Forumi Horizont
Trego 47 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kujdes gazeten Shekulli, po manipulon lexuesit ne heshtje! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18127)


Postuar nga Fajtori datė 26 Nëntor 2010 - 04:59:

Kujdes gazeten Shekulli, po manipulon lexuesit ne heshtje!

Gazeta Shekulli eshte nje nga gazetat me te medha qe del ne tregun shqiptar. Eshte gjithashtu nga gazetat me te hershme qe i kane rezituar kohes. Ne internet nxjerr lajmet prej shume vitesh dhe ka website-in me te realizuar te gjithe mediave shqiptare.

Por KUJDES:
Ka kohe qe lajmet kryesore dhe fotografite qe publikohen aty jane manipuluese dhe te njeanshme. Prej me shume se 2 vjetesh publikohen eskluzivisht lajme kunder qeverise dhe kundershtaret nxirren ne poza qesharake. Keto teknika te mirenjohura ne gazetari po shkojne me tutje kohet e fundit. Jo vetem lajmet ndertohen per qellime politike, por edhe mendimet dhe letrat e njerezve perzgjidhen nga redaksia qe te dalin vetem shfryrjet dhe inatet ndaj qeverise (ose ofendimet personale ndaj Sali Berishes). Asnje koment tjeter nuk lejohet te publikohet. Askush nuk arrin te nxjerre nje germe nese kritikon median apo nese nuk bie dakort me gazetarin. Gazeta eshte kthyer tashme ne nje lavatriēe propagande qe synon hutimin e njerezve me metoda te fshehta. Fakti qe tentativa e manipulimit nuk ndalon tek toni i lajmit, por perzgjedh komentet "e duhura" tregon qe stafi i gazetes kerkon te manipuloje imazhin qe krijojne njerezit mbi lexuesit e tjere. Ky eshte hapi me i rrezikshem i manipulimit masiv. Letrat qe botojne nga lexuesit perzgjidhen per te konfirmuar vizionin se shumica e njerezve e mendon njesoj, urrejne dhe shajne Sali Berishen dhe qeverine.

Gazeta Shekulli eshte bere sot gazeta me e rrezikshme ne treg. Eshte alter-egoja e Zerit te Popullit, perdor te njejtat metoda manipulative te periudhes komuniste, tregon vetem aspekte qe i interesojne me shembuj nga njerez te afert me vizionin e pronarit. Lirine e informacionit ia ka lene vetem sektorit te kultures, por ne te vertete puna kryesore e gazetes perqendrohet tek manipulimi i njerezve per ti bere kunder qeverise.

Personalisht nuk mbeshtes qeverine dhe Sali Berishen, por kthimi i nje media ne mjet te thate propagande eshte drame me e madhe sesa nje lider politik. Nje media e manipuluar deri ne kete pike i heq njerezve mundesine per te kuptuar cfare po ndodh dhe cili eshte realiteti. I kthen njerezit ne ushtare te pavetedijshem te klanit te gazetes.

Prandaj kujdes!

Shekulli nuk eshte ASPAK burim i besueshem i realitetit shqiptar. Cdo gje qe shikoni aty eshte krijuar ne menyre qe lexuesi te manipulohet. Mos bini ne kurthin e tyre por mendoni me koken tuaj. Nese besoni ne nje gazetari te ndershme mos u beni mjet i asnje klani. Pakenaqesite ndaj qeverise mos i publikoni aty ku ju perdorin, sepse mendimi juaj sherben vetem qe klane te caktuara te marrin pushtetin. Nje media qe arrin aty sa te perzgjedhe komentuesit sipas interesave te pronarit nuk eshte media, eshte vetem nje mjet propagande. Gazeta si kjo po fshehin shqiptarin nga shqiptari, po na kthejne ne mjet per te luftuar njeri tjetrin pa arritur te dialogojme. Po na kthejne ne militante llogoresh pa dashur te jemi te tille. Nje mendim apo nje kritike mbi situaten kemi te drejte ta kemi te gjithe, por Koēo Kokedhima nuk ka te drejte te na ktheje ne ushtare te njetrajtshem per te arritur qellime te uleta biznesi ose politike. Ne jemi publiku dhe publiku eshte me i rendesishem sesa interesi i ndonje klani per te na manipuluar.

Beni kujdes, mos ushqeni gazeta te tilla qe perdorin metodat komuniste te ushtrimit te kontrollit mediatik. Evitoni te beheni bashkepuntore ne krimin mediatik te pronareve pa skrupuj. Tregojini se indiferenca ndaj medias se tyre eshte ēmimi qe duhet te paguajne per tradhetine ndaj publikut dhe manipulimet banale deri ne nivel komentuesish.


----------------------------------
Pronari i gazetes Shekulli, Koēo Kokedhima, eshte personi qe ndertoi pasurite fillestare duke privatizuar ndermarrjet shteterore thuajse falas. Disa vjet me pare nje kronike hodhi dyshime mbi aferat korruptive qe ēuan ne privatizimin e ketyre ndermarrjeve. Njera prej tyre (ne Durres) u privatizua per 30 mije dollare... nderkohe qe vlera e saj si toke ishte disa qindra mijera dollare (pa llogaritur ndertesat).
Ky njeri qe beri leket duke blere shtetin per hiēgje tani po na kthen ne epoken komuniste kur lajmet kontrolloheshin nga vija e Partise dhe njerezit mashtroheshin sistematikisht. Ajo qe lexoni ne gazete eshte pjese e nje sistemi te nderlikuar manipulimesh qe nuk mbaron te gazeta Shekulli, por aty pronari ka dale hapur duke imponuar manipulimin mediatik si menyre e shpejte per te lejuar miqte e tij te marrin pushtetin.


