Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Nga se vjen "depresioni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=935)


Postuar nga rrushi datė 11 Nëntor 2004 - 21:45:

Edhe nje paragraf per vetvrasjen.

“Suicide is a form of murder-premeditated murder. It isn’t something you do the first time you think about doing it. It takes getting used to. And you need the means, the opportunity, the motive. A successful suicide demands good organization and a cool head, both of which are incompatible with the suicidal state of mind.
It is important to cultivate detachment. One way to do this is to imagine yourself dead, or in the process of dying. If there’s a window, you must imagine your body falling out the window. If there is a knife, you must imagine the knife piercing your skin. If there is a train coming, you must imagine your torso flattened under its wheels. These exercises are necessary to achieving the proper distance.
The motive is paramount. Without a strong motive, you’re sunk.”

Girl Interrupted

Sidoqofte, une ne punen time e shoh vetvrasjen jo gjithmone te lidhur me depresionin (sigurisht nuk flas per klientet psikotike) sidomos ne rastet e BPD (Borderline Personality Disorder). Ndonje ide?


Postuar nga Aljohin datė 13 Nëntor 2004 - 10:47:

Pa shiko pa shiko chi si rivede back to psikologjia!!!
Ky pohimi per depresionin eshte interesant por une doja te shtoja se eshte me interesante (per mua) cfare ka pertej depresionit apo pertej euforise. Depresion do te thote te vuash megjithese realiteti per ty vazhdon ta humbase realen.... A nuk eshte ky nje paradoks? Vete kjo paqendrueshmeri e realitetit duhet te te shkepuse nga varja emotive ndaj tij. Normalisht kjo sipas logjikes normale sepse per mendimin tim depresivi nuk vuan me per realitetin por vuan per vuajtjen eshte si nje njeri shume i etur qe pi uje deti sepse ate ka dhe ai ia shton edhe me shume etjen. Per ate cdo lloj suksesi eshte i perkohshem, apo nuk eshe ai qe kishte nevoje apo nuk eshte real per te vetem vuajtaj eshte reale dhe duke qene e vetmja ndjenje reale qe i mbetet.....drogohet. Ne momentin kur do pranoje se edhe vuajtja nuk eshte reale atehere eshte pertej te mires dhe te keqes


Postuar nga rrushi datė 15 Nëntor 2004 - 03:07:

Dhe ngandonjehere vuan sepse ke frike te ndjehesh mire


Postuar nga Fajtori datė 15 Nëntor 2004 - 20:00:

Meditim

Nese nuk e kam gabim, ne disa eksperimente pacientet deprese rezultonin me "realiste" sesa njerezit normale. Keta te fundit injoronin pjese te shemtuara te realitetit. Eskperimenti ish bere me pyetesor (questionaire). Keto rezultate ēuan mjeket te mendojne se normalisht njeriu injoron aspektet e shemtuara te realitetit. Fakti se njeriu mban mend shume me pak traumat dhe momentet e keqija konfirmon kete ide.

Dini ndonje gje me precize mbi kete aspekt te depresionit ? Ka vite qe e kam lexuar.


Postuar nga rrushi datė 16 Nëntor 2004 - 00:33:

Hahaha, Fajtori. Shume interesante kjo. Une s'e kam lexuar studimin origjinal po besoj se behet fjale per tendencen e njerezve normale per te patur optimizem te tepruar, iluzion se kontrollojne realitetin e tyre, te ashtuquajturin "it won't happen to me"-syndrome. Jane bere disa studime por me thene te drejten nuk me bindin shume.
Mendohet se ne thelb te depresionit jane tre besime shume themelore mbi veten, te tjeret dhe boten. Cdo besim qe i depresuari ka te shenjte buron nga keto tre besime baze qe jane: Une jam i pavlere-Te tjeret jane te pabese-Bota eshte e rrezikshme/armiqesore. Pergjithesisht i depresuari do perceptoje, kujtoje dhe besoje me shume ato fakte (reale) qe vertetojne kete sistem besimi dhe do hedhi poshte, injoroje, harroje ato qe e kundershtojne. Sistemi i kujteses selektive eshte actually gati perfekt
Sic shihet, pergjithesisht te menduarit e personit te depresuar eshte shume negativ dhe kujtesa gjithashtu dhe kjo nga ana tjeter ushqen me shume vuajtjen duke krijuar nje rreth vicioz. Perjashtim ketu sidoqofte bejne personat qe kane nje crregullim comorbid te PTSD (post traumatic stress disorder) i cili pengon kujtimin e eksperiencave traumatike per shkak te evitimit psikologjik qe i behet traumes.
Sigurisht kjo eshte vetem nje teori.
Nje teori tjeter, qe une e kam shume perzemer, flet per rolin e humbjes (whatever that means for people) tek depresioni po kjo do jete per nje here tjeter.


