Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Nga se vjen "depresioni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=935)


Postuar nga Luljeta datė 26 Prill 2004 - 00:48:

Pershendetje!

Nė kohėn e sotme,
40% E femrave dhe 25% e meshkujve ne botėn perendimore rrezikohen tė goditen nga depresioni dhe nga vėshtėrsi tė kėtijė lloji. Kėta njerėz kanė nevojė pėr ndihmė profesionale.
Tek kėta tė sėmurė, depresioni lllogaritet si njėra ndėr sėmurjet e rėnda.
Ėshtė e natyrshme tė reagoj njeriu kur ėshtė i mėrzitur, i dėshpruar nė jetė ky ėshtė njė reaksion, psh kurpėrjeton ndonjė humbje o fatkeqėsi psh, vdekja e ndonj tė afėrmi , divorci, apo rrethana tė vėshtira jetėsore, qė njeriu nuk mund t“ju pėrballoj, nė kėto situata tė natyrshme por tė rėnda, njeriu kėrkohet tė gjejė forca, pėr tė gjetur rrugė tė reja nė jetė.

Kur njeriu flet pėr sėmurjen e depresionit mendon qė nuk ėshte njė reaksion i natyrshėm qė nuk mund tė ngjanė nga vėshtirėsitė e jetės por ndodhė , nga faktorė jo tė natyrshėm.

Ata tė cilėt goditen nga depresioni nuk flasin shpesh pėr sėmurjen e tyre. Kjo do thotė qė shumica nuk kėrkojnė ndihmė pėr arsye qė ata nuk e dijnė qė ka ndihmė efektive pėr ta.
Shumica, e konsiderojnė karakterin e depresionnit si personale.

Ka disa lloj simptome qė spjegohen pėr depresionin kėtu janė disa nga simptomet e zakonshme njeriu nuk ka nevojė ti ketė tė gjitha simptomet pėr ta zbuluar diagnozėn e depresionit.

1-Njeriu sheh jetėn vetėm zi, ėshtė thellėsisht i dėshpruar.
2-Atė qė ka dėshiruar ta bėjė mė nuk i duket interesant.
3-Ka zbritje nė peshė nuk ka oreks nė ushqim
4. Ka pagjumėsi, zgjohet shumė heret
5. E ndien veten shumė tė lodhur dhe s“ka energji.
6. E nėnvleftėson veten , e ndien veten fajtor, ndjenjat i ka tė turbullta, tė pavlera, ndofta rrethi i tij e akuzon si pesimist.
7. E ka vėshtirė ta merr njė vendim shumė tė thjeshtė.
8. Dėshirėn pėr sex e ka shumė tė ulėt, rrezikohet seriozisht ta humb edhe aftėsinė pėr sex.


Postuar nga anjeza datė 13 Maj 2004 - 12:15:

Angry depresioni

jam plotesisht dakort me rrushin....une studioj psikologji ne itali.jam ne vit te 1.depresionin,stresin ende si kemi trajtuar me hollesi por doja te thola qe behet fjale per 1 gjendje psiko-fiziologjike qe na shoqeron shpehs.sintomat jane nga me te larmishmet.....organizmi yne eshte krejt i hapur ndaj 1 rreziku te tille e njekohesisht autoeliminator automatik perfekt.shkaqet lidhen me faktore nga me te ndryshmit.....doja te ndalesha te problemi i studentave ne itali.
padashur dhe une qeshe pre e nje depresioni te tille.jam penduar per zgjedhjen e vendit por jo deges....me mungon gjithcka shqiptare.ilaci me imire ne keto raste eshte 1 autoterapi optimiste(kur flasim per depresion normal)......ju pershendes te gjitheve......sa me pak stres!


Postuar nga Fajtori datė 10 Qershor 2004 - 17:03:

Po jap nje panorame mbi simptoma fiziologjike te depresionit. Jane disa shenja dalluese me se shumti, prandaj mos u beni si ne kohen e Flamur Topit. Nuk jane karakteristikat qe e bejne njeriun te jete depres por eshte depresioni qe ka me se shumti keto karakteristika.



Fjale kyce:
EDA - ElectroDermic Aktivity, aktiviteti galvanik i lekures.
Skin Conduktance Level - nivel galvanik baze i lekures
Skin Conductance Response - ndryshimi galvanik nga ai baze kur prezantohet nje stimul
CNV - Contigent Negative Variation
Alfa - valet e trurit me 8-12 Herz
Imao - Inhibitors of Monoamine Oxyd (ishalla se kam gabim)
EEG - ElectroEncefalograme
Orienting response - pergjigje karakteristike ndaj nje stimuli te caktuar
Defense response - pergjigje karakteristike ndaj nje stimuli te caktuar
Startle response - pergjigje karakteristike ndaj nje stimuli te caktuar

Pervec terapive te njohura eshte zhvilluar dhe nje terapi e re kohet e fundit. Ne fakt, eshte vene re se perqindja e njerezve ne depresion rritet ne muajt dimerore dhe bie ne muajt e veres, duke ndjekur pike per pike kursin e drites se diellit. Ne muajt me shume drite ka me pak depresion. Gjithashtu eshte e njohur tashme se ne vendet jugore ka me pak depresion se ne vendet veriore (ku drita e diellit eshte me tollon). Kjo ka bere kerkuesit te zhvillojne Fototerapine, qe konsiston ne prezantimin e drites se forte (nga llampa qe imitojne diellin). Nuk di mire cfare ben ekzaktesisht terapia por di qe ka nje fare suksesi. Sidoqfte kjo eshte vetem nje terapi krahas te tjerave.


