Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Rrefimi i ish-presidentit Moisiu: Presionet e Berishės pėr shkarkimin e Sollakut (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17199)


Postuar nga Fajtori datė 26 Korrik 2009 - 14:01:

Rrefimi i ish-presidentit Moisiu: Presionet e Berishės pėr shkarkimin e Sollakut

Kjo eshte nje nga intervistat me spektakolare qe kam lexuar ndonjehere, ku goja e te vertetes eshte ... ish-PRESIDENTI shqiptar. Vlen vertet te lexohet.


---------------------------------------------

Pėr ta studiuar sa mė mirė dhe pėr tė dalė nė konkluzione tė sakta mbi raportin e Kuvendit pėr ēėshtjen Sollaku, porosita qė tė punohej nė dy drejtime kryesore: E para, tė ngrihej njė grup vendor ekspertėsh tė drejtėsisė dhe tė Kushtetutės, por ndėrkohė kėrkova qė kėtij grupi vendas t'i jepej njė konsulencė ekspertėsh tė huaj. E dyta, pėr t'i sqaruar gjėrat sa mė mirė dhe deri nė fund, i dhashė porosi kėshilltarit tim juridik, tė bisedonte dhe tė konsultohej me anėtarėt e misionit "Euralius", si dhe me juristėt amerikanė, tė cilėt vinin shpesh pranė gjyqėsorit tonė pėr ndihmė juridike. I mora kėto masa, se po shihja qė komisioni i Kuvendit mė shumė po merrej me argumente politikė, sesa me ato juridike dhe kushtetuese.

Kuvendi, mė 24 korrik, mori nė shqyrtim raportin e komisionit "Sollaku". Nė fakt ishin dy raporte, ai i shumicės dhe ai i opozitės. Ishte mė se e kuptueshme qė tė dy do t'i kundėrviheshin njėri-tjetrit. Gjatė diskutimit, fjalėn mė tė ashpėr e mbajti Berisha, i cili duke argumentuar nevojėn e shkarkimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, arriti deri aty sa ta akuzojė se ai ėshtė i lidhur me krimin dhe gjėra tė tjera tė padėgjuara ndonjėherė, qė ai, siē e ka zakon, i pėrdor lehtėsisht dhe pa asnjė pėrgjegjėsi, kur dėshiron tė nxijė diēka me qėllim, pėr tė plotėsuar synimin e tij. Mė befasoi me ato qė thoshte pėr tė, sepse nė qoftė se Sollaku ishte anėtar i krimit, atėherė me ēfarė pafytyrėsie nė muajin janar mė propozoi, qė pasi ta largonim nga ajo detyrė, ta emėronim nė instancat e larta tė gjykatave tona?! Sigurisht kjo do tė thotė se ai ėshtė i papėrgjegjshėm pėr ato qė nxjerr nga goja, ndaj kujtdo qė e quan kundėrshtar tė tij, qė pėr ēudi, tek ne, kjo, jo vetėm nuk ndėshkohet, por quhet aftėsi. Pas kėtij pseudodebati nė Kuvend, kuptohet qartė se shumica me votat e saj mori vendim pėr shkarkim tė Thedhori Sollakut nga detyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm.

