Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 47 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kujdes gazeten Shekulli, po manipulon lexuesit ne heshtje! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18127)


Postuar nga Fajtori datė 26 Nëntor 2010 - 04:59:

Kujdes gazeten Shekulli, po manipulon lexuesit ne heshtje!

Gazeta Shekulli eshte nje nga gazetat me te medha qe del ne tregun shqiptar. Eshte gjithashtu nga gazetat me te hershme qe i kane rezituar kohes. Ne internet nxjerr lajmet prej shume vitesh dhe ka website-in me te realizuar te gjithe mediave shqiptare.

Por KUJDES:
Ka kohe qe lajmet kryesore dhe fotografite qe publikohen aty jane manipuluese dhe te njeanshme. Prej me shume se 2 vjetesh publikohen eskluzivisht lajme kunder qeverise dhe kundershtaret nxirren ne poza qesharake. Keto teknika te mirenjohura ne gazetari po shkojne me tutje kohet e fundit. Jo vetem lajmet ndertohen per qellime politike, por edhe mendimet dhe letrat e njerezve perzgjidhen nga redaksia qe te dalin vetem shfryrjet dhe inatet ndaj qeverise (ose ofendimet personale ndaj Sali Berishes). Asnje koment tjeter nuk lejohet te publikohet. Askush nuk arrin te nxjerre nje germe nese kritikon median apo nese nuk bie dakort me gazetarin. Gazeta eshte kthyer tashme ne nje lavatriēe propagande qe synon hutimin e njerezve me metoda te fshehta. Fakti qe tentativa e manipulimit nuk ndalon tek toni i lajmit, por perzgjedh komentet "e duhura" tregon qe stafi i gazetes kerkon te manipuloje imazhin qe krijojne njerezit mbi lexuesit e tjere. Ky eshte hapi me i rrezikshem i manipulimit masiv. Letrat qe botojne nga lexuesit perzgjidhen per te konfirmuar vizionin se shumica e njerezve e mendon njesoj, urrejne dhe shajne Sali Berishen dhe qeverine.

Gazeta Shekulli eshte bere sot gazeta me e rrezikshme ne treg. Eshte alter-egoja e Zerit te Popullit, perdor te njejtat metoda manipulative te periudhes komuniste, tregon vetem aspekte qe i interesojne me shembuj nga njerez te afert me vizionin e pronarit. Lirine e informacionit ia ka lene vetem sektorit te kultures, por ne te vertete puna kryesore e gazetes perqendrohet tek manipulimi i njerezve per ti bere kunder qeverise.

Personalisht nuk mbeshtes qeverine dhe Sali Berishen, por kthimi i nje media ne mjet te thate propagande eshte drame me e madhe sesa nje lider politik. Nje media e manipuluar deri ne kete pike i heq njerezve mundesine per te kuptuar cfare po ndodh dhe cili eshte realiteti. I kthen njerezit ne ushtare te pavetedijshem te klanit te gazetes.

Prandaj kujdes!

Shekulli nuk eshte ASPAK burim i besueshem i realitetit shqiptar. Cdo gje qe shikoni aty eshte krijuar ne menyre qe lexuesi te manipulohet. Mos bini ne kurthin e tyre por mendoni me koken tuaj. Nese besoni ne nje gazetari te ndershme mos u beni mjet i asnje klani. Pakenaqesite ndaj qeverise mos i publikoni aty ku ju perdorin, sepse mendimi juaj sherben vetem qe klane te caktuara te marrin pushtetin. Nje media qe arrin aty sa te perzgjedhe komentuesit sipas interesave te pronarit nuk eshte media, eshte vetem nje mjet propagande. Gazeta si kjo po fshehin shqiptarin nga shqiptari, po na kthejne ne mjet per te luftuar njeri tjetrin pa arritur te dialogojme. Po na kthejne ne militante llogoresh pa dashur te jemi te tille. Nje mendim apo nje kritike mbi situaten kemi te drejte ta kemi te gjithe, por Koēo Kokedhima nuk ka te drejte te na ktheje ne ushtare te njetrajtshem per te arritur qellime te uleta biznesi ose politike. Ne jemi publiku dhe publiku eshte me i rendesishem sesa interesi i ndonje klani per te na manipuluar.

