Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 133 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Nga se vjen "depresioni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=935)


Postuar nga amor alucius datė 09 Dhjetor 2004 - 13:00:

Nje pyetje te vogel per Rrushin & ato qe kane informacione specifike,edhe pse eshte cike si jashte teme... por meqe jeni concentruar ketu po e bej!

Si mund te ndihmohet dikush konkretisht nese ka nje zvogelim motivimi?Ky zvoglim motivimi si pasoje e venies te ca objektivave perkohesore me pas keto arrihen me sukses,kjo metode perdoret shume here por ne nje pike fiton nje siguri mjaft te larte ne aftesite vetjake(duke pare qe eksperiencat negative mungojne,si pasoje dhe frika ne kete ane) dhe kjo mund te te coje te punosh me pak.Duhet pritur deri ne perjetimin e eksperiencave negative apo ka menyra per te "stimuluar" friken?

Ate qe permendi Fajtori mesiper e kam lexuar edhe une para ca kohesh,por ama ishte ne nje kontekst social mesa mbaj mend.


Postuar nga volter datė 09 Dhjetor 2004 - 13:08:

Motivimet rriten duke i dhene vetes nje dallge te furishme me fuqi dhe koloritet tendecioziteti.....


Postuar nga rrushi datė 10 Dhjetor 2004 - 21:51:

E para e punes, nese ky personi nuk je ti, amor, i kujt eshte pikesynimi i rritjes se motivimit: i joti apo i personit Nese eshte i vete personit, kush eshte problemi ne te vertete? Njeriu nuk eshte asnjehere krejtesisht I pa angazhuar, edhe nese nuk leviz eshte i angazhuar ne moslevizje
Eshte shume e veshtire per mua te jap formula, duhet te flas me vet personin.
Ne pergjithesi arsye te ndryshme pse motivimi ulet ose humbet mund te ulet jene:
depresioni
drogat sidomos marjuana
probleme me mekanizamt qe perdorim per tu perballur me stresin
vendosja e qellimeve jo realiste
presione shoqerore per te mos ndryshur
presione psikike per te mos ndryshuar - safety is a powerful thing

S'me vjen ne mendje ndonje tjeter per momentin.

Eshte shume e rendesihme qe personit ti lejohet te mendoje ose te flase per te mirat e te qendruarit ne nje vend


Postuar nga rrushi datė 10 Dhjetor 2004 - 21:57:

Edhe dicka. Mungesa e eksperiencave negative ben qe personi te mendoje se kjo menyre funksion per mrekulli per te. Duket sikur personi nuk e ka idene qe ka nje problem ketu. Amor, ku mendon se qendron problemi, ti cfare frike ke se do te ndodhe ne kete rast?


Postuar nga freespirit datė 17 Dhjetor 2004 - 01:23:

rreth depresionit

Vajze e mire!
Persa i perket depresionit nuk kane gjetur kure akoma,dhe thuhet se shkaktohet nga mosbalancimi i lendeve kemikate ne tru. Nuk ka kure ,por vetem qetesues qe te cmendin me keq.Te gjithe depresohemi,e vetmja menyre per ta mbajtur larg eshte te qenurit aktiv dhe nje sjellje pozitive.
bye


Postuar nga Isra datė 23 Dhjetor 2004 - 10:06:

Exclamation

Nese ju flisni per depresionin me aq sa keni lexuar dhe akumuluar gjate studimeve tuaja, une po u flas per depresionin e perjetuar dhe te diagnostikuar nga mjeket...

E pra fatkeqesisht une e kam perjetuar nje gje te tille para ca kohesh, dhe fale Zotit e kalova. Si me ndodhi pyesni ju?
Ne ate periudhe une isha krejt e qete, nuk kisha asnje preokupim shpirteror si ne shkolle dhe ne familje.. Kur me vdiq gjyshja ambjenti qe u krijua atje, te qarat e grave me oi e te tjera tradita si keto, me shkaktuan nje lloj peshtjellimi mendor. Nejse, kjo kaloi, pas 10 ditesh gjate nates u zgjova nga nje ankth i tmerrshem i paprovuar ndonjehere. Ate nate e gdhiva. tere diten vazhdonte ankthi, pasdite perfundova ne urgjence, me bene nje valium dhe me thane akumulim stresi..
kaloi dhe ajo nate, e qete ne saj te valiumit.
Ditet e tjera pasuan me te frikshme se asnjehre tjeter. Qaja pa shkak, doja te bertisja, ankthi me shoqeronte akoma, me dukej se do cmendesha dhe mendimi se te tjeret do talleshin me mua me trembte akoma me shume, etj simptoma nga keto. Mami me shoqeroi per te neurologia. Aje me tha se eshte thjesht nje gjendje stresi e akumuluar dhe e predispozuar te shfaqet tek personat e ndjeshem. E pranoj se me perpara kam kaluar ca periudha jo te kendshme ne jeten time dhe si tip jam shume e ndjeshme dhe ato mund te kene ndikuar duke u shfaqur me vone..
Mora ilace per ankthin, perseri vazhdonin dite pa kuptim per mua, pesimizmi ne kulminacion. valle cme mundonte?, skisha asgje qe te ankohesha, habitesha me veten. Prinderit me qendruan prane, shoqeria gjthashtu, skishte dite te mos dilja, i lutesha Zotit te me ndihmonte, Shpresoja qe me mire te vdisja se te cmendesha, mendime te trazuara me percillnin ore e minute.Per ca dite u bera me mire, pastaj perseri me perseritej, me ne fund mora antiddepresiv te nje kategorie te lehte, dhe pas disa javesh u bera me mire. une faledneroj zotin qe dola nga ajo gjendje te cilen nuk ia uroj as hasmit.
Qe nga ajo kohe tani jam me optimiste per jeten dhe perpiqem ti mesoj vetes se cdo dite eshte e rendesishme dhe cdo moment i veshtire duhet perballuar me durim, optimizem dhe besim te Zoti.
Ky quhet depresion, nuk di ta percaktoj me gjuhe mjekesore , por di qe e kam perjetuar nje gjendje te tille......


