Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 128 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shtatzania (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11301)


Postuar nga myzeqari datė 11 Korrik 2006 - 09:37:

Dhe pse nuk eshte tema e pershtatshme per urime , dhe te na fali ''doktori'' Ju falenderoj nga zemra o njerez

p.s Vajza quhet Violeta


Postuar nga Lela_Dr datė 11 Korrik 2006 - 11:54:

Myzo shume Urime dhe nga Une, Shpresoj qe vajza te te ngjan ty, sepse me te vertete do te ishte nje Princeshe.

Te uroj jete sa me te gjate per Violete. nga ana ime per te 3


Postuar nga eliz datė 11 Korrik 2006 - 12:43:

T`ju rroje engjellushja, myzeqari!Uroj shume fat te kete.E te uroj dhe ty per prezencen tende aty,me gezon fakti.Te shau ndocik mo,sic bejne neper filma ?:p


Postuar nga amor alucius datė 11 Korrik 2006 - 12:48:

Citim:
Po citoj ato qė tha myzeqari
E Hene
10 Korrik , ora 10:48 pm lindi goca me bukur qe me kane zene syte ndonjehere , princesha ime



Hajde me jete te gjate vajza,babush

Kujt i ka ngjare? Bej gati dorashkat e boksit qe tani qe te largosh cunat qe do i sillen verdalle

P.s. Urimet ketu se ja beme temen NS-6 lemsh :

http://www.forumihorizont.com/showt...;threadid=11955


Postuar nga darke datė 11 Korrik 2006 - 16:52:

Citim:
Po citoj ato qė tha myzeqari

10 Korrik , ora 10:48 pm lindi goca me bukur qe me kane zene syte ndonjehere , princesha ime

what what what!!!! ohhhhhhhhhhhh it's what I think it is??? CONGRATULATIONS dady myzeqari for you litte Violeta . Very beautiful name! .... and we want fotos! please please please:p 


Postuar nga NS-6 datė 11 Korrik 2006 - 23:52:

shef tiiiiiiiiiiii...urime myzo,me behet qejfi jasht mase per vajzen ...i uroj jete te gjate dhe te lumtur!


Postuar nga ~Enigme~ datė 23 Korrik 2006 - 22:51:

Duke analizuar periudhen nentemujore!!!

