Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 143 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dritėro Agolli (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=95)
-- I madherishmi Dritero (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=673)


Postuar nga Ana datė 28 Mars 2003 - 20:30:

Thumbs up I madherishmi Dritero

NE KTHIM ME AVION


Sikur te rrezohet ne mal ky avion,
Kur une udhetoj nga Greqia,
Askush s'e mbaron,
Fletorken pergjysme me vjershat e mia.


Ate do ta hape Sadija e mjere,
Padashur, ashtu kot se kotit,
Mbi vjershen e lene pergjysme do bjere,
E nxehta pikez e lotit.


Pastaj do ta nxjerre nga canta shamine,
E vetme ne dhome,
Fletorken do ta mbylle me nje psheretime:
" I shkreti, i linte gjerat pergjysme gjithmone".


Postuar nga Ana datė 28 Mars 2003 - 20:35:

Thumbs up

PA ZILI


Per nje pasanik zili s'kam une,
Aq me ben se kamja nuk i kapet!
Pasuri e tij s'me prish dot pune,
Jaken s'ma pikon, s'm'i gris corapet.


Lus t'i shtohet pasuria shume,
Qofte e mos t'i shtohet, po t'i tkurret,
Aq me ben, e fare s'me prish pune,
Nuk m'i gris as breket, as poturet.


Postuar nga Ana datė 28 Mars 2003 - 20:38:

Thumbs up

NE NJE MOTEL

Nje motel ne rruge,
Nje macok, nje qen;
Lakuriq nje kurve,
Me nje biznesmen.

Hyj ne porte e thone:
" Mos u ngjit me lart,
S'ka per ty as dhome,
S'ka per ty as shtrat.

Kater dhoma jane,
Ti asnje nuk gjen,
Fle me nje putane,
Vec nje biznesmen".

Jashte e gdhiva naten
Pa nje mik, nje shok;
Bosi kish putanen,
Une nje macok.


Postuar nga Ana datė 28 Mars 2003 - 20:42:

Thumbs up

GRUAJA E PAKAPSHME


TE MPLAKURIT POET I DEL NE GJUME,
AJO QE S'E TAKOI DOT ASNJEHERE,-
NJE GRUA ME NISHAN, E BUKUR SHUME,
QE SHPESH E TURBULLOI, S'E LA TE FLERE.

NE JETE ASAJ NUK MUNDI T'I AFROHEJ,
I RA PAS GJURMEVE DHE SHUME E NDOQI,
PO GJURMET FSHIHESHIN, AJO LARGOHEJ
DHE S'KAPEJ DOT, SI S'KAPET HORIZONTI.

TE MPLAKURIT POET TANI NE GJUME,
AJO I DEL ME SHPESH SE CDO HERE TJETER,
MENGJESI HAPET, SKUQET QIELLI I MURME,
LESHON POETI DOREN PERMBI LETER.


Postuar nga Ana datė 28 Mars 2003 - 20:48:

Thumbs up

E PAPLAKURA

S'PLAKESH AS NGA VITET,
S'THAHESH AS NGA NGRICAT,
RRUMBULLAKE VITHET,
SUMBULLA MBI CICAT.

PARA TUND LIMONJTE,
PRAPA QIPARISIN,
SJELL NJE FLLAD TE NGROHTE,
NGRE ME FLATRA SHPIRTIN........


Postuar nga Ana datė 28 Mars 2003 - 20:52:

Thumbs up

AI QE TROKET NE NJE PORTE

I LUMTUR JE TI , QE TROKET NE NJE PORTE,
KUR KTHEHESH NGA LUFTA MES VAPES SE GUSHTIT,
KUR S'DUHET ASGJE,POR VETEM NJE GOTE,
ME UJIN E FTOHTE TE PUSIT.

I LUMTUR JE TI, QE TE FTOJNE PA BUJE,
NE DHOMEN E PAQES PA FJALE,
KUR DORE E NJE VAJZEZGJAT GOTEN ME UJE
DHE ZOTIT I FALESH:"JAM GJALLE"


Postuar nga Ana datė 08 Prill 2003 - 23:20:

Cool Motivet

Motivet? Jane vajza lozonjare,
Qe buzeqeshin ne rruge e te ftojne.
Por po s'i ndoqe pas, te lene perfare,
Te lene..............fluturojne.............


Postuar nga lorie datė 31 Korrik 2003 - 02:42:

NJE SHKREPESE
Ndizme vella nje shkrepese
nen qiellin e zi
Nje shkrepese te brishte shprese
ne erresiren me shi

Ne erresiren e dhjamur si pelte
kur ndihet te zbrese acar
E dini c'do te thote nje shkrepese?
Nje fije e holle si bar?


Postuar nga i_lire datė 06 Gusht 2003 - 21:42:

SIKUR S'JETOJ NE VENDIN TIM

Me ndodh sikur s'jetoj ne vendin tim
Po ne nje vend te huaj dhe te larget
Ne nje qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve te rrjepur dhe te laget.

Cuditem pse keshtu me duket shpesh
Kur s'ka njeri shtepia, kur jam vetem
Kur shiu ne dimer flluska ngre ne shesh
Dhe mua flluska flluska ma ben jeten.

Me ngjan sikur dhe strehet derdhin helm
Helmohemi ato cast me njeri tjetrin
s'e di nga vjen ky helm se s'kam c'te them
Vec shoh se rrobat tona helm na rrjedhin.

Ky vend me duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimah ne themelet
Pastaj do tundet toka ne termet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgerdheshet.

I huaj jam ne vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerez
Kjo me lendon dhe shpirtin ma gervish
me ben te qaj si nxenes prapa deres.


(Tani qe jemi larg e kerkojme vendin tone, kur ishim atje donim te iknim, s'dime c'te bejme dhe ne shqiptaret e shkrete.)


Postuar nga i_lire datė 06 Gusht 2003 - 21:44:

TRISHTIMI

Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte
E mbylla dhe deren qe rrinte e hapur
Per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte
Qe shtireshin engjej te dashur.

Ku vete s'e di , vec s'dua te kthehem
Serishme ne rrenat e jetes
Diku ne nje skaj te larget do prehem
me qafen e futur ne jaken gri te xhaketes.


  Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 143 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.