Forumi Horizont Gjithsej 101 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17033)


Postuar nga Tulipani datė 14 Maj 2009 - 00:01:

E keni parasysh kur ne shqiptaret, krenare i themi botes qe s'jemi fetare? E kjo behet jo per ti treguar vetem se ne s'besojme ne zot por per te treguar se jemi te perparuar e se filozofite e vjetra e te kalbura s'na perkasin. Kemi tolerance e shkojme pertej dallimeve siperfaqesore. E megjithate kam arritur ne perfundimin se shqiptaret e kane nje fe ... ahime me te rrezikshme se dogmat e tjera, e ka emrin POLITIKE. Ajo eshte e gjithepushtetshmja force qe rrotullon Shqiperine.

E ne fakt per politike degjon kudo ne media, ne pune, ne kafene, ne shkolla, ne familje tek sa hahet e bile dhe ne dhomat e gjumit para se te flihet. Dhe po te duash te fshihesh, eshte e kote vjen politika tek ty. Por koncepti yne i politikes, kjo fe qe na eshte futur dhe ne Adn s'ka te beje me organizimin ose perpjekjen per te organizuar nje shoqeri te denje ku te gjithe te kene mundesi te barabarta, te jetojne e te perparojne ne baze te disa parimeve morale qe jane ne dobi te te gjitheve. Jo ne e shikojme politiken si dicka cudiberese (feja,zoti qe ben mrekullira) e cila duhet te na drejtoje e te na jape kuptim jetes tone.

Ne duam qe ajo te na gjeje pune, shtepi, te na siguroje te ardhmen per te tjerat ne s'duam te dime. E keshtu i lutemi cdo dite zotave tane (politikaneve) qe te na e plotesojne deshiren. I lutemi te perzgjedhurve, te ndricuareve qe te vene doren ne zemer, ata e dine c'duhet bere. Keshtu na kane mesuar, keshtu jemi mesuar.

Por ata s'duan t'ia dine per ne, perkundrazi atyre i intereson qe ne te jetojme keq keshtu do t'ia kemi perhere nevojen. S'duan qe ne te mendojme me mendjet tona, ti kerkojme llogari, ti nderrojme nese gabojne. Ata na mashtrojne, poshterojne, vjedhin, vrasin e gjithe kete e bejne ne emrin tone e ne viktimat e verteta jemi kaq te paralizuar sa keshtu si e kane nisur mund te vazhdojne deri ne perjetesi. A mund te quhet jete kjo?!

Shpeshhere i bej pyetjen vetes se cfare duhet te bejme qe te ndryshojme dicka per mire, e para qe me vjen ne mendje eshte : gjithcka duhet ta bejme me shume sepse deri tani s'kemi bere asgje. E nese ka ndonje qe thote qe kemi bere dicka une do ti thoja qe e ka shume gabim.

Po te vereni te gjitha endrrat qe kemi ne si popull jane te lidhura me perendimin, ne duam te jemi te pasur si perendimi, te jetojme si ata, te gjitha premtimet qe politikanet na bejne i perkasin perendimit. E ne presim perhere qe te ndodhi magjia e ta gjejme veten atje.

Por ne asnjehere s'kemi menduar se perendimi i famshem te gjitha gjerat qe ka tani s'ia ka dhene kush gratis. Per te arritur atje ku jane (ndonese asnje nuk arrin nje sistem perfekt) ata kane sakrifikuar, kane pasur njerez me ideale qe kane vene perpara gjithckaje interesin e perbashket, te ardhmen e perbashket e kane ndertuar dicka te perbashket. E sa here qe kjo e perbashket cenohet, e ne menyre indirekte dhe individualja, ata ngrejne zerin duke i rikujtuar se ka nje opinion publik qe s'eshte i gatshem te toleroje padrejtesine. Po ne cfare kemi bere gjithe keto vite? Me plot gojen, kemi flejtur gjume!! E ndersa ne kemi qene te fjetur, rreth e perqark na kane ndertuar nje diktature me te rrezikshme se ajo e 50 vjeteve te kaluar.