Beni kujdes, mos ushqeni gazeta te tilla qe perdorin metodat komuniste te ushtrimit te kontrollit mediatik. Evitoni te beheni bashkepuntore ne krimin mediatik te pronareve pa skrupuj. Tregojini se indiferenca ndaj medias se tyre eshte ēmimi qe duhet te paguajne per tradhetine ndaj publikut dhe manipulimet banale deri ne nivel komentuesish.


----------------------------------
Pronari i gazetes Shekulli, Koēo Kokedhima, eshte personi qe ndertoi pasurite fillestare duke privatizuar ndermarrjet shteterore thuajse falas. Disa vjet me pare nje kronike hodhi dyshime mbi aferat korruptive qe ēuan ne privatizimin e ketyre ndermarrjeve. Njera prej tyre (ne Durres) u privatizua per 30 mije dollare... nderkohe qe vlera e saj si toke ishte disa qindra mijera dollare (pa llogaritur ndertesat).
Ky njeri qe beri leket duke blere shtetin per hiēgje tani po na kthen ne epoken komuniste kur lajmet kontrolloheshin nga vija e Partise dhe njerezit mashtroheshin sistematikisht. Ajo qe lexoni ne gazete eshte pjese e nje sistemi te nderlikuar manipulimesh qe nuk mbaron te gazeta Shekulli, por aty pronari ka dale hapur duke imponuar manipulimin mediatik si menyre e shpejte per te lejuar miqte e tij te marrin pushtetin.


Postuar nga kurt datė 26 Nëntor 2010 - 06:07:

kam pershtypjen qe vizioneri nuk pajtohet me kyt artikullin


Postuar nga Vizioner datė 26 Nëntor 2010 - 07:31:

Citim:
Po citoj ato qė tha kurti
kam pershtypjen qe vizioneri nuk pajtohet me kyt artikullin


Pershendetje Kurt.

Jo, e ke gabim. Une pajtohem me te gjitha ato qe shpreh Fajtori pra, jam i te njetit mendim!

Une jam vete i fushes se gazetarise(nejse, sa per info.) dhe dicka te tille e kam kostatuar para shume kohesh. Edhe une kam shkruajtur e botur tek "Shekulli", kohe me pare me shume, ndersa ka nje periudhe gati hic!
Pershembull, ka shkruar dhe derguar shkrim edhe "kundra" E. Rames ose PS-se ne disa aspekte te cilat, me llogjiken time, i shikoj jo te rregullta por, nuk me eshte botuar!!!
Une, ashtu sic shkruaj dhe shprehem per Diktatorin S. Berisha, shprehem dhe per PS-ne apo E. Ramen per ate cfare i takon sipas kendveshtrimit tim por, Rama dhe PS-ja kane nje "bonus" sepse jane Opozite dhe jo influence direkte sic ka qeveria!

Dhe, une do t'i shtoja shkrimit te Fajtorit, edhe mediat e tjera ku mbi te to, i spikatur eshte TV-ja me e ndyre "Klan"!!!

Pra Kurt, une jam Demokrat dhe nuk i perkas asnje Partie as me shpirt dhe as me antarsim, pavaresisht nga opinioni qe mund te krijosh ti apo ndonjeri keto dhe gjetke.


