Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Pjetėr Bogdani (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=75)
-- Kush ėshtė Pjetėr Bogdani (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=78)


Postuar nga Ami- datė 01 Janar 2003 - 16:20:

Kush ėshtė Pjetėr Bogdani

Pjetėr Bogdani ėshtė figura mė e shquar e letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Ai shquhet jo vetėm si klerik i lartė, por edhe si atdhetar, me njė dashuri tė pakufi pėr gjuhėn shqipe e pėr popullin shqiptar, por edhe si dijetar e letrar, si luftėtar i paepur pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha osmane dhe pėr zhvillimin e pėrparimin e tij kulturor. Me veprimtarinė e tij politike 40-vjeēare, sidomos me rolin qė luajti si udhėheqės i kryengritjes ēlirimtare tė vitit 1689 dhe me veprėn e vet "Ēeta e profetėve", Pjetėr Bogdani me tė drejtė ėshtė quajtur pararendės i hershėm i lėvizjes sė Rilindjes sonė Kombėtare.
Lindi nė Gur tė Hasit, njė fshat i Kukėsit, rreth vitit 1625, Ungji i tij Andrea Bogdani, edhe ai klerik i lartė (kryepeshkop i shkupit), ishte marrė me lėvrimin e gjuhės sonė, kishte hartuar nė gjuhėn shqipe edhe njė gramatikė tė latinishtes, madje kishte mbajtur nė Kosovė edhe njė shkollė ku mėsohej gjuha shqipe.
Mbasi kreu studimet e mesme fetare nė Kolegjin e Loretos dhe punoi disa kohė si meshtar nė Pult e Prizeren, me shpenzimet e tė ungjit kreu edhe studimet e larta nė Kolegjin e Propaganda Fides dhe nė 1655 mori dy dekorata, njerėn nė filozofi dhe tjetrėn nė teologji, ēka ishte gjė e rrallė sidomos asokohe pėr njė tė ri shqiptar.
Mė 1656, nė moshėn 31-vjeēare, emėrohet peshkop i Shkodrės ku shėrben pėr 21 vjet (1657-1677), duke qenė i ngarkuar njėkohėsisht edhe me administrimin e kryepeshkopatės sė Tivarit, 12 vjetėt e fundit tė jetės sė tij i kaloi si kryepeshkop i Shkupit.
Por mė tepėr se doktorata qė mori edhe gjuhėt qė dinte, pėr vlerat e shquara tė Bogdanit flet vepra e tij, " Ēeta e profeteve„ ėshtė shkruar me njė kulturė tė gjerė, nė tė ka informacion tė pasur nga historia e popullit tonė, nga filozofia dhe shkencat e natyrės. Vepra e tij nuk ėshtė pėrkthim. Legjendat biblike qė janė nė themel tė saj, ai i ka pėrpunuar nė mėnyrė tė lirė dhe herė pas here fut ide, arsyetime dhe argumentime me karakter filozofik, historik, politik, shkencor-natyror etj, qė s'kanė tė bėjnė fare me legjendat biblike dhe qė i japin asaj karakter origjinal.


Postuar nga Keni datė 19 Qershor 2003 - 19:59:

Poezi te Pjeter Bogdanit

Kendonj birrė madh

Kendonj Birrė madh mbė Diellt' tė lumit Atė,
Qi dergoj gjiut se vet pėr tė shelbuem;
Veshunė ndė Mish,e gjak bam i begatė,
Ndė dy natyrė ngjeshun e fort shterguem,
Me pushtet tė madhė,sa pėr mot tė gjatė
Rreth shekullit tė shelbon tui besuem,
Se ky i verteti Krisht Hyj,e Nieri
Ashtė,e si leu ndėr ne Virgjinet Mri,
Xihariq me dhanė nji Pėllumb derguem,
Qiellsit kur vo bashkė ndė Iordant' tė bardhė
Me tė Shė Gjonė lum meu pagėzuem
Ashtu Sibila thotė,se ka pėr t'ardhė
Fajtėrorėt me grisem,e me shelbuem.
Posi vjollėxa ndė dimėnė pa mardhė
Ndėrshen: e si Njegullatė palė,palė,
Reza n'Dielli pėrzė,tue dhanė Malė,
Tė Dėrejtė jete,e udhė tė pamashtri
Shekullit,qi shpie mbė Qiellt ka me mspuem
Gjyq t'amėshuem pa me kallėzuem.
Shelbues yt Rėshit kur plot memeni,
Ka me dalė ende Kryqa ndrykė nalxuem,
Lum,o Dru,e bukura,pa ndonji leqe,
Ku mplaki u ērish,e s'mbet as nonji e keqe.


Postuar nga Keni datė 19 Qershor 2003 - 20:00:

Sibila delfika

Vajtonj unė e mjera nji tė madhe gjamė,
se Krishnė mbė Kryqt rrafun e keq shėmtuem,
shuplaka,grushta,helm'e uthull dhanė:
pėrgjegjun shtatnė plagėsh e irėnuem
Izraeli mbė dhe keq nuk la pa i banė;
patėrshanė ende mbė Kryqt depėruem:
vdekun s"amėsė mbė prehėnė ia dhanė,
zemėrėn tu' i shituem anė a pr'anė.


Postuar nga Keni datė 19 Qershor 2003 - 20:02:

Sibila persika

Kumbon zani malesh e kėlthet ndė shkretėti,
zihariq me dhanė e udhė tė drejtė
shekullit me ēelė,e fajevet pėr mengji
pagėzimnė predikon,mbė kėtė jetė
kuj do me shelbuem pa rrenė e sherregji,
ndė Parrisit vend tė gjanje si do vetė,
tue trusun kryet e asaj bishė,
mirė t'u bamė e shpesh tu votė n'Kishė.