Cod. B23072006

Gjithēka qė duhet tė dini mbi jetėn dhe ndjesitė e fėmijės qė do tė vijė sė shpejti nė jetė. Mėsoni tė deshifroni sinjalet qė mund t’ju vijnė herė pas here nga “rezidenca” nėntėmujore e bebit dhe pėrjetojeni shtatzaninė si periudhėn mė tė bukur, mbi tė gjitha, nuk ėshtė njė sėmundje
Natyra ju ka dhėnė nėntė muaj pėr tė njohur fėmijėn tuaj, pėr tė mėsuar ta doni dhe t’i pėrkushtoheni, pėr tė krijuar atė raport unik, qė e lidh nė mėnyrė tė pazgjidhshme nėnėn dhe fėmijėn. Me shtatzaninė nuk ndryshon vetėm trupi, por edhe mėnyra juaj e tė qenit: keni qenė gjithmonė vetėm bija, gjatė shtatzanisė do tė mėsoheni tė bėheni nėna.
Gradualisht, muaj pas muaji, do tė kuptoni si tė lexoni sinjalet qė vogėlushi qė mbani brenda ju dėrgon, dhe ai nga ana e tij, do tė mėsojė tė njohė t’ju njohė ju dhe zakonet tuaja: si dhe ēfarė hani, sa flini, si lėvizni... Nė kundėrshtim me si mund tė mendohet, fetusi jeton brenda mitrės sė nėnės njė jetė ndjesore intensive dhe domethėnėse, dhe sipas disa studimeve, duket tė jetė i aftė pėr tė perceptuar tė njėjtat emocione dhe ndjenja tė provuara nga nėna. Kjo ėshtė arsyeja pse ėshtė shumė e rėndėsishme ta jetosh nė mėnyrė tė qetė dhe tė lumtur kėtė periudhė, pa ankthe e dyshime, duke pėrfshirė edhe partnerin  sa tė jetė e mundur, nė kėtė eksperiencė tė mrekullueshme dhe tė papėrshkrueshme qė ėshtė shtatzania.
Pas muajit tė parė
Nė fund tė muajit tė parė tė shtatzanisė fetusi ėshtė i gjatė (maksimumi) 5 mm, e megjithatė zemra ka filluar tė rrahė dhe truri ka filluar tė formohet. Seksi, edhe pse nuk ėshtė ende i dukshėm nė ekografi, ėshtė pėrcaktuar.
Midis javės sė 8-tė dhe tė 9-tė
Fetusi ėshtė rritur deri sa arrin njė gjatėsi prej 22 mm. Ėshtė kjo periudha kur fillojnė tė formohen sytė, goja, veshėt, duart, kėmbėt, mushkėritė, mėlēia, zorrėt dhe veshkat.
Midis javės sė 10-tė dhe tė 14-tė
Fetusi ėshtė formuar plotėsisht dhe mund tė arrijė deri nė 85 mm gjatėsi. Qė prej kėtij momenti e nė vazhdim duhet tė fillojė tė rritet dhe tė maturohet. Vogėlushi fillon tė lėvizė (edhe pse lėvizjet e tij nuk perceptohen nga nėna) dhe rrahjet e tij tė zemrės janė tė dėgjueshme vetėm me ultratinguj.
Midis javės sė 15-tė dhe tė 22- tė shtatzanisė
Fėmija rritet me shpejtėsi dhe nė mėnyrė tė pandėrprerė. Ėshtė kjo periudha kur nėna e ardhshme fillon tė perceptojė lėvizjet e fėmijės sė saj. Mbas 22 javėsh shtatzanie fėmija mund tė arrijė tė peshojė deri 3 hektogramė e gjysmė.
Midis javės sė 23-tė dhe tė 30-tė
Fėmija fillon tė reagojė ndaj stimujve ndjesorė. Njeh zėrin e nėnės dhe tė babait, i pėlqen tė dėgjojė muzikė, arrin tė dallojė dritėn nga errėsira. Nė kėtė periudhė fillon tė thithė gishtin e madh tė dorės me insistim, duke nisur kėshtu tė pėrgatitet pėr thithjen e qumėshtit; mund tė ndodhė jo rrallė ta zėrė edhe lemza. Pas javės sė 24-t, edhe pse me shumė vėshtirėsi, fėmija mund tė arrijė t’i mbijetojė njė lindjeje tė parakohshme. Nė fund tė javės sė 30-tė gjatėsia e tij ėshtė rreth 24 cm dhe pesha rreth 1.400g.
Mbas javės sė 31-tė
Qė prej kėtij momenti dhe nė vazhdim fėmija fillon tė rrotullohet pėr t’u vendosur me kokė poshtė. Lėvizjet e tij shtohen nė mėnyrė tė ndjeshme, ndėrkohė qė nė javėn e
37
-tė fetusi fillon tė kryejė frymėmarrjen e parė. Rreth javės sė 40-tė gjatėsia e tij mund tė arrijė deri 50cm.
 