Postuar nga kurt datė 26 Nëntor 2010 - 06:07:

kam pershtypjen qe vizioneri nuk pajtohet me kyt artikullin


Postuar nga Vizioner datė 26 Nëntor 2010 - 07:31:

Citim:
Po citoj ato qė tha kurti
kam pershtypjen qe vizioneri nuk pajtohet me kyt artikullin


Pershendetje Kurt.

Jo, e ke gabim. Une pajtohem me te gjitha ato qe shpreh Fajtori pra, jam i te njetit mendim!

Une jam vete i fushes se gazetarise(nejse, sa per info.) dhe dicka te tille e kam kostatuar para shume kohesh. Edhe une kam shkruajtur e botur tek "Shekulli", kohe me pare me shume, ndersa ka nje periudhe gati hic!
Pershembull, ka shkruar dhe derguar shkrim edhe "kundra" E. Rames ose PS-se ne disa aspekte te cilat, me llogjiken time, i shikoj jo te rregullta por, nuk me eshte botuar!!!
Une, ashtu sic shkruaj dhe shprehem per Diktatorin S. Berisha, shprehem dhe per PS-ne apo E. Ramen per ate cfare i takon sipas kendveshtrimit tim por, Rama dhe PS-ja kane nje "bonus" sepse jane Opozite dhe jo influence direkte sic ka qeveria!

Dhe, une do t'i shtoja shkrimit te Fajtorit, edhe mediat e tjera ku mbi te to, i spikatur eshte TV-ja me e ndyre "Klan"!!!

Pra Kurt, une jam Demokrat dhe nuk i perkas asnje Partie as me shpirt dhe as me antarsim, pavaresisht nga opinioni qe mund te krijosh ti apo ndonjeri keto dhe gjetke.


Postuar nga Fajtori datė 26 Nëntor 2010 - 07:38:

Nese nuk pajtohet e ben sepse eshte mashtruar nga kjo gazete dhe s'ka arritur te lexoje mes rreshtave. Nuk jam partizan i Sali Berishes, perkundrazi, mezi pres te shporret. Por nuk luftohet e keqja me nje te keqe me te madhe. Vetem nese jemi te ndershem me veten tone mund te pretendojme media te ndershme dhe politike te ndershme. Shekulli eshte gazeta me e madhe dhe njekohesisht me manipuluesja sot per sot. S'duhet ta lejojme te na beje budallenj.


Postuar nga Vizioner datė 26 Nëntor 2010 - 07:57:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Nese nuk pajtohet e ben sepse eshte mashtruar nga kjo gazete dhe s'ka arritur te lexoje mes rreshtave.


Fajtor, besoj se e lexove cfare shkruajta une, edhe sepse e postova para ketij textit tend!


Postuar nga lule datė 26 Nëntor 2010 - 13:52:

Kuptohet qe gazetaret dhe Tv jane te shitura dhe drejtohen nga partite e ndryshme....

Ne te gjithe boten media eshte e ndare ne dysh, ate qe mbron qeverine e ne ate qe e shan, ne te majte e ne te djathte, ne liberale e konservatore etj.
Edhe ne Shqiperi eshte e njejta gje. Ndoshta pak me e theksuar, po thelbi eshte i njejte. Shqiptaret (shumica) dine ta bejne dallimin e te nxjerrin konkluzione.


Postuar nga Klodel datė 26 Nëntor 2010 - 15:03:

Re: Kujdes gazeten Shekulli, po manipulon lexuesit ne heshtje!

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori



Une kam kohe qe nuk lexoj me shekullin. Panorama duket si relativisht me e pavarura por lajmet gjithmone duhen konfirmuar nga shume burime qe te merret vesh c'behet.


Postuar nga AndreaPirelli datė 26 Nëntor 2010 - 17:56:

Citim:
Po citoj ato qė tha fleurs de l'orne
Kuptohet qe gazetaret dhe Tv jane te shitura dhe drejtohen nga partite e ndryshme....



E vertete .......... lexon Tuttosporc ........ dhe gjen vetem politiken e Agnielleve, lexon Cazzeten ....... = Moratti ........... mediaset - berlusca ...... etj.


Postuar nga Fajtori datė 26 Nëntor 2010 - 19:37:

E kam degjuar shpesh moden e justifikimit se ēdo gje negative eshte normale, sepse ndodh ne gjithe boten. Ndryshimi mes normalitetit dhe toksicitetit eshte dozazhi. Edhe glukozi, komponenti ushqyes qe perdoret me shume nga truri, po te arrije nivele te larta kthehet ne vdekjeprures. Ndryshimi mes 1 aspirine qe sheron dhe 10 aspirinave qe te vdesin eshte dozazhi.

Kshu qe ideja se gjithe bota eshte e tille ju ben te harroni diferencen mes gjerave te pranueshme nga gjerave e papranueshme. Perveē faktit se majmunezimi i botes duhet te imitoje dhe balancen e aksioneve pozitive qe ndodhin ne bote, jo vetem aspektet negative qe degjenerojne nje shoqeri te tere.

Keto gjera eshte turp te thuhen, duhet ti kuptoje vete secili. Aq me teper qe keni jetuar jashte dhe tashme duhet ta keni vrare mendjen ku qendron diferenca mes nje televizioni qe anon politikisht dhe nje gazete qe manipulon ate qe njerezit shkruajne.


Postuar nga AngelDevil datė 26 Nëntor 2010 - 19:46:

Une kam kohe qe nuk lexoj gazeta por kam pas degjuar ne TV me perpara kur behesha gati ne mengjes per pune shtypin e dites dhe degjoja sesi nje burim informacioni transformohej ne shume lajme ngjyra ngjyra sipas pronarit te gazetes. Tani rralle shfletoj Gazeta Shqiptare Panorama dhe Standard me duken me te besueshme duke i krahasuar dhe me burimet e sakta te lajmeve te marra nga rruge jo mediatike.


