Forumi Horizont Gjithsej 967 faqe: « E parė ... « 859 860 861 862 863 864 865 866 867 [868] 869 870 871 872 873 874 875 876 877 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Fajtori datė 05 Maj 2012 - 06:25:

Kam pare shume filma kohet e fundit, por keto te dy poshte dalin mbi te tjeret.

The hunting party (2007) me Richard Gere.
Ky tregon historine e nje gazetari qe dergohet ne zona luftrash. Por eksperienca ne luftrat e ballkanit e ndryshon pergjithmone dhe ai nuk behet me vetem gazetar.
Eshte film spektakolar i realizuar bukur ne cdo detaj. Eshte nga filmat e pakte qe arrijne te tregojne ballkanin sic eshte dhe te mbajne nje histori terheqese per publikun. Dalin sheshit dhe pazaret qe bejne shtetet perendimore me kasapet e ballkanit, nderkohe qe ironizohet fakti qe amerikanet nuk po kapin dot Bin Ladenin njesoj sic nuk kapen kriminelet e ballkanit. Shkurt, film per tu pare.



Die Welle (2008) - The Wave
Film gjerman qe tregon eksperimentin e nje mesuesi per ti spjeguar nxenesve diktaturat dhe autokracine. Praktikisht mesuesi ve klasen ne nje regjim te padiskutueshem dhe studentet avash avash kthehen ne ushtare te bindur te grupit "Vala" (Die Welle). Eksperimenti del jashte klases dhe influencon jeten private te secilit. Nderkohe "Vala" merr formen e nje levizje studentore te dhunshme.

Ky film vlen sa dy libra psikologjie te vene bashke. Ka nje skenar te thjeshte dhe spektakolar qe tregon gjithe hapat e kthimit te nje grupi njerezish ne ushtare te bindur te nje ideologjie. Keto spjegohen thjesht me shembujt e jetes se perditshme, pakenaqesite e njerezve nga qeverite aktuale, inflacioni, padrejtesite qe shikojne, etj, te cilat cojne ne kerkimin e formave diktatoriale dhe liderit absolut. Vetem se... ky nuk eshte vetem film, nuk eshte thjesht skenar. Ky eshte nje eksperiment qe nje mesues historie ka bere vertet ne California ne 1967 per t'i spjeguar nxenesve si ka mundesi qe gjermanet i bindeshin liderit nazist. Jo vetem qe ai arriti te kthente klasen ne nje levizje studentore, por edhe rezultatet e nxenesve te tij u rriten ndjeshem ne cdo fushe. Kjo thjesht sepse ata nxenes besonin diku. Mesuesi quhej Ron James dhe sot eshte bere i famshem. Mbi eksperimentin e tij eshte shkruar nje novele. Filmi "Die Welle" bazohet ne ate novele. Akoma me interesant eshte fakti qe filmi eshte gjerman dhe bashkekohor. Pra gjithcka ndodh ne ditet e sotme ne nje universitet gjerman.

Ky film permbledh ate qe shume autore jane munduar te spjegojne ne libra, perfshire filozofen njujorkeze Hannah Arendt. Pra eshte nje eksperience jete qe duhet pare, sepse e mira dhe e keqja nuk mund te ndahen plotesisht, prandaj njeriu nuk mund te beje zgjedhje absolutisht negative ose absolutisht pozitive. Duhet patur parasysh vetem se sensi i apartenences (si thuhet shqip) eshte goxha i forte dhe mund te beje qofte mire (kohezion social), qofte keq (nacionalizem ekstrem).

Ketu traileri i filmit:


Ndersa ketu historia e vertete e eksperimentit e treguar nga profesori i historise:


  Gjithsej 967 faqe: « E parė ... « 859 860 861 862 863 864 865 866 867 [868] 869 870 871 872 873 874 875 876 877 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.