Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- truri, semundjet e tij dhe te rejat e fundit rreth tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11654)


Postuar nga NS-6 datė 29 Prill 2007 - 23:42:

semundja e parkinsonit (3)

1997. zbulohet qe mutacione te nje gjeni qe prodhon proteinen alfa-sinukleine ishte pergjegjese per nje forme te trashegueshme te Parkinsonit. Per ta zhvilluar semundjen mjafton te kesh nje kopje te gjenit (njerin alel) te semure (pra nje semundje autozomike dominante). Ky mutacion gjehet vetem ne 1% te pacienteve por rendesia e kesaj gjetjeje ishte qe plasen kerkimet per te gjetur gjene te tjera qe mund te jepnin te njejten gje. Alfa-sinukleina ishte gjetur edhe ne grumbullin e proteinave ne formen normale dhe te prishur qe mund te bente te mendohej se raporti mes formes mutante dhe origjines se parkinsonit ishte rruga per te kuptuar formimin e trupave te Lewy-t ne qelizat dopaminergjike te substances se zeze ne pacientet me formen sporadike te semundjes.

Gjeni i alfa-sinukleines kishte si produkt nje proteine me 144 aminoacide qe kishte nje rol sinjali ne neurone. Mutacionet prodhonin ndryshime shume te vogla ne sekuencen e aminoacideve (edhe 1 aminoacid tek mjaftonte), por te mjaftueshme per te shkaktuar problemet. Studime treguan qe nese prodhohet ne sasi te medha, shkakton nje shkaterrim te neuroneve por edhe nese nuk kthehet ne nje forme funksionale ( nje problem me folding dmth) mblidhej ne trupat e Lewy-t. po ashtu i gjet qe ishte ne gjendje te shkaktonte edhe bllokimin e sistemit te ubikuitine-proteazomes dhe ishte resistente kundrejt veprimit te proteazomes mbi te. Po ashtu u gjet edhe qe kopje te reperta te gjenit normal te saj mund te japin parkinson.

1998. rradhen e ka gjeni parkin, qe rizultoi shkaktar i nje forme tjeter te trashegueshme te parkinsonit. Por ka nje gje te rendesishme: mutacionet e tij shiheshin me shume ne personat me parkinson para moshes 40 vjec. Sa me e re te jete mosha qe paraqet semundjen, aq me shume ka mundesi qe mutazioni te jete tek ky gjen. Forma e trashegimise eshte autozomike recesive (duhet te marresh mutacionin nga te dy prinderit qe ta zhvillosh semundjen por edhe ato qe kane nje gjen mutant jane persona ne rrezik. Mutacionet e ketij gjeni jane me te perhapura se sa ato te alfa-sinukleines por akoma nuk ka statistika per kete gje.
Analizat e sekuences se proteines treguan qe kishte 2 zone (domain) te quajtura RING dhe se proteinat qe permbajne ate domain jane te perfshira ne rruget e shkaterrimit te neuroneve. Te dhenat tregojne qe problemet ne kete forme vijne si pasoje e mungeses se ubikuitines ne sistemin pastrues te proteinave dhe normalisht qe direkt mund te na shkoje mendja qe parkina ka lidhje me ubikuitinen dhe ashtu eshte ( shihni se si ishte skema e funksionit te sistemit te ubikuitine-proteazoma dhe mendoni se ku mund ta nderhyje parkina tek ubikuitina… pikerisht aty ku po e mendoni). Parkina eshte ajo qe lidh ubikuitinen me grumbullin e proteinave dhe pa ubikuitinen nuk kishte shenje dhe proteazoma nuk punon ne heqjen. Kerkime te para pak koheve kane treguar qe nje proteine BAG5 qe gjendet ne trupat e Lewy-t lidh parkinen dhe i bllokon funksionin dhe kjo gje con ne vdekjen e qelizave dopaminergjike.

vazhdon...


  Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.