Postuar nga Isra datė 06 Janar 2005 - 10:58:

Exclamation

Nga gjithe ju qe e keni lexuar postimin tim te mesiperm, nuk e prisja te mos me percillnit inkurajimin tuaj per nje gjendje te tille qe kam kaluar.Mendova se do tregoheshit mė altruist duke me dhuruar mesazhe te ngrohta dhe optimiste.
Me mire se te japesh informacione rreth depresionit, eshte te inkurajosh tjetrin me keshilla e fjale te mira, per te cilat do kisha shume nevoje..
megjithate ju kuptoj, kur nuk e provon vete, nuk e kupton kurre thelbin..

Grisjani zemres fjalen e mire dhe dhurojeni, nje zemer e shendoshe, e paster dhe e mire, prodhon vazhdimisht miresi.....
Dite te mbare


Postuar nga Fajtori datė 06 Janar 2005 - 20:02:

Per isren:


Postuar nga amor alucius datė 06 Janar 2005 - 21:25:

Citim:
Po citoj ato qė tha isra
Nga gjithe ju qe e keni lexuar postimin tim te mesiperm, nuk e prisja te mos me percillnit inkurajimin tuaj per nje gjendje te tille qe kam kaluar.Mendova se do tregoheshit mė altruist duke me dhuruar mesazhe te ngrohta dhe optimiste.
Me mire se te japesh informacione rreth depresionit, eshte te inkurajosh tjetrin me keshilla e fjale te mira, per te cilat do kisha shume nevoje..
megjithate ju kuptoj, kur nuk e provon vete, nuk e kupton kurre thelbin..

Grisjani zemres fjalen e mire dhe dhurojeni, nje zemer e shendoshe, e paster dhe e mire, prodhon vazhdimisht miresi.....
Dite te mbare


Njoh njerez qe kane kaluar nje gjendje shume te keqe depresioni,dhe kjo deri ne tentative vete-vrasjet(per fat e ngelur vetem si e tille),poashtu nervat e mia kane qene mjaft shpesh te vena ne prove me ate forme "kerkimi vemendjet"nga i njejti njeri...mire qe kaloi.

Te uroj te mos biesh me ne ate gjendje si dhe nje jete sa me te lumtur.


Rrushi,flm per cdo gje: kaloi me 3 dite gjume.


Postuar nga Klodel datė 07 Janar 2005 - 02:09:

Citim:
Po citoj ato qė tha rrushi
Mbi humbjen dhe depresionin.


Sa me shume shikoj klienta ne terapi aq me shume bindem se ne thelb te vuajtjes eshte humbja. Dhe ketu nuk e kam fjalen vetem per vdekjen apo ndarjen nga nje njeri I dashur. E kam fjalen per ate humbje te vetvetes ose te nje pjese te vetvetes qe sigurisht ndodh edhe kur humbim nje person te dashur. Flas per humbjen e besimit, shpreses, realitetit, endrrave, pafajesise, humbjen e lirise. Eshte pikerisht permes nje marredhenie intime me humbjen qe ne perjetojme deshperim, vuajtje, kotesi, humbesi. Humbja nuk eshte pothuajse kurre materiale. Eshte kuptimi qe I jepet dickaje materiale qe eshte thelbesor ne perjtimin e vuajtjes.
Frika nga humbja eshte shpesh e mjaftueshme te shkaktoje vuajtje te papershkrueshme me fjale. Njerezit qe perjetojne me rende humbjen jane zakonisht me pasionantet, me idealistet, te pakorrigjueshmit romantike . Terapia ne keto raste nuk duhet te synoje ndryshimin e dickaje qe nuk ndryshohet .
Humbja e ndjenjes se kontrollit, sigurise dhe mireqenies se pergjithshme trupore dhe shpirterore eshte aq shkaterruese ne disa raste sa paralizon edhe funksione baze si frymemarrja  (the “forgetting to breathe”-trap). Humbja e sensit te vetvetes eshte akoma me debilituese madje bindem gjithmone e me shume qe vetja eshte ndoshta entiteti me I ndjeshem ndaj disintegrimit, shperberjejes dhe humbjes (po aq sa eshte edhe i mbrojtur nga nje mori mekanizmash te sofistikuar integrimi)
Depresioni eshte po aq real sa edhe humbja. Vuajtja eshte reale per personin qe vuan. Shpesh pjese thelbesore e terapise behet mbajtja e zise, rituali I fshehte I lamtumires, perjetimi I humbjes ne gjithe dimensionet e saj…
And for some, it’s simply about learning to breathe again…



plotesisht dakort. madje rituali i lamtumires eshte teper efektiv ka tre faza te tilla dhe me perfundimtaren humbja, te gjitha ato ndjenja apo perjetime qe dikur ndiheshin ne gjithe hapesiren e mundshme dhe qe ishte shkak i te gjitha gjerave qe ke pershkruar me siper shuhen .... mbeten si fjale boshe te cilave nuk u bashkangjit me asgje emocionale apo psikologjike.... behet once upon a time

I concluded my last ritual tonight. time to breath again and yes, life is beautiful.


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 133 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.