Postuar nga albushe datė 28 Qershor 2004 - 15:45:

po prirja per te pare cdogje negativisht eshte shkak apo pasoje e depresionit ???

p.s. kush do te pergjigjet le te mendoje dhe per ne popullin e thjeshte jo psikollog


Postuar nga volter datė 28 Qershor 2004 - 16:48:

Albushe e ke gabim... Shqiptaret jane enciklopedi e gjalle, dhe aq me teper jane psikologa te ralle...Po ua them une me kompetence te plote. Po pra... shqiptaret jane edhe ate qe e durojne depresionin e pervajshem, kane metodologji te vecante ne kesisoj rastesh........OK
Dhe depresioni vjen edhe nga stereset e ndryshme..........., qe ka prej njerezve qe e lafgon kete depresion..


Postuar nga Fajtori datė 29 Qershor 2004 - 02:25:

Albushe po te kemi parasysh se cdo gje ka nje baze biologjike pergjigjia do ishte se eshte pasoje. Por ato qe kam hedhur me lart jane vetem vezhgime korrelative mbi depresionin. Te kerkosh shkakun dhe pasojen kur ke vetem nje korrelacion eshte si te gjesh nese me pare ka dale veza apo pula. Jane vetem simptoma qe ndihmojne ne diagnostikim, as shkaqe dhe as pasoja tani per tani. Teorite mbi lindjen e depresionin nuk ja vlen te thuhen sepse nuk kane gjetur akoma mbeshtetje te perbashket. Do te behej truri dhalle kot


Postuar nga albushe datė 29 Qershor 2004 - 14:21:

n'fakt pyetja ime nuk mori shkak nga shkrimet e mesiperme, ishte e pavarur nga to;
duke evituar dhallen thjesht doja te dija nese nje prirje e vazhdueshme per ti pare gjerat negative mund te coje ne depresion apo kjo tendence e tille tregon gia nje simptome te depresionit ? kaq


Postuar nga Aljohin datė 29 Qershor 2004 - 14:39:

Nuk ka nje kufi te prere me thike midis depresionit dhe normalitetit ( si ne shume gjera te tjera ). Per te qendruar tek pyetja jote, nje qendrim depresiv apo nje inkurajim i qendrimeve depresive ( e bere kjo nga kushtet, nga nje person tjeter apo nga vete personi ne fjale ) mund te thelloje nje gjendje depresioni ( sic mund ta nise ate ( megjithese sic thashe me lart nuk ka me te vertete nje nisje )). Gjithashtu kjo menyre e te parit te gjerave eshte nje tregues i nje gjendjeje psikologjike te personit ne fjale i cili eshte normalisht me depresiv se sa nje njeri qe i sheh gjerat ne menyre pozitive ( kjo duke i marre me perkufizim te gjithe faktoret e tjere te barabarte midis 2 personave ne krahasim ).
Pra me nje fjale, personi ne fjale duhet te reagoje me te gjitha menyrat e mundshme per te mos vazhduar me gjendjen e te parit me negativitet te gjerave sa per arsyen se kjo eshte nje tregues i nje gjendjeje depresive po aq per arsyen se kjo do ta thellonte edhe me shume gjendjen e tij.
Pra gezohu se po nuk u gezove tani kur do gezohesh?


Postuar nga INI datė 08 Tetor 2004 - 17:03:

Me sa di une, disa njerez jane me te prire se te tjere ndaj depresionit.
Jo gjithmone mund te thuhet me saktesi nga se vjen; humbja e dikujt, nje zhgenjim e fatkeqesi te ndryshme, mund te jete nje nga faktoret kryesor por shpesh nje gjendje depresive i ka rrenjet shume me tej shkakut te dukshem.
Per te dale nga nje gjendje e tille nuk eshte fare e lehte. Optimizmi ndihmon, ndihmon dhe vetedija qe per te pare agimin duhet te jete nate me pare, pastaj edhe naten po te duash mund ta stolisesh me endrra ....


Postuar nga rrushi datė 11 Nëntor 2004 - 21:38:

Ne nje permbledhje me ese mbi depresionin (Unholy Ghost: writers on depression), autoria e librit autobiografik“Girl Interupted” (qe eshte bere edhe film) Susanna Kaysen shkruan:


“The worst thing about depression-the thing that makes people phobic about it-is that it’s a foretaste of death. It’s a trip to the country of nothingness. Reality loses its substance and becomes ghostly, transparent, unbelievable. The perception of what’s outside infects the perception of the self, which explains why depressed people feel they aren’t “there.”
This tells us something important about what it means to be “there.” It means believing the evidence of our senses, believing in heat and cold and hunger and smoothness and sexual desire. What philosophers the melancholics are, positing a world in which a tree doesn’t make a noise even when it falls right in front of your face!..”

Edhe nje fjale per melankoliket (man, this was more therapeutic than I thought it would be!!)
“The melancholic temperament is equipped to perceive and, more important, to tolerate the fundamental ambiguities of life. The transient nature of happiness, beauty, success, and health may come as shock to the upbeat person but it’s old hat to the depressive. And, I think depressive people have more fun. Human nature being what it is, we enjoy more whatever is hard to get and in short supply. Happiness is certainly both, and nobody knows that better than someone who spends half the time sunk in gloom.”


P.S Me falni qe eshte anglisht, me thoni nese keni nevoje per perkthim.


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.