Forumi Horizont Gjithsej 136 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)


Postuar nga kotka datė 28 Dhjetor 2007 - 18:49:

Re: Gishta qe dridhen

Citim:
Po citoj ato qė tha ingmetalboy
Gishtat... Mblodha doren grusht dhe e shtrengoj fort. Pastaj e hap dhe filloi ta shkund me furi. Ul koken. Gishtat vazhdojne te me dridhen sot. "JO!!" Ngrihem dhe i afrohem dritares se hapur dhe ndjej me ajrin e qytetit te mbushur me lageshti dhe erresire. Jashte bota eshte tkurrur ne nje reklame te stermadhe cigaresh dhe syte e modeles teper te bollshme te zgjdhur qellimisht nga fotografi, dukeshin sikur me shihnin mua ne sy. Seksi shet keto kohe. E pse jo? Edhe une pi te njejtat cigare gjithashtu. E verteta eshte qe une pij keto cigare mbasi jane me te lirat, por lavazhi i trurit ka funksionuar pjeserisht edhe tek mua ndaj dal shpesh ne dritare te sodis gjokset e saj. Kthej kurrizin te dashures sime ne distance dhe ndez nje cigare. Kerkoj karrigen por cuditerisht ajo eshte zhdukur nen nje mal me rroba te palara. Gjithe delikatese i shtyj me kembe pertoke dhe ulem.
Dora tani cuditerisht nuk po me dridhej. Mos isha cmendur? Cfare kisha vendosur? "Jo me rruge te shkurta." Patjeter qe duhet te isha cmendur. Me sa dij une jam i vetmi ne kete planet qe po marr ne konsiderate te zbatoj nje vendim te tille. "Me shpejt, me shume, me lire" Valle nuk eshte kjo fuqia qe ve ne levizje shoqerine tone ne kete shekull? Sa me shkurt per mos humbur kohe, nuk ka rendesi te dish por te kesh, jo cilesi por sasi, ec ne qorrsokaqe se nuk i dihet dhe del gjekundi. Gustoja zevendesohet me komoditetin, ne betejen midis forcave te se kaluares dhe forcave te tjetersuara te tashmes qe kerkon te na shnderroje ne automate blerjesh me "ule cmimi" e dime te gjithe kush ka fituar. Nuk ka me te ndalosh diten dhe te ngresh koken lart per tu kenaqur me driten e diellit apo te shtrihesh dhe te numerosh rete. harruam te marrim fryme thelle per te kthjelluar mendimet dhe per te gedhire naten pagjume per te vendosur nese do te blesh trendafila apo karafila per vajzen tende. Ndaluam se vezhguari veten ne pasqyre per te kutuar me thelle se sa na vlen lekura.
Cigarja me eshte djegur komplet dhe hiri gati i plote rrezohet ne tapet. E pashe tek binte dhe cuditerisht asnje sirene alarmi nuk mu ndez. Ndoshta kjo eshte shenje e deshires per te vazhduar fillin e mendimeve. Po cfare rendesi ka te vazhdoj te perseris keto gjera vetes?
Ndoshta imtesirat qe i zbuloj cdo dite mbi veten me falin origjinalitetin e humbur ne kete dekade. Ndoshta kjo ishte arsyeja pse dora me dridhet kur dua te shkruaj. Valle per cfare te shkruaj? Jam i lodhur se shkruari mbi trishtimin dhe derivatet e tij te shumllojshme qe ka shnderruar frymezimin tim ne nje monolog vaji. Te shkruaj per dashurni? Atehere duhet te kthehem ne te kaluaren, te pakten gjate luftes se dyte boterore sepse mbas saj kjo ndjenje e fuqishme ishte tretur e tretur derisa nje dite ishte zhdukur duke lene kete bote ne erresire. Tek-tuk zbuloheshe ndonje kopje e tjetersuar ne ndonje cift pleqsh qe ecnin dore per dore lulishteve.
Por tani ka ardhur koha per ndryshim dhe muza ime do te rigjendet ne menyren tradicionale, te shperfilluar nga shume banore te planetit blu. Mund dhe djerse. Ne librat e vjeter me kapake te rende flitej shume per keto dy fjale. Frika e deshtimit me lidh fytin dhe me shpon krenarine. Duhet te sakrifikoj shume dhe ky proces aspak i koklavitur po veshtiresohej qe tani. Por ne ata libra te vjeter thuhej gjithashtu qe rruga behet me e lehte kur fillon dhe ecen perpara.



 

Sa shume me pelqeu.

Ty i dashur po te dridhen gishtat, ndersa mua ne keto momente po me dridhen gjithe qelizat e trurit dhe nuk ka mekanizem ne bote qe te mi komandoje ne keto momente.

Ndihem kaq e eksituar dhe nuk di ku do ti gjej ato forca qe te me cojne perseri ne relax.  Me duket si gjeja me e pamundur per momentin, qe mund te ndodhi dhe e di shume mire gjithe kjo gjendje eksituese vjen nga stresi i kote i dites qe eksperimentojme pothuajse cdo seconde, cdo minute, cdo ore.

Nuk e ndalojme dot, duhet te marrim pjese ne kete valle se kjo valle hiqet sot, eshte ne mode si i thone fjales..........


  Gjithsej 136 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.