Postuar nga SmoKer datė 26 Nëntor 2010 - 19:59:

Burim i sigurte informacjoni mund te jene me shume grate e lagjes me thasheshemet e tyre sesa gazetat sot!


Postuar nga lule datė 26 Nëntor 2010 - 20:06:

Media - eshte nje bisnes i ndyre, me e keqe se mafia. Degjojme median ne Shqiperi te therrase e tunde gishtin fort: "jemi pushteti i trete", gazetat tona jane pa fitim (sa ironi qe eshte)! Po si i ben parate qe nderton pallate ti o qen! Nese jane "pushtet i trete", ateher nuk jane per popullin, jane te pushtojne, te mashtrojne, dhe nuk bejne asgje tjeter por vetem punen e politikes, qe ne vetvete eshte e vecante ne shqiperi per vete natyren e saj antipopullore.
Mediatiket jane pasaniket me te medhenj ne shqiperi. E kuptoni tani se cfar ngjet? Gazetar (pronari) por qe behet pasanik duke shfrytezuar informacion...
Eshte menyra me e mire per te manipuluar masat...por edhe politiken. I thote politikaneve, nese nuk na ndihmoni (kuptohet ne kurriz te popullit) ne "ju shtypim" se "jemi pushteti i trete"....

Ne vend qe ti lene ndasite politike menjane dhe te kerkojne llogari per vjedhjet, ankandet, privatizimet, shfrytezimet e ofiqeve shteterore per perfitime personale vazhdojne luften mes tyre me teorite komuniste e demokrate, me keq akoma qe keto drejtime politike i personifikojne me emra personale te udheheqesve sikur keto te jene zbritur ne toke nga krijuesi i madh e jo te jene disa figura qe e kane kalur politiken per gryke te shfrytezojne edhe te marrin kafshaten e fundit nga goja e femijes se atij qe me zor shtron ushqim ne tavoline...!


Postuar nga Fajtori datė 26 Nëntor 2010 - 20:14:

Mor po gazetat nuk genjejne dot hapur per ate pune. Mund te zgjidhin cfare ngjyre ti japin shkrimit, por jo cfare mendojne njerezit. Fakti qe nje gazete ka frike nga ajo qe mendojne njerezit domethene qe ka marre fund. Kjo nuk ndodh me BalkanWeb psh. Panoramen se kam lexuar, do e shof me shume. Deri tani vetem BalkanWeb ka akoma sensin e gazetarise, publikon lajme dhe merr komentet si te vijne pak a shume. Balkanwebi ka nxjerre kohet e fundit skandalet me te rendesishme, faljen e ujrave territoriale, dje nxorri nga vijne plehrat qe po ndosin Kroacine, etj. Domethene arrin te shikosh qe gazetaria eshte me e forte se manipulimi. Tek Shekulli nuk gjen asnje cep te pamanipuluar. Eshte dramatike sepse ka qene gazeta me e madhe me shkrime te pavarura qe njerezit akoma e besojne deridiku.

Top Channel ka lajme te ēuditshme dhe faqe interneti kalamajsh. Vene dy lajme nga Shqiperia dhe lloj lloj budalleqesh nga bota, deri tek autobuzi qe del nga rruga ne Kine, trafik i renduar ne Teheran, pluhur ne Turqi, etj.


Postuar nga lule datė 26 Nëntor 2010 - 20:23:

Sido qe te jete mediumi, problemi kryesor eshte tek konsumatori i tij. Sepse mashtrimi eshte i mundshem, vetem nese konsumatori nuk di te dalloje ne mes te
1. informimit dhe vleresimit,2. pohimit te mbeshtetur ne deshmi dhe pohimit jo te mbeshtetur ne deshmi.Pohimi nuk eshte informacion. Por vleresim personal. Eshte e njejta sikur te thoshte gazetari "molla eshte peme e keqe". Keshtu qe ky mendim nuk mund te sipermerret nga degjuesi dhe te mendoje ky pastaj se ka "mendim te sakte, sepse edhe TV e pohon kete gje". A mund te thuash se "molla eshte peme e keqe" dhe te argumentosh kete mendim me referim ne mendim te gazetarit? Pra molla eshte e keqe sepse gazetari ka thene kete gje. Ketu qendron problemi.
Fajin ne shumicen mbiabsolute e ka qytetari. Mosarsimimi i mjaftueshem i tij. Ky mosarsimim con tek "keqinformimi" apo "mashterimi" i mediave.


Postuar nga BIONDIA datė 26 Nëntor 2010 - 20:26:

Re: Kujdes gazeten Shekulli, po manipulon lexuesit ne heshtje!

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
t


----------------------------------
Pronari i gazetes Shekulli, Koēo Kokedhima



Ke harruar qe eshte dhe presidenti i klubit sportiv Dinamos dhe i gazetes "sporti shqiptar"


Postuar nga Fajtori datė 26 Nëntor 2010 - 20:29:

Problemi fillon kur manipulimi nuk mbaron tek gazetari, por mberrin tek mendimi i qytetarit. Sado te kesh aresim apo llogjike, eshte e pamundur te luftosh nje media qe filtron mendimet e qytetareve per interesa politike. Prandaj rruga me e mire eshte indiferenca. Nje media qe gjen indiferencen e njerezve shkon automatikisht drejt fundit. Edhe po te rrije hapur do behet si ZP, relike ne doren e pronareve.



Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA


Ke harruar qe eshte dhe presidenti i klubit sportiv Dinamos dhe i gazetes "sporti shqiptar"



Eshte edhe bashkepronar i 15-kateshit, pronar i firmave te ndertimit, pronar i Partise se Blerte (per te fut kembet ne parlament), pronar i nje televizioni, etj.


