Forumi Horizont Gjithsej 35 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Video shokuese kunder pirjes se duhanit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15006)


Postuar nga NS-6 datė 19 Nëntor 2008 - 22:02:

se di pse por eshte fraze tipike ajo e tipit "filani ka pire por se ka gjet gjo" por nuk do ndalem shume tek kjo fraze por tek ajo e duhanit.
kini parasysh qe eksperimenti tregon se sa eshte sasia totale e katranit qe mund te mblidhet me 400 cigare dhe nuk do te thote qe patjeter ajo sasi duhet te ndodhet brenda mushkerive (gje qe nuk do shume mend me e kuptu sepse i bie qe per 2 vjet i ke mushkerite plot). mjaftojne sasi te vogla per te filluar nje proces qe me kalimin e kohes con nje gjendje kronike me pasoja shume te medha per organizmin. vjen nje moment qe nuk mjaftoheni me duke thene "po filani piu e se gjeti gjo". vjen nje moment qe nuk arrini te mbusheni me me fryme sepse mushkerite nuk clirohen kurre nga ajri qe ka ngelur brenda,muskujt e qafes qe ju trashen ne tentativat e vazhdueshme per te marre fryme,me kalimin e kohes zemra fillon te ndjeje pengesen qe i eshte shkaktuar nga mushkerite, ajri nuk shkembehet me sic duhet ne zonat fundore te mushkerive. e sikur te mos mjaftonin keto, here pas here do keni infeksione te mushkerive dhe per me teper kancere te mushkerive si per tu dhene doren e fundit. do donit te vdisnit por problemi eshte qe do keni te beni me nje agoni te vazhdueshme! jua siguroj qe keto gjera ndodhin dhe jane ndryshe nga ata te tjeret qe vuajne nga nje semundje qe nuk jane ata qe jane pergjegjes nderkohe qe ketu duhanxhiu eshte pergjegjes per situaten qe i shkaktohet.
keto qe jua them me siper nuk jane trillime por konkluzionet nga ata qe shoh e degjoj perdite nga njerezit qe shtrohen!
por mos harroni qe ne fund te fundit eshte jeta juaj...nese keni ndermend me e cuar ne kete rruge qe te con duhani,bujrum...nese nuk pini ju duhan,une e te tjere ngelemi pa pune dhe kete gje normalisht qe sdo ja uroja vetes pik se pari


  Gjithsej 35 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.