THUHET...
Jeta embrionale ka qenė objekt studimesh tė gjata dhe tė kujdesshme kėto vitet e fundit. Frojdi, babai i psikoanalizės, ka hedhur hipotezėn se nėntė muajt e kaluar nė mitrėn e nėnės influencojnė nė mėnyra tė ndryshme nė sjelljen e ardhshme tė fėmijės. Midis zbulimeve tė shumta tė viteve tė fundit, kėto janė pa dyshim mė tė “pabesueshmet”:
-Fetuset shohin ėndrra. Sipas disa studimeve, nė fakt, duke fillura qė prej javės sė 30-tė, bėhet aktive ajo fazė e gjumit qė quhet REM, nė tė cilėn pėrqendrohet pjesa mė e madhe e aktivitetit ėndėrrues tė njė personi. Se ēfarė ėndėrron njė fėmijė para se tė lindė, ėshtė ende pėr t’u pėrcaktuar, por qė ėndrra i shėrben fėmijės pėr tė zhvilluar koren e trurit dhe pėr tė stėrvitur kujtesėn ėshtė e padiskutueshme.
-Fėmijėt nė barkun e nėnės mėsojnė tė njohin tingujt dhe zhurmat e ardhura nga jashtė. Zbulimi i vėrtetė ėshtė ai, sipas tė cilit, thuhet se fėmijėt edhe pas lindjes arrijnė tė kujtojnė atė qė kanė dėgjuar gjatė nėntė muajve (kėngė, melodi, zėra...). Zėri i nėnės dhe i babait janė zėrat e parė qė fėmija arrin tė dallojė menjėherė mbas lindjes.
-50% e personalitetit tė fėmijės formohet gjatė nėntė muajve tė “rezidencės” nė barkun e nėnės, pjesėrisht pėr shkak tė trashėgimisė gjenetike, pjesėrisht pėr shkak tė eksperiencave tė pėrjetura gjatė periudhės sė shtatzanisė.
-Dėshirat nuk janė thjesht njė legjendė popullore, por njė mėnyrė e adoptuar nga fėmija pėr t’i komunikuar nėnės qė shija e njė ushqimi (e pėrcjellė nėpėrmjet gjakut) i ka pėlqyer dhe do tė dėshironte dhe njė tjetėr.
Pėrtej faktit nėse kėto gjėra janė tė vėrteta ose jo (askush, pėr fat tė keq, nuk kujton gjė nga jeta paralindjes), pėrpiquni me aq sa ėshtė e mundur qė tė jeni tė qeta, duke mėsuar jo vetėm ta doni vogėlushin qė mbani brenda trupit tuaj, por edhe ta respektoni, duke u pėpjekur tė evitoni sjellje, tė cilat e dini qė mund tė jenė tė dėmshme pėr tė voglin.



Mare nga revista "Jeta"


Postuar nga NS-6 datė 04 Janar 2007 - 23:03:

