Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kortometrazhe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=402)
-- Guinea Pig (kavja) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17444)


Postuar nga Tulipani datė 18 Nëntor 2009 - 20:51:

Thumbs up

Rrenqethese!

Protagonistja eshte Fiona May ne mos gaboj.

E kisha degjuar kete eksperimentin, me te drejte tregon se sa mund te shtyhemi si njerez bile dhe ti bejme keq te tjereve kur dime se me vone cfaredo te ndodhe s'do kemi pergjegjesi personale. Ka nje skene tek filmi The reader, protagonistja (gjermane) eshte ne gjyq sepse ka mbyllyr me disa kolege te saj ne nje kishe qindra gra hebreje. Plas zjarri por ato se hapin deren sepse ndryshe grate do dilnin dhe mund te arratiseshin. Te gjitha digjen te gjalla.

Kur i bejne pyetjen ne gjyq: si mundet mos e hapnit deren? Gati te gjitha ia hodhen fajin protagonistes se ishte ajo pergjegjesja ndersa ajo ne fund tha: ashtu ishin urdherat!

Dhe eksperimenti e jep shume qarte ne momentin qe e pranojme autoritetin te cfaredolloj tipi qofte ai e justifikojme dhe ne rastin kur ai hyn ne konflikt me pergjegjesine tone humane bile konsiderojme veprimet tona te domosdoshme.


  Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.