Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Nga se vjen "depresioni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=935)


Postuar nga Vajz-e-mir datė 16 Maj 2003 - 17:18:

Nga se vjen "depresioni"

''Depresioni'' vjen nga shume shkaqe ,por shkaku me kryesor eshte ''stresi''.Po stresi nga se vjen?Kjo
vjen nga problemet qe ne hasim gjate gjithe rruges se jetes,qe kur lindim e deri sa vdesim.Por disa njerez
nuk jane te forte per ta perballuar ate dhe kalojne ne ''depresion''.Por depresioni mund te jete i lehte
por edhe i forte.Me mire per kete mund te flasi nje psikolog po edhe ne mund te japim pak a shume mendimet tona se cmendojme per ''depresionin''


Postuar nga déją-vu datė 24 Maj 2003 - 09:04:

Cool

Kerkohet nje psikolog............te interesuarit te japin nje shenje qe na lexojne !

Nuk kam ēfare te mendoj mbi ''depresionin'' Vajz e Mir...........eshte ai qe mendon per mua.Dite me pare lexova diēka qe fliste mbi stresin ,shkaqet e te tjera.E di ēfare thoshte ne nje fare pike???
Qe shume ben keq por ama ndikon edhe ne jetegjatesine e nje njeriu.Personalisht i besoj pak mgjth nese eshte se te intereson do ta rigjej e shkruaj ketu.
Pershendetje deri atehere


Postuar nga rrushi datė 11 Qershor 2003 - 18:05:

OK, fillimisht nje sqarim i vogel. Perpara se te diskutojme per shkaqet mendoj qe eshte e rendesishme te perkufizojme depresionin. Ka ndyshim midis depresionit klinik dhe depresionit "normal", if you will. Te gjithe ne deshperohemi nga hera, ose biem ne nje gjendje melankolie, blue mood, quaje si te duash per shkaqe nga me te ndryshmet. Ky lloj depresioni konsiderohet "normal"-whatever that means!!
Komuniteti i psikiatreve ne U.S e perkufizon depresionin kilinik ne baze te nje sere kriteresh te renditura ne te famshin DSM-Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders, now version IV-TR - qe mua personalisht me ka ardhur ne maje te hudes!!- (just for the record, Evropa ka nje klasifikim te sajin qe nuk eshte shume i ndryshem nga ky dhe ne shqiperi perdoret gjeresisht versioni amerikan).

Ne menyre te thjeshtezuar kriteret renditen si me poshte:

A. Pese ose me shume nga simptomat e meposhtme kane qene te pranishme per te pakten 2 jave dhe perfaqesojne nje ndryshim nga funksionimi i meparshem. 2 nga symtomat DUHET te jene: a-humor i depresuar dhe b-humbje e interesit ose kenaqesise

1- humor i depresuar, gati gjithe diten, cdo dite per te pakten 2 jave
2-renie e dukshme e interesit dhe kenaqesise ne aktivitete qe me pare pelqeheshin, cdo dite gjithe diten per te pakten 2 jave.
3-humbje e dukshme ne peshe, ose fitim i dukshem ne peshe, ose humbje ose shtim i oreksit per gati cdo dite pe rte pakten 2 jave
4-pagjumesi ose shtim i tepruar i gjumit gati cdo dite
5-axhitim psikomotor, hiperaktivitet ose hipoaktivitet (shtim ose renje e aktivitet )
6-lodhje ose humbje e energjise gati cdo dite (personi mund te rrije ne krevat gjithe diten, neglizhoje higjenen personale-kjo eshte shume tipike-ose aktivitete te rutines se perditshme)
7-ndjenja te te qenit i pavlere, vetvleresim i ulet, ose ndjenja te ekzagjeruara faji
8-renie e aftesise per tu perqendruar dhe zgjidhur probleme
9-mendime te vezhdueshme per vdekje, vetevrasje

Nuk po hyj ne kriteret e tjera se besoj by know do jeni fryre nga merzia. Edhe dicka, funksionimi i personit ne jeten e perditshme dentohet dukshem nga prania e depresionit.

Kjo nuk do te thote qe nuk ka gjendje te tjera te ngashme, me te renda ose me lehta qe nuk mund te quhen depresion. Po ajo ehste nje ceshtje tjeter-po e mbyll ketu per kete rradhe perpara se tju zere gjumi mbi tastjere...


Postuar nga alone datė 05 Mars 2004 - 12:10:

rrushi nuk e di nese hyn me te kjo teme, po tani po e lexoja dhe fatkeqsisht nuk kam vetem 5 nga ato simptomat po qe te nenta dhe dy javet kane kaluar me kohe.
Sherohet depresioni? Si?


Postuar nga SUNBELOVED datė 07 Mars 2004 - 22:37:

Depresioni vjen nga presioni. Flasim pikesepari per etimologjine e fjales depresion. Presioni vjen nga presa, atehere lind pyetja a kane qene te depresionuar njerezit ne kohet e para, kur nuk ishte shpikur presa???

Pres me shume interesim pergjigje serioze dhe me referenca per pyetjen time.