Ndėrkohė, situata po rėndohej. Sulmet dhe presionet direkte dhe indirekte ndaj meje po shpeshtoheshin nė mėnyra nga mė tė ndryshmet, pėr tė cilat mė shumė ndjeja neveri sesa i vlerėsoja. Ēuditesha me ta qė nuk mė kishin njohur ende, sepse nė se do tė isha i atillė qė tė shihja interesat personale, shenjat do t'i kisha dhėnė me kohė gjatė jetės sime, kur kam kryer detyra jo pak tė rėndėsishme. Pra, shqetėsimi im i vetėm ishte ēfarė tė bėja mė mirė dhe mė shumė, pėr tė forcuar shtetin ligjor dhe demokracinė shqiptare.
Por pėrsėri presionet dhe ngacmimet e tyre s'kishin tė sosur. Nė muajin gusht, kur isha me pushime nė Vlorė, mendja e tyre e mbrapshtė polli njė sajesė tjetėr. Sapo kisha mbėrritur nė vilė, kur prefekti i qarkut erdhi mė takoi. Nė bisedė e sipėr mė tha se ishin nė dispozicionin tim pėr tė mė krijuar kushte sa mė tė mira pushimi. E falėnderova pėr respektin dhe kujdesin qė tregoi.
Tė nesėrmen, "Top-Chanel" jep njė reportazh, se nė Vlorė po pengohej turizmi, pasi Presidenti ka ndaluar qė pub-et, nė afėrsi tė vilės ku ndodhet, tė kenė aktivitete pas mesnate. U befasova nga ky lajm! Menjėherė kėrkova tė komunikohej me prefektin, pėr tė sqaruar se kush e kishte dhėnė atė porosi, por kontakti me tė nuk u arrit. Ndėrkohė, policia mohonte tė kishte dhėnė ndonjė urdhėr pėr diēka tė tillė. Tė nesėrmen shtypi i djathtė u mbush me kėtė "sensacion"! Nė mbrėmje u takova me drejtuesit vendorė. Bashkė me ta ndodhej edhe prefekti, i cili, pasi e pyeta, mė sqaroi se kėtė e kishte bėrė ai, "pėr tė ruajtur qetėsinė pėr mua natėn". I them faleminderit, por mua nuk mė shqetėsojnė pub-et dhe po tė kisha nevojė do ta kisha kėrkuar vetė njė gjė tė tillė. Mė pas m'u kujtua se e njėjta taktikė u pėrdor nga sejmenėt e Nanos nė vitin 2002, kur kisha shkuar pėr pushime nė Dhėrmi.

Atėherė, tė nesėrmen e mbėrritjes sime, u dha lajmi nė media se Presidenti ka ndaluar qė pub-et tė kenė aktivitet pas mesnatės, nė njė kohė qė mbesat e mia, qė i kisha me vete, qėndronin atje bashkė me shoqėrinė e tyre, deri vonė pas mesnate! Pra, qėllimi i kėtyre lajmeve tė rreme, si nė kohėn e qeverisė sė majtė ashtu edhe nė atė tė djathtėn, ishte i njėjtė, pėr tė krijuar nė opinionin publik njė imazh sa mė negativ ndaj meje, si Kryetar i Shtetit. Megjithatė, njerėzit e thjeshtė nuk gėnjeheshin aq lehtė, sa mendonin strategėt e kėtyre makinacioneve mashtruese. E them kėtė, sepse, sipas njė sondazhi qė kishte bėrė shoqata amerikane "Global", i shpallur tri ditė pas sensacionit tė Vlorės, rezultonte qė besimi tek Presidenca ishte rritur me 4.7%, kurse nota vlerėsuese ishte 7.6, mė e larta nė krahasim me tė tjerėt.
Por Berisha nuk mendonte ta ndalte hovin e presionit ndaj meje, pėrkundrazi e shtoi atė sė tepėrmi, duke iu afruar sa mė shumė atyre tė tipit mafioz. Konkretisht aty nga mesi i gushtit, nipave tė mi filloi t'u bėhej presion maksimal, pėr tė influencuar tek unė pėr firmosjen e shkarkimit tė Kryeprokurorit! Duke qenė mashė e Berishės, Gazmend Dibra, drejtori i Drejtorisė sė Aviacionit Civil, i kish kėrkuar nė telefon Sashės, nipit tim tė madh, qė tė vinte nė Sarandė tek unė, ku ndodhesha me pushime, pėr tė mė kėrkuar largimin e Sollakut! Kur e mora vesh kėtė veprim skandaloz tė drejtorit tė Aviacionit, nuk po e besoja! Si ishte e mundur tė arrihej deri nė presione tė shėmtuara tek Kryetari i Shtetit?! Me thėnė tė drejtėn, m'u kujtuan ndodhitė nė Republikat e Amerikės Latine, ku komandon mafia!

