Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 »
Trego 128 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shtatzania (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11301)


Postuar nga Niqua datė 11 Shkurt 2007 - 12:33:

Sa inetersante ,uaaaa si i rrihte zemra bebit vogel 3 muajshe sa e teme e bukur e.


Postuar nga shkodranforever2005 datė 12 Shkurt 2007 - 09:04:

Kjo me te vertete eshte nje dicka madhore. Kur e mendon se si krijohet qenja njerezore nga nje qelize e vetme qe e ka zanafillen ne nje pjese pothuajse te panjohur ne zhargonin e perditshem ne organizmin e njeriut.
Duke filluar ketu nga formimi i qelizave Leydig (vendi ku prodhohet testosteroni) krijimi i qelizes spermatozomale e deri tek pllenimi i suksesshem i vezes per nje shtatzani te suksesshme.

Mgjse nuk jam i specializuar ne kete profil, do te mundohen qe te sjell dicka nga njohurite e mia rreth ketij fenomeni te paperseritshem dhe te pakrahasueshem me asgje tjeter.
Fusha e Gjinekologjise nuk eshte profili im, por gjithesesi do te mundohem te sjell dicka interesante per te ilustruar sadopak figurat e sjella ketu nga zoteria/zonje/zonjusha (ngaqe se di cfare je) NS_6.


Postuar nga NS-6 datė 12 Shkurt 2007 - 23:07:

foto 6 : hajd vazhdojme me kockat

Cod. A13022007

shkodranforever2005,une jam cun nuk jam gjinekolog kshu qe gjerat qe shkruaj ketu jane te marra nga site te ndryshme dhe nga ato qe me kane shpjeguar neper leksione...normalisht qe eshte edhe konsultimi i librave qe nuk mund te lihet menjane
shpresoj te te shoh se shpejti me ndonje shkrim te bukur ne kete zone (dhe ne te tjera)

ku e lame?ah,po....ky daci po mbush muajin e trete

ne fund te trimestrit te pare dhe ne fillim te te dytit fetusi nuk mund te jetoje akoma ne menyre autonome por gjithsesi ka zhvilluar sistemet dhe funksionet me te avancuara.
kicat (dhembet e vegjel ) kane filluar te formohen ne brendesi te mishit te dhembeve,fillojne te rriten njonjt (nje prerese thonjsh ju lutem ),kockat e kafazit te kraharorit dhe te shpines kurrizore kane filluar procesin e kockezimit qe ben qe kerci te kthehet ne kocke.

ne kete figure (na e ka bo per inot kusari se na ka kthy kurrizin ) kockat me te forta jane ato me ngjyre te verdhe dhe te plote,qe gjithsesi duken qe akoma jane te palidhura njera me tjetren.tani,tamam tamam lidhja mes tyre ekziston por eshte akoma kerrc dhe nuk eshte i dukshem...pesha?200 gram

vazhdojme...


Postuar nga NS-6 datė 20 Shkurt 2007 - 00:08:

foto 7: rradha e qimeve

Cod. B20022007

ne javen e 19 fetusi eshte mbuluar nga nje push (beh,kjo fjale me duket me e pershtatshmja per ate qe dua te them...dmth nje shtrese me qime te holla,te shkurtra dhe te buta) i dendur qe do zhduket para lindjes.do mbetet vetem ajo qe mbulon koken,aty ku formohen edhe floket.dmth ajo pjesa e pushit ne fytyre do zhduket,hiq ketu ato pak zona ku do formohen vetullat (shihni pak se sa perhapje ka tek fetusi )
ka femije qe kane me shume floke se te tjeret.kjo vjen per shkak se gjate muajit te 6 te shtatzanise fillojne te formohen rrenjet e flokeve,dhe dalja e flokeve ndodh gjate muajit te 7.cikli i jetes se ketyre flokeve mbaron per te gjithe ne te njejten kohe dhe te gjithe floket bien ne te njejten kohe.nese kjo gje ndodh kur eshte akoma ne bark te nenes,femija lind qiros () perndryshe floket e tij do te jene te trashe.gjithsesi keto ndryshime jane me baza gjenetike.

ky ktu ka me perdor briskun shpejt me sa shof una


Postuar nga lubi datė 21 Shkurt 2007 - 17:32:

te lumte

NS-6 TE FALENDEROJ NGA ZEMRA PER KETE TEME.NUK E KE IDENE SE CFARE EMOCIONESH ME KE SHKAKTUAR.......
MEGJITHESE UNE TANI MUND TE THEM QE JAM NJE E STAZHIONUAR NE KETO PUNE PASI JAM MAMAJA E DY FEMIJEVE TE MREKULLUESHEM QE JANE TANI VETE JETA IME QE ME KANE PLOTESUAR E M'I KANE DHENE KUPTIM TE VERTETE CDO CASTI TE DITEVE TE MIJA,,SERISHT NDJEHEM E MREKULLUAR NGA ZOTI E NATYRA QE KRIJUAN KETE PROCES KU NJE JETE TE LIDD NGA VETJA NJE TJETER..........!!!!!!!!!!!