Postuar nga lule datė 26 Nëntor 2010 - 20:34:

Gjithesesi.. ne Shqiperi jan te politizuara 98% por TV Klani dhe TVSH jane 100% mjafton 1 her ti shofesh lajmet ne keto TV dhe kupton se jane me Saliun.
Edhe Top Cannel, News 24, Vizion +, Ora News etj jane te njeanshem por pak me pak se keto te dy siper qe permenda.
...mbase ata qe jetojne atje i shofin gjerat me qarte,, po un them ate qe di e qe ndjek un ..


Postuar nga Piktor datė 26 Nëntor 2010 - 20:38:

Ne nje postim diku ne nje teme kam thene se shume media lene per te deshiruar dhe pikerisht balkanweb dhe natyrisht forumi horizont jane te paanshem me publikun. Kjo do te thote se pavarsisht se pronari ka nje bindje politike apo i njeanshem ne arsyetimet e tij dhe kjo eshte mese normale ne shoqerite pluraliste, nuk influencon ne mendimin e lire te njerzve qe normal brenda rregullave dhe etikes te shprehin mendimin e tyre, te debatojne e te diskutojne.
Po ta shohim me syrin e nje kritiku te thjeshte, ne shume tema qe diskutohet atje, perveēse lajmi perseritet dy apo tre here, qe ne titull, kaptine, dhe epilog, me e keqja eshte se fjala e kundershtarit politik pra Berishes ne lajm eshte i rrethuar nga gazetari, Rama apo Ps dhe kur vazhdon pastaj te lexosh tek komentet, ndonjeher mendoj se do vrasin veten nga vreri apo helmi qe i ka zene keta komentues qe po perjetojne nen rregjim.
Po keshtu pergezoj Fajtorin per kritiken dashamirese qe i ka bere Shekullit.
Uroj qe ata ta marrin seriozisht dhe te nderrojne sadopak pershtjellimin qe krijojne.


Postuar nga Piktor datė 26 Nëntor 2010 - 20:50:

Citim:
Po citoj ato qė tha fleurs de l'orne
Gjithesesi.. ne Shqiperi jan te politizuara 98% por TV Klani dhe TVSH jane 100% mjafton 1 her ti shofesh lajmet ne keto TV dhe kupton se jane me Saliun.
Edhe Top Cannel, News 24, Vizion +, Ora News etj jane te njeanshem por pak me pak se keto te dy siper qe permenda.
...mbase ata qe jetojne atje i shofin gjerat me qarte,, po un them ate qe di e qe ndjek un ..

E kam thene dhe here tjeter Tvsh mos e fusni ne llogari se sot eshte i Sales dhe neser i Rames. kaq per tvsh
Klani eshte histori me vete, me pak fjale do them ate qe mendoj une sesa eshte e vertete nuk e di.
Kur Nano mori tatepjeten, partine ja la rames dhe klanin Berishes.
Topi ka meriten me dixhitalizimin dhe ne ate kohe femijerie dhe adoloshence te saj ishte me te vertet nje mrekulli, per shume gjera te reja qe solli ne media, plus konkurrencen.
News24 ka meriten se eshte tv qe informon ne kohe reale, pavarsisht se dihet se anon majtas.
Vizion Plus nganjeher i shkrepet e jep lajme te sakta dhe ndoshta sikurse u zgjua nga gjumi kur hoqi dore nga gazetaret ekstremiste.


Postuar nga Fajtori datė 26 Nëntor 2010 - 21:03:

TVSH atehere duhet shkrire, te pushohen nga puna gjithe gazetaret e atyshem dhe arkiva te cohet ne arkive te shtetit. Eshte e papranueshme qe po paguajme prej vitesh nje televizion qe asnje drejtor nuk ka arritur ti jape trajta moderne. TVSH eshte barre ne ekonomine shqiptare. Kur kushtet te jene pjekur mund te hapet nje televizion i ri publik. TVSH eshte njolle e shemtuar ne panoramen mediatike.


Postuar nga Piktor datė 26 Nëntor 2010 - 21:26:

Fajtori edhe Rai ka te njejtin problem ne Itali biles dikush kohet e fundit Fini me duket ka hedhur nje ide qe ti shkurtohen duart partive politike gje qe eshte prktikisht e pamundur. Megjithate jam shum i sigurte qe jo vetem ti por dhe shume te tjere nuk kane kohe te ndjekin Tvsh. Edhe une kam ndonje verejtje per Tvsh por qe kane te bejne me shume me anen estetike dhe e pafalshme qe nuk transmeton direkt nga sateliti per shqiptaret ne mbare boten te pakten ndeshjet e kombetares.
Nuk mund ta besosh sa here jam nevrikosur kur e pret kengen e ne mes dhe fut reklama e publicitete. Para ca ditesh biles ishte nje grup femijesh ne nje spektakel shume terheqes dhe papritur e ndali kengen qe shoqerohej me valle ne mes.


Postuar nga lule datė 27 Nëntor 2010 - 14:22:

Citim:
Po citoj ato qė tha Piktor
E kam thene dhe here tjeter Tvsh mos e fusni ne llogari se sot eshte i Sales dhe neser i Rames. kaq per tvsh
Klani eshte histori me vete, me pak fjale do them ate qe mendoj une sesa eshte e vertete nuk e di.
Kur Nano mori tatepjeten, partine ja la rames dhe klanin Berishes.
Topi ka meriten me dixhitalizimin dhe ne ate kohe femijerie dhe adoloshence te saj ishte me te vertet nje mrekulli, per shume gjera te reja qe solli ne media, plus konkurrencen.
News24 ka meriten se eshte tv qe informon ne kohe reale, pavarsisht se dihet se anon majtas.
Vizion Plus nganjeher i shkrepet e jep lajme te sakta dhe ndoshta sikurse u zgjua nga gjumi kur hoqi dore nga gazetaret ekstremiste.





