Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Andon Zako Cajupi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=66)
-- Andon Zako Cajupi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=88)


Postuar nga Ami- datė 01 Janar 2003 - 17:21:

Andon Zako Cajupi

Emri i tij i vėrtetė ėshtė Andon Ēako, nuk dihet pėr ē'arsye ai pėrdori edhe formėn Zako. Emri letrar Ēajupi ėshtė emri i njė mali tė vendlindjes, mallin dhe kujtimin e sė cilės e nguliti dhe e pėrjetėsoi nė pseudonimin e tij. Lindi nė Sheper tė Zagorisė mė 27 mars 1866. Mėsimet e para i mori nė vendlindje ku kreu dhe njė shkollė gjysėm tė mesme greke.
Andoni ishte vetėm 15 vjeē, kur la shoqėrinė pėr tė ndjekurnjė kolegj francez nė Aleksandri. Nė kolegj mori njė kulturė tė mirė dhe u dallua ndėr tė parėt midis shumė nxėnėsve tė kėsaj shkolle qė vinin nga vende tė ndryshme tė Mesdheut. Me kėtė kulturė ai i kishte tė hapura dyert e universitetit, tė cilin e ndoqi nė vitet 1887-1893 nė Gjenevė, ku studjoi pėr drejtėsi.
Emri i tij nisi tė njihej nė rrethet e atdhetarėve qė nė fund tė shekullit, kur botoi mė 1898 artikullin e gjatė "Duke kėrkuar njė alfabet", nė tė cilin spikat shqetėsimi i tij pėr unitetin e lėvizjes kombėtare dhe kulturore, pėr shkrimin dhe lėvrimin e gjuhės amtare pėrmes njė alfabeti tė njėsuar. Por vepra qė e bėri tė njohur nė mbarė botėn shqiptare ishte pėrmbledhja poetike "Baba Tomorri" (1902) ku pėrfshiu komedinė "katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėrr". Me kėtė vepėr ai u bė poeti mė i njohur pas Naimit, figura qė zuri vendin qė mbeti bosh pas humbjes sė poetit kombėtar mė 1900.


  Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.