spermatociti: gameti mashkull

Cod. A05012007

ok,ju paraqes me gametin e mashkullit:spermatozoin (spermatocitet kur mberrijne fazen perfundimtare dmth).prodhohet ne testikujt e mashkullit me ane te nje procesi qe quhet spermatogjeneze (duhet te shpjegohet me disa detaje me teper ky proces,por per momentin ndaluni me ato qe do tu them me poshte) me nje shpejtesi prej 1000 spermatocitesh ne sekond.spermatogjeneza eshte ne baze nje proces meioze qe con ne formimin e ketyre qelizave qe kane vetem gjysmen e materialit gjenetik!spermatogjeneza behet nen mbikqyrjen e qelizave te sertolit dhe lejdingut te cilet vete jane nen kontrollin e hipofizes dhe hipotalamusit!qeliza e lejdingut prodhon testosteronin kurse qelizat e sertolit jane shenjestra e hormoneve hipofizare.
spermatozoi ne strukture ka nje bisht dhe nje koke.bishti ka nje strukture tubulare dhe nder te tjera permban edhe dineinen e shumperfolur qe eshte shkaktare per infertilitet kur nuk punon mire (detajet e saj do ti shihni tek tema e biologjise molekulare,me vone).po ashtu te ben pershtypje fakti qe ne bisht jane te mbledhur te gjithe mitokondrite qe do japin shtysen e duhur kur te jete ne udhetim.duhet te keni parasysh qe bishti nuk futet tek ovociti dhe kjo eshte arsyeja pse semundjet gjenetike mitokondriale trasmetohen vetem nga femra si dhe fakti qe nese kerkohet te dihet qe 2 femije jane nga e njejta nene,mund te kontrollohet materiali gjenetik mitokondrial...nejse se u largum nga misioni ...qe po thonim,ky ishte bishti.kemi pastaj koken qe ne vehte mban materialin gjenetik...23 kromozome qe do bashkohen me 23 te tjere per te formu nje qelize serish me 46 kromozome qe quhet zigote,qeliza e pare staminale njerezore
koka ne maje ka edhe nje tip qese (akrozoma) qe permban enzima degraduese,te rendesishme per te care ate shtrese qelizash qe rrethon ovocitin...
tani vjen bukuria e gjithe procesit:
pasi qe prodhohet spermatozoi dhe kalon ne epididim,nuk eshte i afte as te levize as te fekondoje...prandaj,ato qe jane tek veglat e mashkullit jane "kot"...kur te kaloje ne epididim,do ti nenshtrohet upgrade-it (maturimit) te pare qe do ta beje te afte te levize (nuk i kam mekanizmat molekulare te asaj qe ndodh ne ate moment dhe do me duhet ti kerkoj sepse jam edhe vete kurioz).me pas do kaloje ne afersi te qeseve seminale (pak para se te futet tek prostata) ku do ti shtohet ca sheqerna(fruktoza),dhe ne brendesi te prostates qe do coje edhe ajo nje sasi lengu te vetin...gjate kalimit neper aparatin gjenital te mashkullit do ti shtohen edhe sekrecione te tjera!
pastaj nje kercim ne erresire dhe kalohet nga ana tjeter...spermatocitet qe kalojne ne aparatin gjenital te femres nuk jane ne gjendje te fekondojne ovocitin...vetem pasi te kalojne tek aparati i femres,i nenshtrohen nje procesi te dyte upgrade-i qe i ben te afte te fekondojne ovocitin...ketu fillon kalvari deri tek gameti femer qe ndodhet ne tubet e fallopit...shumica e spermatozoideve shkaterrohet rruges si pasoje e ambientit "te eger" qe eshte: makrofage,neutrofile qe i shkaterrojne.
ato qe mberrijne tek ovociti kane edhe nje detyre te fundit...perdorimi i enzimave qe ndodhen tek koka per te care deri tek muret e ovocitit...aty pastaj njeri futet dhe sapo futet brenda,duke lene bishtin pas,shkakton nje depolarizim te mureve te ovocitit dhe bllokon te gjithe spermatozoidet e tjera qe te mos futen...ato qe ngelen jasht te bojn harakiri se e hongren
pra,cdo ovocit fekondohet vetem nga nje spermatozoid (kush pyet po si ka mundesi qe kemi 2 binjake homozigote,i them qe me pas zigota gjate blastocistit ndahet ne 2 dhoma qe formojne 2 femije,kurse per ato qe pyesin per binjaket heterozigote u them qe jane 2 ovocite qe prodhohen nga vezoret e femres dhe qe te dyja jane fekonduar...gjithsesi keto jane gjera qe kerkojne postime te tjera...)

ky ishte pak a shume per sa i perket rruges se gametit mashkull...


Postuar nga NS-6 datė 04 Janar 2007 - 23:18:

foto e struktures se spermatozoidit

Cod. B05012007

atehere ketu keni edhe figuren e nje strukture te spermatozoidit...ato qe ju duhet te dini jane:

1. berthama qe permban materialin gjenetik.
2.pjesa e bishtit qe ka perqendrimin me te madh te mitokondrive( mitokondrite jane numri 7)
3.flagjeli...eshte ai qe leviz me shume gjate ecjes dhe qe permban nje strukture tubulare dhe ne perberjen e vet ka edhe dineinen qe mund ta keni degjuar edhe me para...struktura tubulare ka kompleksitetin e vet po ashtu!
6.akrozoma...pjesa qe permban enzimat qe do nevojiten per te care shtresen qe rrethon ovocitin
4.membrana e brendshme
5.membrana e jashtme

per ato qe kam harruar pa treguar mund ti tregon ndoshta me vone...


Postuar nga NS-6 datė 05 Janar 2007 - 10:46:

korregjim i vogel (gabim i imi)

hmmm..do doja te beja nje korregjim tek pershkrimi i figures...4 eshte akrozoma,dmth pjesa qe ka enzimat ,ndersa 6 eshte e gjithe berthama qe ka materialin gjenetik


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 128 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.