Pas katėr ditėve tė telefonatės qė kishin marrė nipat e mi, nė gazetėn "Panorama" citohej kėshilla qė kishte dhėnė z. Godo, pėr firmosjen e shkarkimi tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm! "Ndryshe do tė ndodhte pėrkeqėsimi i marrėdhėnieve midis Presidentit dhe Kryeministrit"! Mandej, duke kaluar pa asnjė ngurrim nė kėrcėnimin e paskrupullt: "Kujdes, mazhoranca i ka 84 votat pėr Presidentin"! Se pėr ēfarė pėrkeqėsimi tė mėtejshėm fliste Godo, kjo u kuptua kur, pėrveē presioneve tė shumta nėpėrmjet organeve zyrtare e atyre mediatike, kishte filluar edhe presioni maksimal ndaj familjarėve tė mi. Duke parė kėto veprime, pėr ditė e mė shumė po bindesha se Berishės aq i bėnte pėr dėmtimet e padrejta qė i shkaktoheshin tjetrit dhe tė ardhmes sė vendit. E rėndėsishme pėr tė pėrherė ka qenė dhe ėshtė mbajtja e pushtetit me ēdo kusht dhe pėrfitimi sa mė shumė prej tij. Kėtė po e tregojnė mė sė miri edhe ngjarjet paszgjedhore nė vitin 2009, veprime tė cilat po e izolojnė Shqipėrinė pėr ditė e mė tepėr nga Bashkimi Evropian.
Ēuditėrisht, presioni i Gazmend Dibrės ndaj nipave tė mi vazhdonte tė rritej nė mėnyrėn mė skandaloze! Pas sugjerimit qė u bėri pėr tė ardhur tek unė dhe pėr tė mė bindur tė firmosja shkarkimin e Sollakut, mė vonė filloi t'i kėrcėnonte se do t'u mbyllte biznesin, qė faktikisht mė pas e bėri! Pėr momentin mendova se ishte thjesht njė nismė militante e Dibrės nė shėrbim tė Doktorit. Ama, mė pas, u pa qartė se ai vepronte direkt me porosi tė Berishės, qėllimshėm pėr tė dėmtuar njerėzit e mi, qė tė mė detyronte pėr t'u tėrhequr nga mbrojtja e Kushtetutės dhe pėr t'u hapur rrugėn dėshirave tė tij! Pra, e njėjta metodė qė pėrdor mafia nė tė gjitha vendet ku ajo vepron, e cila nė rast se nuk ia arrin dot qėllimit me mėnyrat e zakonshme, pėrdor sekuestrimin e personave tė familjes ose shantazhin, pėr tė thyer rezistencėn qė bėhet kundėr arritjes sė objektivave tė saj! Megjithatė, qėndrova indiferent, vazhdoja punėn time bazuar nė ligjshmėrinė kushtetuese, duke mos u marrė me mafiozllėqet qė po kryheshin.

Aq i pėrkushtuar ishte Gazmend Dibra, sa qė nga Varshava ku kish shkuar me shėrbim, nė fillim tė shtatorit, dha urdhėr me telefon qė tė pezullohet aktiviteti i kompanisė ajrore "Albatros", me pretekstin absurd qė ata i kishin borxh njė sasi tė hollash njė institucioni tė tretė, problem qė ishte dėrguar pėr zgjidhje nė gjyq. Kėshtu, duke shkelur tė gjitha rregullat e etikės dhe tė drejtėsisė, nė marrėdhėnie me njė biznes privat, nė mėnyrė absolutisht tė padrejtė dhe tė paligjshme, pėrdorėn nė mėnyrė tepėr abuzive forcėn e ekzekutivit, vetėm dhe vetėm pėr tė mė detyruar mua qė tė tėrhiqesha nga pozicioni im kushtetues! Sigurisht, ky veprim i paskrupullt solli njė reagim tė furishėm nė shtyp dhe nė Parlament.
Por, prapė se prapė Kryeministri nuk u tund nga e vetja, duke vėnė nė jetė atė qė thuhet: "Jo Ligji, por Maliqi", deri sa e detyroi "Albatros"-in tė falimentonte. Me kėtė rast, si pa u ndjerė, iu hap rruga kompanisė tjetėr ajrore, "Bellair", tė operonte suksesshėm e vetėm dhe pa konkurrent, ku njė nga pronarėt kryesorė ėshtė njeriu i Bashės, tė lidhur njė dreq e di me kė nė kėtė shoqėri, qė mė shumė i ngjan njė karteli mafioz sesa njė shteti ligjor evropian.

