Forumi Horizont Gjithsej 338 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)


Postuar nga SmArTs_WAY datė 19 Korrik 2006 - 18:28:

A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO!

A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO!

Njė ndėr problemet mė kontradiktore nė historinė njerėzore ėshtė ēėshtja e Isait (Jezusit) a.s.. A ishte ai krejtėsisht hyjnor apo krejtėsisht njeri?

Polemika rreth personalitetit tė Jezu Krishtit ėshtė ndryshimi mė i madh ndėrmjet Islamit dhe Krishterimit. Ky ndryshim i mban tė veēuar pasuesit e kėtyre dy besimeve. Muslimanėt shohin tek Jezu Krishti njė profet tė madh tė Zotit, e duan dhe e rrespektojnė aq sa duan dhe rrespektojnė Abrahamin (Ibrahimin), Moisiun (Musain) dhe Muhamedin, si dhe tė tjerėt para tyre (paqa e Zotit qoftė mbi ta).

Tė krishterėt nga ana tjetėr e quajnė Jezusin Zot ose bir i Zotit, dhe e adhurojnė si tė tillė, njė koncept ky qė muslimanėt nuk mund ta pranojnė.

Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime tė shumta e tregon qartė se Jezusi nuk ėshtė Zot por njeri dhe i dėrguar i Zotit xh.sh.

Pa humbur kohė do tė theksojmė argumentet nga vet Bibla tė cilat tregojnė dhe aludojnė qartazi qė Jezusi nuk ėshtė Zot. Nga filimi deri nė fund, Ungjijtė tregojnė qartė se Jezusi ėshtė krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit.

Le tė bėjmė njė krahasim nė mes Zotit dhe Jezusit:



Zoti ėshtė i pavdekshėm.

Bibla tregon njė nga cilėsit e Zotit, e cila ėshtė pafillimėsia dhe pavdekshmėria ku thotė: “ai qė i vetmi e ka pavdekėsinė dhe rri nė dritė tė paafrueshme, tė cilėn asnjė njeri nuk e ka parė kurrė dhe as mund ta shohė; atij i qoftė nderi dhe pushteti i pėrjetshėm”. (1 Timoteu 6:16) “Para se tė kishin lindur malet dhe para se ti tė kishe formuar tokėn dhe botėn, madje nga mot dhe pėrjetė ti je Perėndia”. (Psalmi 90:2) “Por ti je gjithnjė po ai dhe vitet e tua nuk do tė kenė kurrė fund”. (Psalmi 102:27)



Kurse Jezusi vdiq.

Bibla thotė: “Dhe Jezusi bėrtiti me zė tė lartė dhe tha: ''O Atė, nė duart e tua po e dorėzoj frymėn tim!''. Dhe, si tha kėto, dha fryma”. (Luka 23:46) “por, kur erdhėn te Jezusi, dhe si panė se ai tashmė kishte vdekur...”. (Gjoni 19:33) “Por Jezusi, si lėshoi njė britmė tė madhe, dha frymėn”. (Marku 15:37)


  Gjithsej 338 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.