Postuar nga Keni datė 19 Qershor 2003 - 20:03:

Sibila samia

Sion se Peshtriku Mal Prisrend mai nalti
Falemi s nteje Ligja ka me dalė,
Kur Apostuitė Krisht' ambl'i pėrmjalti,
Me tė dashunė Kungim,e Shenjtė fjalė.
Ende Vajza ngiat ty derguem se nalti,
Leu Djalinė Kėrthi,qi neve na mpsoj:
Jevrejt' e marrė Hyjnė tand derguem,
Kryetė ja deperton Ferrash rethuem.


Postuar nga i_lire datė 12 Shtator 2003 - 22:53:

Argjupeshkėpit Skupsė, kushėrinit tim dashunit...

Duel Gurit bukuria,(1)
zana si nji sut' e naltė,(2)
qi s'kish mbrenda Veneqia,
tė Peshtrikut muer maltė.(3)

Djelz' e vashaz' ende graa
i shėrbejnė ndė robij,
tue kėnduem aqan' saa
gjithė zemėrat' i ēkrij.

Alesandr' i madh Darinė,
Skanderbeg' shitoj mbėretnė,
e ndoq Sauli fort Davidnė,
mbyti Giudit Holofernė.

Kėndoj zana maje malet.
ani zunė me lodruem
tek i thonė Vrap i Kualet,
ndė zemėrė fort gėzuen.

Tufė-tufė tu' mbėledhė
me zymyla nji kunorė,
drandafille bashkė dredhė
ndė kėshet me gjithė dorė.

Lulesh ani me ja falė
blegėtorijesė zanė,
qi ndė valle kur tė dalė
tė na ndritnjė dhenė tanė.

Priserenė ēelepij,(4)
gjithė nd'armė mbukuruem;
prej Gore dimisqij,(5)
trim i foortė me lėftuem.

Kur del ani e soditėn
treg tė ri ende tė vjetėr,
trimėnia ke shetitėn,
thue s'ka dheu tjetėr.

Skodra ngulė ndė konfij,(6)
fush' e malet i pushton,
me tė forta zotėnij
Lesh, Zadrimėn' e zapton.

Ndė lėqen' me gjithė duer
peshku, trofta ende blij,
pėrditė kush vote muer
gjindsė vetė ndė shtėpij.

Skupja gjytet perėndeshė,
ndė ranxė tė Lubotenit,
qi regjina Rodopeshė(7)
trajtoj motėr Priserenit.

Argjupeshkėpi e ree,
endunė pėr breg Vardari,
i shkon delli ndėpėr dhee(8)
rėmbje, shtambje, rgjandje e ari.

Grigja tė njehunė s'kaa,
lesh e saftian e dyllė,(9)
pėrse kush e mbelė s'kaa,(10)
bleta shkret i kėrkon pyllė.

Kėte det nd' Urumelij,(11)
Skodrė Priserenė kanė,
shoqe nd' Arbėn e Shėrbij
tri gjytete tė mėdhaa.(12)

Nalt' mbė mal siellė kunorė,
doret sonė s'arbėneshė,
Turkut votunė ndė dorė,
me tė madhe sod' shpėneshė.

Tyy lus, e Shėnė Marii,
qi ri n'kishė Priserend,
ban tė dalė pėrsėrij
kryq e flamburė me rend !

Zot shėlbuesi barii,(13)
ruzullimnė ta pushtonjė,
gjithėkush donji selij
mbi qiellt' ani ta gėzonjė !


Postuar nga Pog_jani datė 13 Shtator 2003 - 10:31:

Amit.....

Ami te pergezoj per te dhenat mbi jeten, qe ke dhene per te madhin Pjeter Bogdanin.Por per te theksuar te verteten deri ne fund me ngacmon nje informacion ne lidhje me vendlindjen e tij,e cila nuk eshte e sakte.Ti the shume mire qe vendlindja e tij eshte nga gur i Hasit por gabove kur the fshat i kuksit.Sa per informacion ne ate kohe gur i Hasit perfshinte disa fshatra te Hasit qe dhe sot ndodhen ne administrimin e rrethit te Hasit,pra nuk kane asnje lidhje me kuksin.


Postuar nga Dijedon datė 29 Nëntor 2003 - 23:17:

Pyetje

A eshte kjo kopje origjinale, po mendoj a jane k'to fjalet e vete Pjetrit apo jane te perkthyer? Sepse po me duket teper e ngjajshme me shqipen moderne, dmth dialektin geg!?


Postuar nga volter datė 05 Shkurt 2004 - 07:56:

Pjeter Bogdani!

Pjeter Bogdani (1625-1689). Shkrimtari me i shquar i letersise se vjeter shqiptare. Lindi ne Gur te Hasit ne vitin 1625. Pasi kreu studimet e larta teologjike dhe filozofike ne Rome, ku dhe mori titullin Doktor, sherbeu si famullitar ne Pult dhe Prizren. Me 1656 u emerua peshkop i Shkodres, e me 1677 kryepeshkop i Shkupit. Vepra me kryesore e tij, "Ceta e Profeteve", u botua ne vitin 1685 ne qytetin e Padovas ne Itali, si dhe u rishtyp ne vitin 1691 dhe 1702 ne Venedik me tituj te ndryshem.


Postuar nga tresh datė 28 Maj 2004 - 09:28:

.

.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.