Ndėrkohė, pėr ēėshtjen "Sollaku", si Euralius ashtu edhe pėrfaqėsuesi i Kėshillit tė Europės nė Tiranė, pasi studiuan raportin e Kuvendit, dhanė opinionin e tyre se nuk shikonin ndonjė arsye kushtetuese pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Edhe juristėt amerikanė, qė vizitonin kohė pas kohe gjyqėsorin tonė nė Shqipėri, jepnin tė njėjtin mendim. Vėshtirėsia qėndronte se Euralius nuk pranonte qė tė shprehej publikisht, duke deklaruar se ata nuk kishin mandat pėr atė veprim. Po pėr tė njėjtat arsye edhe juristėt e KE-sė nė Tiranė, hezitonin pėr t'u prononcuar publikisht. Mė vjen mirė qė kohėt e fundit kėto institucione e kanė kuptuar gabimin e tyre dhe kanė filluar tė reagojnė hapur ndaj shkeljeve tė qeveritarėve tanė tė pėrfshirė nga qėllime jo tė pastra nė ushtrimin e detyrave tė tyre. Po kėshtu shoh me kėnaqėsi qė diplomatėt e huaj nė Tiranė kanė vendosur tė flasin pa dorashka pėr shkeljet e shumta qė po bėhen nė vendin tonė nga pushteti aktual.
Pėr tė krijuar njė bindje ligjore edhe mė solide, nė shtator, kur shkova pėr tė marrė pjesė nė sesionin e radhės sė OKB-sė, shfrytėzova mundėsinė e njė konsulence mė tė gjerė edhe me Kryetarin e Gjykatės sė Lartė tė SHBA-sė, me zotin Xhon Roberts, i cili dha po tė njėjtin mendim, qė nuk shihte asnjė arsye kushtetuese pėr shkarkimin e Sollakut. Dua tė pėrmend kėtu prononcimin e Presidentit Bush nė "Forumin mbi Demokracinė", qė u mbajt nė Nju Jork nė atė shtator, me pjesėmarrje tė njėzet e njė kryetarėve tė shteteve dhe kryeministrave, i cili ėshtė bėrė publik nė atė kohė. Po e sjell nė kujtesė, qė kur m'u drejtua mua, tha: "Ju pėrshėndes dhe ju inkurajoj, pėr kurajėn dhe pėr punėn qė po bėni, sidomos pėr pėrpjekjet tuaja pėr tė ruajtur dhe konsoliduar pavarėsinė e sistemit gjyqėsor nė Shqipėri, gjė pėr tė cilėn mė kanė folur juristė tė shquar amerikanė, qė janė takuar me ju dhe kanė vizituar Shqipėrinė". Kjo ishte njė mbėshtetje mė se e hapur nė lidhje me qėndrimet e mia pėr tė mbrojtur drejtėsinė shqiptare nga sulmet politike tė Berishės.
Pas kthimit nga SHBA-ja, e kisha mė se tė qartė se ē'duhet tė vendosja pėr propozimin qė mė kish ardhur pėr Prokurorin e Pėrgjithshėm. Ndaj, pėr ta bėrė sa mė transparente se ku mbėshtetej vendimi im pėr refuzimin e propozimit tė Parlamentit, dekretin e shoqėrova me njė letėr tė detajuar, drejtuar anėtarėve tė Parlamentit, tė cilėn e dėrgova mė 13 tetor. Pėr opinionin publik u shpreha njė ditė mė vonė, nė njė konferencė shtypi para medias shqiptare dhe asaj tė huaj qė operonte nė vendin tonė, ku shpjegova se krizėn ndėrinstitucionale, e kisha trajtuar me shumė pėrgjegjėsi, duke respektuar me pėrpikėri Kushtetutėn dhe ligjet e shtetit. Theksova se nė thelb tė bashkėpunimit institucional qėndron pavarėsia dhe autonomia e tyre nė kryerjen e funksioneve kushtetuese. Mandej sqarova se nė vendimin e Kuvendit nuk ėshtė dhėnė njė propozim i drejtpėrdrejtė pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, por miratim i raportit tė komisionit hetimor parlamentar.

