Forumi Horizont Gjithsej 19 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 19 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura shquara shqiptare ne diaspore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=382)
-- NĖNĖ TEREZA PREJ KALKUTE - 10 vjetori i vdekjes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14453)


Postuar nga Lela_Dr datė 05 Shtator 2007 - 23:22:

Revista Time zbulon letrat e Nėnė Terezės
Mė 11 dhjetor 1979, Nėnė Tereza shkoi nė Oslo. E veshur me veshjen e saj tė zakonshme dhe sandale nė temperaturat nėn zero, Gonxhe Bojaxhiu mori titullin mė tė lartė, ēmimin Nobel . Nė fjalimin e saj, Tereza, misioni i bamirėsisė sė tė cilės ishte rritur nga njė marrėzi e njė gruaje tė vetme nė Kalkuta nė vitin 1948, nė njė fener botėror tė kujdesit pėr tė tjerė duke mohuar kujdesin pėr veten, dha njė mesazh qė bota ishte mėsuar ta dėgjonte prej saj.
“Nuk mjafton qė ne tė themi, ‘Unė e dua Zotin, por nuk e dua fqinjin tim’”. Ajo dėnoi abortin dhe u shpreh e pikėlluar pėr varėsinė e tė rinjve nga droga nė Perėndim. Mė nė fund, ajo sugjeroi qė Krishtlindjet qė ishin nė prag duhet t’i kujtonin botės qė, “reflektimi i gėzimit ėshtė real”, sepse Krishti ėshtė gjithkund. “Krishti ėshtė nė zemrat tona, Krishti ėshtė nė varfėrinė qė hasim ēdo ditė, Krishti ėshtė nė buzėqeshjet qė japim dhe ato qė marrim”.

Por pavarėsisht kėsaj, tre muaj mė parė, nė njė letėr qė ia drejtonte njė tė besuari shpirtėror, atė Michael van der Peet, letėr kjo qė vetėm tani ėshtė bėrė publike, ajo shkruante me njė familjaritet tė lodhur pėr njė Krisht ndryshe, njė Krisht qė mungonte. “Jezusi ka dashuri tė veēantė pėr ty. Ndėrsa pėr mua, heshtja dhe boshllėku janė aq tė mėdha saqė unė hedh sytė dhe nuk shoh gjė. Dua qė tė lutesh pėr mua, qė ta lė Atė qė tė ketė dorė tė lirė”, i shkruante ajo atij. Letrat e saj janė shumė joharmonike. Tė marra sė bashku ato japin figurėn e njė portreti befasues tė kontradiktave me veten, atė tė njė ikone tė madhe tė 100 viteve tė fundit, veprat e shquara, tė sė cilės dukeshin nė mėnyrė tė pazgjidhshme tė lidhura me afėrsinė e saj me Zotin. Njė libėr i ri i titulluar nė mėnyrė tė joarmiqėsore “Nėnė Tereza: Ji drita ime”, pėrbėhet kryesisht nga korrespondenca ndėrmjet Terezės dhe rrėfyesve dhe superiorėve tė saj nė njė periudhė rreth 66-vjeēare. Nė kėtė libėr shfaqet sfondi shpirtėror i njė jete tė njohur mė sė shumti nėpėrmjet veprave. Letrat, shumė prej tyre tė ruajtura kundėr dėshirės sė saj (ajo kishte kėrkuar qė ato tė shkatėrroheshin, por kisha e saj nuk e kishte zbatuar kėtė dėshirė), dėshmojnė se pėr pothuajse gjysmėshekulli tė jetės sė saj ajo nuk e kishte ndier prezencėn e Zotit – apo siē shkruan redaktori i librit, atė Brian Kolodiejchuk, “as nė zemėr dhe as nė rite”.

Ajo mungesė duket se ka filluar nė tė njėjtėn kohė kur ajo filloi tė kujdesej pėr tė varfrit dhe tė sėmurėt pėr vdekje nė Kalkutė, dhe, pėrveē njė pushimi 5-javor nė vitin 1959, kurrė nuk u mposht. Edhe pse dukej gjithnjė e qeshur nė publik, Tereza e letrave jetoi nė njė dhimbje tė thellė dhe tė qėndrueshme shpirtėrore. Nė mė shumė se 40 letra, pjesa mė e madhe e tė cilave nuk janė publikuar kurrė, ajo vajton pėr “thatėsirėn”, “errėsirėn”, “vetminė” dhe “torturėn” qė po kalonte. Ajo e pėrjeton eksperiencėn me ferrin dhe nė njė pikė thotė se e ka bėrė tė dyshojė ekzistencėn e parajsės, madje dhe tė Perėndisė. Ajo ėshtė mjaft e ndėrgjegjshme pėr mospėrputhjen mes gjendjes sė brendshme dhe sjelljes publike. “Buzėqeshja”, shkruan ajo, ėshtė “njė maskė” apo njė mantel qė mbulon gjithēka. Nė mėnyrė tė ngjashme, ajo pyet nėse ėshtė pėrfshirė nė mashtrime verbale. “Fola sikur zemra ime ishte e dashuruar me Perėndinė, e butė, me dashuri personale”, i thotė ajo njė kėshilluesi. “Nėse ju do tė ishit atje, do tė kishit thėnė “ēfarė hipokrizie”. Reverend James Martin, njė redaktor i revistės jezuite “America” dhe autori i “Jeta ime me shenjtorėt”, njė libėr qė merret me raportet e shkurtra nė vitin 2003 tė dyshimeve tė Terezės thotė: “Nuk kam lexuar kurrė jetėn e asnjė shenjtori, ku shenjtori tė ketė njė errėsirė kaq tė thellė shpirtėrore. Askush s’e dinte se ajo po vuante”. Kolodiejchuk, redaktori i “Eja bėhu drita ime”, kujton: “Kam lexuar njė letėr tė Motrave (tė misionareve bamirėse tė Terezės), dhe gojėt e tyre u hapėn. Do t’i japin njė dimension krejt tė ri mėnyrės si njerėzit e kuptojnė atė”.