Postuar nga lubi datė 21 Shkurt 2007 - 17:45:

ej me rrenqethe trupin

NE VAZHDIM--AJO QE ASNJE SHKENCE NUK MUND TE STUDIOJE ,FILMOJE APO FOTOGRAFOJE ESHTE FILLIMISHT NDJENJA E PA PERSHKRUESHME QE NDJEN NJE NENE KUR ER HERE TE PARE DEGJON RRAHJEN E LEVIZJEN E PARE TE JETES SE EMBRIONIT TE VOCKEL QE GJENDET TASHME BRENDA SAJ....
NUK KA FJALE TE TREGOJE SE SI AI RITET PER RRETH 9MUAJ BRENDA TEJE E ESHTE KUDO ME TY--1 TRUP I VETEM E 2 SHPIRTERA KUDO SE BASHKU...
MBASI TE PERSHKRUASH TI TE GJITHA ETAPAR SHKENCORE TE RRITJES E ZHVILLIMIT TE EMRIONIT DREJT KRIJIMT TE NJE FOSHNJE DO T'JU FLAS PER EMOCIONET E PERJETIMET E MREKULLUESHME QE PERJETOHEN NE CASTIN KUR NDJEN KLITHMEN E PARE...
TE FALENDEROJ NGA ZEMRA PER KETE TEME TE KAM SHUME XHAN QE SHKAKTOVE TEK UNE KETO EMOCIONE--FALEMINDERIT


Postuar nga NS-6 datė 21 Shkurt 2007 - 22:05:

lubi,te falenderoj per fjalet e mira!eshte nje kenaqesi nga ana ime


Postuar nga NS-6 datė 23 Shkurt 2007 - 10:54:

Talking foto 8 : ca ftyre ky tipi

Cod. A23022007

fytyra e fetusit formohet shpejt.qe ne diten e 25 pas fekondimit fillojne te duken format e para,3 dalje qe quhen harqet brakiale.jane keto qe do formojne ballin,fytyren dhe fytin.vetem pas 6-7 javesh fytyra do marre formen taman te nje njeriu dhe para trimestrit te fundit te shtatzanise do marre edhe karakteristikat me te imta te fytyres se njeriut.

ky fetus eshte ne javen e 20,eshte i gjate 19 cm dhe peshon 500 gram (e ngre grepi akoma )...dhe ketu jemi ne gjysem te udhetimit


Postuar nga NS-6 datė 24 Shkurt 2007 - 22:04:

Talking foto 9: foli qy

Cod. B24022007

Duke filluar qe nga muaji i 6 fillojne te regjistrohen reaksione nga ana e fetusit kundrejt stimujve te zerit qe vijne rreth e qark; fluksi i rregullt i gjakut te nenes,te rrahurat e zemres dhe zeri i nenes e shoqerojne gjate gjithe kohes se qendreses ne bark te saj. Por jo vetem kaq.nese nga jashte vijne zhurma te forta,i vogli reagon me nje shtim te te rrahurave te zemres dhe levizje te kembeve dhe kraheve (fillojne shkelmat tani ).Po ashtu i vogli eshte i ndjeshem ndaj muzikes: asgje nuk e qeteson me teper se e kenduara e nenes se vet dhe degjimi i nje pjese klasike nga Mozarti ose Vivaldi...nese keni mall per te ndier shkelma serish,hiqni diskun e Vivaldit dhe vendosni diskun e Prodigy ose Iron Maiden


Postuar nga ada84 datė 28 Shkurt 2007 - 05:55:

Ilacet kundra shtatezanise - birth control pills

Pershendetje,

Kam dy pyetje:

1. Pas sa kohe, pas ndalimit te ilaceve kundra shtatesanise, mund te mbetet femra shtatezene? Duke mos marre parasysh faktin qe edhe gjate marrjes se ilaceve ka 1% shans qe femra mund te mbetet shatezene.

2. Ka efekt negativ nese ndalon/rifillon ilacet kundra shtatezanise shpesh? Psh. i merr per 4-5 muaj, ndalon per 2-3 muaj etj?

Perdorimi :Ortho tri cyclen lo

Ju falenderoj per informacionin qe mund te me jepni.


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 »
Trego 128 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.