Pra, ėshtė vendosur nė njė votim tė vetėm miratimi i raportit me kėrkesėn pėr shkarkim, ēka bie ndesh me paragrafin 2 tė nenit 149 tė Kushtetutės. Pėr sa i pėrket vlerėsimit tė vendimeve tė prokurorisė nga komisioni hetimor, ky veprim bie ndesh me nenin 7 tė Kushtetutės, sepse kompetencėn ekskluzive pėr kėto veprime e ka vetė prokuroria.
Mė pas shpjegova se sipas ligjeve tona, funksionin kontrollues nuk mund ta marrė Parlamenti, por vetėm gjykata. Nė vendimin e saj tė vitit 2003, Gjykata Kushtetuese ėshtė shprehur se "Kontrolli parlamentar duhet zhvilluar nė mėnyrė tė atillė qė tė mos ndėrhyjė nė veprimtarinė e pushteteve tė tjera".

Nė kėtė mėnyrė argumentova se nga disa anėtarė tė Parlamentit ėshtė shkelur parimi i prezumimit tė fajėsisė, duke e deklaruar fajtor prokurorin pa vėrtetuar fajėsinė e tij me gjyq.
Pra, bazuar nė kėto konstatime, arrita nė pėrfundimin qė Prokurori i Pėrgjithshėm nuk e ka shkelur Kushtetutėn dhe refuzova propozimin e Parlamentit pėr shkarkimin e tij. Pėr kujtesė tė lexuesve po sjell nė vėmendjen e tyre se ēfarė thuhet nė nenin 149, pika 2 e Kushtetutės: "Prokurori i Pėrgjithshėm mund tė shkarkohet nga Presidenti i Republikės, me propozim tė Kuvendit, pėr shkelje tė Kushtetutės ose pėr shkelje tė rėnda tė ligjit gjatė ushtrimit tė funksioneve tė tij, pėr paaftėsi mendore a fizike, pėr akte e sjellje qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e prokurorit". Sikurse shihet, asnjė nga kėto kushte qė pėrmendėm nuk rezultonin nė raportin e paraqitur nga Parlamenti.
Pas shpalljes sė kėtij vendimi, reagimet ishin nga mė tė ndryshmet. Ndonėse e dija se partia nė pushtet jo vetėm nuk do ta mirėpriste, por do tė pėrshkallėzonte mė tej sulmet ndaj meje, mora parasysh gjithēka. Mendova se njė vendim i tillė nga ana ime ishte i domosdoshėm pėr t'i thėnė "Ndal shkatėrrimit tė shtetit"!
Megjithatė, njė ditė mė pas, duke e ditur se pėrvjetori i datėlindjes sė gjithsecilit ėshtė eveniment dhe, si tė tillė e vlerėsoj, mė 15 tetor, ditėn e lindjes tė Kryeministrit Berisha, kėrkova tė mė lidhin nė telefon pėr ta uruar. Sekretaria e tij, me pretekste tė ndryshme, nuk e realizoi lidhjen. Po atė ditė Topalli doli nė shtyp e irrituar, duke shfaqur me impulsivitet pakėnaqėsinė e saj pėr vendimin tim, duke thėnė sė fundi se, megjithatė, do tė mjaftohemi me kaq!

Mėnyra se si e tha tregonte njė formė presioni, me tė cilėn mund tė kuptohej se kundėrvėnia jonė ndaj Presidentit nuk do tė pėrshkallėzohet mė tej, ku linte tė nėnkuptohej se s'do tė ketė ndonjė "impiēment" (kėrkesė pėr shkarkim), ama nė tė njėjtėn kohė, indirekt paralajmėronte se ekziston njė arsye e gatshme pėr ta bėrė kėtė, nė rast se do tė ndodhte ndonjė pėrplasje e re. Edhe pse sinjalet pėr mua ishin mė se tė qarta, prapė se prapė nėpėrmjet intervistave deklarova publikisht se asnjėri nga ne nuk kishte tė drejtė tė ndėrpriste komunikimin zyrtar, qė kėrkonte ecuria normale e drejtimit tė shtetit. Por nuk ishte e thėnė tė rivendosej komunikimi. Unė me bindje dhe ndėrgjegje tė pastėr dhe tė plotė vazhdova kryerjen e detyrave tė mia kushtetuese deri nė fund tė mandatit.

----------------------------------------------


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.