Nje diktature te maskuar si demokraci, qe mund te flasesh c'te duash por s'ke per cfare te flasesh sepse ti si individ s'ke gje ne dore, qe mund te ankohesh por s'ke ku te ankohesh sepse ti si individ s'je i rendesishem, qe mund te perparosh por s'ke ku ta besh sepse nese s'te ndihmojne biles dhe te pengojne. E i gjithe ky sistem eshte ndertuar nga nje grup njerezish qe cuditerisht ne i quajme politikane ndersa duhet ti quajme "hiena" !!! E cfare bejme ne? Jo vetem qe nuk rebelohemi, te shkaterrojme kete grusht njerezish ti rikujtojme se fuqia e tyre jemi ne, qe jane aty vec per te na sherbyer, duam te hyjme e te behemi hiena si ata sepse ne jemi si ata por vec me te dobet.

E tani te rikthehemi tek dilema qe na mban ne ankth, tek misteri qe do gjeje zgjidhje vec ne 28 qershor. Heren e fundit qe u ktheva ne Shqiperi, me qelloi te flisja me nje anetar te vjeter te PD e ndoshta shume nga ju s'do ta besojne por une e pyeta se per ke do votonte. E per habine time (por jo dhe aq sepse pyetja ishte qellimisht provokuese) me tha se s'do votonte per PD. I thashe pse? Sepse eshte e vetmja menyre per te larguar DIKTATORIN te tjerat e kane rradhen me pas.Ti e kupton qe po voton kunder asaj per te cilen ke kontribuar thashe? Jo - me tha ajo qe desha une s'mundi te jetonte e mbyten qe ne djep.

Ndoshta si ai e mendojne shume por s'kane kurajo ta pranojne ose ka te tjere qe e kane humbur besimin se dicka e mire do mund ta ndryshonte kete vend. Vertet thone qe shpresa eshte e fundit qe vdes por vdes dhe ajo ama. E keto zgjedhje per ne jane nje mundesi qe i japim kesaj shprese te jetoje apo te vdesi.

Shume nga ju duan zgjidhje, une them qe zgjidhje ka shume por jo te menjehershme sepse ju zoterinj, zonja perfshire dhe mua bashke kemi lene shume vite te kalojne kot e tani ato duan po aq qe te rregullohen ose te pakten te kene premisen per tu rregulluar.

E vetmja zgjidhje qe keni/kemi tani per tani eshte te mos toleroni me asgje kunder jush.

E nese ne fillim te temes u fol per katunaret, une shpresoj qe fjalet e mia ti lexoje nje pjese tjeter e te kem mundesi te debatoj e pse jo te me kundershtojne . E kam fjalen per profesionistet, per ata qe kane me shume pergjegjesi (jo te drejta) se nje katunar per kete vend. Ata duhet te jene te paret qe duhet ta marrin mundimin ti bejne nje autokritike vetes, te jene te paret qe ti mbushin mendjen vetes se te rrine ne strofkullen e tyre te profesionit e te mos perzihen per te permiresuar kete batak ku jetojne ose do jetojne femijet e tyre eshte nje gje qe do ti beje te pendohen me vone kur ti shohin ata te ikin rrugeve te perendimit per te mos u kthyer me.

Ne kete sistem qe po na mbyt ndoshta duhet ta fillojme nga keto zgjedhje te qershorit per te bere nje hap te vogel, te mos i japim me besimin tone qe ata ta hedhin ne plehra si gjithmone e te mos i lejojme me qe te luajne me jeten tone. E vetmja rruge qe kemi eshte vota e shpresoj qe keto rezultate te jene humbese per diktatorin ne fuqi e pastaj me rradhe per te tjeret kundershtare nese do perserisin te njejtat gabime.

Ps. Me falni qe kam shkruar kaq gjate, zakonisht jam kunder carcafeve


  Gjithsej 101 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.