Libri vėshtirė se ėshtė puna e ndonjė reporteri hetues anti-fetar, i cili grumbulloi korrespondencėn e Terezės. Kolodiejchuk, njė anėtar i Misionit tė Bamirėsisė, ėshtė pėrgjegjėsi pėr kėrkesėn e shenjtėrisė sė saj dhe mbledhjes sė materialeve mbėshtetėse. (Deri tani ajo ėshtė lumturuar; hapi tjetėr ėshtė kanonizimi). Letrat nė libėr janė mbledhur si pjesė e kėtij procesi.

Dy katolikė shumė tė ndryshim parashikojnė se libri do tė jetė njė pikė referimi. Reverendi Matthew Lamb, kryetari i Departamentit tė Teologjisė nė Universitetin konservator “Ave Maria” nė Florida, mendon se “Eja bėhu drita ime”, do tė renditet me “Rrėfim” tė St. Augustine dhe “Mali me katėr kate” tė Thomas Merton, si njė autobiografi me theks shpirtėror. Martini i Amerikės, njė institucion mė shumė liberal, e quan librin “njė shėrbesė e re pėr Nėnė Terezėn, njė shėrbesė e shkruar e jetės sė saj tė brendshme”, dhe thotė: “Mund tė kujtohet nė mėnyrė po kaq tė rėndėsishme si shėrbesa ndaj tė varfėrve. Do tė jetė njė shėrbesė ndaj njerėzve qė kanė pėrjetuar dyshim, mungesė tė Perėndisė nė jetėn e tyre. Dhe e dini se kush janė kėta? Gjithkush. Ateistėt, dyshuesit, kėrkuesit, besimtarėt, kushdo”.

Jo tė gjithė ateistėt dhe dyshuesit do tė jenė dakord. Edhe Kolodiejchuk edhe Martin supozojnė se paaftėsia e Terezės pėr tė perceptuar Krishtin nė jetėn e saj nuk do tė thotė se Ai nuk ėshtė atje. Nė tė vėrtetė, ata e shohin mungesėn si pjesė tė dhuratės hyjnore qė e aftėsoi atė tė bėjė njė punė tė madhe. Por pėr kategorinė e kuadrove ateistė amerikanė, ky argument duket absurd. Ata do ta shohin librin e Terezės mė shumė si gruaja nė kėngėn tipike “countri”, e cila mban njė pishtar pėr burrin e saj 30 vjet pasi ai ėshtė larguar tė blejė njė pako cigaresh dhe kurrė nuk ėshtė kthyer. Christopher Hitchens, autori i “Pozita e misionarit”, njė polemikė e ashpėr pėr Terezėn, dhe kohėt e fundit i manifestės ateiste “Perėndia nuk ėshtė i madh”, thotė: “Feja ėshtė njė prodhim njerėzor dhe se kura e saj pėr rrėfimin e besimit do ta kishte thelluar pusin qė ajo kishte gėrmuar pėr vete”. Ndėrkohė, ata qė e njihnin energjinė e jashtėzakonshme tė buzėqeshjes sė Nėnės mund ta diagnostikojnė sėmundjen e saj mė pak si njė dhuratė tė Perėndisė se sa si tentativė tė nėn-ndėrgjegjshme pėr llojin mė radikal tė pėrulėsisė: “Ajo e dėnoi veten me njė dėshtim gjymtues pėr tė ekuilibruar sukseset e mėdha”.

“Eja bėhu drita ime” ėshtė ajo gjėja e rrallė, njė autobiografi pas vdekjes qė mund tė shkaktojė njė rikonsiderim nė masė tė figurės sė madhe publike, nė njė mėnyrė apo nė tjetrėn. Ngre pyetje pėr Perėndinė dhe besimin, motorin pas arritjes sė madhe, dhe qėndrueshmėrinė e dashurisė, hyjnore dhe njerėzore. Kėtė e bėn jo vetėm nė njė formė tė organizuar dhe tė qėllimshme, por si njė turli me shėnime tė dėshpėruara qė s’duhet ta shihnin dritėn e diellit dhe qė do t’i lėrė lexuesit edhe mė tė bindur se ėshtė autentike, dhe se ata, nė njė farė mėnyre shokuese, po prekin jetėn e vėrtetė tė brendshme tė njė shenjti modern.