Kush punon ne median shqiptare???
Si e kane marre ate pune ato njerez?Me miq kuptohet.Kush jane miqte? ndonje deputet,ndonje qe punon ne Ministri,ndonje ish komunist me lidhje te forta me
partine socialiste/demokratike/etj ..pak rendesi ka..thjeshte me vjen keq per ata qe manipulohen ..
Shtypi dhe media pretendon se eshte i pavarur,asnjanes por e verteta eshte mbron interesat e miqve.


Postuar nga Fajtori datė 27 Nëntor 2010 - 20:15:

Nuk besoj se gazetaret dhe punonjesit e mediave kane fituar te gjithe punen me miq dhe nga lidhjet e shkuara. Nuk mund te hedhim poshte punen e tyre a priori. Por sigurisht ekzistojne ndonjehere interesa dhe konflikte interesash qe vijne nga lart. Pastaj ēdo media ka specifiken e vet dhe nuk mund te futen te gjithe ne nje thes, si Top Channel, Shekulli, Panorama, BalkanWeb apo Klani. Secili ka ndertuar politiken e vet mediatike qe nuk eshte gjithmone ajo e korruptimit te thelle deri ne nivel gazetaresk. Nuk mund te banalizohet gjithe realiteti me paragjykime. Nuk hyhet aq kollaj neper televizione dhe po te kesh te njohur. Kur pyea dikur nje drejtues qe njihja me tha "Cfare di te besh ti?". Nuk dija te beja asgje praktikisht. Kisha vetem pasionin, prandaj u bllokova.

Nuk marrin ne pune vetem shoke e familjare jo, pa merak. Fakti qe tek faqja e Topit ke njeoftim pune per nje regjisor/e tregon se televizionet nuk jane vetem oborre personale. Ndryshe nuk do ishin zhvilluar kaq sa jane.


Postuar nga lule datė 27 Nëntor 2010 - 20:22:

Gjithmone ka ekzistuar e vazhdon te eksistoje manipulimi e korrupsioni kudo, si ne qeveri e ne Media ..as mos e diskuto nje Chanell nje Qeveri, e kane Politizuar cdo gje..madje dhe Humorin ...tani ndaj as mos diskutohet fare kjo ceshtje, se ska mbarim kurre.


Postuar nga saintman datė 06 Dhjetor 2010 - 23:19:

Pershendetje Mr/Ms Fajtor.Po i referohem shkurtimisht postimit tend te pare me te cilin hape kete teme.Dihet mjaft mire qe gazetat,radio dhe TV jane mjetet me te cilat pothuajse te gjithe njerezit informohen.Keto mjete informatike pervec qe jane plotesisht te kontrolluara jane dhe te ndara,ne te djathta,te majta etj etj.Qe te mos zgjatem,nese di anglisht hidhi nje sy kesaj videoje te kuptosh rolin e vertet te partive ne pushtet


Postuar nga saintman datė 06 Dhjetor 2010 - 23:23:

Talking

s


Postuar nga misterioz datė 07 Janar 2011 - 22:13:

Re: Kujdes gazeten Shekulli, po manipulon lexuesit ne heshtje!

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Gazeta Shekulli eshte nje nga gazetat me te medha qe del ne tregun shqiptar. Eshte gjithashtu nga gazetat me te hershme qe i kane rezituar kohes. Ne internet nxjerr lajmet prej shume vitesh dhe ka website-in me te realizuar te gjithe mediave shqiptare.

Por KUJDES:
Ka kohe qe lajmet kryesore dhe fotografite qe publikohen aty jane manipuluese dhe te njeanshme.konfirmuar vizionin se shumica e njerezve e mendon njesoj, urrejne dhe shajne Sali Berishen dhe qeverine.
Prandaj kujdes!
Shekulli nuk eshte ASPAK burim i besueshem i realitetit shqiptar. Beni kujdes, mos ushqeni gazeta te tilla qe perdorin metodat komuniste te ushtrimit te kontrollit mediatik.




Kush nga gazetat nuk eshte Faje,55-sa apo Panorama qe ndryshon si nata me diten nga ajo e para dy vjeteve,edhe TV-te jane te gjithe pothuajse partiake ,ky eshte realiteti shqiptar dhe te vėsh gishtin vetem tek shekulli i bije qe te jesh edhe ti i njeanshem ,mund te kishe permendur edhe te tjera.
Per mendimin tim te gjitha gazetat jane te njeanshme por gazeta Shekulli eshte e vetmja qe mund te thuhet qe i ben oponence pushtetit prandaj edhe eshte me e goditura.


Postuar nga ZeQo_PiLaFi datė 11 Shkurt 2011 - 22:50:

Gazeta me e keqe me duket korieri!


Postuar nga Tucano datė 12 Shkurt 2011 - 03:44:

Me duket pak absurde specifikimi i vetem i shekullit, pasi e dime te gjithe shume mire se cili eshte roli i mediave ne ditet e sotme. Eshte kanali me te cilen politika mundohet te influencoje lexuesin/degjuesin/shikuesin. Eshte ky i fundit qe ne baze te parimeve, idealeve e mendimet politike qe ka, zgjedh se nga cila media te influencohet. Thene shkurt te gjithe nje m.. jane persa i perket sjelljes se lajmit ne menyren te drejte e transparente ne syte e veshet e popullit. Sic ka thene dhe nje parafoles, me hapjen e kesaj teme, ti je duke treguar indirektesisht nje anshmeri tenden duke kritikuar ne nje tufe hienash vec njeren.


