetet qe marredhenie te tilla, eshte provuar te kene nje efekt shume negativ te klienti, shume shpesh me afat te gjate. Ajo qe dua te them eshte qe psikologu ka me shume pushtet se ce mendojme ne normalisht thjesht nga fakti qe perceptohet si ekspert. Nuk jam dakort me ate qe thua se ne duhet te kalojme ne fazat qe kane kaluar vendet me te zhvilluara. Ne nje fare sensi po, por jo kur behet fjale per eksperienca te tilla negative prej te cilave ne mund te mesojme pa na u dashur ti kalojme vete, thjesht duke pare se cfare mund te ndodhe ne jemi nje hap perpara vetvetes, si te thuash.
Keta shembuj qe te dhashe jane ekstreme, demi te klienti mund te behet edhe nga gjera me te vogla dhe ne dukje me te "pafajshme" se kaq. Actually, shumica e gabimeve te tilla behen pa dashje. Psikologet qe po punojne neper shkolla nuk kane nje kod etik dhe profesional, sigurisht kane nje kod moral (ose te pakten shpresoj te kene!!!) por ai nuk mjafton.
Une mendoj qe psikologet qe keshillojne njerez duhet te pakten te kene nje supervizor. Arsyeja pse insistoj eshte edhe e lidhur me nje eksperience qe kam patur ne shqiperi me nje student psikologjie qe ne perpjekje per tu ndjere se po bente pune psikologu filloi te krijonte files per "klientat" e tij qe ishin fictional ose ne rastin me te keq shoqe e shoke te tij qe i qanin hallet ne kafe. Madje shkoi puna deri aty sa filloi ta fuste informacionin ne kompjutera qe ishin te hapur ndaj publikut.
Pastaj mendo kete, nese nje psikolog ne shqiperi really screws up cfare pasojash ka per te - asnje. Does that make you want to see one? Nese ti do ishe klienti ku e gjen sigurine se ato qe do thuash ne seance do te ngelen midis teje the terapisit? Sigurisht edhe po te ekzistonin borde siguri 100% nuk ka po te pakten ti mund te drejtohesh diku nese ndjen se te drejtat e tua jane shkelur. Ne keto kushte si mund te krijosh nje marredhenie besimi qe eshte thelbesore per cdo lloj terapie dhe kusht paraprak per cdo ndryshim?
Edhe nje gje tjeter kisha une. Fakti qe klienti nuk e pelqen terapistin ose madje edhe e urren ne ca raste, dhe e theskoj ne disa raste, jo gjithomone, nuk eshte gjithmone tregues i faktit qe terapisti nuk po ben nje pune te mire. Nuk e di nese e ke parasysh se cfare dua te them po une e shoh ne punen time cdo dite dhe ne ca raste nje menyre per te pare nese qe po bej nje pune te mire eshte tamam kur klienti ka ndjenja te forta negative ndaj meje...po e le me kaq se diskutimi ketu do behej terkuze po te vazhdoja.


Postuar nga Fajtori datė 23 Qershor 2004 - 11:33:

I kuptoj te gjitha ato qe thua, jane pjese e terapise normale, e kote ta perseris dheu ne.

Megjithate ajo qe doja te thoja eshte se te mendojme per istitucione rregullues ne Shqiperi eshte sikur ti veme emrin nje qyteti qe nuk ka filluar akoma te ndertohet. Edhe rasti i studentit qe solle mbetet akoma ne mediokritetin e deshires shkollore, jashte psikologjise se aplikuar. Pra ajo qe dua te them eshte:
Ne nuk kemi fare psikologji ne Shqiperi, si mund te permiresojme dicka qe nuk kemi? Nevojat per permiresim lindin dora dores duke pare cfare nuk shkon. Nderkohe qe ne SHBA ka patur raste abuzimi seksual ne Shqiperi mund te kete deficenca te ndonje lloji tjeter. Shkenca ecen krah per krah me nevojen e vendit dhe jo ne menyre abstrakte. Para se te mendojme per nje psikologji perfekte dhe profesionalitet restriktiv eshte mire te linde njehere psikologjia ne Shqiperi. Pastaj dora dores do zgjidhen problemet qe raporti mes popullit dhe shkences mund te permbaje.
Ky eshte pikeveshtrimi im te pakten.


Postuar nga capkenia durrsake datė 14 Qershor 2005 - 11:16:

jeni shumeeeeeeee te mire

pershendetje te gjitheve !
Jeni shume te mire te gjithe ,ju pergezoj per temen. Mua me intereson shume kjo teme se ne te ardhmen me pelqen te behem psikologe. Vetem se me ka hyr pak frika,se shume pak arrijne te me kuptojne . Madje dhe prinderit sarrijne ta kuptojne dhe aq shume ,por une e kam vendosur dhe pike . Me terheq shume si profesion.Po do me pelqente te me thonit ku mund te marr me shume informacion rreth saj. E di per cfare me vjen keq se ketu nuk konceptohet te kesh nje psikolog personal,jo per gje po te marrin edhe si te cmendur. Mua do te me pelqente qe te kisha nje psikolog po kush te kupton se. Jam shume dakort me ty rrushi se ketu sgjen pune lehte . Dhe e dini te bukuren gjoja na erdhi nje si psikolog te gjimnazi yne dhe e dini qe sishte psikologe po nje dreq zyshe historie ,shihni ca skandali. Megjithate shpresoj se do te ndryshoj dicka me kalimin e kohes. une kam deshire te vazhdoj studimet ketu edhe pse e kam shume me frike se se di sa do te realizoj qellimet e mia. spo zjatem me tej ,ju pershendes te gjitheve dhe me falni per ndonje gabim . pacim


  Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 26 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.