Letrat e nene terezes

Ø Jezusi: Do refuzosh ta bėsh njė gjė tė tillė pėr mua?... Ti je bėrė Gruaja ime pėr dashurinė time – ti ke ardhur nė Indi pėr Mua. Etja qė ke
pėr shpirtrat tė solli kėtu. A ke frikė tė bėsh njė hap mė tepėr pėr Bashkėshortin tėnd, pėr mua, pėr shpirtrat? A ėshtė ftohur bujaria jote? A jam dytėsor pėr ty?

Ø Tereza: Jezus, Jezusi im, Unė jam vetėm Jotja. Unė jam aq budallaqe. Unė nuk e di ēfarė tė them, por bėj me mua atė qė Ti dėshiron, ashtu si Ti dėshiron, pėr aq kohė sa dėshiron. Por, pse unė nuk mund tė jem si gjithė tė tjerėt?

Ø Jezusi: Unė dua qė Murgeshat Indiane, Misionaret e Bamirėsisė, tė jeni zjarri im i dashurisė ndėr tė varfrit, tė sėmurėt, ata qė po vdesin dhe fėmijėt e vegjėl… E di se je personi mė i paaftė, i dobėt e mėkatar, por pikėrisht se je kėshtu, dua tė tė pėrdor pėr lavdinė Time. A do tė refuzosh?
Nė njė dialog lutėsor rrėfyer
Kryepeshkopit Ferdinand Perier, Janar 1947

Ø Mė thuaj Atė, pse ka aq shumė errėsirė dhe dhimbje nė shpirtin tim?
Drejtuar atė Lawrence Picachy, Gusht 1959

Ø Tė lutem shkatėrroji tė gjitha letrat apo ēdo gjė qė unė kam shkruar.
Drejtuar: Picachy, prill 1959

............

Letrat e nene terezes

Ø Zot, Perėndia ime, kush jam unė qė Ti tė mė falėsh? Fėmija i dashurisė tėnde qė tani ėshtė bėrė
mė e urryera, ajo qė Ti e ke hedhur mėnjanė si tė padėshirueshme, tė padashur. Unė tė thėrras, unė
kapem pas teje dhe nuk ka Asnjė qė tė mė japė pėrgjigje, Asnjė ku unė tė kapen, jo, Asnjė. Vetėm...
Ku ėshtė Besimi im, edhe thellė brenda meje, s’ka asgjė, pėrveē boshllėkut dhe errėsirės. Zoti Im sa e dhimbshme ėshtė kjo dhimbje e panjohur. Unė nuk kam Besim. Unė nuk guxoj t’i pėshpėrit kėto fjalė dhe mendime qė kanė zėnė vend nė zemrėn tim dhe mė bėjnė tė vuaj nė njė agoni qė s’rrėfehet.
Aq shumė pyetje pa pėrgjigje jetojnė brenda meje, sa Unė kam frikė t’i zbuloj ato, pėr shkak tė blasfemisė. Nėse ka Zot, tė lutem mė fal. Kur pėrpiqem t’i ngre mendimet e mia drejt Parajsės ka vetėm njė boshllėk fajėsues qė i bėn mendimet e mia tė kthehen nė thika tė mprehta e tė mė plagosin shpirtin.
Mė kanė thėnė qė Zoti mė do dhe prapė errėsira, ftohtėsia dhe boshllėku janė aq tė mėdha, saqė asgjė nuk e prek shpirtin tim. A mos kam bėrė gabim qė i jam dorėzuar aq verbėrisht Thirrjes sė Zemrės sė Shenjtė?
Adresuar Jezusit

Ø Nuk e shpreh dot me fjalė mirėnjohjen qė kam pėr ty, pikėrisht prej mirėsisė tėnde ndaj meje, pėr herė tė parė… ndėr vite. Unė kam filluar ta dua errėsirėn sepse besoj tashmė se ajo ėshtė pjesė e ēdo pjese tė vogėl tė Jezusit, errėsira dhe dhimbja nė tokė. Ti mė ke mėsuar ta pranoj atė si njė pjesė shpirtėrore tė veprės. Sot kam ndier gėzim tė thellė, qė Jezusi s’mund tė kalojė mė nė agoni, por se Ai do ta kalojė atė nėpėrmjet meje.
Drejtuar Neuner, rreth vitit 1961

Ø Nėse kjo tė sjell lavdi, nėse shpirtrat vijnė para teje, me gėzim unė pranoj gjithēka deri nė fund tė jetės sime.

Jezusit




Gazeta TiranaObserver







  Gjithsej 19 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 19 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.