Forumi Horizont Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- La Guerra Infinita: RAI perdhos pavaresine e Kosoves (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16602)


Postuar nga akrepi2008 datė 25 Nëntor 2008 - 15:51:

une kam jetuar si shume te tjere shume vite ne itali dhe ne pergjithesi e dua kete popull. por shume italiane nuk e di pse edhe fizikisht edhe nga sjellja me duken si gabele.

E verteta eshte se duhet te kesh pak "ass" ose sic thone vete italianet culo ose fegato qe te besh dokumentare qe ti afrohen 1% librit te Roboerto Saviano "gomorra" qe e tregone se kush eshte fytyra e vertete e Italise. behet fjale pak a shume per nje xhiro prej 100 miliard eurosh mafize ne vit. patjeter qe edhe kosovaret, shqiptaret, bullgaret, rumunet etj etej kane pjesen e tyre. Po ne kete bote mashtruesish kur shikon se si perfaqesues te EU ne shqiperi psh blihen si palaco per nje deklarate shtypi dhe ku Platini dhe te tjere vijne e mbrojne strukturat shqiptare te rrjeteve mafioze te mafjes se sportit; kur sheh ndrethurjen e kriminalitetit dhe formen e tij nuk ke se si te mos tallesh me Italianet injorante. PSh por ikujtoj se si nje gazetar i panorames ne itali na bnete armiq ne shqiptareve meqe sipas tij nje nga arsyet ishte se kur kish vizituar shqiperine ne Rogner stacionet televizive italiane nuk ishin sintonizuar te parat ne aparatet e TV neper dhoma. Mire ky loqe, por valle cmund te thuash per kryeredaktoret dhe redaktoret pergjegjes.

ne vitet 80-90 kur shqiperia ishte tamam nje ishull. italia drejtonte gati 50 % te rafkut nderkombetar te heroines kryesisht me SHBA etj. ketu skane pasur faj te shkretet se atehere ja hidhnin fajin marsejezeve.

nese do te ecim me logjiken e ketij fakti italia me campagnia sicilia etj duhet te ishte mohuar fare si shtet. dokumentare te felliqur. Nuk kemi pare dokumentare investigative per drogen dhe mafjen ne itali (pervec ndonje bande pisanjosesh me maroken, tunizin dhe italiane. Kurre nuk do te behet shqipria e afte te shuaj as 2 % te urise qe ka europa per droga arme dhe prostitucion. Por si gjithmone gishti trgohet te me i dobeti. keshtu qe italianet e zhgenjyer e te lodhur nga regjimet shekullore mafioze te fillojne te harrojne mostart italiane dhe te kanaliziojne urrejtjen te shqiptaret etj.

Para ca kohesh nje antar i forumit shkruante per paradiksin e kristianeve qe duan te luftojne islamizmein me kristianizem. Une psh di qe "engjelli" bernardo Provenzano (ishte nje besimtar i thekur kristian,madje i justifikonte krimet si "volonta di nostro signore" Ky lloj Binladeni katolik se bashku me al zakauiret e tjere ne itali e gjetke nuk jane mediatizuar kaq shume nga media italiane,
. keto media qe perej dekadash kane qen te kontrolluara mga mafia e nje vendi te dirigjuar me 10-tra vjet nga cosa nostra dhe kamorra.

Le te supozojme per nje cast se e hoqem drogen si me magji; a e imagjinon kush se cdo bejne miliona perdorues droge ne europe e gjetke? patjeter qe revolucion si para 13-14 vitesh ne zurih qe bllokuan hekurudhen. keta miliona nuk e mesuan drogen nga shqiptaret dhe as jane shqiptaret qe i ngopin dot. perderisa ka kerkese dhe oferta nuk do te mungoje kurre dhe kurre nuk do te rreshte trafiku deri sa te kete kamikaze te uritur.
ne jemi fajtore ne shume gjera por europa e leshit qe ben sikur shtyn pafundesisht praninmin tone ne BE etj po shpenzon miliona euro, miliarda se si te beje te mundur qe edhe nese vjen dita e pranimit akush te mos kete motiv dhe arsye per te vajtur ne europe. dikur ka qene nje enderr kjo europe, Sot per mua eshte bere nje qelbesire dhe personalisht jam mesuar me idene se une, nuk dua asnjeher te quhem nje qytetar EUROPIAN nderkohe qe nuk me njohin si njeri, si shqiptar; dhe kjo ndodh cuditerisht nga nje vend qe ngado qe shkkojne qytetarte e saje i shohin si potencial mafioze.


  Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.