Postuar nga topolaku datė 13 Prill 2011 - 21:58:

po nga ty duhet te kemi kujdes?

ti fton lexuesit qe te tregojne kujdes?
- se pari kush je ti qe ndermerr kete mision?
- se dyti shekulli eshte privat dhe mbahet me paret e veta.. keshtu qe nuk i jep llogari askujt se si do i shpenzoje ato, apo kujt do ti beje tifozllik me ato paret...
- se treti, nese ti do qe ne nje forum te botohet gjithcka, atehere e thjeshte fare; lere shekullin te beje c'te doje, dhe ti hap vete nje gazete e nje forum.
- se katerti, dhe
- se pesti dhe
se gjashti ,... e keshtu me radhe...

ti shiko harxho frymen dhe shkruaj per TVSH qe jeton me paret e socialisteve dhe demokrateve, me te familjeve te reja dhe te pensionisteve, por qe 'te ben te vjellesh nga niveli i ulet, i pazhvilluar, niveli i trashe dhe i neveritshem i tifozllekut"
keshtu pra, beji nder lexuesve dhe mos i harxho kohen kot.. o vemje i shkrete!!


Postuar nga Fajtori datė 15 Prill 2011 - 11:52:

Gazetaria ka nje etike dhe nuk eshte biznes i klaneve te Koco Kokedhimes. Gazeta private ka e gjithe bota, por kane nje cipe, aq me teper qe kjo gjuhe e komunikimit tregon vetem se ti topolaku je nga dora e tyre (ne mos i aferm i pronarit qe flet mbi financat).

Po prit pnjehere. Gazeta Shekulli me paret e veta? Ne cilin vit? Gazeta Shekulli shtiej 10 leke kur gazetat e tjera benin 30-40 leke, aq sa nje deputet ne parlament ngriti problemin se mediat po shkaterrohen nga boset e biznesit. Te mos kishte thaset me para Kokedhima gazeta Shekulli do mbetej nje gazete perferie, sepse nuk mund te konkurronte me tregun atehere kur ishte per tu konkurruar. Eh sigurisht, pasi ke vrare gjithe konkurrencen me gazeta gjysem falas, tani mund ti gezohesh tregut, madje ta manipulosh ate.

Sidoqofte, edhe sot qe gjoja Shekulli mbahet me parate e veta, n leket gazeta. Atehere le te beje transparencen e financave, te shikojme me cfare parash mbahet Shekulli, me parate e lexusve qe blejne gazeten, apo me firmat e Kokedhimes qe hedhin pare ne nje mjet propagande personale.

Gazeta Shekulli eshte bere nje relike qe s'e lexon askush. Edhe ata qe e lexojne e marrin me pinca, fokusohen tek artikujt kulturore nga fundi i gazetes, sepse gjithshka del ne faqen e pare eshte e pilotuar dhe e manipuluar deri ne banalitet. Ndersa ne internet as e luan topi qe bordi juaj editorial perdhunon mendimet e lexuesve duke zgjedhur vetem ata qe i bejne hije propagandes se Shekullit. Shkurt, Shekulli dhe ZP sot jane bere si motra.

Gjithe te mirat.
Nga vemja e neveritshme qe preferon te vertetat. Pergatitu pak me mire me argumente heren tjeter, se nuk zgjidh gje duke bere ofendime perosnale. Ka disa komentues ketu qe kane te njejtin mendim mbi pseudo-gazeten Shekulli.


Postuar nga evald80 datė 04 Qershor 2011 - 11:10:

Pershendetje,

une do te shtoja qe edhe komentet aprovohen sipas permbajtjes.
Ne qofte se kane te njejtin mendim me gazten shekulli atehere aprovohen perndryshe nuk i aprovojne.


Postuar nga Fajtori datė 04 Qershor 2011 - 15:53:

Eshte ajo qe thashe ne fillim. Dhe eshte menyra me e ulet e manipulimit. Nje gazetar mund te shkruaje sipas pikepamjes se vet, por te filtrosh mendimet e njerezve eshte veprim prej organi te diktatures se proletariatit.


Postuar nga evald80 datė 05 Qershor 2011 - 12:37:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Eshte ajo qe thashe ne fillim. Dhe eshte menyra me e ulet e manipulimit. Nje gazetar mund te shkruaje sipas pikepamjes se vet, por te filtrosh mendimet e njerezve eshte veprim prej organi te diktatures se proletariatit.


absolutisht dakord me ty.


Postuar nga Vizioner datė 16 Shtator 2011 - 16:40:

Tiranė, policė bashkiakė kėrcėnojnė gazetashitėsit: Hiq Shekullin ose tė hoqėm kioskė

Njė patrullė e policisė bashkiake ka kėrcėnuar sot pas mesditės disa nga gazetashitėsit nė Tiranė, qė tė heqin gazetėn “Shekulli” nga hapėsira ekspozuese e gazetave ndryshe do t’i hiqnin kioskėn. Njė nga incidentet sapo ka ndodhur me shitėsin Bashkim Doraci nė pikėn e shitjes pranė Rrugės sė Elbasanit, nė afėrsi tė kompleksit tė lojrave “7 xhuxhat”. Z.Doraci tha se policėt bashkiakė kanė ndalur para kioskės sė tij dhe i kanė kėrkuar tė heq nga ekspozimi gazetėn “Shekulli”. Shprehja e tyre ka qenė: “Pėrse e mban Shekullin aty, apo do qė ta heqim kioskėn si atij tjetrit”?