Postuar nga Fajtori datė 26 Nëntor 2010 - 07:38:

Nese nuk pajtohet e ben sepse eshte mashtruar nga kjo gazete dhe s'ka arritur te lexoje mes rreshtave. Nuk jam partizan i Sali Berishes, perkundrazi, mezi pres te shporret. Por nuk luftohet e keqja me nje te keqe me te madhe. Vetem nese jemi te ndershem me veten tone mund te pretendojme media te ndershme dhe politike te ndershme. Shekulli eshte gazeta me e madhe dhe njekohesisht me manipuluesja sot per sot. S'duhet ta lejojme te na beje budallenj.


Postuar nga Vizioner datė 26 Nëntor 2010 - 07:57:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Nese nuk pajtohet e ben sepse eshte mashtruar nga kjo gazete dhe s'ka arritur te lexoje mes rreshtave.


Fajtor, besoj se e lexove cfare shkruajta une, edhe sepse e postova para ketij textit tend!


Postuar nga lule datė 26 Nëntor 2010 - 13:52:

Kuptohet qe gazetaret dhe Tv jane te shitura dhe drejtohen nga partite e ndryshme....

Ne te gjithe boten media eshte e ndare ne dysh, ate qe mbron qeverine e ne ate qe e shan, ne te majte e ne te djathte, ne liberale e konservatore etj.
Edhe ne Shqiperi eshte e njejta gje. Ndoshta pak me e theksuar, po thelbi eshte i njejte. Shqiptaret (shumica) dine ta bejne dallimin e te nxjerrin konkluzione.


Postuar nga Klodel datė 26 Nëntor 2010 - 15:03:

Re: Kujdes gazeten Shekulli, po manipulon lexuesit ne heshtje!

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori



Une kam kohe qe nuk lexoj me shekullin. Panorama duket si relativisht me e pavarura por lajmet gjithmone duhen konfirmuar nga shume burime qe te merret vesh c'behet.


Postuar nga AndreaPirelli datė 26 Nëntor 2010 - 17:56:

Citim:
Po citoj ato qė tha fleurs de l'orne
Kuptohet qe gazetaret dhe Tv jane te shitura dhe drejtohen nga partite e ndryshme....



E vertete .......... lexon Tuttosporc ........ dhe gjen vetem politiken e Agnielleve, lexon Cazzeten ....... = Moratti ........... mediaset - berlusca ...... etj.


Postuar nga Fajtori datė 26 Nëntor 2010 - 19:37:

E kam degjuar shpesh moden e justifikimit se ēdo gje negative eshte normale, sepse ndodh ne gjithe boten. Ndryshimi mes normalitetit dhe toksicitetit eshte dozazhi. Edhe glukozi, komponenti ushqyes qe perdoret me shume nga truri, po te arrije nivele te larta kthehet ne vdekjeprures. Ndryshimi mes 1 aspirine qe sheron dhe 10 aspirinave qe te vdesin eshte dozazhi.

Kshu qe ideja se gjithe bota eshte e tille ju ben te harroni diferencen mes gjerave te pranueshme nga gjerave e papranueshme. Perveē faktit se majmunezimi i botes duhet te imitoje dhe balancen e aksioneve pozitive qe ndodhin ne bote, jo vetem aspektet negative qe degjenerojne nje shoqeri te tere.

Keto gjera eshte turp te thuhen, duhet ti kuptoje vete secili. Aq me teper qe keni jetuar jashte dhe tashme duhet ta keni vrare mendjen ku qendron diferenca mes nje televizioni qe anon politikisht dhe nje gazete qe manipulon ate qe njerezit shkruajne.


Postuar nga AngelDevil datė 26 Nëntor 2010 - 19:46:

Une kam kohe qe nuk lexoj gazeta por kam pas degjuar ne TV me perpara kur behesha gati ne mengjes per pune shtypin e dites dhe degjoja sesi nje burim informacioni transformohej ne shume lajme ngjyra ngjyra sipas pronarit te gazetes. Tani rralle shfletoj Gazeta Shqiptare Panorama dhe Standard me duken me te besueshme duke i krahasuar dhe me burimet e sakta te lajmeve te marra nga rruge jo mediatike.


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 47 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.