Postuar nga rrushi datė 17 Nëntor 2004 - 04:32:

Mbi humbjen dhe depresionin.


Sa me shume shikoj klienta ne terapi aq me shume bindem se ne thelb te vuajtjes eshte humbja. Dhe ketu nuk e kam fjalen vetem per vdekjen apo ndarjen nga nje njeri I dashur. E kam fjalen per ate humbje te vetvetes ose te nje pjese te vetvetes qe sigurisht ndodh edhe kur humbim nje person te dashur. Flas per humbjen e besimit, shpreses, realitetit, endrrave, pafajesise, humbjen e lirise. Eshte pikerisht permes nje marredhenie intime me humbjen qe ne perjetojme deshperim, vuajtje, kotesi, humbesi. Humbja nuk eshte pothuajse kurre materiale. Eshte kuptimi qe I jepet dickaje materiale qe eshte thelbesor ne perjtimin e vuajtjes.
Frika nga humbja eshte shpesh e mjaftueshme te shkaktoje vuajtje te papershkrueshme me fjale. Njerezit qe perjetojne me rende humbjen jane zakonisht me pasionantet, me idealistet, te pakorrigjueshmit romantike . Terapia ne keto raste nuk duhet te synoje ndryshimin e dickaje qe nuk ndryshohet .
Humbja e ndjenjes se kontrollit, sigurise dhe mireqenies se pergjithshme trupore dhe shpirterore eshte aq shkaterruese ne disa raste sa paralizon edhe funksione baze si frymemarrja  (the “forgetting to breathe”-trap). Humbja e sensit te vetvetes eshte akoma me debilituese madje bindem gjithmone e me shume qe vetja eshte ndoshta entiteti me I ndjeshem ndaj disintegrimit, shperberjejes dhe humbjes (po aq sa eshte edhe i mbrojtur nga nje mori mekanizmash te sofistikuar integrimi)
Depresioni eshte po aq real sa edhe humbja. Vuajtja eshte reale per personin qe vuan. Shpesh pjese thelbesore e terapise behet mbajtja e zise, rituali I fshehte I lamtumires, perjetimi I humbjes ne gjithe dimensionet e saj…
And for some, it’s simply about learning to breathe again…


Postuar nga lorie datė 20 Nëntor 2004 - 06:28:

mbi humbjen dhe depresionin

pershkrimi qe ke bere eshte shume i sakte dhe shume real.

just curious: pse e ke shume perzemer kete teori?


Postuar nga rrushi datė 20 Nëntor 2004 - 23:48:

Re: mbi humbjen dhe depresionin

Citim:
Po citoj ato qė tha lorie
just curious: pse e ke shume perzemer kete teori? [/B]


Per mua nje teori eshte e vlefshme per aq sa me lejon te ndihmoj klientet e mi dhe per aq sa ka kuptim per klientet me te cilet punoj. Jo vetem aq por interesante eshte qe kur e shikon vuajtjen me kete sy je me pak i/e inatosur apo konfuse me veten. Tendenca e njerezve eshte te evitojne cdo emocion negativ sikur te ishte nje grip i keq
Kjo teori te jep leje (so to speak) te vuash dhe mbash zi dhe te kuptosh cfare po ndodh me ty. I can't even begin te tell u how therapeutic that is!

Mund te me thuash pak me shume per faktin qe kjo teori te duket e sakte?


Postuar nga lorie datė 21 Nëntor 2004 - 06:01:

i'm sorry,nuk e kuptova sesi mundet kjo teori te ndihmoje pacientet.
fakti qe ngjan real dhe e pershkruar shume sakte eshte se nje gjenjde te ngjashme paskam kaluar dhe une.
E megjithate ne ate kohe nuk isha e ndergjegjshme per dhimbjen edhe pse shkruaja short stories per te pothuajse cdo dite.
(Ndaj nuk e kuptoj sesi mundet te ndihmoj te tjeret)


Postuar nga rrushi datė 21 Nëntor 2004 - 16:00:

Ndoshta ti Lorie e ke fjalen per faktin qe edhe pse mund ta dish se perse vuan nuk ndjehesh me mire. Kjo eshte shume e vertete. Fakti eshte qe ne punen time une kam vene re qe klientet e mij permiresohen over time nese une dhe ata e shohim gjendjen e tyre nga pikeveshtrimi i kesaj teorie dhe jo i ndonje tjetre. Me disa kliente qe vuajne nga depresioni kjo teori nuk ka fare kuptim keshtu qe une kerkoj per nje tjeter qe ka me shume kuptim per ta.
Tani ti mund te mos jesh dakort me mua, po une shoh ne punen time qe ndergjegjesimi per humbjen dhe cfare ajo personifikon per personin eshte shume terapeutik edhe nese nuk te ben te ndihesh me mire pernjehere.


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.