Kjo ėshtė e disata herė qė policė bashkiakė implikohen nė incidente tė lidhura me prodhimin dhe shitjen e gazetės Shekulli. Nė kopertinėn e sotme tė Shekullit ėshtė evidentuar SMS-ja kėrcėnuese ndaj dy inspektoreve bashkiake Etleva Duro dhe Anila Ēobani tė cilat u goditėn 10 ditė mė parė nga shefi i policisė bashkiake Florenc Hoxha brenda zyrave tė Bashkisė sė Tiranės duke krijuar njė nga precedentėt mė skandalozė qė ka ndodhur ndonjėherė brenda zyrave tė administratės lokale.

Redaksia i bėn thirrje drejtuesve tė bashkisė sė kryeqytetit, tė ruajnė qetėsinė dhe tė respektojnė rregullat dhe institucionet.


------------------------------




p.s. Ja, Qazim Mulleti, filloji te veje rregullin, t'i ndaloje te jepen ne Tirane "Koncerte" te padeshirueshme!!!


Postuar nga Petter datė 16 Shtator 2011 - 17:13:

Ta paska len porosi "tosi" kete pune o faje! Lol


Postuar nga Fajtori datė 16 Shtator 2011 - 19:15:

Citim:
Po citoj ato qė tha Petter
Ta paska len porosi "tosi" kete pune o faje! Lol


Ti ben sikur ke eksperience me gazeta dhe lajme. Po s'jane si youporni mo xhan. Lajmet noiher hyjne te gruaja me shume se gruaja te lajmet. Prandaj bej kujdes kur i perzjen se mund te dalesh i famshem per gazetaret mashkullore shqiptare.


Postuar nga shelgu datė 16 Shtator 2011 - 19:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori


Ti ben sikur ke eksperience me gazeta dhe lajme. Po s'jane si youporni mo xhan. Lajmet noiher hyjne te gruaja me shume se gruaja te lajmet. Prandaj bej kujdes kur i perzjen se mund te dalesh i famshem per gazetaret mashkullore shqiptare.



Si ishte kjo puna e youpornit o Faje?



Gazetat ne te gjithe boten jane manipulative, kjo dihet. Manipulimi mediatik shpesh shtrihet deri ne informacionet shkencore. Kjo eshte e kuptueshme, cdo shoshar lavderon shoshen e tij.

Problemi eshte qe kaosi ne Shqiperi eshte shume me i madh se rregulli kaotik i mediave.

U nisa te thoja: publiku shqiptar po degradon, por mbasi e mendova mire po them: Publiku shqiptar "po shkon ne fis".
Ne kohen e Enverit u bene me shume agronome se fshatare. Tani fshati ka mbetur deri ne analfabetizem ne zonat ku mesuesit nuk shkojne, ose ku nuk ka mesues nga vendi.

Kjo eshte nje dukuri normale. Ne jemi Ballkan dhe Ballkan i Jugut madje. Nje fshatar grek, nuk di te kryeje deri 70% te veprimeve bankare, thote nje statistike. Po atje do te shkoje edhe fshatari shqiptar, ne mos po ka shkuar.
Nje fshatar maqedonas, nuk di te mbushe nje kerkese per kredi.
Po se mos di shqiptari ta mbushe.

Ja kshu.


Postuar nga Fajtori datė 16 Shtator 2011 - 19:46:

Puna e youpornit eshte qe ka gjithmone meshkuj me hamshore se ty. Dhe po perzjeve punet e grave me punet e gazetarise mund te lexosh me shume ca bejne te tjeret se cfare ben vete. Ne gazetari dhe me femra te zotet i marrin lajmet falas, kurse te tjeret i blejne te gatshme.


Ndersa per temen, lajmi i Vizionerit nuk e ka vendin ketu, sepse tenton te mbroje nje gazete pa dinjitet. Keto jane luftrat politike qe behen nga te dyja krahet pa cipe. Gazeta Shekulli nuk ka integritet profesional te beje gazete, ndersa bashkia nuk ka integritet institucional te lere shtypin e lire. Tema ketu ne forum eshte e vjeter. E reja sot eshte qe Bashkia po sulmon kundershtaret politike te PD-se ne menyre selektive. Sot ka vajtur te prishe parkingun e Tajvanit. Sipas ligjit nuk duhet te ekzistonte dhe Edi Rama ja ka dhene falas. Shume mire deri ketu, po cudi qe kapen tamam me ate parking kur gjithe Tirana eshte uzurpuar nga njerez qe vendosin gure e karrike dhe duan 1000 lekshin. Duan thjesht te ushtrojne presion dhe te luftojne cdo biznemen qe mund te kete (patur) lidhje me Edi Ramen. Lufte politike ne plan ekonomik. Imagjino cfare stabiliteti ka.


Postuar nga Vizioner datė 16 Shtator 2011 - 20:09:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori


Ndersa per temen, lajmi i Vizionerit nuk e ka vendin ketu, sepse tenton te mbroje nje gazete pa dinjitet.



Po hiqe o Fajtor.
Une me shume, nuk doja te mbroja Gazeten sesa te "denoncoja" ne nje forme fenomenin!

Qe ta dishe ti dhe kushdo: Une kam aq llogjike te bej dallimin midis "asajt" dhe "kesajt". Ne qofte se und lexoj "Shekullin", nuk e bej se kam ndonje lidhje shpirterore, ideologjike etj, etj, me kete organ por, e lexoj sic mund te lexoj edhe nje Artikull diku tjeter duke marre ate esence qe me nevojitet.


Postuar nga Fajtori datė 16 Shtator 2011 - 20:12:

Epo e vure tani, c'ta heq. Them thjesht qe llogjikisht nuk ka vazhdimesi me temen.


Postuar nga Petter datė 17 Shtator 2011 - 16:28:

Vazhdimesi sipas fajtorit, ka qe te shash gazeten per te cilen eshte hap tema lol...

Une ne fakt nuk bera ndonje analize rreth gazetarise, qe te linja te kuptoje ti jam apo sjam ekspert.

