Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 39 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- MedicalTube (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14500)


Postuar nga NS-6 datė 13 Shtator 2007 - 00:17:

Conjoined Twins

Cod. A13092007



e reja e rradhes ne zonen e mjeksise. ne kete teme do te hidhen video kryesisht te marra nga YouTube (dhe shpresoj edhe nga site te tjera qe mund ta lejojne kete gje) qe kane te bejne me tema mjeksore. ne kete video te pare flitet per binjaket e ngjitur!nese ndokush prej jush gjen video qe kane te bejne me tema mjeksie mund ti vendosi ketu

Think Again!


Postuar nga NS-6 datė 14 Shtator 2007 - 23:37:

Virtual Guide

Cod. A15092007



pergatituni per nje udhetim te shpejte ne disa nga proceset qe ndodhin ne trupin e njeriut!

Think Different!


Postuar nga NS-6 datė 16 Shtator 2007 - 22:34:

vendosja e nje tubi endotrakeal

Cod. A16092007



mendoja qe kjo procedure mund te ishte shume e veshtire por kjo nuk eshte aspak e vertete. e kam fjalen per vendosjen e nje tubi endotrakeal nga ku mund te futet ajer,nje procedure kjo ne gjendje te shpetoje jeten e pacientit. nese per cfaredo arsye kjo gje nuk eshte e mundur atehere kalohet ne nje nderhyrje nga jashte ku behet nje carje me bisturi qe te mund te vendoset tubi,procedure kjo qe quhet trakeotomi!ne kete video mund te ndiqni metoden kur rruget e larta te frymemarrjes jane te lira!

Think Different!


Postuar nga NS-6 datė 17 Shtator 2007 - 14:34:

Replikimi i ADN-s

Cod. B17092007



kete proces e kam shpjeguar tek tema e gjenetikes se si ndodhte por ndokush mund ta kete pasur te veshtire per te bere nje ide. kjo video jep nje ide se si ndodh procesi i dyfishimit te ADN-s.shpjegimin e kesaj videoje mund ta gjeni ne postimet qe do permend me poshte:

-procesi i dyfishimit te ADN: enzimat (Cod. A 10062005) (2 pjese)
-procesi i dyfishimit (Cod. A 29062005)
-foto e procesit te dyfishimit (Cod. B 08072005)

duke qene se kam gjetur nje numer te mjaftueshem filmimesh te gjerave qe jane shpjeguar ne zonen e mjeksise,here pas here do vendosen filmime dhe do jepen edhe postimet ku mund te gjeni shpjegimin e videove...per ato qe nuk kane...do i gjejme nje menyre

Think Again!


Postuar nga NS-6 datė 21 Shtator 2007 - 00:01:

angjogjeneza (video 1)

Cod. B21092007



angjogjeneza ishte nje proces qe conte ne formimin e eneve te reja te gjakut,nje proces ky themelor per rritjen e kancereve. ne videon mund te shihni nje simulim te ketij procesi.
per me teper mbi angjogjenezen,shihni postimin:

-angjogjeneza (pjesa 1) (Cod. A 20032006)
-angjogjeneza (pjesa 2) (Cod. E 01042006)

ju kujtoj qe per menyren e perdorimit te kodeve,keni nje tutorial ne faqen 3 te temes "nga dhe per moderatorin e zones"


Postuar nga NS-6 datė 21 Shtator 2007 - 00:03:

angjogjeneza (video 2)

Cod. C21092007



ketu keni edhe nje video te dyte serish per angjogjenezen dhe ma do mendja se keto mjaftojne per tua bere te qarte ate koncept.

Think Again!


Postuar nga NS-6 datė 24 Shtator 2007 - 23:56:

leshimi i nje veze

Cod. A24092007



ne kete simulacion paraqitet momenti i ovulimit ku veza kalon ne siperfaqe te vezores dhe formon stigmen,carja nga e cila del dhe merr rrugen per ne tubin e fallopit ku do te mund te fekondohet me nje spermatozoid.

per me teper:
-momenti i ovulimit dhe diagnoza e tij (Cod. A 26072007)


Postuar nga Girl-Power datė 28 Shtator 2007 - 22:21:

Lindja e Bebushit!

Cod. C28092007



Ne kete video paraqitet nje simulim lindjeje...mund te shihen mjaft qarte levizjet e fetusit dhe zgjerimi i mitres per te mundesuar kalimin...
Femija ka mesatarisht nje gjatesi rreth 50cm e nje peshe mbi 3kg


Postuar nga kotka datė 29 Shtator 2007 - 02:53:

Gjeja me interesante qe pashe ne televizor pardje ishte gjnedja shtatezane e nje gruaje prej 46 vjetesh.  Femija ishte gelqerizuar nga jashte ne plancete dhe brenda te gjitha organet ishin ne gjendje te ruajtur mire.


Postuar nga Mister_DXP datė 02 Tetor 2007 - 14:10:

Re: Lindja e Bebushit!

Citim:
Po citoj ato qė tha Girl-Power
Cod. C28092007





Ne kete video paraqitet nje simulim lindjeje...mund te shihen mjaft qarte levizjet e fetusit dhe zgjerimi i mitres per te mundesuar kalimin...
Femija ka mesatarisht nje gjatesi rreth 50cm e nje peshe mbi 3kg



 

Kjo eshte nje mulazh-video e mrekullueshme. Vini re se si rrotullohet koka e femijes ne momentin qe del ne jete. Eshte nje levizje prej 90 gradesh dhe khim pas ne pozicionin  e fillimit. Pra trupi i foshnjes rrotullohet vetem sa te nxjerre koken dhe pastaj perseri kthehen ne vend.

 Shkenca e mjeksise nuk ka mundur qe te shpjegoje keto levizje te cuditshme, te cilat nuk arrijne te marrin shpjegim ne teorite  e njehura materjaliste apo edhe idealiste te kohes.

Pse ndosh kjo?

As psikosomatiket nuk e shpjegojne dot.

???


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 39 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.