Postuar nga dodgy datė 08 Mars 2004 - 18:47:

Varet si je rritur

Mendoj se stresi eshte te cdo njeri qe jeton ne kete glob,por disa kane me shum dhe disa me pak ,ndikon shum rrethanat e jetes psh vendi ku ndodhet,puna dashuria,familja ,shoqnia e te tjera qe nuk me kalojn ne tru,Por shtrohet pyetja nqs dy njerez jetojn me te njejta kushte psh ke dy ushtar qe jetojn dhe kushtet i kan te njejta cfar do thonim per ata kur njeri ka stres e kalon ne depresion e tjetri nuk e jep veten.Mendimi im eshte stresi [depresioni]ndikon me shum te personat qe kane nje karakter te dobet qe gjithmon qahen.Por nga se vin keto njerez te dobet!Do te thoja se keto njerez te dobet vijne nga menyra e jetes qe kane bere qe te vegjel.Shum femije qe i kane gjtur gjerat gati kur kane qene te vegjel kur dalin ne jet dalin me nje karakter te dobet,dhe ngaqe nuk jan mesuar ti zgjidhin vete problemet qe te vegjel kur rriten i bien kokes me grushta dhe nje problem te vogel e bejn te madh dhe kalojn dhe ne depresion.Ka dhe raste kur dhe nje me karakter te forte kalon ne depresion por kjo ndodh vetem kur problemet e tij jan shum te forta dhe serioze,dhe besoj se ketu nje ndihme te madhe do te jepte familja,shok,miq dhe jam i sigurt qe do tq kaloj.ne kete rast nuk ndimon psikollogu.kurse per rastin e par do te thoja per njerzit me karakter te dobet eshte shum e veshtir te ndryshojn kan nevoj per ilace per psikollog dhe fatkeqsisht gjith jeten e tyre do te ken stres dhe probleme,ato njerez nuk ndryshojn kurr.Do te thoja per te gjith ju shifeni jeten si dicka te shkurter cfar do qe te ndodhi eshte ne programin e jetes,mundohuni te harroni problemet ,shifni jeten si nje film,ndjeni veten sikur po luani nje komedi,cdo gje qe iken nuk kthehet me,asgje nuk ka me shum rendesi se jeta jote,shijoheni dhe mos u ngarkoni me stres e me budallalliqe.I lOVE YOU rinia shqiptare e po te kisha mundesi tju ndimoja do te jepja gjithshka me vjen shum keq per ne qe patem kte fat te keq te jemi nje popull i varfer.


Postuar nga Aljohin datė 10 Mars 2004 - 10:20:

Rrushi ( Pse e kete nofke? Je si rrush? ) kur profesori im i psikiatrise lexoi kriteret per diagnozen pacienteve osesive-kompulsive tek DSM IV tha: "Hap kllape. A nuk i ka nje i dashuruar te gjitha keto? Mbyll kllape". Nuk kam asgje kundra asaj qe ke shkruar, ky citim ishte thjesht per te shtyre te mendohet mbi te dhe dsm-ne apo te pakten per te bere per te qeshur.
Alone ti je femer? Varianti i lehte i depresionit eshte me i shpeshte tek femrat kurse ai i rendi eshte i shperndare njesoj si tek femrat dhe tek meshkujt.
Eshte viti i pare ne itali? Depresioni kurohet si me farmakoterapi ( me ilace ) ashtu edhe me psikoterapi ose duke i integruar keto te dyja. E rendesishme eshte qe ti te drejtohesh tek nje mjek sepse nuk mund te kurohesh vete dhe as te besh vete nje diagnoze ( megjithese ta garantoj qe mjeket e pergjithshem ( medici di base ) nuk dine me shume se ajo qe ka shkruar rrushi aty ). Gjithesesi ata do te drejtojne ne struktura me te pershtatshme mjekesore ( specialiste psikiater psh ).
Ne se ti ne itali punon qofte edhe part-time ke te drejten te kesh nje mjek personal falas kjo edhe ne se e ke lejen e qendrimit per motive studimi. Ne se nuk punon por studion dhe lejen e qendrimit normalisht e ke per motive studimi atehere per te patur nje mjek personal duhet te paguash 150 euro ne vit (afersisht ). Une te keshilloj qe ta besh ne se mund ta perballosh. Studentet mund edhe te bejne nje sigurim shendetsor po per 150 euro ( afersisht ), por nuk e di ne se jane te njejtat 150 euro apo duhet te paguash te tjera plus, sigurim ky qe i lejon te kene ulje cmimesh ne kurat shendetsore. Ne se nuk do te besh asgje nga keto te keshilloj te pakten te drejtohesh tek pronto socorso i nje spitali publik dhe duke paguar afersisht 20 euro ose duke mos paguar fare mund te te vizitojne dhe te te drejtojne ne menyren e duhur. Ne se je student/e mund edhe te pysesh universitetin ( ne sekretari ) per sigurimin shendetsor.
Alone me vjen me te vertet keq se e di cfare ndjenje e vuajtshme qe eshte por nuk je Alone.

may god bless


Postuar nga Aljohin datė 10 Mars 2004 - 10:34:

P.S: Mos e lesho veten....


Postuar nga alone datė 10 Mars 2004 - 12:36:

Falemindreit Aljohin,
megjithese me fute pak friken me ato qe kishe shkruar. Kaq rende qenkam? Tani ne fakt jam ca me mire se nja dy jave me pare dhe me duket sikur jam zgjuar nje cike. Ato momentet e keqija nuk zgjasin sa me pare. Cuditerisht viti i pare shkoi mire, ky i dyti filloi keq ketu. Me duket se e gjitha me ka filluar nga vetmia qe me coi ne nje merzi shume te madhe. Dua vetem te kthehem dhe te rri me njerezit e mi. Ketu me duket bota shume bosh.
Mire,mire....kisha dhe ca per te shkruar po tani nuk me kujtohen, ndonjehere tjeter.


Postuar nga alone datė 15 Mars 2004 - 12:42:

Duhet ta shkruaja qe heren e kaluar po po ta tehm tani Aljohin. Faleminderit qe me kuptove ose te pakten me besove sesi ndihem.


  Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.