Si mo si qe ajo pune youpornit? Lol.. Se se mora vesh se si e ngatrove lajmet futen te grat mo mire, se sa grate ke lajmet???


P.s ku e di ti qe sjam I fameshem per gazetaret femra une?


Sbehet tosi president jo...:p


Postuar nga shelgu datė 18 Shtator 2011 - 00:25:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Puna e youpornit eshte qe ka gjithmone meshkuj me hamshore se ty. Dhe po perzjeve punet e grave me punet e gazetarise mund te lexosh me shume ca bejne te tjeret se cfare ben vete. Ne gazetari dhe me femra te zotet i marrin lajmet falas, kurse te tjeret i blejne te gatshme.


Ndersa per temen, lajmi i Vizionerit nuk e ka vendin ketu, sepse tenton te mbroje nje gazete pa dinjitet. Keto jane luftrat politike qe behen nga te dyja krahet pa cipe. Gazeta Shekulli nuk ka integritet profesional te beje gazete, ndersa bashkia nuk ka integritet institucional te lere shtypin e lire. Tema ketu ne forum eshte e vjeter. E reja sot eshte qe Bashkia po sulmon kundershtaret politike te PD-se ne menyre selektive. Sot ka vajtur te prishe parkingun e Tajvanit. Sipas ligjit nuk duhet te ekzistonte dhe Edi Rama ja ka dhene falas. Shume mire deri ketu, po cudi qe kapen tamam me ate parking kur gjithe Tirana eshte uzurpuar nga njerez qe vendosin gure e karrike dhe duan 1000 lekshin. Duan thjesht te ushtrojne presion dhe te luftojne cdo biznemen qe mund te kete (patur) lidhje me Edi Ramen. Lufte politike ne plan ekonomik. Imagjino cfare stabiliteti ka.



Ajo puna e hamshorllekut eshte gjithmone e vertete ne kuptimin relativ qe i jep ti. Eshte thenje filozofike.

Persa i takon gazetave, une nuk di asnje gazete te pavarur, as ne USA, te pakten sa di une. Ju kerkoni gazete te pavarur ne Shqiperi, ne psikologjine ballkanase?


Postuar nga Fajtori datė 18 Shtator 2011 - 01:29:

Pse sipas kujt rregulli nuk mund te pretendohet dicka te jete me mire se ne USA? Apo meqe usa eshte djepi i demokracise?

Pastaj cfare domethene e pavarur? Ne pronesi te askujt? Gazete e popullit?

Gazetat gjithmone kane pronare (ose aksionere) por etika mediatike kerkon qe interesat e pronareve te mos nderhyjne ne punen e gazetareve. Gazeta Shekulli jo vetem qe ben shkrime me urdher te pronarit, por arrin aty sa manipulon komentet e lexuesve qe te duken sikur kane te njejtin mendim me gazetarin. Pra s'ka me lajme. Ka tentative te hapur per te bere propagande politike. Duke qene se ishte gazeta me e madhe, me prestigjoze dhe me e njohur ne Shqiperi eshte mire qe njerezit te informohen ku ka rene ajo gazete.


Petter, nese behet president ai do behet prej teje, jo prej meje.


Postuar nga Petter datė 18 Shtator 2011 - 12:33:

Pavarsisht meritave te nanos per futjen e nje fryme disi tolerance ne politiken shqipetare, do preferoja s. Ngjelen president.


Postuar nga Vizioner datė 02 Tetor 2011 - 12:36:

Re: Kujdes gazeten Shekulli, po manipulon lexuesit ne heshtje!

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Gazeta Shekulli eshte nje nga gazetat me te medha...


Por KUJDES:
Ka kohe qe lajmet kryesore dhe fotografite qe publikohen aty jane manipuluese dhe te njeanshme.

PREJ ME SHUME SE 2 VJETESH publikohen eskluzivisht lajme kunder qeverise dhe kundershtaret nxirren ne poza qesharake.




...Dhe para 11 muajsh (4.12.2009), Fajtori shkruan:

"Berisha po akuzon biznesmene te kalibrit te larte, dhe po i kercenon me burgim, i konsideron mafia, etj. Keta jane njerez me aktivitet te konsoliduar, qe kane shume vjet me biznese. Njeri prej tyre ka gazeten Shekulli, e cila dikur demaskonte Nanon, e tani Berishen.

Mbetet sidoqofte gazeta me prestigjoze ne Shqiperi.

Te tjere jane pronare televizionesh (Vizion +) apo qendrash tregetare".

http://www.forumihorizont.com/showt...&threadid=17484



..Duke levritur tani neper Temat e forumit, me ra ne sy kjo.

Po dreqi ta marri, ishin VETEM 11 muaj ndermjet dy mendimeve, dhe aq me shume kur eshte konstatuar " e keqia" qysh para 2 vjetesh!



p.s. Megjithese ka shume per replike, po e le me kaq. Po e le me kaq sepse, ke aq taban sa ta kuptosh domethenien


Postuar nga Fajtori datė 02 Tetor 2011 - 16:51:

Ku e shikon inkonsistencen. Kam thene qe ishte e madhe dhe mbetej me prestigjozja. Kete kam perseritur dhe ditet e fundit, ka qene me prestigjozja. Per 11 muaj eshte veshtire te kuptohet se vijes politike i eshte shtuar nje komponent manipulim barbar? Po ti shiko cfare ndodh me nje gazete cfaredo neper bote. Mjafton te ndryshoje kryeredaktori dhe per 1 jave gazeta merr pamje tjeter. Ne Shqiperi per 11 muaj u kryen zgjedhjet, opozita nuk hyri ne parlament dhe 4 veta u qelluan per vdekje para kryeminsitrise.


 
Trego 47 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.